Sfilatë me “Armani”, e dy kombeve më leckamane të Europës

27 Mars 2015, 09:31Blog TEMA

Gratë dhe burrat e dy qeverive, ca manekinë tebdilë që po sfilojnë me veshje “Armani”, derisa prapa kanë kombet më leckamane të Evropës – Kosovës dhe Shqipërisë – duke iu shitur kopalla qytetarëve përmes parullave të forta, por anakronike, si ajo “Një popull – një tokë – një ëndërr”. Mirëpo, duke e zëvendësuar nocionin “një komb”, me atë “një popull”, Tirana zyrtare përfundimisht njohu kombin e ri – atë kosovar

 

Nga Halil Matoshi*

Duke menduar se lashtësinë e ka aleate, Tirana zyrtare e ka rikthyer nocionin “popull” për të thënë “komb”, duke imituar keq parullën ameriko-latine: “Një shtet, një komb, shumë popuj”.

Kategorinë “popull” e ka barasvlerësuar me nocionin “komb”, përderisa dihet mirëfilli se populli është një bashkësi njerëzore që lidhet me një territor të caktuar, por që mund të ketë përkatësi të ndryshme etnike, ngase, etnia po ashtu, është kategori tjetër identitare, por që të dyja si konstrukte të dala tashmë nga historia.

Kryeministri Edi Rama duhet të kishte më shumë kujdes në shfaqjen e tij që përkufizohej si turbofolk oral dhe vizual, sepse sot janë ca inferiorë e të padijshëm në Qeverinë e Kosovës, e nesër mund të ketë një Qeveri kosovare-centriste, që nuk vjen në Tiranë të marrë dorë e t’i pyesë disa kinse figura kombëtare se si shqiptohet ose si shkruhet një fjalë në standardin ’72 të shqipes, por do të shkonte për të gjetur partnerë të mirëfilltë për emancipimin dhe perëndimorizimin, për demokratizimin dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës, pra për mirëqenien e dy shteteve përkatëse (Shqipërisë dhe Kosovës.)

Së këndejmi, qytetarët e të dyja shteteve në vend se t’i lejojnë strukturat e pushtetit që t’ua manipulojnë ndjenjat atdhedashëse me këso parulla etnonacionaliste, duhet të ngrihen e t’i thonë jo “tritolizimit” (Shqipëri) dhe jo “zaptimit” (Kosovë) të tyre.

Ato 11 çështje për të cilat u diskutua e që u hodhën në letër dhe u nënshkruan nga ministrat përkatës të të dyja shteteve, e që dy Qeveritë tentuan t’i shesin në publik si marrëveshje historike (realisht janë arritur vetëm tri marrëveshje), nuk janë tjetër pos protokolle (tri sosh) dhe memorandume mirëkuptimi (pesë sosh) që nuk janë obliguese.

Marrëveshjet ndërshtetërore kanë anashkaluar “dhimbjet e kokës” për pataten, çimenton dhe tregun e përbashkët (sidomos të punës) duke u fokusuar vetëm në fushën e arsimit.

Sipas Bajramit, u dashka të lypset ndihmë nga universitetet shqiptare për të krijuar standarde unike evropiane në këtë fushë!?

Kjo s’do koment!

Dhe, besohet se edhe fushën e arsimit do ta kënaqin krejt, si në rastin e Universitetit të Pejës, ku nga 505 diploma, vetëm dy kanë qenë ose janë konsideruar të rregullta, përderisa 503 false!?

Po mirë, na thoni që të ekzaltohemi, sa shqiptarëve iu gjet një punë me këto “11 marrëveshje”, ose sa shqiptarëve ose kosovarëve iu zgjidhen hallet?

Asnjërit, për be!

Ministri patriot – i Arsimit kosovar – e ka emrin Arsim, e kjo është vërtet shumë sinjifikative, për një pjesëtar të një populli rob të përjetshëm, deri në intervenimin e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës, më 10 qershor 1999.

A keni dëgjuar për emër serbianësh ta zëmë: Obrazovanje?

Jo, sigurisht dhe s’keni për të hasur kurrë një emër të tillë!?

Kosovarët e kanë pasur vetëm këtë ëndërr: arsimimin, një shekull nën robërinë e tri Jugosllavive dhe një Serbie armiqësore…

Prandaj, Bajrami edhe sillej në Tiranë si një arsimtar, të cilit i skuqen veshët para drejtorit, që simbolikisht përfaqëson autoritetin (në këtë rast shefin e tij, Hashim Thaçi) ose si para inspektorëve komunalë (që përfaqësojnë pushtetin/shtetin), që në këtë rast ishin ministrja e Arsimit shqiptar dhe shefi i saj Edi Rama.

Bajrami i referohej Shqipërisë si “shtet amë” (në emisionin “Shqip”) ngase ai tërë jetën e tij nuk do ta tejkalojë atë që përthekon emri i tij si nocion: arsimin!

Pse nuk ka shtet amë dhe babë, por ka shtete, republika autonome sovjetike dhe provinca autonome (sipas koncepteve perëndimore).

Porse një kombi modern dhe një shoqërie politike i duhet emancipim qytetar dhe perëndimorizim para së gjithash.

Arsim Bajrami si konstitucionalist me shkollë (njëri ndër shkruesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës) nuk e kupton se cili shtet është amë e cili shtet është njerkë, sepse asnjë shtet nuk ka as amë, as babë e as njerkë, por është produkt i ideve të elitave politike dhe kulturore, që e përbëjnë një lëvizje kombëtare.

Por Bajrami nuk e kupton idenë themeltare, atë të një atdheu të lirë, që është realisht shteti kombëtar, sepse kulmi i organizimit të një shoqërie të lirë është shteti sovran kombëtar.

“Atdhe. Pa asnjë dyshim ekziston domosdoshmëria për të pasur atdhe dhe ndonëse nuk mund ta definoj më qartë se çfarë ndiej si atdhe, prapë pa ngurrim mund të them: kam atdhe, nuk jam pa atdhe, jam i lumtur që kam atdhe, por a mund të them se Zvicra është atdheu im?” – shkruante Max Frisch.

Ky zotëri është mësuar ta ndiejë, ta perceptojë veten dhe të sillet si pjesëtar i një pakice kombëtare (kombësia shqiptare në ish-Jugosllavi) karshi shtetit amë të Kosovës – që është Serbia – nga këndi kushtetues – juridik dhe i së Drejtës Ndërkombëtare (Shih: Marc Weller “Shtetësia e kontestuar”).

Republika e Kosovës nuk ka dalë nga konstitucioni i Republikës së Shqipërisë si shtet i pavarur, por nga ai i Republikës së Serbisë.

Po ashtu, duhet përkujtuar Bajramin se vetëm Serbia e ka institucionin e Amzës (Matica Srpska), sipas dioptrisë së të cilës “Ama” e ka të drejtën ekskluzive të përkujdesjes ndaj “fëmijëve” që vegjetojnë në periferi të një Piemonti imagjinar, dhe sipas kësaj logjike, aty ku është një serb është Serbi.

Por të pyetemi së pari se ku e çoi Serbinë ky koncept nacionalist?.

Në fashizëm konsensual dhe në luftë me tërë botën.

Pse tash përdoret fjala popull e jo komb si në epokën e Berishës?

Dhe si ndodhi që Tirana nga ky takim spektakolar e njohu de facto kombin kosovar?

Sepse politikëbërësit e Tiranës kanë filluar të reflektojnë se me nocionin “jemi një komb” po i lëndojnë ndjenjat patriotike të shumë kosovarëve, kështu që kanë zgjedhur fjalën popull, si një nocion shumë më neutral, por që shkon prapa në kohë, deri në antikitet, pra është një term primitiv për të identifikuar një bashkësi njerëzore.

 

Koncepti popull për kushtet e një shteti modern kombëtar është koncept primitiv (anglosaksonët e përdorin për: njerëz/disa njerëz), por ja që shumë shqiptarë dhe mashtrues që janë ngjitur në pushtet, në të dyja vendet ku jetojnë shqiptarët etnikë, duke mos ditur ta bëjnë dallimin mes popullit, etnisë dhe kombit, na shfaqen si “shpëtimtarë”…

 

Koncepti “popull” qëndron neutral sa u përket origjinave etnike, është njëfarë amalgame e barasvlershme me “civilin” modern dhe daton që nga Roma antike.

“Populus Romanus, ose “njerëzit e Romës” janë njerëzit që kolektivisht mund të fitojnë pasuri, të bëjnë kontrata dhe të emërohen trashëgimtarë. Pronë publike e përfshirë në pronën e thesarit. (Shih:.http://www.britannica.com/EBchecked/topic/470503/populus-Romanus)

Duke qenë kështu, shqiptarët mund të konceptohen si një popull (parashtetëror), porse në realitet janë tashmë dy kombe politike dhe këtë fakt po e dinë shumica e atyre ministrave që turpërohen kur e zënë veten n’zgabim, duke folur me konceptet kombëtareske të ideologut otoman me origjinë shqiptare Sami Frashri (koncepti kawm – uma ose ymeti), pra me gjuhën e shekullit 19 në shekullin 21, kur po koturohet projekti më i madh perëndimor, ai evropian…

Patriotizmi është shndërruar në mallin më të lirë të disa oligarkëve dhe disa pjesëtarëve të estradës (tallava, turbofolk e rap) që po e rikthejnë në skenë një nacionalizëm romantik të shekullit 19.

Deklarata e presidentes së Kosovës, Jahjaga, kur tha se ideja e bashkimit kombëtar është ide e shekullit të kaluar, (parimisht është e drejtë, ndonëse si ide evropiane – ideja kombëtariste – është ide e shekullit 19) është e drejtë, ngase ajo është zgjedhur nga një trup zgjedhor kosovar për të drejtuar një komb sovran dhe paguhet po nga taksapaguesit kosovarë për punën që bën; të sigurojë unitetin kombëtar!

Dhe në këtë sens jam krah saj.

Po pse mund të cilësohej ky takim si hipokrizi e dy qeverive?

Takime të ngjashme po organizojnë edhe qeveritë e tjera të kombeve ballkanike, sepse kjo njëherësh është edhe agjendë e BE-së, mirëpo larg trumbetimeve e shfryrjeve nacionaliste.

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës po i përdorin këto mbledhje të përbashkëta për nevoja të brendshme (duke mos mund t’u japin bukë qytetarëve – po u japin lojëra, mimikëri patriotike, flamuj e turbofolk).

Në anën tjetër, një hit i nxehtë turbofolk, i modelit të Ceces dhe Arkanit, i “ka mbytur” kanalet televizive, andej e këndej kufirit shtetëror, një temë muzikore me sfond ultranacionalist, por me sportin si paravan dhe ku i brohoritet “Shqipërisë etnike” dhe “Shqipërisë së madhe”, (dy kinse-projekte që u shfaqën gjatë kohës së fashizmit, por që dështuan) e ku valëviten flamuj e bëhen be të mëdha, derisa Shqipëria po vuan dhe dridhet nën peshën e goditjeve me tritol.

E ku për vrasjet me porosi të lidershipit politik flitet me lehtësi të padurueshme dhe ku mbretëron pasiguri totale, kurse Kosova (njerëzit e saj) po zhvendoset nëpër Serbi, nga Hungaria e tutje, nëpër botë, duke lypur një copë bukë dhe pak lumturi.

Në anën tjetër, po kësaj Qeverie, e cila po e ngre “fallusin patriotik” në Tiranë – Qeverisë së Kosovës – i është diktuar nga Ivica Daçiqi (ministër i Jashtëm serb) që të mos guxojë të nxjerrë kund një flamur a një shenjë të saj, si dëshmi që është shtet.

Sipas medias kosovare, kushtet e “njeriut të Sllobës” i cili, sipas ish-presidentit serb Boris Tadiq, paskësh dashur ta riniste luftën në Kosovë, Qeveria Mustafa & Thaçi i ka pranuar në heshtje!?

Prandaj, kosovarët nuk mund t’i besojnë një Qeverie të tillë dhe “përrallave të saj me mbret” dhe as retorikave të saj patriotike-demagogjike që thjesht e identifikojnë si Qeveri inferiore karshi Tiranës zyrtare!?

Ashiqare, këtë turbofolk që po e shesin si patriotizëm e kanë vetëm për ta forcuar pushtetin e tyre personal.

Për famë dhe pare, por jo për ndonjë hair!

Koncepti atdhe dhe shtet, me të cilin shumica e kosovarëve nuk po mësohen dot – por që shqiptarët e kanë tejkaluar tashmë këtë leksion – sepse secili shtetas (qoftë edhe me origjinë greke, maqedonase, vllahe ose serbe e boshnjake) i është luajal shtetit kombëtar të shqiptarëve, e jo shtetit ku jeton etnia së cilës i takon për nga origjina, dhe kjo ka shumë rëndësi për kohezionin e një shteti dhe kombi modern, rëndësinë e së cilës nuk e akcepton dot Mister Rama, i cili deklaroi në dehje e sipër nga simbolikat patriotike, që mund t’i shkojnë emisionit “Shqip” të një televizioni privat shqiptar, por jo një kryeministri…

Ai gaboi rëndë kur tha se serbët në Kosovë i kanë kuotat e garantuara në Qeverinë e Kosovës, e n’dashin lë të rrijnë n’dashin lë të shkojnë, por Rama nuk e di se me “shkuarjen” eventuale të tyre, ata pretendojnë të marrin edhe tokën me vete, mbi 15 % të territorit kushtetues kosovar dhe me resurse të pamatshme kombëtare të Kosovës!

Prandaj kryeministri shqiptar duhet të ketë kujdes, sepse sot janë ca inferiorë në Qeverinë e Kosovës, e nesër mund të vijnë disa kosovarë të tjerë, partnerë të vërtetë për emancipimin dhe perëndimorizimin e shteteve përkatëse (Shqipërisë dhe Kosovës), por jo për “tritolizimin” (Shqipëri) ose “zaptimin” (Kosovë) e tyre.

Harrojini uniformitetin dhe mendësinë kolektiviste, kthehuni tek ideja e bashkimit në diversitet – rreth vlerave të përbashkëta evropiane.

Lidershipët e të dyja vendeve nuk do të duhej të talleshin me qytetarët (që i pandehin injorantë!?) për bashkimin e shqiptarëve në BE, sepse në Bruksel eventualisht shqiptarët do të bashkohen edhe me serbët – përreth vlerave të përbashkëta evropiane.

Prandaj kjo parullë e shpifur “alla shqiptarçe” është hipokrite.

Shqiptarët etnikë të Kosovës tashmë janë “njësi e rritur” – komb sovran – si të gjitha kombet e tjera që aspirojnë t’i bashkohen Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Dhe në këtë aspiratë ata synojnë bashkëpunim normal me të gjitha kombet, veçanërisht me Shqipërinë, me të cilën i lidh gjuha e shumicës (shqipja), origjina e pandehur e njëjtë dhe “traditat e shpikura” (Smith.)

Kosovarët, pra, duhet të angazhohen për një Shqipëri demokratike e të mirëqenë, ku sundon ligji dhe ku janë të lumtur të gjithë qytetarët e saj. Ata e duan një Shqipëri shtet normal dhe vërtet moderne, e jo një tokë që dridhet nën këmbët e politikanëve hajdutë dhe mujsharë e egërshanë.

Por ata, para së gjithash, duhet t’i japin besnikëri e lojalitet Republikës, ta rimëkëmbin atdheun e tyre: Kosovën!

*Koha Ditore

60 komente në “Sfilatë me “Armani”, e dy kombeve më leckamane të Europës”

  1. shkodrani(AUSTRI) says:

    Per nje nje qytetar te thjesht kendej nga Shqiperija ky shkrim nuk vlen asgja…shkruani ma thjesht po deshet te ju kuptoj pupulli.Pastaj titulli me duket pak i gabuar …shqiprija e kosova jane nje komb por dy shtete.tung

    1. Majlinda says:

      Fakti qe ti zoteri Matoshi, qe ke shkruar kete artikull quan popull “rreckamane ” te Shqiperise dhe Kosoves, nuk ka me llogjike apo deshire te lexosh artikullun tend te stergjatur me hollesira te panevojshme. Ty te te vij TURP qe i vendos ketij artikulli kete titull, Asnje Francez, apo Gjerman, apo nga cfardo vendi i Europes nuk e shan vendin e tij me kete gjuhe. Une pashe vetem titullin, dhe nuk kam me deshire te lexoj se cfare shkruan ti – “sharres i vendit tend “

      1. Mondi says:

        Nuk me duket aspak ofendues titulli … eshte e vertete, jemi populli me leckaman i Europes
        Turpin duhet ta mbajne ata te veshur me armani, qe kostumet u kushtojne me shume se te ardhurat e deklaruara vjetore.

        1. Toni says:

          Nuk ka asgje te keqe qe ne si popull te mos paraqitemi si arixhij. Por Matoshhet si ketej e si andej jane njelloj, nje specie si Berisha, serbofil. Vetem shajne vendin e tyre. Gjerat behen dale nga dale sepse Europa dhe Amerika na kane zene per fyti dhe sguxojne te na lejojne te bejme ate qe duhet bere BASHKIMIN. Matoshi eshte shume kritik ne cdo gje por nuk ofron asnje zgjidhje. Kush jane zgjidhjet qe ofron ti more zoteri? Cfare do te shikosh ti te ndodhe midis Shqiperise dhe Kosoves? Juve akoma sjeni shkeputur nga serbet dhe Serbia. Duhen njerez te guximshem dhe me vizion te krijone nje komb sic ka qene me pare: SHQIPERIA.

        2. sit back. and.. relaks →→→→ says:

          Ja sa te gjeje dhe ky dritaren e tij televizive si lubonja me 10 mije euro ne muaj dhe sdo shaje me njeri.

      2. Toni says:

        Ky ne vend qe te inkurajoje qeverite qe te punojne se bashku i pelqente me shume Berisha qe conte uje ne mullirin e Milloshevicit dhe ne percarje te forcave politike Kosovare e Maqedonase. Keta jane te gjithe UDB-ashe more! C’fare do ti qe te benin dy qeverite more tutkun? Te pakten po japim shenja te nje afrimi dhe te nje deshire per tu afruar. Si do ti qe te ishin veshur qeveritaret me rrecka? Europa na quan delen e zeze te saj, por do te na quajne edhe rreckamamet e Europes. Sigurisht qe jemi rreckamane dhe fajin nuk e kane qeverite perkete gjendje por e ka Turqia dhe Serbia qe na mbajten pushtuar per 500 dhe 600 vjet dhe na moren te gjithe pasurite tokesore, ajrore, ujore, detare, dhe njerezore. Po perse kerkon dy shtete ti more serbovic dhe jo nje shtet? A nuk eshte kjo rruga qe te con atje ku do Serbia, dy pjese te Shqiperise ne dy shtete te vecanta te ndara dhe ne sherr me njeri tjetrin, ashtu sic e beri ai bastardi, dhendri i Serbise dhe UDB-ashi Sali Pashe Toptani. Nese Ministri juaj quhet Arsim, te pakten ka emer shqiptar, ndersa emri jot eshte turk. Pra pas 500 vjet pushtimi nga hordhite turke ti je krenar qe ke nje emer turk dhe te ben te ndihesh keq qe nje baba patriot i Kosoves e quan te birin e tij me nje emer shqiptar dhe me deshiren qe i biri te jete njeri i ditur dhe i civilizuar. Shume keq more ti Matosh djali. Sherbejini shqiptareve dhe berjes se NJE Shqiperie origjinale, dhe jo TE MADHE (sic na akuzojne serbet), dhe mos leni nam duke kerkuar njohjen ne cdo cep te botes, kur ne fakt duheni te bashkoheni me pjesen tjeter qe u shkepute, SHQIPERINE. Hajt TUNG tani!

      3. I.M. says:

        Majlinda
        Mire ben qe nuk e lexon artikullin,sepse do te ta neveriste dhe me keq.
        Z.Matoshi duke vene masken e atyre qe kritikojne qeverite dhe pushtetaret ka shprehur hapur me dashje apo jo anti-Shqipetarizmin e tij.
        Te jesh kunder qeverive dhe pushtetit,ti kritikosh ato eshte noprmale per nje te ardhme me te mire,por qellimi i shkrimit te Matoshit qenka tjeter dhe duke pare nga komentet kete qellim te tij te gjithe e kane kuptuar dhe po e demaskojne.
        NJE KOMB-NJE POPULL.

    2. Sharmuta says:

      Bravo Matoshi.Gjithnje i lexoj me knaqsi shkrimet e tua.

      1. refugjati says:

        Po edhe ti serb duhet ete jesh nuk ka arsye tjeter. edhe nga pseodonimi dukesh shar-mut…

      2. I.M. says:

        Ti ose nuk do jeshe Shqipetar,ose nuk do te jemi shumica absolute e te tjereve,ose nuk e ke lexuar fare komentin.

  2. tafili says:

    po ci nxirni shkrimet e ketij antishqiptari.ky mut dihet qe eshte i damkosur si kreminel i popullit mbare shqiptare.

    1. Toma says:

      AS NE KOHEN E SALIUT SJANE PARE NDONJEHERE KAQ SHUME HAJDUTE DHE KRIMINELE TE MBLEDHUR BASHKE!

      FLAKEN!!!!

  3. krenare kucuvare says:

    Mendoje se Kosova edhe Shqiperia jane nje kombe edhe Ilirida edhe Cameria perbejne pjesen tjeter te popullit tone te shume vuajtur por disa gazetare te shitur tek Armiqte e Races Shqipetare duan te na paraqisin si leskaman e te varfer qe duhet ti perulemi Armiqeve edhe kjo nuk ka per te ndodhur kurre,,,Rrofte Populli Yne.,,,Rrofte Kosova.,,,Rrofte Ilirida e Cameria edhe Presheva e Bujanivski

  4. Dani says:

    Ha ha ha Vetem titulli mjafton.

  5. prokurori says:

    Se cfar ke andej nga Kosova o Matosh eshte puna jote. Fol sa te duash dhe shkruaj c’far te duash por per ketej nga Shqiperia laje gojen perpara se te flasish per Edi Ramen.

    1. Dibra says:

      Parti Enver-Jemi Gati Kurdohere!!

    2. mondi says:

      haha kane filluar prokuroret mbrojn si kelysh edi ramen, pasi marrin urdhrat nga kryeministri me i lodhur. Servilat me te medhenje jane nga “drejtesia”

      1. Majlinda says:

        Cdo thonit po te ishte K/Prokurori i zgjedhur nga e majta ? sju vjen mbas avazit, keq te te kerkosh qe te kete drejtesi ne kete vend per te gjithe njesoj, dhe keq te mos e kerkosh nje gje te tille ! jemi shqiptare te cuditshem, dhe shumica pa llogjike ne koke !

    3. smira says:

      Edhe Enver Hoxhen kur e kem permen me ni vakt e kem pas la gojen ,po ju la bothecullak sot e asaj dite

  6. xhaja says:

    Veç neveri per kete legen pseudogazetar , me gjuhe kobre

  7. alma hoxh says:

    Nuk ja vlen ta lexosh qe nga titulli,une ne shtepin time kam ngren buke me vaj ulliri dhe krip por kur nuk kam then jam lexkaman…….turp ,turp,….

  8. z says:

    Te vetmen shpres kam tek p.m. Rama,shum e sakt nje sfilate mode me veshje DIZEL e Armani, nuk ke q’i thua,perfaqesues te dy shteteve e te nje kombi
    me leckaman ne Europe.

  9. feriti says:

    kur thua dy kombe duket sa leckaman je ne ndergjegje zotrote

  10. Gjorku says:

    O zotni Hal(e)il ! E para ju paskeni njè shikim tè keq, ne jemi njè dhe vetèm njè komb dhe jo dy ! E dyta mund tè jemi tè varfèr ndoshta dhe ‘leckamanè’ por kjo kurrè pèr fajin tonè dhe varfèria nuk èshtè aspak turp! Turp èshtè tè jeshè injorant, hajdut dhe kriminel! Turp èshtè tè ofendosh njerèzit e tu nè sy tè botès!
    Liveret lahen e lahen, gjithmonè nè shtèpinè tènde dhe jo tek kroi i fshatit !? Ndryshe tè quajnè Matto-sh (i çmendur) ! Pèr fat je i vetèm e njè tè tillè ‘shtèpia’ ( Kosova ) e mban. Zoti Halil! Kur shqipètarèt tè bèhen njè ‘shtèpi’ e vetme, nuk do tè ketè mè vend pèr ty dhe Lubonjèn. Njèrit i duhet tè marrè ferrèn !

  11. Iliri, Kaçanik says:

    Me leckaman gazetar si ti nuk besoj se mundë të gjendet ne Evropën Juglindore, z. Halul Makushi. Po kush je ti more fundrrinë, që gazetarinë e mësove nepër kafenetë e viteve 90-ta të Prishtinës, dhe mendon se je më i dituri ndër të tjerët. Mos mendo se ti je i pari qe e shpike kombin kosovare, këtë teori të ‘ndritur’, para teje e para llojit tend amfib këtë teori e tha Akademia e Shkencave serbe- armikja më e madhe e kombit shqiptarë, që asnjëhere dhe për cdo pushtet në Sërbi përgatiti planet per asimilimin dhe shpernguljen e popullit shqiptarë në ish-Jugosllavi.

    Turp për ty dhe gjithë ata që marrin mendimin tend!

  12. GJILANASI says:

    … LEGEN …

  13. Iliri, Kaçanik says:

    Kosova si term gjeografik i takon Shqipërisë, sepse asaj padrejtësisht edhe iu more.
    Prandaj, edhe është normale që Prishtina për shumëcka të merrë edhe mendimin e Tiranës zyrtare, deshi ndonjë zvarranik apo jo.
    Mendoj se po bëhet shumë zhurmë nga te dy qeveritë, duhet punuar në heshtje por me punë konkrete që sa më shpejtë të vijmë tek finalizimi që shumë nga baballarët tanë u sakrifikuan për këtë Ideal.
    Rroftë kombi shqiptarë, Rroftë Shqipëria e bashkuar!

    1. Aua :) says:

      Te lumte goja, o vella! Pershendetje nga Tirana, motra binjake e Prishtines! ?

  14. latif says:

    Te verteten po thote.Zene rradhen ne bashki per assistenca,kapardisen me makina luksi.Sot s`kane buke,sa kane ardhe nga fshati me qera, neser kapardiset si ndertues me 20 dyqane poshte 20 kateshave.Ec e gjeje sekretin e pasurimit!.Edhe keto televizionet,qe organizojne pasarela dhe spektakle miljardere,nuk u paguajne rrogat punonjesve,ato rroga mizerabel,qe kane.Kombin e ngre ekonomia,jo shtirja,dukja,karshilleku.

    1. sit back. and.. relaks →→→→ says:

      ky eshte kapitalizmi, sot je zero neser je milioner dhe anasjelltas.

  15. eri says:

    turp te kesh more idiot qe flet keshtu ne vend qe ti perkrahesh shpif gjera more shkja i dreqit ik ne serbi ne qofte se nuk te pelqejm si komb

  16. flamur says:

    Nje shkrim i hartuar ne beograd i perkthyer nga nje legen. Turp per meron qe e boton. Kjo nuk quhet fjale e lire.

  17. idal says:

    Ka vetem nje komb o ordiner, kete idiot duhet te bejme synet nga koka ne koke.

  18. z says:

    @Ilir,Kaqanik
    mua nuk me vije turpe ta quaj vehten leckaman,por turp duhet te ken ata qi e zhvaten dhe i grryen token popullit Shqipetar, e ti shko ne pi.. satam mer bythlepirs.

  19. Albani says:

    Shkrim anti-kombetar,qe deshiron nje komb ta ndaje ne dyshe.
    Idioti permend dhe Smith-in i cili dihet qe eshte alergjik ndaj cdo gjeje Shqipetare.
    Mutoshi e perqafonka dhe mendimin e Smithit per gjoja tradita te shpikura.
    EGZEMPLAR QE MESHUME BEHET NGA TRASHESIA ARMIK I KOMBIT,SESA NGA DESHIRA.

  20. Tarras Zhapkoqi says:

    Titulli eshte i qellimshem dhe mjaft ofendues. Gazetari mund te thote c’te doje per kostumet armanologjike te qeveritareve, me me ne popullin shqiptar e kosovar qe perbejme vetem nje komb, te mos haje mut kot se do te semuret!

  21. fatmiri says:

    S’mund te komentoj gjate se nuk ja vlene. Nje shkrim antishqiptar i Halil Matoshit. Sot cilido ka te drejte te shkruaj e flase si do ai, ndersa vleresimin ta bejne te tjeret. Halil Matoshi=sa nje ordiner grek ose serb. Po Mero Baze perse e ka nxjerre kete? Ndoshta ishte faqja bosh dhe plotesoi ate duke mos marre parasysh demin qe sjell.

  22. Trimi says:

    Ke komb quan leckaman o kurva e serbit?
    Ti je plehra o pallosh.

  23. Illo says:

    Nuk e kam pas ditur se paska antishqiptare me te eger se Sali berisha , qenka gazetari skollastik , Matoshi . I. Foto

  24. Plisi says:

    Matoshovic, jami nje komb o kokrra Wutit! pamvaresisht dy “shtetesise”!
    Sido qe te jete shkrimet tua jane shume te varfera dhe qelbin ere shtate(7)dite larg!

  25. Jaku says:

    Artikullshkruesi s’eshte gje tjeter vetem se nje kokorroc gazetarie dhe sherbetor i dashakeqeve te kombit tone, qe kakaris sa here behet ndonje gje me pak apo shume vlere per kombin me te vuajtur te kontinentit europian.
    Une nuk jam naiv dhe e di se kombet bask dhe katalonas jane ne Europe, por nuk jane te bashkuar dhe kjo mund te na ndodhi edhe neve prandaj mendjet e mprehta per kete duhet te punojne e jo te shofin gunat apo kostumet.
    Keta soj sherbetoresh jo vetem gazetare si ky Matoshi dhe propaganduesit e tij dhe politikane si Berishovici me tritolvenesit e tij, por dhe profesione te tjera jane si ato lodrat e seksit qe pasi i zoti e ben qefin i le ne nje cep per t’i perdorur heren tjeter kur padroni i tij nuk ndjehet mire nga koka ose nga prapanica.
    C’do komb ka jashteqitjet e veta dhe ne kemi tonat problemi eshte se nuk duhet te gjejne vend ne shtypin qe pretendon se eshte i lire,pasi shtypi i lire nuk do te thote i infektuar apo me keq akoma i semure.
    Uroj qe moderatoret te mos e fshijne kete koment, por nese e bejne une e di se ne cilin kamp ata bejne pjese.

  26. çmatoshi says:

    Që të përdorim një fjalë të autorit “të ditur” Matoshi, ai me këtë shkrim e edhe me ca të tjerë, nëpër disa prej të cilëve nuk i mungon herë-herë edhe fryma e drejtë kritike, po duket më tepër me një “fallus” që ka ndërruar funksionin: në vend të hyjë atje e të dalë prej atij vendit që perëndia ia ka caktuar detyrë del në shesh për të dhënë mend. Po mirë, nëse “sfilata” nuk do bëhej me firmën Armani po me ca veshje leckamanësh, ashtu siç i shesh shqiptarët e kosovarët syri i Fallusit, vallë do t’u shtoheshin të ardhurat atyre dhe vallë do të dukeshin më me dinjitet?! Sa i përket kombit, ai e ka për zemër të sajojë kombe të reja njëlloj siç do mund të bënte një bukëpjekës me një përzierje brumi prej mielli misëri, gruri, thekre, elbi e miellra të lloj-lloj farërave. Kësaj gjëje Matoshi i vë emrin e përgjithshëm: bukë, pa e vrarë mendjen t’i shtojë përkatësinë e miellit. Punë e tij, në fund të fundit ka edhe ai të drejtë të ketë fiksimet e veta, me të cilat mendon se ndreq ndonjë gjë atje ku ka shumë gjëra për të ndrequr.

  27. demokrat says:

    Asgje e re nga Matoshi, vecse cilesia e shkrimeve eshte perhere banale, ndersa idete mund te klasifikohen si halucinante.

  28. refugjati says:

    1- O pallosh,patooosh, ti do ti tregosh Arsim bajramit dhe te gjithe shqipetareve se ç eshte kombi? 2-shteti ame i kosoves qenka serbia dhe jo shqiperia?gjetje e bukur halil patooshit. 3-per ty duhet te kujdeset serbia se ajo te paguan 4-Je shume i “zgjuar” pallosh vetem ti e ke kuptuar qe Rama e ka zevendesuar fjalen komb me fjalen popull. 5- Tirana po lendon vetem ndjenjat e halil palloshit dhe shezebedin spahiut. 6 – Vetem ti dhe spahiu din te besh dallimin midis popullit,etnise dhe kombit. 7-Ti pallosh mendon se sebia mund te sjelli ne poshtet, harroje edhe sikur nje shqiptare i vetem te ngelet mbi toke! 8 E vetmja gje te vertete qe ke shkruar ne kete artikull eshte se shqiptaret ne evrope do te bashkohen edhe me serbet ( bashkekomesit tuaj). Gazeta “tema ben nje gabim te madh qe shkruan artikuj te tille antishqiptare .

  29. h says:

    Nje pyetje kam per Matoshin nqs i lexon komentet: Perse duhet ti marrim citimet qe ben ti si fakte te kryera?

  30. kosovaeshteshqiperi says:

    Zoti Matoshi ne radhe te pare duhet te mesoje te shkruaj shqip dhe jo ne menyre te tille konfuze qe nuk e lejon lexuesin te kuptoje sakte se c’do te thote me kete shkrim. Ai perdor shpesh dhe krejt te panevojshme (nganjehere ne menyre krejt te gabuar)fjale te huaja (barbarizma). Citatet e autoreve te huaj te shkeputura nga kontekstiqe fut ne kete shkrim e bejne edhe me konfuz shkrimin e tij.
    Ai merr pozen e nje eruditi ne fushen e koncepteve per populin, kombin dhe etnine, ndonese nuk i ka aspak te qarta keto koncepte, qe pretendon tua shpjegoje lexuesve.
    Ai nuk kupton ndryshimin midis kombit civil dhe kombit etnik. Ndersa kombi civil krijohet nga shteti dhe mund te permbaje etni te ndryshme (ne kete rast shteti eshte primari dhe kombi eshte derivat ti tij), kombi etnik ekziston dhe ka ekzistuar pavaresisht nga shteti,edhe para krijimit te shteteve kombetare ne Europe, edhe brenda perandorive dhe nen sundime te huaja.
    Kombi shqiptar eshte nje bashkesi njerezish te lidhur nga historia, nga kultura dhe gjuha e perbashket, nga territori i perbashket dhe nga vetedija “Ne” (shqiptaret). Kombi shqiptar ka ekzistuar edhe ne mungese te nje shteti te pavarur shqiptar, ka ekzistuar edhe ne kohen e Skenderbeut, por edhe me perpara sic del ne dokumentat mesjetare, TE PAKTEN qe nga shekulli X, kur perandori bizantin Konstantin Porfirogeneti i identifikon ata si nje grup etnik i vecante, si pasardhes te ilireve. Ne kete histori shume shekullore ne trojet e sotme shqipfolese te Shqiperise, Kosoves, Malit te Zi e Greqise ka ekzistuar vetem nje komb shqiptar e jo dy.
    Ne dallim te qarte prej kombit etnik te tipit te kombit shqiptar, ne grupin kombeve civile hyjne kombe multietnike si Franca dhe Rusia por edhe Serbia, ne historine e se ciles njihen te pakten kater territore te ndryshme ne te cilat kane banuar, duke u perzier kudo me popullsi vendase.
    Shqetesimi i zotit Matoshi per perdorimin e shtetit ame eshte i pavend. Ai term justifikohet me faktin qe shteti Shqiptar u krijua nje shekull me pare dhe si i tille ka sherbyer gjate gjithe kesaj kohe si frymezim per idene e bashkimit te gjithe trojeve shqipfolese ne nje shtet te vetem kombetar, si force terheqese dhe katalizator i procesit te bashkimit te shqiptareve ne nje shtet kombetar.
    Ideja e zotit Matoshi per ekzistencen e nje kombi kosovar dhe nje kombi shqiptar ne rastin me te mire eshte e gabuar, corientuese dhe e rrezikshme. Ajo menjehere me kujton perpjekjet e rretheve ultranacionaliste serbe qe pretendojne se kosovaret flasin nje gjuhe te ndryshme nga shqipja, kur dihet se gjuha e perbashket eshte nje tipar themelor i kombesise.
    Duke e perfunduar komentin tim me nje shenim pozitiv, une e konsideroj kete shkrim te zotit Matoshi nje lajthitje dhe jo nje perpjekje per te percare shqiptaret.

  31. ALEX says:

    Po pse o Mero boton te tilla artikuj!Me kto do shtosh tirazhin ti! Me vjen te vjell kur mendoj se ti Mero e ke lexuar para se ta botoje!Ne emigrantet Temen lexojme por me kto artikuj do na e perplasesh deren ! Turp o Mero,per ty , se autorit nuk kam cti them!Ai ate qe ka brenda e nxjerr jashte, por nga tjeter vrime!

  32. az says:

    matoshi esht nji fashist debile pro-serbe.

  33. por ti qe shkruan keto je me leckaman se shqiptaret ti zoteri nga na ke ardhur ku jeton ne ndonje planet tjeter je nje cop idiot nje njeri qe se meriton te quhet shqiptar

  34. emigranti says:

    keqeardhje e madhe qe egzistojne gazetare te tille nr trojet shqipetare.

  35. gent says:

    E nje do te jet pasardhes i miloshevicit e ky ka koh qe e tregon veten.turp per kanalet televizive qe e prenojne kete dhe lubonjen.me gjake turko sebi..

  36. fatmiri says:

    Tani jam i bindur qe Mero ka bere mire qe e ka botuar ne gazete kete shkrim te Halil Matushit. Gjithe komentuesit ja kane dhene ate qe i takon dhe une i falnderoj si shqiptar, bashkombas i tyre. Nje shprehje e popullit tone thote: o balo te hengert tenja, e paske te ligen brenda. Dhe ne e kemi te ligen brenda.

  37. Gjahtari i Toponomis says:

    Çeshte ky idiot qe me sa duket ka vetem mbiemrin Matosh apo Matioshka se gjakun nuk dihet se cfare e ka. Sic shkruan eshte e sigurt qe nuk eshte gjak kosovari por i shperber sepse shqiptari kudo qe ndodhet dhe ne cdo rrethane apo fukaralleku, ai gjithmon eshte prezantuar sa me me shije dhe sa me fisnik. Shtepia e shqiptarit dje dhe sot kur ka nje feste apo sebep zbukurohet dhe prezantohet sa me e paster dhe sa me e bukur. Ky eshte shpirti i vertet i shqiptarit qe edhe kur ska te duket me veshje “armani”! Me sa duket ky idhetar i “kombit kosovar” ka alergji nga niveli ku kerkon te ngrihet dhe prezantohet shqiptari i sotem. Artikull me antishqiptar as nje Matoshk apo Mtoshioviç nuk do te shkruante !!!!

  38. BUJAR SHURDHI says:

    SHIKOHET QARTE KUSH ESHTE HALIL MATOSHI NJE PIJAN I RRENDOMT ,NJE KELYSH I ISHJUGOSLLAQVISE SI MIJRA TE TJERE ATJE NE KOSOVE ,KU DITEN E KALOJNE NEPER CAJTORE DUKE SHARRE KOSOVES DHE SHQIPERINE ,DMTH, KOMBIN SHQIPTAR,PRANDAJ NE TANI E DIME SA E DUAN KOMBIN SHQIPTAR NEKEMBESIT E QURANTI ME SHALL NE QAFE ATJE NE FUSHAT E PA MBJELLA …

  39. Fitim says:

    Ju nuk e shikoni qe albanistani ka zhvillim?
    Ne shekullin e 19te i konsideronin me bisht tani te pakten kane lecka,jane leckamane.

  40. brukselsi cecen says:

    edhe bythmuter
    edhe thon jem ly me parefum!!
    shqiptarqiqt!
    dhe kur ju thu jeni pa brek ne byth
    te thon jemi duke bo plazh!
    tamam si djajt
    rreckamanet dhe plenat e ballkanit!
    qe qelben planetin nga pordhet me er.
    cfar kombi cud!
    edhe ankohen dit e nat madje edhe ikin jasht shtetit ke shtetet e tjera sepse “nuk rrohet n shqipni”,edhe te cajn carin “ke shan leckaman ti more?”
    popull debil!
    ai prokurori kroat qe kishte arrestu kryministrin e tyre thoshte qe prokuroret duhet te ken dy gjera; te jen te zgjuar dhe te ken zemer te mir>
    kjo vlen edhe per popujt.
    por kombi shqiptar nuk esht as i zgjuar,as me zemer te mir.
    debilizem masiv thot tos lubonja.
    rrac e poshten!

  41. Aua :) says:

    Z. Matoshi, mendoj se fjala “nje popull” ne vend te fjales “nje komb”, eshte e goditur, tani per tani.
    E para, keshtu, formalisht shmangen komentet agresive te fqinjeve tane per nacionalizem.
    E dyta, nqs do perdorej qe tani fjala “nje komb”, bashkimi yne kombetar do te quhej si nje mision i perfunduar, pra bashkim vetem mes Dardanise dhe Shqiperise te mbetur. Keshtu shqipetaret ne trojet e tjera shqiptare, por ne shtete joshqiptare, do te ndiheshin te braktisur.
    Ne te vertete, procesi i nisur eshte vetem fillimi i korrigjimeve te padrejtesive historike ndaj shqipetareve.
    Ne kete shekull, do te kemi:
    – shtetin e riformatuar te shqipetareve (ndoshta edhe ne forme kon/federate);
    – shtetin e ri te Kurdistanit.

    Uroj te jetosh gjate qe t’i shohesh keto projekte te realizuara!

  42. Pelasgian says:

    ska thene noj te pavertet , Kosova eshte vendi me i varfer ne Europe ndersa Shqiperia kurre nuk e kam humb TOP 3 e saj ne vendet me te varfra te Europes , gjithmon e bashkangjitur me Moldavine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje