‘Përtej së majtës e së djathtës’

27 Mars 2015, 15:53Blog TEMA

Nga Arsejda Gjyli

 

Aktualisht ndodhemi në një moment strategjik për vendin, ndodhemi në prag’ zgjedhjesh vendore. E si në çdo proçes zgjedhorë pjesa më e madhe e votuesve e ka parapërcaktuar drejtimin e votës së tij. Kjo duke qënë se votuesi sot, nuk është i prirur të jetë i pavarur në atë për të cilin voton, por e përdhos votën në format nga më të shëmtuarat. Ndër format më ‘popullore’ të çuarjes dëm të vullnetit popullorë është klientelizmi dhe shitja votës. Shpesh herë në formën e mirëfilltë të termit dhe së dyti në atë të tërthortë të tij. Shitje e votës për para kesh dhe së dyti shitja e saj ndaj, një vendi pune, një partie politike ndaj të cilës votuesi është partizan, ndaj tifozerisë farefisnore, familjare, komshillëkut etj. Kësisojë sejcili qytetarë humb qënësinë dhe rëndësinë e tij si i tillë, dhe shndërohet në mall që shitet e blihet.

Kategoria më e mirënjohur përfshinë fanatikët partiakë, ata individë qe në injorancë të plotë votojnë të majtën sepse e shohin si një zgjatim të partise komuniste, dhe të djathtën sepse në thelb iu duket si parti me baza të pastra demokratike. Duke votuar djathtas akoma e shohin si një ndëshkim ndaj vuajtjeve qe dikur patën nga Partia e punës(PPSH). Votë e cila konsiderohet tërësisht e çuar dëm. Kjo është një rrënjosje në mendjen e individit ndaj sterotipesh që nuk sjellin dhe as lejojnë kurrëfarë ndërgjegjësimi apo ndryshimi në mendësitë e tyre fillisht, e pastaj në realitet. Duke mos harruar formën e votimit bazuar në simpatinë ndaj liderit dhe vetëpërfaqësimin me liderin partiak, për nga origjina.

Përtej të majtës dhe të djathtës, të cilat kanë klientët e tyre, kemi kategori të përcaktuara nga rrethana dhe kushte të caktuara, të mjedisit të jetesës, punës, shkollimit, të të shkuarës, etj.

Ndodhet një masë individësh të cilët i përkasin ideologjikisht të majtës e së djathtës(si ideologji). Praktikisht në Shqipëri nuk kemi parti ideologjike. Këto parti, përkatësisht e majta dhe e djathta dhe rrjedhimet e tyre, janë parti që ndahen nga njëra tjetra vetëm nga grupe karakteristikash të ndryshme. Ky elektorat i cili në thelb nuk përputhet me asnjërën nga partitë ka si pasojë çuarjen e votës dëm duke votuar ato parti që me fanatizëm mbron familja, fisi, lagjia etj. Vota në këto raste shkon edhe në baza të interesit personal, kur niveli korruptueshmërisë është mesatarë, por gjithashtu edhe duke mos votuar, kur votuesi vërtetë është ideologjikisht i bindur dhe gëzon një ndërgjegje të shëndoshë qytetare.

Kategoria e skeptikëve të kamufluar. Këtu bëjnë pjesë të tërë ata individë që nuk lejojnë përmirësimin duke vënë në dyshim edhe alternativat e ndershme dhe alternativat e reja në ‘tregun

politik’ të cilat kanë në thelb nismën per t’i përmirësuar gjërat. Vota e tyre është rismësh e çuar dem. Duke mosvotuar alternativën e cila vjen si një ‘ përtej të majtës dhe të djathtës’ e mirefilltë, e ndershme dhe parimore (për mos thënë ideologjike), dëmtojnë ndryshimin. Kjo masë skeptikësh konservatorë është deri diku e rëndësishme për faktin e mosbërjes kompromis me realitetin abuziv, por që nuk lejon atashimin e prurjeve te reja dhe ideve të cilat në thelb janë një rreze shprese për realitetin.

Kategoria e të zgënjyerve, ata që kurrë nuk iu realizuan pritshmëritë, por vazhduan që brënda zhgënjimit te tyre, të mos reflektojnë dhe ndërgjegjësohen per faktin se, fati tyre ndodhet në dorën e tyre. Duke e konsideruar votën si dicka të papeshë, apo si një ‘pikë ujë në oqean’, ata rrjedhimisht e dhuruan atë tek miqte, apo tek shpresa për një vend pune, duke ushqyer edhe më, klientelizmin dhe korrupsionin, mbi të cilin qajnë tërë jetën e tyre. Një fenomen ky zinxhirë, i cili ushqehet nga ne, e që ekzelutohet në qeverisje. Një votë klienteliste, sjell drejtues klientelistë, të cilët mbjellin klientelizëm, në një qeverisje pa pikë e presje të po këtillë.

Një i zgënjyer qe s’ka cfarë humbë mund të ndikojë në dy forma në realitet, së pari, duke u ndërgjegjësuar për përmasat revolucionare që mund të kete vota e tij po të akumulohet me të tjerëve të zonës ku ai bën pjesë (jo si territor por si kategori), të cilën une e quaj “multiply revolutionary power’, ose të degradoje në dëshpërimin e gjendjes së individit që si ka mbetuar asgjë për të humbur e as për të fituar. E kësisoje vepron në mënyra jo të ndershme për përfitime të imëta. E keqja më e vogel është kur ai vendos të mos votojë fare.

Kategori të cilën unë do e cilesoja ‘kategori e shpresës së pahumbur’ është Rinia. Rinia e cila gjeneron tërë forcën dhe mundësinë për t’u edukuar drejtë. Është një mizori kur sheh të rinj që antarsësohen në forume rinore për një vend pune. Shfrytëzojnë energjinë e tyre duke ngjitur postera dhe duke shërbyer ‘nënës parti’. E cila në një realitet të pashpresë, dhe të zotëruar nga qeverisje të padrejta partiake, është shpresa e vetme për të jetuar, në skllavërim.

Po sikurë të tërë ne të antaresohemi në një instancë të re? Instance qe unë hipotetikisht po e cilesoj: ‘Partia e re’, ‘Partia përtej së majtës e së djathtës’, ‘Partia e shpresës së pahumbur’?

Është një gabim madhorë që rinia të pozicionohet në kategoritë më lart, ndaj dhe unë rrjedhimisht po e trajtoj si një kategori më vete. Pesha e kësaj kategorie mund të revolucionarozojë shoqërinë dhe përmbysë tërë rendin e mësipërm. Për shumëkënd një ide e tillë mund të dukej utopike, e parealizueshme, por në thelb është gjëja më e thjeshtë për t’u bërë. Nëse një grup njerëzish kanë besim tek njëri tjetri dhe qëllimet e tyre janë të pastra dhe të ndershme, atëherë, gjithçka mund të

evolojë. Një grup i ngushtë bazuar në marrëdhënie besimi dhe mirë edukimi, edukon shumë të tjerë po me këto parime. E rrethi evolon.

Nuk ka shoqëri e cila të mos evolojë me edukim dhe ndërgjegjësim, dhe në këtë kontekst duhet të ndërgjegjësohemi. Si mund të ndërgjegjësohemi? Duke filluar t’i kushtojmë rëndësi pushtetit popullorë, Votës. Duke analizuar opsionet që na ofrohen ne mund të votojmë drejtë. Ne nuk i perkasim as së majtes as së djathtës ne i përkasim diçkaje më të drejtë dhe më shpresëpastër se aq. Pra diçkaje të bujshme, që buron nga ne.

Ka ardhur një moment kur të votuarit nuk duhet më të bazohet në serotipe dhe klientelizëm, as në inate apo kënaqësi telbësisht personale. Duke qënë se këto forma prodhojnë veçse vota të çuara dëm, pa asnjë vlerë të shtuar në demokraci dhe përmirësim të gjëndjes sonë aktuale. Nuk mund të vazhdojmë të kemi mirëpërcaktuar votën akoma pa vlerësuar kandidaturat, programet politike, situatën dhe gjëndjen në të cilën do zhysim vetveten. Është një moment kur më tepër se kurrë ndërgjegjësimi duhet të jetë maksimal bazuar në gjëndjen aktuale në vend dhe në nivelin e mospërfaqësimit në të cilin gjendemi, i cili duhet të na therrasë për të shkuar përtej të majtës dhe të djathtës. Drejt opsioneve të reja, më të denja, dhe drejt dhënieve zgjidhje, ku zgjidhja jemi vetë ne.

5 komente në “‘Përtej së majtës e së djathtës’”

  1. njeriu says:

    Arsejda, mos u lodh kot te keshillosh parti te re pasi te gjitha partite njelloj jane e then ndryshe vetem fjala parti do te thote nje pjese ose grup i totales, qe do te thot se do te kemi gjithenje konflikt shtresash sociale. Modelit partiak po i vjen fundi, po nese do nje model tjeter ke levizjen 5* ne Itali…vetem ajo eshte idealja sot ne bote, pasi eshte levizja e qytetareve te NDERSHEM!!! Edhe ne per ate levizje kemi nevoj!!!

  2. pordhitikan says:

    goce kete teme teh te majte te djathtes per here te pare e trajtoi nje grua. dhe e di cfare, brenda dites eshte thirur nga nje zedhenese dhe ka marre kercenime t ekamufluara….deri sot ….nuk po ndalen…u tremben se mos kishte pretendime per vete….ajo e shkreta deshi te ndihmonte shoqerineqe…nuk ja clen te shkruash asnje germe

  3. fatmiri says:

    Zonja Gjyli se emrin s’ta theme dot! Me shume respekt per njerezit dhe me shume edukate per vete. Nuk mund ti quash njerezit injorante, kur ata jane te lire te shprehin ashtu si duan mendimin e tyre dhe voten e tyre. Kur keto te dya mungojne (respekti dhe edukata), nuk ja vlen fare te te lexojme ose mirekuptojme per ato qe shkruan. Kaq.

  4. Baton says:

    Ne shoqerin tone nuk na hyn ne pune Votat sepse……!!!

    Tradita e shekullit të 19 na meson se Greket- Serbët , duke pas bëre cdo perpjekje për ta penguar pavarsinë e Shqipërise, ndonse barëbrishit e cënguar dhe në mënyrë fare qesharake, kur falë ndërhyrjes së Austrisë dhe Italisë u bë realitet. Grekët edhe Sërbet ranë në një dëshpërim shumë të madhë. Nënshtytjen e këti dëshprimi të dy qeveritë përkatëse morën masat e duhura me qëllim që kjo Shqipëri ndonse e cënguar , të mos bënte asnjë hap përpara, po ta kalonte kohên vazhdimish duke bërë vetëm “vend numëro ” , dhe vërtet, duke qëmtuar analet e historisë Shqiptare , shohim se duke filluar nga Ismail Qemali , e në vazhdim, deri në 1939 çdo qevrisje Shqiptare duke filluar qeverinë e saj dhe duke mos bëre gjë tjetër vetëm se ” Vend Numëro “. Ky “vend numëro ” i vazhdueshëm sipas mendimit tim modest nuk është gjë tjetër veçse fruti i një pune së keti komisioni Greko – Sërb, që punon në menyrë sekrete këtu në vendin tonë , duke konsumuar miliona e miliona dollar ( $ ) & euro ( € ) në punën e tij të mallkuar kundër vendit tonë.

    Ky Komision studion dhe zgjedh djem dhe vajza të shkathta dhe inteligjent dhe kështu duke shfrytëzuar gjëndjen e tyre ekonomike apo edhe abmicijen e trye pra për tu bërë dikush, pasi rekrutohet nga ky komision , dhe paguhet si ” frangu pulën ” pikerisht kur e sheh se është përgatitur për të dalur në jetë dhe e urdhëron atë që të futet në atë parti që dëshiron komisioni, dhe të tërheqi vëretje , si të drejtuesve të partisë ashtu dhe Shqiptareve që militojnë për Idealet e kësaj partie. Në këtë mënyrë partia ku ai / ajo është futur e ku nuk ka asnjë ideal të kësaj partie , mashtron votuesit dhe keshtu zgjidhet në forumet drejtuese ose behet minister & kryeminister duke qen agjent i angazhuar prej kohesh. Në këtë gjëndje është kategoria e këtyre njerëzve që s’kan as një ideal në jetë veçse parave që u jepen nga komosioni në fjalë Greko – Serbë, e që pjesen më të madhè si të koroptuar që janë vjedhin parat e shtetit për të nxjerur familjet e tyre nga gjëndja e tyre varfanjake e përhershme dhe varfëria ku kan lindur. Në të njejtën kohë kur këta përfaqesues të pa besë , pa ideal dhe tè pa skrupullt , rastisë që të dërgohen të jetojn jasht shtetit dhe të bredhin nëpër botë duke bërë shpenzime që bejen përfaqësuesit Amerikan , në mos edhe me tepër duke haruar se janë perfajsusit e shtetit më të varfër të botës.

    Kështu falë punës së keti komisioni sekret Greko – Sërb , Shqipëria e tradhëtuar në idealet e saj nga puna e këtyre misionarëve të shitur , mbetet preng më shumë se një shekull dhe ka kaluar dhe kalon kohen e saj me problemet që lëshojn greket dhe serbet si Vorio Epiri . Çeshtja Çame po ajo që është më e habitshme është fenomeni i vareve të ushtarëve greke te rene ne Shqipëri gjate luftes italio – greke. Ndersa kombet e tjere te cilet u vriten ushtaret jasht teritoreve te tyre bejen cdo gje për ti marr kufomat per tua derguar familjeve perkatese. Kurse greket nuk lane gjë pa bërë duke ç’varrosur edhe civilët Shqiptar duke i paraqitur si ushtar grek. Me qëllime shume te dyshuara. Të njejten gjë kunder Shqipërisë kan bere dhe bejen dhe serbet , duke krijuar probleme te pa qena. Si psh. 1). Trepçia ,2).Kisha e Deçanit. , 3). Shënaumi….etj.

    Fshqinjëve tanë u ka ngecur ora një shekull pas dhe harojn se sot ekziston një evropë e bashkuar e cila drejtohet nga politikan të ndershëm të sprovuar dhe të afte te cilet nuk e han kollaj Kokrën e Ullirit Mashtruse, ashtu si e hëngren baballarët e tyre dikur pas luftës së pare boterore , dhe qe e coptuan shqipërinë në mënyrën më skandaloze në historinë e njerzmit.

    Perfundimisht duhet thënë se shqipëria qoftë kur e ka timoni ne dore e djathta apo të majtet , në pjesen e saj më të madhe drejtohet nga këto agjentë të cilët duke ju bindur atyre që va japin parat, dhe futen dhe pranojn bisedime dhe kërkesa jetike apo sekrete që në një kohë keta nuk duheshin te diskutoni keto gjëra. Prandaj Shqiptaret perderisa të mos të arinë të neutralizojnë veprimet e këtyre agjentëve prej jashtë , Shqipëtarët nuk do të bëjnë gjë tjeter , vetëm se të rahin ujë në havan , duke mbetur në ” vend numëro ” pikerisht siç duan kumshit tanë të mësipërm Greko – Sërbet.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje