Nga zgjedhjet e 21 qershorit na ndajnë ende diçka më pak se tre muaj. Partitë e mëdha po përgatiten për një garë e cila do të ketë më shumë rëndësi si një test politik për palët, sesa si një zhvillim me peshë në fatet e vendit. Do të votohet për herë të parë mbi bazën e hartës së re territoriale, e cila krijoi shumë fërkime në gjysmën e parë të vitit të shkuar, por që tani është pranuar nga të gjitha forcat politike.
Një ndër betejat më interesante të zgjedhjeve lokale është tradicionalisht ajo e Tiranës. mjafton të kujtohet se në zgjedhjet e shkuara, në vitin 2011, numërimi i votave mes Ramës dhe Bashës nxorri fillimisht fitues të parin me vetëm dhjetë vota, çka u përmbys nga kandidati i dytë përmes një procedure hileqare dhe të pabesueshme. “U ndryshuan rregullat e lojës, pas përfundimit të lojës”, u shpreh një zyrtar i lartë amerikan me atë rast.
Këtë rradhë gara e Tiranës paraqitet si një situatë simetrike, por e përmbysur. Në 2011 ishte Rama ai që garonte si kryebashkiak, duke qenë njëherësh kryetar i opozitës. Në pozitën e tij identike, ndodhet aktualisht Lulzim Basha, njëherësh kryetar bashkie dhe kryetar i partisë më të madhe të opozitës.
Përtej kësaj rrethane kurioze, ajo që po ndodh në dy shtabet politike, ngjason sërish (fatkeqësisht) me precedentët e viteve të shkuara. Sidomos përsa i përket mënyrës sesi partitë e mëdha po veprojnë për të zgjedhur kandidatët. Në zgjedhjet e përgjithshme, duke parë edhe skemën përzgjedhjes dhe të votimit, PD e PS i kanë dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve në minutën e fundit. Mbahen mend zgjedhjet e vitit 2009, kur përfaqësuesit e dy forcave politike hynë në dyert e Pallatit të Kongreseve me lista në duar, vetëm në orët e fundit të afatit të parashikuar në ligjin elektoral.
Është e kuptueshme loja taktike që bëhet me kandidatët. Partitë ruajën në distancë njëra-tjetrën, për t’ja përshtatur kandidatin e tyre, emrit që do të vendosë në listë pala tjetër. Por nëse shohim atë që ndodh aktualisht me Tiranën, ku një kryetar partie dhe bashkie heziton të deklarojë nëse do rikandidojë ose jo, apo kur partia në pushtet vijon të bëjë sondazhe me emra të vërtetë ose të rremë, për të kuptuar se loja taktike ka kaluar caqet e një logjike normale.
Tirana është një qytet që ka nevojë të njohë jo vetëm emrat e kandidatëve, por edhe projektet e tyre. Ta ngushtosh garën vetëm tek emrat e garuesve, nuk ke bërë zgjedhjen e mirë për qytetin. Teksa PD përkundet në dilemën “Basha ose jo”, PS nga ana e saj, më saktë kryeministri Rama, lëkundet edhe ai mes zgjedhjes së një emri. Listës së disa ministrave apo zyrtarëve të tjerë të lartë, të cilët për hir të së vërtetës janë të vetmit që dalin para zgjedhësve me një produkt konkret, i janë shtuar këto orë edhe partiakë që rreken të dalin mbi ujë vetëm falë patericave të klaneve që kanë pas vetes. Nëse Rama zgjedh të kandidojë në Tiranë persona që mbështeten tek të tjerët, me parë sesa tek vetja, ai do të bëjë një gabim jo të vogël taktik, që mund të çonte vota tek të tretët. Më së pari tek kandidaturat e pavarura, të cilat identifikohen këto orë me emrin e Gjergj Bojaxhiut. Një pretendent serioz ky, për të mbledhur një pjesë të votës së protestës në qytet.
Kryeqyteti meriton një garë emrash, por edhe projektesh. Vetëm kështu në 21 qershor do të mund të votojmë bashkiakun me idetë dhe vizionin e tij dhe jo vetëm konjukturën politike që e ka zgjedhur.
kandidatet per na bashki te Tirones,do te shpallen ne momentin e fundit pasi ata do luhen si ne bixhos “asi” ne mengen e udhje-qesit te partise.
Kur lexon titullin e shkrimit te Minxhozit,mendon se autori do te permende nje sere kandidadesh,nga e majta dhe nga e djathta.Nuk permend asnje.Nuk permend asnje nga e majta.Nuk permend asnje nga e djathta.Asnje.Asnje.Asnje.
E megjithate,e permend nje…ky eshte Gjergj Bojaxhiu…!!!
Pas Mero Bazes dhe Eduard Zaloshnjes,para ca ditesh edhe Skender Minxhozi,Ben Andoni Lorenc Vangjeli te JAVA-s, i bene promon kandidatures se Gjergj Bojaxhiut,me nje shkrim te gjate atje.Sot,perseri,Minxhozi,ne nje menyre origjinale i ben promon Gjergj Bojaxhiut.
Keto jane vetem disa nga gazetaret e majte dhe prane qeverise,qe promovojne kandidaturen e Bojaxhiut,perndryshe,gjithe mediat e majta po po e promovojne Gjergjin.
Por,pse mediat e Edi Rames,gazetaret dhe analistet prane Edi Rames,po bejne fushate per Gjergj Bojaxhiun??!!
Pergjigja eshte e thjeshte:Gjergj Bojaxhiu eshte kandidatura ndihmese e kandidatures zyrtare te Partise Socialiste.Eshte,si te thuash nje fare kandidature B.
Perhere te pare ne historine e zgjedhjve,si Parlamentare ashtu edhe vendore,Partia Socialiste paraqitet me dy(2) kandidatura;me kandidaturen e vet zyrtare,qe do ta shpalle se shpejti,dhe me kandidaturen e Gjergj Bojaxhiut,e cila eshte ne funksion te kandidatures se pare.
Kemi dy kandidatura ne nje.
Kemi dy kandidate ne nje.
Socialistet kryeqytetas kane mundesi te votojne per dy kandidate,e prapeseprape te votojne vetem njerin.
Socialistet Kryeqytetas kane mundesi te votojne direkt dhe indirekt.
Socialistet kryeqytetas kane mundesi te japin voten per kandidatin zyrtar te PS-se,duke e votuar ate direkt,dhe/ose duke votuar per Gjergj Bojaxhiun.
Socialistet kryeqytetas qe jane merzitur dhe/ose zhgenjyer nga Edi Rama dhe PS-ja,porqe,gjithsesi,nuk e tradhetojne ate,kane mundesine e shkelqyer qe ta shprehin kete idhnim,duke mos e votuar kandidatin zyrtar,por duke votuar Gjergj Bojaxhiun.Keshtu ata edhe hakmerren ndaj partise se tyre qe i ka zhgenjyer,por edhe ia japin voten asaj, gjithsesi!
Eshte e vertete,qe ne kete rast,votuesi socialist do t’i ngjante asaj ruspijes se lenduar,qe i gjuan me dockat e vogla tradhetarit,e qe gjithesi i’a fal edhe kete radhe…por kjo nuk prish pune,se nuk e ka per here te pare!
Kur nje socialist e hedh voten per Bojaxhiun,te mos kete frike se i shkon huq,perkundrazi e ka hedhur ate me delikatese e bukuri,per kandidatin zyrtar socialist.
Cdo vote per Bojaxhiun,eshte vote per kandidatin e PS-se dhe Edi Rames.
Kur themi Gjergj Bojaxhiu per Tiranen,nenkuptojme kandidati socialist per Tiranes.
Kur themi Gjergj Bojaxhiu per Tiranen,nenkuptojme kandidatin e Edi Rames per Tiranen.
Eshte kjo arsyeja,se pse gjithe mediat e Edi Rames,gjithe gazetaret dhe analistet e Edi Rames,po bejne fushate te ethshme per Gjergj Bojaxhiun.
Eshte kjo arsyeja ,se pse gazetaret dhe analistet e qeverise si Zaloshnja,Baze,Minxhozi,Andoni,Vangjeli e shume e shume te tjere si ta,po i bejne fushaten Gjergj Bojaxhiut.
Ata qe te bejne fushaten,duhet te paguhen.Ky eshte rregull.Por,si cdo rregull edhe ky ka nje perjashtim.Gazetaret dhe analistet e majte qe i bejne fushaten Gjergj Bojaxhiut,e bejne ate falas!Nuk eshte nevoja qe te paguhen nga Bojaxhiu;po as ka mundesi ta beje kete ,meqe eshte “i pavarur”!Bile bile,nuk eshte nevoja qe as t’i falenderoje per kete sherbim te vyer qe po i bejne!
Po c’jane keta media dhe keto gazetare qe bejne fushate badihava?!A thua kaq altruiste na qenkan gazetaret tane?!
C’eshte e verteta,fushata qe po bejne mediat dhe gazetaret e majte per Gjergj Bojaxhiun,nuk eshte aspak falas.
Ata i paguan dikush.Dhe ky dikush eshte Partia Socialiste ne pushtet;dhe ky dikush eshte Edi Rama Kryeminister.
Aq shume para ka Partia Socialiste,sa ben fushate per dy kandidate,per kandidatin zyrtar,dhe per Gjergj Bojaxhiun.
Gjithsesi eshte nje investim qe nuk shkon dem.Perkundrazi,eshte nje investim i zgjuar.Kur te marre BAshkine e Tiranes,qe shpresojme te mos e marre,gjithe parate e hedhura ne fushate do te rikthehen shumefish.
E kete here nuk do te behej fjale per 20%-in e famshem ,por per 40% e tehu…
Sido qe ta llogarisesh, e djathta nuk po vendos dot per kadidatin qe do te humbe me dinjitet, kurse e majta nuk po vendos dot per kandidatin qe do te fitoje pa dinjitet. Keshtu sic eshte raporti i forcave, eshte e veshtire te parashikohet ndonje ndarje e elektoratit te majte, qe do te perseriste fitoren pa dinjitet te Lul Bashes.
Ajo qi dihet mre Skendero asht qi Kaditatja e PS per Bashkin e Tirones ka me qone nji grue e zgjut e veshun me pantallona.
nersa PD ka nji grue e bukur e veshun me minifund.
Tash po te jeni te zgjut gjenja se kush jane??
?
Un e di po se thom.
Zoti Minxhozi. Kam respekt per ju por mos bini ne nivelin e disa komentuesve qe besojne se Bojaxhiu mund te behet kryetar bashkie. Asnje kandidat i pavarur jashte partive te medha nuk do ta kete shansin te fitoje. Persa i perket PS, tre jeni i sigurte se Rama di ke zgjedh.
Ke kapur nje gje qe askush nuk e permend , vetem gare emrash do kete se projektet i bejne bashke ndajne pazaret naten dhe diten bejne sikur zihen. Turp i madh qe nuk ka ku te
Sa per skypion leshin kjo eshte nje thirje qe nese dikush nga e djathta ka ndermend te votoje gjergjin te mos e jape voten se shkon per Edin.
Sa i di bytha atij akrepit te vogel.