PUT-IN apo PUT-OUT?

23 Mars 2015, 18:58Blog TEMA

Nga Ahmet Dursun

 

De-kriminalizimi i parlamentit quhet komedia e fundit…ashtu si propozimi “Kanuni i Lek Hashashit” disa javë më parë, këmbëngulja e rradhës për tu bërë gazi i botës!

& & &

Revolucionarë profesionist, ç’ti thuash! Injoranca, zanat i çuditshëm…

Kësaj here magjia është e fshehur në rrokjen -de-. Afishimi i kriminelëve e më pas filmi i parlamentit të de-kriminalizuar dhe kinemaja plot!

Dhe mendo, e gjitha kjo veçse me fuqinë e zezë të rrokjes -de-!

Deformim – formim, i degraduar – i graduar; degjenerim – gjenerim; devijim- vijim!

& & &

Çdo të thotë krim për ju të dashur parlamentarë?! Si e përkufizoni, dhe bëmat e krimit si dallohen nga terrori? Vjedhja, dhuna, vrasjet, trafiqet, prostitucioni, genocidi, mashtrimi, korrupsioni, poshtërimi, manipulimi, abuzimi…? Si renditen dhe kush do ti vërë mbi peshore në përfundim?! Gjyqtarët? Ata që i zgjodhët vetë Ju me kartona “jeshilë”?!

Ashtu si keni nisur përpjekjen për ti gjetur e dënuar kriminelët e komunizmit të 70 viteve më parë, pse të mos keni të njëjtin vullnet për ti zbuluar edhe këta të pluralizmit?! A ka ku të rri kjo? A është e ndershme?

Përkufizoni ju lutem kuptimin e krimit!

Për djalin tim, gjella me presh në kopësht është një akt kriminal p.sh.

Betonizimi i parkut të liqenit për harabelat është një krim vrastar…po për ju?

P.sh. kur eci me gruan në rrugën e Fortuzit më duket vetja sikur jam një prej balerinëve në Koncertin e Vjenës dhe e dini pse? Sepse kriminelët kanë mbjellë pemë në mes të një trotuari një metër të gjerë dhe çdo 20 metra ia lëshojmë dorën njëri-tjetrit sa të kalojmë trungjet me rradhë! Ja një krim sa qesharak, aq edhe i rrënjosur.

Dhe…

A është kryekëput një sistem kriminal ky, i cili të lejon të zgjedhësh dhe ta ndalon të zgjidhesh?!

Mirë, ta zemë se deri këtu e kisha unë gabim, ma përkufizoni atëherë se ç’nënkuptoni me demokracinë. Si e përkufizoni? Është gjë që hahet, pihet, apo është një lloj mbulese që pengon t’ju duken pjesët e turpshme të mendësisë, shpirtit e trupit tuaj?!

Uluni veç e veç dhe shkruani çdo të thotë demokraci për ju… madje edhe kopjoni po të doni.

Nuk e bëni dot, sepse keni frikë mos ju del në pah mendësia e njëjtë me presidentin Putin….instalimi i autokracisë, diktatit, plutokracisë nga kryeplaku deri te Presidenti.

Me një dallim thelbësor, Ai -Putini- të paktën nuk fshihet pas termave si demokraci, liri, shtet i së drejtës, integrim, anëtarësim, liberalizim etj…dhe ndjek ndershmërisht rrugën e tij të gabuar.

Pra…

Një sistem i cili të lejon të zgjedhësh dhe të pengon të zgjidhesh quhet veçse mokraci të dashur parlamentarë… dhe deri sa ti vihet rrokja de përpara mokracisë suaj, çdo përpjekje do kthehet në një komedi banale!

Demokracia mbetet, mbi këdo dhe mbi gjithçka, forca e dijes që i jep drejtim çdo kthese dhe gris çdo perde të shfaqjeve të turpshme!

11 komente në “PUT-IN apo PUT-OUT?”

  1. lep says:

    Epo kur gjykon dhe ben ironi edhe Ahmun Dursuni yshgybni politiken e gabuar te Putinit. Ah medet c’na ka gjetur me keta dordoleca analituca

  2. Gjuhetari says:

    Bravo Ahmet per kete shqipe, megjithese je turk.
    Edhe llogjika me pelqen. Nje pjese e deputeteve tane nuk dine as shkrim e as kendim, prandaj mos prit te shkruajne gje apo te kopjojne!

  3. Lëmi Llukës says:

    Ahmet !
    Shëndetin mendor si e ke ?!
    Bën mirë të bësh ndonjë vizitë te mjeku !
    Ndërsa atij qerratait Putin , ia bën shumë mirë. Me këtë rast ndihmon edhe popullin injorant rus që mbeti pas Putinit .
    85% e tyre mbështesin Putinin . O rusë të prapambetur e frikacakë , që ua ka bërë Putini 8 me 2 , skllevër do ngeleni , po s’dëgjuat mëndjendriturin Ahmet Dursun !

    1. Fenix says:

      O palle, ne efekt steroidesh ishe kur shkrove keto rreshta? Futja nji teke plako se te be mire. Futja nje mendje te lehte dhe leji keto gjerat e veshtira te tjereve se truri yt sa i mizes se patates nuk te lejon mbingarkese te tille.

  4. tifozi says:

    Ahmet,mos na i shaj parlamentaret se aty kemi edhe Edin.Po ta ndash Edin nga tufa si burre me i mire atehere edhe ti per ne do t’ishe berre i mire.Prndryshe….

  5. abdylmutalipi says:

    ke te drejte AHMED, Putin nuk eshte demokrat ,por ti me mire bej krahasimin me Erdogan mustaqemiun,yysht Dursum mos e ke demokrat Erdoganin??

  6. Aty says:

    Nje shkrim me shume kulture, stil dhe takt. Ke shume talent Ahmet. Problemi eshte se gjindja anonime, kur ia thua “tulle”, ben sikur nuk e kupton, ndersa kur ia thua larg e larg sic ben ti, ben sikur e kupton.Nga menyra se si ti e shkruan gjuhen tone, tregon se e respekton dhe dashuron shume me shume se soji i ketyre qe te fyejne pas asnje shkak. Ose per te vetmin shkak, se nuk dine te shkruajne si ti, as ne gjuhen e nenes e jo me ne gjuhe te huaj.

  7. Dashi says:

    Nente vete nga shtate qe shkruajne ketu siper jane injorante komplet, qe as shkollen e mesme nuk e kane mbaruar diten dhe guxojne dhe ofendojne inteligjencen e nje profesori. Oo, koja nonen shqipe…

  8. Luani says:

    Se pari pergezime per guximin, dhe jo servilizmin.
    Komentuesit nuk dine te lexojne, analizojne dhe te intepretojne mendimet e tyre pasi mekanizmi llogjikes i ka zene ndryshk. eshte po ai ndryshk por me i trashe qe ka ndryshkur burririne shqiptare qe krijojne nje shqiperi pa krime. po ai ndryshk qe ka ndryshkur gjykatat, prokurorite, policine dhe parlamentin shqiptare. eshte po ai ndryshk qe i ka kthyer ne kriminele keta te “ndershmit” qe jane bere si PlayBoy televizionesh.

    Vertet lind pyetja e publicistit c’eshte krimi sepse po shohim kriminele qe hiqen si te pafajshme, te ndershem, me nje ndergjegje te virgjer ndaj ketij populli qe cdo dite llogarit ne xhepat me vrime apo te grisur parate e fundit per te paguar dritat, ujin, qerane, ushqimet…ndoshta dhe leket e fundit per tu qethur.

    Putini vs Obama, apo USSR vs USA kane vetem nje dallim. Te paret jane ca jane nuk flasin per liri demokracy shtet etj…Ketu Publicisti vendos dhe vulen e titullit PUT- IN, dhe kjo tregon se ne Shqiperi ska PUT-IN, vetem PUT-OUT.

    Shpresoj qe ai qe di shqip dhe i punon truri te kuptoje kete artikull te sakte, te drejt per drejt, te qarte, dhe reflektues.

  9. lume e det says:

    Si ka mundesi qe keta “njerez” qe po komentojne zoterine ne fjale qe per mua ka shkruar me se sakt, mundohen te shfletojne gazetat ne internet pa njohur as ABC ne!!! Kjo eshte tragjedi shqiptare e punuar me vullnet per 70 vjet me radhe qe analfabetizmi te mbizoteroje.

  10. Dibrani says:

    Ahmet bravo per shkrimin,nuk e di nga e merr gjith kete entuziazem.
    Por me ca shoh ne shkimin tend ti edhe pse i lindur ne Turqi ke me shum dashuri per Shqiperin.
    Sa per ca komentues qe hedhin vrer ndaj shkimit tend ,…nuk ke pse merzitesh se nuk te kuptojne

    Ka plot ketu qe sharjen e kane si menyr shpetimi per me dal nga mlefi

    Sa per de- kriminalizimin ti e the shum bukur si mund behet kur ju vet i keni zgjedh ato prokuror dhe gjygjtar
    Edhe prap mir the mos perdorini fjal Eropjane kur keni te njetin standart me Putin e Rusise
    Kurse saper analizen qe politikanet tan ti bejne vetes se ku peshojne nga demokracia apo nga Putin

    Aty Ahmet e ke Gabim ,eshte nje fjal urt popullore Ujku qimen e ndrron po zakonin se harron

    Keto palo politikan jane palo bajraktar ,…pushteti per to do te thot sundim ndaj pjeses se mbetur

    Perse thojne Europjanet qe jemi 100 vjet mbrapa,…..eshte mentaliteti ,…teknollogjin neser e vendos po pate mend,….
    Vetem degjoji ne Parlanent mund them 90 perqind me kryeminister dhe me ishat dhe kryetaret e kuvendit dhe ishat ,…jane te gjith rrugac hajdut dhe kriminel
    Dhe si de behet Shqipria nga kjo bande qe ka mberthyer vendin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje