Nafta dhe cinizmi i qeverisë shqiptare

25 Mars 2015, 18:27Blog TEMA

Nga Ing.Ahmet Ҫollaku

 

Tani afër u mbajtë në TiranëKonferenca dy ditore e nivelit të lartë,

“Albania Oil, Gas & Energy 2015 Summit”. Gjëja e parë, që mëngacmoj menjëherë, ishte të dija amorën pjesë specialistë nafte,nga ata që kanërilevuar Shqipërinë, që kanë projektuar puse…. Pyeta një shok: Asnjë,më tha ai. Pyeta njëtjetër, njëmikun tim. Ai më tha: “Që të merrje pjesë  në atë takim,  të futeshe brënda, duhej të paguaje 600 dollarë, ndërsa  për të ekspozuar  ndonjë punim (poster), duhej të paguaje 6000 dollarë të tjerë. Mua nuk më ftuan. Të shkoja nuk kisha para, pavarësisht se jam i  njohur në naftë. Më kanë inat, sepse i kritikoj dëndur.Besoj se ipe cilët ishin në atë takim? Asnjë Ing. nafte, që është marrë me projetim ose shfrytëzim…, asnjë gjeolog apo sizmik.E shikon ҫfarë bëhet?”

Në mediat elektronike shqiptare kap ca rreshta të vetëm, si gjithnjë politike dhe premtime vulgare, se nesër gjoja, mrekulliashqiptare dotë trokasë në dyerët tona…  Ndërsa lajmetë gjata si lum, janë ato tëagjensive dhe kompanive të huaja. Qeveritarët tanë në këtë panair të zi, ju fshehën specialistëve të mirëfilltë të naftës. Ata bënë dhe bëjnë ҫ’është e mundur të jenësa më hermetikë, sepse ndryshe u dalin më të palarat në shesh. Cili nga ata qeveritarë, para dhe pas pasqyre,njeh gjeologjinë dhe perspektivën e naftës shqiptare, perspektivën e atyre blloqeve?Kush i ka paketuar ato zarfa? Asnjë nuk flet. Përse nuk u pyetën specialistët e naftës, si i mendojnë perspektivat e këtyre blloqeve? Së pari, kjo perspektivë duhet të jetë për vet ne shqiptarët, për ne këtu, për ata në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, dhe për ata që kanë ikur në një botë pa shpesë.Nuk ka gjë më të keqe sesa të gënjesh veten. Siç duket, edhe në këtë palo demokraci nuk na ka dalë dehja moniste…

Thuhet se në atë takim morën pjesë disa kompani prestigjoze (kush i pa?),  si SHELL, BP, ENI, Respol, Ekson Mobil dhe  të tjera, por a ka kuptim prezenca e tyre pa pjesëmarrjen e specialistëve  të naftës dhe gjeologjisë shqiptare,  hallkat qëmund tëbëjnë  lidhjedhe bashkëpunime? Gjithë të tjerat janë politikë, janë arti për të gënjyer. Specialistët shqiptarë e kanë rilevuar Shqiperinë pëllëmbë për pëllëmbë. Pa dyshim, ky boshllëk i specialistëvei ka interesuar qeverisë shqiptare dhe sekserëve të saj të shumtë, të cilët nuk dinë asgjë për perspektivën e naftës shqiptare, sado që vinë rrotull nëpër koridore mermeri dhe simpoziume ndërkombetare, delagatë të qeverive që vinë dhe ikin. Më i madhi i gjithëdjajve është një qeveri e keqe, thotë një fillozof.

Lajmet thonë se takimi kishte për qëllim të promovonte burimet natyrore të vendit tonë, dhe të njihte investitorët e huaj me procedurat e reja, përmes të cilave Qeveria synon t’i japë për kërkim apo shfrytëzim zonat e lira të naftës dhe gazit kompanive si “SOKAR”, “SHELL”, “BP”, “Ekson Mobil”, “Anadarko”, “ENI”, “Fluksis”, “NIS” e “Repsol”. Thuhet se u varën në mure 13 blloqe të lira nafte dhe gazi, ku më parë  janë kryer kërkime, dhe  është konkluduar se ka potencial nafte dhe gazi. Ҫuditërisht, deri tani unë nuk kam gjetur  asnjë referat apo diskutim nga kompanitë e huaja. Ndoshta janë sekrete të NATO-s?

Pyeteni z. Rama dhe suitën e tij, ҫ’është një fosile, dhe a kanë parë një të tillë? Pa mëdyshje dalnë konkluzion se edhe ky takim ka qënë planifikuar nga të huajt, nga Europa e Bashkuar, paraardhësit e të cilës na  bënë copë-copë në vitin 1913, dhe  tani  po na  ndajnë në blloqe, si ndahet një tortë.Pra, janëpo ata,që rrëzojnë dhe sjellin  në krye këto qeveri antikombtare. Por gjithnjë shtrohet pyetja: Ku shkon nafta shqiptare? Ish- presidenti amerikan, Franklin D.Rusvelt, shumë vite më parë ka thënë:“Shqetësimi në këtë vënd është se ju nuk mund tëfitonizgjedhjet pa naftë, sikurse  nuk mund të qeverisni edhe me ‘të”.

Pra, takimi “Albania Oil, Gas &  Energy 2015 Summit”,qe një panair kotësije, sepse ai  nuk u bë për  popullin tonë .Aty nuk morën pjesë specialistët e  mirëfilltë shqiptarë. Aty  parakaluan qeveritarëtshqitarë,veshur me frak shekulli XVII, të legalizojnëvjedhjen  totale dhe pa limit të naftës shqiptare. Parakaluan ata “holamuchacho”-t.Kryetari i qeverisë, si gjithnjë kreko,dhe i vetëkënaqur, thotë se shteti do të marrë të gjitha të drejtat, që burojnë nga Albpetroli. Ndërkohë Albpetroli do të ndahet nga blloqet e tjera të naftës, që do të vihen në dispozicion të investitorve. Për ne, vazhdon ai, ka qenë e qartë se Albpetrol është një atavizëm i një kohe të shkuar dhe një hibrid, që nuk mund t’i rezistojë sfidës që vjen…Pra, për z. Ramaatavizëm është shifra 2.4 milion tonë naftë,prodhuar në vitin 1974, shifër që qeveritarët tanë i referohen përditë, sikur të jetë  Mur Kinez. Si atavizëm ai na personifikon edhe ne, armatën e madhe të naftëtarëve.

Rilindja nuk anulloi asnjë nga konçensionet, sado që premtoi gjatë fushatës zgjedhore. Ajo  nuk ҫoi para drejtësisë asnjë grabitës pasurije kombëtare. Ajo eka më të lehtë të merret me lojrat e kopeve me Doshë, por jo me naftën shqipare. Me sa Dosha do të këmbehej vetëm një naftëtarë?Besoj në vrasje naftëtarësh,  po kurrsesi në vrasje deputetësh  shqiptarë, të llojit Dosha. Kjo qeveri u tërhoq, si pa gjë të keqe, duke thënë serishikimi i konçensioneve ka kosto të madhe. Kjo u bë për të gënjyer popullin, sespe ata janë ortakë me njerzit e këtyrekonçensoioneve, ndërsa Albpetroli gjithnjë lakohet si një motel rruge, ku qeveritarët tanë  marrin energji për më tej.Albpetrolit i janë hequr të gjitha blloqet e lira (i janë dhënë Ministrisë së Energjitikës),dhe i kanë mbetur vetëm Dumreja, Velça, Panaja…

Qeveria kërkon investitorë, që ta japë të gjithë Shqipërinë me konçensione për kërkime nafte. Por deri më sot koncesionet e huaja nuk kanë dhënë asgjë, veç grabitjeve. Gjatë dy vjetve të fundit Shqipëria prodhoi 2,6 milionë tonë naftë, dhe nuk fitoi pothuajse asgjë. Më mirë t’i lëmë këto pasuri nën tokë, për brezat e ardhshëm, sesa t’ua falim sot të huajëve. Kur të kemi mundësi investimi për kërkime nafte, le t’i futemi vet ne shqiptarët, brezi ynë ose brezat e ardhshëm.  Mos të lejohet shitja (grabitja) e perspektivës së brezave të ardhshëm! Kështu na ka porositur shumë vite më parë patrioti i madh, Luigj Gurakuqi. Por ruajtja e naftës nën tokë nuk u levedis qeveritarve tanë të sotëm grabitqarë.

Gabimet e një qeverie tëpërkohëshme mund të kenë pasoja të përherëshme, sepse këto privatizime dhe konçensione do t’i paguajë shumë shtrenjtë brezi ynë dhe brezat e ardhshëm. Le të provojë qeveria aktuale të anulojë marrëveshjet konçensionare ekzistuese! Askush nuk guxon, sepse gjobat janë shumë të larta. Qeveritarët dhe parlamentarët e sotëm, po i miratuan këto privatizime dhe marrëveshje konçensionare,do të bëjnë tradhëti të lartë ndaj atdheut, sepse nafta dhe gazi nuk janë pronë e asnjë qeverie. Nafta dhe gazi janë pronë e popullit shqiptar. Krimi ka nevojë për mjergullë. Krijohet përshtypja se ҫdo gjë është e përkohëshme, si ylberi, dhe është gjithmonë populli shqiptarë që paguan, që mjerohet, që digjet e kullon gjak,  thot shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare.

Shitja e fushave të naftës (Albpetrolit) dhe dhënia e gjithë Shqipërisë me konçensione kompanive të huaja për kërkime nafte dhe gazi, bëhet vetëm dhe vetëm për pasurimin e pushtetarëve tanë.Nga këto shitje dhe konçensione populli do të varfërohet në kulm. Prandaj ai, sëbashku me armatën enaftëtarve, nëse ajo ekziston, duhet të dalënë protesta të fuqishme,kundër privatizimit dhe konçensioneve skllavëruese! Kjo duhet bërë tani, sa nuk është vonë.

Në fjalimet e ministrave në takim flitet për krizën e Europës për naftë dhe gas, dhe ofrohet Shqipëria, si njëndihmë për këtë rrugëzgjidhje, sepse jemi në Europë dhe duhet të mendojmë për ,të, të ndriҫojmërrugëte saja.Nafta vërtetë është politikë, por ajo  duhet të ketë zërin especialistëvetë naftës, zërin e popullit. Përse duhet privatizuar Albpetroli? Përse  nuk ndjekim praktikën dhe  eksperiencën e Norvegjisë, e cila 80% të naftës dhe të gazit i ka pasuri shtetrore ?!Nafta është Thëmbra e Akilit.

Vini re! Ka një shkëputje totale qeveri-specialistë nafte. Një megacinizëm i madh qeveritar .Shqiperisë jo vetëm që do t’i vjedhin edhe pikën e fundit tënaftës, por ajo nesër do të paguajë shuma tepër të mëdha nëpër gjyqet ndërkombetare, për  gjoja thyerjerregullashtëkonҫensioneve, ashtusiҫbërikonkrerisht ҫiftii artë anglez Blair, icili futi në një  vathëedhe ujkun edhe delen, shqiptarët dhe sërbët…

“Albania Oil, Gas and Energy 2015 Summit” tha se Europae bashkuardo naftë, dhe se ajo do t’i marrë Shqiperisë edhe pikën efundit. Kjo po ndodh vërtetë. Shqiptarët, këta hidrokarburë të gjallë, po kalben.Por hëpërhë këtyre kompanive, zbarkimi në Shqipëri do tu kushtojë shumë, sepse gjeologjinë shqiptare dhe perspektivën e naftës enjohin më mirë vetëm specialistët shqiptarë, ata të cilët tani nuk ftohen në këto takime hermetike. Sa kanë harxhuarkëto kompani këto vite në Shqipëri për zbuliminn enaftës shqiptare? Konkretisht, sa ka shpenzuar SHELL në Shpirag?  Miliarda! Ka objekte me kosto shumë më të ulët. Këto i dimë ne urithat, ne të rëndomtit. Tani për tani ҫelsate naftës shqiptare ikanë në dorë vetëm specialistëte mirëfilltëtë naftës shqiptare, të cilët qeveria jonëduhet ti ruante me policë të OKB-së.

Por, ҫfardo lloj sofizmi dhe valence kohezioni të përdorë Rama me sejmenët e tij, po vjen dita kur atyre do tu lëviz toka nën këmbë. Të nesërmes nuk i dihet, sepse për naftën shqiptare ҫdo gjë mund të ndodhë!Në politikë, lëvizja përfundimtare është gjithmonë ngjeshja e armëve, thotë amerikani Richard Buckminster Fuller, sepse… është populli që paguan, shton Brehti.

 

7 komente në “Nafta dhe cinizmi i qeverisë shqiptare”

  1. sarandjoti says:

    Ata kopilet ,birbot,dallkauk,te tipit BILIKBASHI,me shok te P.d.flasin gjoja per dekriminalizim te Parlamentit.Kan ne mendje te bejne ndonje harikiri,ne zonat qe kishin si bastione te tyre,per ta rikthyer prap ne bastion.Dhe nuk ndihen fare per koncesionet,nuk ndihen per krimet e organizuara ekonomike,nuk ndihen per dhenien me koncesion te shtetit.Qyshe sot se neser do jet von,parlamentaret shqiptar,po u ka ngel ndopak ndergjegje patriotike duhet ti kerkojne qeverise se tyre,tone,te bej trasparence te plote te koncesioneve,sidomos ato te nafte-gazit.Te tregojne ne menyre te detajuar,te thjeshte per tu kuptuar nga i gjithe populli,si do funksionoj kontrata me koncesionaret.Cilat jan risqet e cili eshte fitimi i pritur.Deshtimi i nje kontrate me koncesionaret duhet konsideruar,tradheti e larte e interesave te vendi e te denohet me burgim te perjetshem per firmosesin.Keto jan artikuj qe duhet te alarmojne kedo qe i lexon dhe jo analizat boshe te disa gazetaruceve,qe analizojne mendjen e tyre.

    1. Pilo Lala says:

      Dua te diskutoj per Mbledhjen qe u be midis Gjigandeve te ftuar.
      Autori po qurravitet pse nuk ftuan specialistet e Naftes?
      BP, SHELL dhe te gjitha Kompanite me eksperience Boterore po te duani blejne keto studime te “Shkencetareve’ tane.
      SHELL nuk erdhi per te degjuar ka apo jo Nafte, por per te lidhur kontrate me Qeverine.
      SHELL, BP i ka te gjitha studimet e kryera nga te huajt, se i blen me para, nuk ka nevoje ti tregoj dikush grafiqe dhe shtresa gelqeroresh.
      Hiqni dore nga Sistemi Socialist.

  2. Dike Mullai thote- says:

    Nje shqetesim i DREJTE dhe i SHPREHUR ne Kohe! Faleminderit Ing.Ahmet Collaku! Jo vetem Nafta:- Ne keto 30 vjet jane dhene me Koncension gjithe PASURITE Kombetare. Mineralet Metalore dhe JoMetalore. Pasurite Elektro-Energjitike, Per ato Termo-Energjetike as qe behet fjale, se u SHKATERRUAN! Pasurite Nen UJORE (Detare) nga Pjesa Veriore e Adriatikut deri ne Pjesen Jugore te Jonit. Vetem AJRI nuk eshte dhene me KONCESION!!! Per brezin tone, qe punuam me perkushtim me dekada eshte e RENDE! Por me e veshtire do te jete per brezin e Ri dhe te ardhmen:- Do te mbeten ARGATE ne Vendin e Vete! Te FITUAR po dalin dhe do te dalin QEVERITARET, qe bejne ROTACION cdo 4 Vjete! MJERE ky Popull, qe nuk po e kupton rrugen drejte HUMNERES!!!

  3. Socialisti bythpambuk says:

    Te shesesh pasurite natyrore re nje vendi , eshte tradheti kombetare .Kjo po vazhdon edhe tani qe populli votoi majtas , por qe ne fakt po qeveriset djathtas nga nje Kryeminister ekstremist i djatht dhe hajdut . Privatizimi i naftes behet vetem me qellim qe te vjedh Rama , Kocua e kompani .
    Nuk e kuptoj dot se cfare bejne deputetet e majte ne parlament qe nuk i kundershtojne keto veprime tejet armiqesore dhe anti te majta .
    Me sa duket me shume u intereson futja ne listen e zgjedhjeve te ardheshme nga Kryetar hajduti se sa te luftojne per popullin qe ju dha voten .
    Rrini ulur ne karriket e buta te parlamentit, si bajga .

    1. Ilir Hoti says:

      Mire qe ka ikur frika..Kritikohet qeveria,kryeministri me e pa te drejte …mire behet! Edhe inxhiniereve te vjeter u ka dale ‘lepuri nga barku’. frazat anti-europiane me bene me qeshe…me kujtuan imp amerikan,rezikun anglez e borgjezine europiane!! Ka hapesira per te gjithe………..

  4. arian says:

    E njenjta gje dhe per konferencen per dixhitalizimin.asnje specialist i fushes.

  5. Tarrasi says:

    Kta gjigandet qe vijne marin naften, paguajne haracin te qeveritaret, u japin pagen per nje cope buke puntoreve, spaguajne taksat, marrin miliardat dhe bye-bye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje