Një platformë ende pa formë

25 Mars 2015, 12:25Blog TEMA

Nga Arben Isaraj

 

Platforma e propozuar nga PD mbi “dekriminalizimin e parlamentit dhe administratës publike”, ende është pa formë dhe përmbajtje kushtetuese dhe ligjore.

Mbetemi ende tek fjalët e përgjithshme mbi qëllimin e platformës, objektivin e platformës si dhe instrumentat e duhura kushtetuese e ligjore.

Është ende një deklaratë formale “parimesh” mbi të cilat një grupim politik, bën apelin e tij për publikun, pasi pohohet se: “do të përcaktohen rregulla të qarta e të forta për të penguar kandidimin, zgjedhshmërinë si dhe për të bërë të pamundur qëndrimin në detyrë të personave që kanë kryer vepra penale. Ndalimi për t’u zgjedhur apo emëruar do të aplikohet në mënyre të njëjtë si për dënimet e marra në Shqipëri edhe jashtë saj”.

Si opozitë politike janë ende tek parimet, qëllimet, objektivat, etj, të deklaruara të një lëvizjeje, që akoma nuk po riformatohet si lëvizje e qartë kuvendore, me projektamendamente konkrete dhe ligjore.
Platforma e ofruar e PD-së mbi “dekriminalizimin e parlamentit dhe administratës publike” është e paaftë dhe e paqartë të tregojë se:

• Cdo të bëjnë me nenin 30 të Kushtetutës, i cili thekson se:

“Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë”.
Nen kushtetues ky, i mbështetur tek pika 2, neni 6 i Konventës Europiane “Për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, ndryshuar me Protokollet Nr. 11 dhe 14, e shoqëruar nga Protokollet Nr. 1, 4, 6, 7, 12 e 13 ku thuhet se:

“Çdo person i akuzuar për një vepër penale prezumohet i pafajshëm, derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht.
Kur në fakt, neni 30 i Kushtetuës nuk mund të preket, me çfarëdo vullneti politik, pasi vet Kushtetuta ta ndalon, kur nenin 17, pohon se:

“1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.
2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

• Pse edhe sot përfaqsuesit e opozitës, ende anashkalojnë dhe nuk kërkojnë, bazuar në provat e tyre të zbatojnë, germën dh, pika 2, neni 71 i Kushtetutës e cila thekson se:

“Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm,….. kur ai dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi”.

Nuk ka dhe nuk mund të ketë platformë mbi “dekriminalizimin e parlamentit dhe administratës publike”, në kundërshtim të hapur me normat Kushtetuese si dhe kufizimet e Konventës Europiane “Për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”.

Shqipëria si republikë parlamentare, nuk ka dhe nuk mund të ketë një kushtetutë formale.

Zhurmë… shumë zhurmë, e politikës opozitare.

10 komente në “Një platformë ende pa formë”

  1. Jo gjithçka që thotë opozita është zhurmë..z.Ahmet bej..!Se,nuk mund të vazhdoni edhe ju komedinë ..e vjetër…PD_PS..atje ku e la Pd…në 23 qershor ..dy vjet më parë..Merruni me punë,dhe jo me fjalë..o Ahmet beu..Fullani,vodhi..sepse ku janë 7 miljardë..(minimumi..)para të bankës kombëtare…i bët edhe gjyq..dhe e nxorrët të pafajshëm..Kërkoini edhe falje..(kjo ka mbetur..)Doshin..e Frrokun..i keni mes jush..kur,dihej edhe më parë se cilët ishin..Apo,sapo u sollën në pushtet..ishin të mirë,pastaj..eh..u ligështuan..dreqërit..Dolën nga rruga e ”zotit tuaj”…Shumë Zhurmë..po bëni edhe ju…të pushtetit..Apo..mos doni të fshihni gjurmët e krimit tuaj..(e cila mund të jetë vjedhje,grabitje,vrasje…mbulim..etj..etj..)

  2. aljor says:

    Zoti Arben,per fatin tend te keq,sot kane dale profesora ne lemin e drejtesise qe lene mbrapa jo vetem ligje dhe rregullore por dhe vete KUSHTETUTEN.Prandaj te keshilloj te kosultohesh me poliedrikun europian,Prec Zogaj dhe pastaj me Strzimirin dhe pa harruar Halimin dhe Bocin e Elbasanit.

  3. anticensurë 234 says:

    o arben isaraj
    ti shkruan bukur e saktë!!thjesht që mund ta kuptojë gjithkush!e mbështet në fakte e kështu me radhë!
    POR një pyetje kisha për ty!!mirë se kjo opozitë,i thënçin,nuk ka të drejtë për këto që thotë sepse si e ke shpjeguar dhe më lartë ka ligje për këtë punë,po ajo e djeshmia që bënte po të njëjtën gjë,a kishte të drejtëtë!!a nuk flisnin po të njëjtat gjëra??
    apo thjesht në atë kohë ti nuk i dije ligjet,ishe në lexim e sipër!?
    o arben që këta,opozita e sali qënit,janë ndyrësira,nuk kam nevojë për ndihmën tënde,faktet e tua,POR që dhe ata të tutë,shumica,pozita nuk janë burra më të mirë dhe për këtë nuk më duhet shkrimi tënd!!
    që të dy palët jeni vetëm mashtrues dhe asgjë më tepër!!
    ju të gjithë shikoni xhepin tuaj dhe asgjë më tepër!!që dhe atë detyrë që keni marrë përsipër e keni marrë vetëm për të përfituar dhe aspak për ti shëbyer popullit dhe shtetit shqiptar!!
    sot popullin e quani PUBLIK,por që dhe si aktorë nuk veproni!nuk përpiqeni të sigroni një shfaqe dinjitoze që të mund ta tërhiqni publikun në shfaqen e dytë!!dhe aty mendoni të kapni sa të kapni pa nesër si dihet!!

  4. A-Loqe says:

    Sakte! Komentet jane te teperta.Opozita kerkon :”Larg by…es time”. Kjo e opozites eshte thjeshte GRAFOPOLITIKE-politike llafesh, gramafonesh, zhurmash etj.

  5. Dashi says:

    Degjova mbreme perfaqesuesit e opozites te cilet me veshtiresi mundoheshin te argumentonin platformen e dekriminalizimit, por pa rezultat. Si perfundim, pasi theksuan disa here se kjo eshte platforme, jo e PD-se, por e Lulezim Bashes, bile kete z. Halimi e perseriti mbi dhjete here, u arrit ne perfundim se nuk do te kemi asgje te re.
    -I gjithe ai diskurs i tyre na beri te kuptojme se, ne PD nuk njihet Kushtetuta dhe ligjet e shtetit, pikerisht ato qe citon z. Isaraj. Pra, si perfundim u tha se mandati i deputetit do te mbaroje, kur ai denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi. Pra pika 2 neni 71 Kushtetutes qe permend me siper z. Isaraj.
    Si duket as z. Halimi, as z. Bylykbashi nuk e kane lexuar dhe nuk e njohin Kushtetuten.Kur ky nen ekziston ne kushtetute dhe eshte i shprehur ne kodin zgjedhor, perse duhet te riperseritet me nje ligj te ri? Ku ishe, hiç gjekundi!
    Dhe sipas asaj qe thane zoterinjte e PD, ne ate emision, asnje nga ata 19 deputetet e maxhorances te inkriminuar, sipas tyre gjithnje, nuk e leshon mandatin pasi, asnje nuk eshte i denuar me vendim gjykate te formes se prere.
    Pra shprehja e tyre ne kete emision, se do ter shikoni pergjysmimin e grupit te deputeteve te maxhorances pas miratimit te ligjit per dekriminal;izimin, rezulton nje fluske e madhe sapuni qe plas sapo del ne ajer.

  6. lani says:

    O ti zotni me emrin Basha….po nuk e ka ne dore Rama or dere bardhe . Edi Rama eshte kryeminister dhe jo prokuror. Edhwe Fullanin nuk e nxorri Rama por gjykata o shqiptar . Lexoni o lexoni qe te gdhendeni pak se ngelet injorante gjithe jeten , e themi pastaj qe ne jemi per europe .Pse beheni kaq te trashe ………………aaaaaaaaa s`keni faj ju u mesuat me Salen vet shkop vete kadi.

    1. anticensurë 234 says:

      lani ke të drejtë!!
      në dorë e ka “drejtësia”ku bën pjesë dhe prokuroria,por problemi është se e dimë se sa e drejtë është “drejtësia” jonë!
      dhe gjarpëri në lëvizje e sipër do të ishte më i drejtë!!
      prandaj or lali,është në dorë të ramës,sepse ai është shumica,or lan!!
      sepse si mund dhe duhet të ndryshojë gjithçka që nuk e lë këtë “drejtësi” të jetë e drejtë!
      por mesa duket atij nuk i intereson një gjë e tillë!!ose në rastin më të mirë nuk e lënë!!e kanë zënë për vezësh,si i thonë muhabetit.
      ai ka dëshirën që të këndojë majë plehut,këta e mbajnë në majë e ky i lë të shijnë si të duan!!
      më jep të të jap është kjo punë!!

  7. Arben says:

    PO MBETI REFORMA NE DUART E TUA O ARBEN,

    VAJ MEDET SI MUHABET.

  8. analisti politolog Nurellar-Beu says:

    i o pirdhu

  9. Socialisti bythpambuk says:

    Z . Arben ,
    Kur do ta beni reformen ne drejtesi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje