Syriza, një shpresë e dështuar në Europë

24 Mars 2015, 15:48Blog TEMA

Nga Akri Çipa

 

Ditët e fundit mediat ndërkombëtare raportuan për një letër të Ministrit grek të Financave drejtuar autoriteteve të eurozonës. Nëpërmjet kësaj letre Ministri Yanis Varoufakis u bënte të ditur përfaqësuesve europianë planin e institucionit që ai drejton për të punësuar inspektorë taksash jo-profesionistë për të raportuar dhe ulur evazionin fiskal. Ideja e ministrit konsiston në punësimin e studentëve, punëtorëve të thjeshtë, madje edhe të turistëve, të cilët do të kenë detyrë të filmojnë dhe regjistrojnë të gjitha shkeljet fiskale që vërejnë. Sipas zotit Varoufakis kjo nismë do të shkurajojë ndjeshëm të gjithë shkelësit e ligjit dhe do të rrisë përgjegjshmërinë ndaj rregullave fiskale. Por Financial Times raportonte që autoritetet e eurozonës nuk e pritën këtë ide me seriozitetin që përfaqësuesi i qeverisë greke shpresonte. Dhe nuk kishin faj.

Syriza, ylli në ngjitje në politikën greke, partia që tërhoqi vëmendjen e gjithë mediave europiane dhe botërore gjatë zgjedhjeve greke në janar është, pas vetëm dy muajsh, një fenomen i zbehur. Njëkohësisht qeveria e kryesuar nga Syriza i ka tradhëtuar pritshmëritë deri më tani.

Në zgjedhjet e janarit, partia e drejtuar nga Aleksis Tsipras u bë shkak i komenteve të shumta si pasojë e programit kontrovers me të cilin ajo iu paraqit zgjedhësve. Ndër pikat më të nxehta ishin fundi i politikave të austeritetit që u ndoqën nga qeveria paraardhëse nën presionin e autoriteteve europiane, rinegocimi i borxhit që Greqia u kishte vendeve europiane (kryesisht Gjermanisë), aplikimi i një sërë reformash me sfond social, etj. Në këtë drejtim, Syriza pretendoi se do të ndryshonte jo vetëm marrëdhënien e Greqisë me Europën, por do të jepte dhe shembullin se si Europa vetë do duhej të reformohej. Përveç kësaj, Syriza dhe Tsipras u panë edhe si një reagim ndaj establishmentit politik grek që ka funksionuar historikisht si një sistem oligarkik dhe në vitet e fundit, sipas fjalëve të vetë Tsipras, si një vasal i vendeve të tjera europiane (lexo: Gjermanisë).

Problemi kryesor me të cilin Syriza dhe qeveria e re greke përballen sot është paaftësia për të njehsuar premtimet elektorale me reformat praktike. Sikurse Tsipras dhe Varoufakis e panë që nga dita e parë që hynë në zyrë, pavarësisht sa mund të luajnë ata kartën e presionit ndaj Europës së bashkuar duke kërcënuar me daljen nga eurozona, ata nuk e arrijnë dot nivelin e kërcënimit të BE-së ndaj Greqisë: ndalimin e financimit të Greqisë dhe rrjedhimisht mospasjen e likuiditetit të nevojshëm, jo vetëm për investime, por edhe për gjërat më bazike si për të paguar administratën dhe pensionet. Në këto kushte, Tsipras dhe qeveria e tij janë tërhequr nga deklaratat dhe qëndrimet radikale të para dy muajve dhe, në mënyrë teknokratike, i janë nënshtruar po atij sistemi ndaj të cilit pretendonin të rebeloheshin. Dhe letra e Varoufakis është prova më domethënëse e këtij fakti. Nga njëra anë, listohet si reformë një veprim qesharak si punësimi i inspektorëve jo-profesionalë, çka dëshmon se shteti është i pafuqishëm për të vepruar në mënyrë integrale në drejtim të uljes së nivelit të evazionit. Nga ana tjetër, përveç kësaj “reforme”, Varoufakis përmend në listën e hapave që do të ndërmerren edhe krijimin e Këshillit Fiskal, që do të analizojë dhe kontrollojë përdorimin e financave publike, performancën dhe planet fiskale, dhe do të bëjë vlerësimet paraprake për politikat makroekonomike. Por krijimi i këtij institucioni është në vetvete një masë tradicionale dhe që këshillohet nga institucionet europiane, një nga ato masa ndaj të cilave Syriza e para-zgjedhjeve kishte një qëndrim diametralisht të kundërt.

Denatyrimi i Syriza është në vetvete një proces i pritshëm. Syriza arriti të mposhtë fuqitë tradicionale në politikën greke nëpërmjet demagogjisë dhe populizmit. Por sikurse ndodh me lëvizje të tilla, pushteti të ridimensionon dhe të ul me këmbë në tokë. Pra, përkundër frikës paraprake së gjithë konservatorëve europianë, Syriza nuk doli tërmeti që pretendonte të ishte. Njëkohësisht ajo dështoi të ishte dhe shpresa që prisnin shumë veta, ndër të cilët edhe shumë të majtë dhe kritikë të Europës në Shqipëri.

Gjasat janë që Syriza dhe qeveria e kryesuar prej saj të mbetet në vijueshmërinë e këtyre dy muajve të parë dhe të adoptojë rekomandimet e institucioneve europiane. Pavarësisht ndonjë luhatjeje me ndonjë rekomandim të caktuar, konditat dhe vetë logjikat ekonomike kërkojnë që të vazhdohet në këtë marrëdhënie statike të huamarrjes me kusht implementimin e masave të propozuara nga Europa.

Gjithsesi fenomeni Syriza flet jo pak për gjendjen e Europës sot dhe për një shkëputje gjithmonë dhe më evidente të burokracisë dhe teknokracisë europiane nga ajo çfarë qytetarët europianë duan dhe presin nga Europa. Votuesit grekë votuan një parti që kritikonte rrugën e ndërmarrë nga Europa dhe që kundërshtonte austeritetin. Pavarësisht atyre votave, marrëdhënia e Greqisë me Europën nuk ndryshoi. Ndërvarësia që është krijuar ndërmjet vendeve europiane e bën tashmë thuajse të pamundur mundësinë që politikat e vendeve periferike të devijojnë nga politikat qendrore të BE-së. Por duhet marrë shumë seriozisht zhgënjimi i qytetarëve ndaj këtyre politikave qendrore.

Syriza është dëshmia që ndryshimi është i pamundur në mënyrë periferike. Rebelimet sporadike nuk ndryshojnë dot një kurs në të cilin është investuar shumë gjithë këto vite. Mundësia e vetme për të ndryshuar gjendjen pesimiste dhe stanjacionin politik dhe ekonomik në Europë mbetet ndryshimi i politikave qëndrore. Ndërgjegjësimi për këtë fakt është ndoshta merita e vetme e Tsipras dhe qeverisë së tij.

 

17 komente në “Syriza, një shpresë e dështuar në Europë”

  1. tfgs says:

    e ke ngritur bithen sot ti mo korrak i baba Mondit!!???
    reeee oussssssstttttttttttt…………

    1. lep says:

      cdo katnar me nje artikull sot – ky eshte trendi

      pallaveshi artikullit nuk ka kuptuar thelbin e ndryshimit te marveshjes qe lidhi Greqia me UE me ate qi propozonte EU perpara Syrizes

      1. Pilo Lala says:

        Evropa do negelet e kenaqur, po te shikoje qe Syriza do i ndjeki kemba-kembas financat dhe Miljonat e atyre Politikaneve qe e cuan Greqine ne kete gjendje.
        Kjo do kocke te forte, jo llafe. Procesi eshte njesoj si ne Shqiperi, te arrestosh kliken e Familjes Berisha.
        Ata politikane kane taraf, kane njohje kudo ne Taksa, Dogana, Prokurori, Gjykate.
        A do jete aq burre Syriza, te behet Polic, Prokuror, Gjykates te luftoje te korruptuarit?

  2. safo says:

    “Problem eshte paaftesia e sirizes….” Kemi pare shume papagale ne greqi qe riprodhojne lajmet gjermane, por eshte per te qeshur qe nje papagal nga shqiperia te beje te tilla komente. E ku e pa ky papagal “pa aftesine” e Sirizes qe ende nuk ka mbushur dy muaj te qeverisjes dhe ndodhet nen kercenimin e vazhdueshem te forcave te djathta te europes? Eshte e vetemja force politike progresive mbi te cilen nuk rendon asnje mekat i qeverive te mepareshme Nea Dimokratia dhe Pashok te cilet do ta nxjerrin greqine nga llumi ku e kishin futur keta kliente te gjermanise. Nje bisede me nje gjimanizist shqiptar ne greqi mbase do ti bente mire ketij papagali. Sa per dijeni, jo vetem qe greket nuk jane zhgenjyer nga Siriza por e konsiderojne ate forcen reale progresive te greqise. Lexo te pakten ndonje nga gazetat greke progresive ne versionin anglisht

  3. krist says:

    Progresivitet i sirizes haahaa
    zv ministri i brendshem dhe zyra e tij avukatore marrin 12% te rroges per te tere ish nepunesit e shtetit qe ishin larguare nga qeveria e meparsheme
    Dmth vete zv ministri kalon ligjin per rifutjen ne pune te ketyre nepunesve dhe nga ana tjeter zyra e tij ben kontrata personale me nepunesit duke u kerkuare 12% te rroges qe ti futi keta parazite perseri ne adiministraten shteterore
    Dmth ja ligji ja edhe Maliqi
    E ndersa bejne te pamunduren per dembelat e adiministrates shteterore nuk e tregojne aspak kete ndjeshmeri ne sektorin privat ku ka 1milon e gjysem te papune!!

    1. safo says:

      Informacioni qe serviret eshte nje intrige e opozites dhe nuk perben argument cdo lloj akuze e pabaze. Ashtu si puna e “vrasjes se doshit” eshte dhe akuza e genjeshtert e opozites. Lexo konferencen per shtyp te zv/ministrit dhe po pate dy pare mend ne koke do ta kuptosh.

  4. juli says:

    Ne cdo vend tjeter te perndimit duhet te jepte doreheqje ose te largohesh nga vete kryeministri
    Eshte skandal!!!
    Dhe leri justifikimet stil berisha dhe Rama si ne shqiperi
    per te tera e ka fajin opozita !!!!
    A e kupton o fondametalistis i Sirizes!

    1. safo says:

      Asnje lloj funksionari nuk jep doreheqje kur akuzat ndaj tij jane produkt i intrigave. Pastaj kerkoja dorehejen Metes, Bashes, Berishes, Kokedhimes, Doshit, dhe gjithe turmes mekatare ne Shqiperi (ne fakt ne Shqiperi nuk njihet termi doreheqje- po te perjashtojme rastin e F. Nanos). Kur ta shohesh kete tek ata te cileve ju jep voten, merru pastaj me gjitonine ne nje shtet tjeter.
      Nje sqarim per termin fundamentalizem: Fundamentalism has been defined by George Marsden as the demand for a strict adherence to certain theological doctrines, in reaction against Modernist theology
      qe perkthehet: fundamentalizmi eshte kerkese per qendrim strikt tek ndonje fare doktrine fetare (theologjike). Kurse programi i sirizes eshte i nje partie moderne te majte europiane e cila e kishte dhe kandidat per Kryetar te Komisionit Europian ne zgjedhjet europiane te 2014. Kuptohet se sa pa mend jane te tilla akuza ndaj meje si “fondamentalist”, Aq me teper asgjekundi nuk duket qe ta kem lidhur jeten time me Sirizen, thjesht konsideroj se eshte e vetemja force politike ashtu si dhe partia ne koalicion me te Aneksartiti Elines(qe eshte djathte dhe jo e majte)qe mund te nxjerre Greqine nga kurthi ku e ka futur klasa e vjeter politike. A nuk ndodh ne cdo vend e njejta gje,forca te reja jane motorr i levizjes se shoqerise kur deshtojne ato te vjeterat?
      Kaq e veshtire eshte te kuptohet qe situaten e veshtire ekonomike ne Greqi e kane krijuar qeverite e mepareshme dhe jo siriza dhe aleatja e saj te cilat historia i thirre pikerisht per te ndryshuar kete situate, o fundamentaliste te se keqes?

  5. Me jep ca lek se jam Grek says:

    Deshtimi i pare eshte qe me genjeshtren se kta jane Grek sepse kta perpiqen me zor jene si te tille. Pastaj fjala Demokraci per kta s’ka asnje kuptim, se po te kishte nuk do linin Kishen t’ju bente zbor. Ne Democraci te aftet rspektohen, ndryshe nga ç’dodh ne Greqi ku po nuk je Grek s’ke shanc. Shtet qe ushqen njerezit e vet me urrejtjen ndaj te tjereve jane vetem Greket e sotem. Ne demokraci merret pergjegjesia e veprimeve tua, ndersa kta fajsojne te tjeret per injorancen e vet. te gjthe vendet e tjera kane borxhe por asnje nuk kerkon qe tu falen, por duan bashkepunim per zgjdhje. Te vetmit qe nuk dueduan te paguajn jane Greket e sotem qe nuk lene kancelari pa ju lypur para ose t’ju falin borxhin. Mashtrimi ka origjne ne Ballkan por LYPSARIA kurre. Ju duhet Grekerve te sotem ta gjejne se nga vjen ky zakon se ne Europe nuk egziston…….. Lypsaria eshte tradit jo rastesi.

  6. safo says:

    Diskutimi ka kuptim kur bazohet ne logjiken e shendoshe dhe argumenta bindese. Por kur si karburant perdoret urrejtja pathollogjike e nje grushti njerezish pa formim elementar, kjo nuk te con gjekundi.
    Se pari diskutohet natyra e e nje partie te majte, gje qe lidhet me si e koncepton cdo kush programin e nje partie tille, dhe eshte e kuptueshme qe ata qe kane interesa me kapitalin e madh bankar dhe trustet nderkombetare, eshte llogjike te mbrojne interesat e tyre. Por te mbroje interesat e kapitalit bankar nje gazetar i ri shqiptar eshte jashte cdo lloj llogjike, nqs ky gazetar nuk paguhet pikerisht per te prodhuar disinformacion. Aq me teper qe nje qeveri nuk mund te gjykohet pa kaluar nje afat optimal per te pare efektet e punes se saj, qofte majte e qofte e djathte
    Se dyti Siriza eshte partia qe i ka qendruar prane emigranteve ne cdo kohe dhe po impelmenton ligje ne favor te tyre si asnje shtet ne europe. Prandaj te thuash se shteti grek ushqen urrejtjen ndaj te tjereve, jo vetem eshte erresim i realitetit, por eshte nje krim i ndergjegjsehem nga nje grusht njerezish te paguar. Mjafton te kujtojme raportin e emigranteve me popullsine vendase per te kuptuar se Greqia eshte nder vendet me mikrpitese te emigranteve edhe sot ne kushtet e krizes, po te ishte ndryshe shqiptaret nuk do preferonin greqine ne raport me shqiperine edhe sot ne dite te veshtira. Demokracine nuk mund tja tregojne greqise ata qe nuk dine se ckuptim ka kjo fjale.
    Se treti nuk mund te jepet mendim nga njerez qe nuk njohin realitetin grek per te kuptuar se cduan apo cfare nuk duan greket. Aktualisht Gjermania eshte borxlliu batakci i Europes dhe jo Greqia. Sigurisht keto nuk mund ti kuptojne njerez qe problemet sociale dhe ekonomike i shohin nen prizmin nacionalist. Por eshte fakt se vete gjermanet e thjeshte e duan Greqine dhe me miliona jane ata qe vijne rregullisht per te kaluar pushimet e tyre ne Greqi, si nje vend qe ju heq streset e krijuara nga makineria kapitaliste e tyre. Madje dhe yjet e Hollivudit gjejne prehje ne ishujt e Greqise, kurse nje grusht te semuresh mendore te shqiperise prodhojne urrejte pa reshtur.
    shenim: ky koment eshte per njerez normale dhe jo psikopate

  7. Me jep ca lek se jam Grek says:

    Safo: Te pakten der me sot keshtu ka ndodhur. Une i kam hequr ne kurriz keto dhe nuk e them per urrejtje por jane fakte te pamohueshme. Nqs qeverie e re do dryshoje diçka do ta kisha per kenaqesi, por. kultjra/sjellja popullore eshte po ajo e poshterimit te tjereve . E kane te rrenjosur ne koke se ne jemi me te miret dhe te tjeret dubet te na degjojne. Per mua Greket jane populli me injorant i ballkanit

    1. seleni says:

      Faktet jane kokeforte. Me mijera shqiptare e kane lidhur te ardhmen e femijeve te tyre me Greqine. Emigracioni shqiptar ne Greqi deshmon te kunderten e asaj qe thoni. Gati ne cdo familje greke punonte nje grua deri te pakten ne 2010. Nje vend qe i futi ne shtepi te tyre dhe u krijon mundesi te huajve te jetojne e krijojne pasuri e te hapin bisneset e tyre e te marrin pagese kur ngelen pa pune e te kurojne pa para ne spitale emigrantet, cdo gje mund ti thuash por jo mikprites. Apo te studjojne ne universitetet greke pa asnje lloj pagese (a di se ne Shqiperi studentet paguajne cdo vit nje kuote caktuar? Apo te marrin suvencione per qirate shtepive. A di se ne Shqiperi librat e femijeve paguhen nga prindet, kurse ne Greqi emigrantet i marrin falas?) Nje vend qe eshte burim i dergesave monetare ne Shqiperi, vetem ne 2011 vlera e dërgesave nga Greqia shënon 310 243 000 euro dhe përbënte 47 për qind të totalit mund te thuhen gjera te keqia vetem nga njerez te keqinj. Shqiptareve nuk ju dha mundesia per tu zhvilluar nga nje shtet satrap, urse Greqia ju a dha kete mundesi dhe tani dikush guxon te akuzoje ate! E imagjinon se cdo behej me Shqiperine sikur psh te kishte fqinje Siera Leone apo Irakun? Sigurisht qe nuk mund ta kuptosh!

      Opinioni grek ndaj shqiptareve filloi te ndryshoje kur nje pjese e tyre u bene pjese e mafies, kur pane se njerez si puna jote jane mosmirenjohes ndaj atyre qe ju dha buke ne dite te veshtira. Madje krimet me te keqia ne Greqi jane kryer nga bandat shqiptare. Kriminelet me te famshem ne Greqi vitet e fundit jane shqiptare… Ky eshte shperblimi qe mori Greqia nga shqiptaret.

      Sa per raciste ne Shqiperi kjo ndjenje eshte shume me e zhvilluar, madje edhe fshataret qe jetojne 2 km larg tiranes i quajne “katunare te pagdhendur”, banoret e veriut te shqiperise i quajne “maloke kriminele”, myzeqaret “lale t humbur” dhe nje sere stereotipesh te tjera. Puntoret e metalurgjiut te ardhur nga e gjithe shqiperia u gjenden nen presionin e bandave te te rinjve elbasanas te cilet i konsideronin te ardhurit te nje rangu me te ulet. Zullumet tona jane shume me te medha.

      Eshte kuptueshme qe ne cdo vend kapitali nuk ka fytyre njerezore, por ne Shqiperi ai ka fytyre cnjerezore po te kesh parasysh se nqs ka pasur pronare qe nuk i jepnin siguracione puntoreve te huaj ne Greqi, ne Shqiperi jane te ralle ata qe i siguronin vete puntoret shqiptare te pakten per 20 vjet resht. Madje Siriza si force e majte pikerisht kete natyre te kapitalit kerkon ta ndryshoje ne favor te njereze te thjeshte qofshin ata greke apo te huaj. Kete mendoj se e pranon edhe nje si puna jote(e kam te qarte qe nuk mund te ndryshoj steretipet negative te tua, por jam i sigurte se ata qe kane llogjike i kuptojne me se miri ato qe them).
      Gjithe ky diskutim eshte ne fuksion te idese se artikullit dhe jo te pervojes individuale te nje personi qe nuk eshte e thene te jete pozitive.
      Nuk ja vlen bara qirane te jap sqarime te tjera.

      Sigurisht Greqia nuk eshte modeli i nje vendi ideal, sic mund te jene vendet nordike (ndonse edhe aty nje person vrau me gjakftohtesi me dhjetra femije te huaj), madje aktualisht eshte ne krize per vete. Por femijet shqiptare nuk kane dallim ne shkollat greke, madje ata e ndjejne veten te huaj kur vijne ne Shqiperi. Por edhe vete Gjermania ne kulmin e saj ekonomik po i debon shqiptaret dhe racizmi aty eshte me i theksuar. Ne vend qe tja atribojme te keqen nje kombi te caktuar dhe te shprehim negativitet nacionalist, eshte me mire te kerkojme shkaqet sociale qe sjellin keto te keqia. Forca politike te caktuara mund te sjellin progres apo regres ne nje vend dhe ky eshte thelbi i diskutimit tim per artikullin ne fjale. Po nuk i kupton keto qe them, rekomandoj nje rifreskim te njohurive baze te nje gjimnazisti, me shume ska cte bej.

  8. Me jep ca lek se jam Grek says:

    Per Safon. Meqe ju e matni kulturen apo demokracine e nje shteti me rrepectin qe i bejne turisteve Germane, te siguroj qe jeni nje dopio idiot e gjysem. Fuksat i bejne kto lepirje””” serioset i trantojne te te gjithe me rrespect. Hajde ne Britani dhe te shikosh se si na kane trajtuar neve apo somalezeve, ku per ofendimin rracial me te vogel te nxjerrin fishek e perjasht çdo institucioni. Te uroj gjithe te mirat dhe shpresoj qe te heqesh dore nga servilizmat dhe sahanlepirjet e nje te dobti. tung

    1. safo says:

      E ke te veshtire te lexosh llogjiken e gjerave, sigurisht kjo eshte rezultat dhe i nje arsimimi te ulet qe nuk lejon dike te shohe pertej hundes se vet. Eshte si te futesh nje qen ne nje eksopzite pikture dhe te presesh se cdo shkruaje ne librin e pershtypjeve. Greqia i servir botes relax, kulture dhe logjike. Ata qe nuk arrijne te perfitojne nga keto jane skupidhjet apo apovrazmat e shoqerise njerezore. Kaq.

  9. Me jep ca lek se jam Grek says:

    Ore ju nuk jeni ne vete kur merrni per shembull grate shqiptare qe punojne ne shtepite e plakave Greke dhe qe kane i futur Greket brenda. Nje Grek nuk do hante kurre nga duart e nje zezake, ndaj Shqiptaret jane te domosdoshem, marre ketu ne konsiderate dhe korrectesen ne (veçanti te grave shqiptare). Ne Britani” Ministri i Arsimit eshte nga Gana, nje emigrant Afrikan qe kane ardhur ne Angli ne vitin 1970. Natyrisht kjo nuk mund ge ndodhe as ne Germani e lere me pastaj ne Greqi. Sepse: Ne Greqi ka rracizem Shteteror dhe rracizem rracor/krahinor, urrejtje ndaj tjetrit si qenje e ulet perpara teje, krejtesisht ndryshe nga pakenaqsia e Germaneve apo Britanikeve, Holandeseve ndaj emigranteve. Kete i shikojne emigrantet si njerez ku kur jane te shumte ne numer krijojne ttrysni ne Spitale,Shkolla etj. Kta nuk shikohen si njerez me bisht, por si njerez qe do integrohen gradualisht ne “shoqeri” dhe jo ne fenë felliqur Greke ku te tjeret urrehen.

  10. Me jep ca lek se jam Grek says:

    Stop dokrrave, shtrojuni punes. Ne Shqiptaret i kemi ngrene pallavrat Greke, por jo perendimi qyteteruar. Meqe ti beson se kam komplekse po te them se Shqiptaret jane me idiot se Greket,por te pakten e pranojme kkte te vertet te hidhur……… Ju vazhdoni akoma me dokrrat e Grqise lashte qe te tjret jua mesuan juve….Tung

    1. safo, "grek eshte ai merr arsim grek" says:

      Sipas ketij komenti, dmth qe shqiptaret jane me idiote se greket (te cilen une sigurisht nuk e pranoj -sa per dijeni kam dhene mesim edhe tek greke edhe tek shqiptare), i bie qe edhe ty si shqiptar te mos jesh larg nga patriotet e tu. Hiqe nga mendja, shqiptare jane edhe ata qe jetojne ne shqiperi edhe ata qe jane integruar sukseshem ne shoqeri te emancipuara, ndryshimi eshte pikerisht konteksti social-shoqeror qe shpjegon suksesin apo deshtimin e ketyre dy paleve. Kriza, si element thelbesor i kapitalizmit ka sjelle ne gremine edhe USA (1929-19233) edhe Gjermanine e pas luftes se pare boterore krize qe solli ne fuqi nazizmin), edhe Italine sot ndonse eshte nder 7 vendet me idustri me te zhvilluar.
      Se fundi nje sentence: grek eshte ai qe merr arsim grek- thuhej qe ne kohet e Greqise lashte dhe jo ai qe merr lek. Sado leke te perfitosh duke punuar per Greqine do ngelesh nje skllav i rrethanave nqs nuk absorbon filosofine greke mbi te cilen eshte mbeshtetur qyteterimi i sotem perndimor. Lexo nje cike ng Platoni dhe filosofet e Greqise se lashte dhe nuk eshte cudi qe behesh grek edhe ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje