‎Kush është maskarai?! Ai që është në Bashki me vota të LSI?

30 Mars 2015, 13:01Blog TEMA
‎Kush është maskarai?! Ai që është në Bashki

Nga Përparim Spahiu*

 

Në përpjekjen e pamundur për të trashur zërin, kryebashkiaku në ikje i Tiranës dhe dezhurni i radhës në krye të PD-së, po bën pa dashje të njëjtën përpjekje, edhe për fjalorin e tij politik. Përpjekja e fundit ishte pikërisht dje në Kukës, ku Lulzim Basha, në mes të ditës, tha se “LSI është streha e fundit e maskarenjve…”.

Nuk dihet pse Basha zgjodhi pikërisht Kukësin për “trashjen” e tij të radhës, pavarësisht se me emrin e këtij qyteti, atë e lidh vetëm akuza për përvetësimin e 220 milion euro-ve (Rruga Durrës-Kukës), për të cilin ai kurrë nuk pati guxim të shkojë në dyert e Prokurorisë dhe Gjykatës.

Jo, kjo nuk është, sepse Basha nuk dëshiron ta kujtojë këtë histori.

Arsye tjetër, ngaqë deri në 21 qershor Basha është edhe kreu Shoqatës së Kryebashkiakëve të Shqipërisë, nuk mund të jetë as kolegu i tij, kryetari  Bashkisë së Kukësit, pavarësisht se Ai është anëtar i LSI. As kjo nuk është, sepse do të ishte vërtetë turp. Por kush janë “maskarenjtë” e Bashës atëherë?

Natyrisht që Basha nuk ka parasysh as ata anëtarë të ndershëm të LSI që e votuan 4 vite më parë për t’u zgjedhur kryebashkiak i Tiranës.

Sepse pavarësisht se i harxhoi fletët e kalendarit me shpejtësi marramendëse, pa mundur të lërë asnjë shenjë në kryeqendrën e shqiptarëve, minimumi do të ketë një thëngjill mirënjohjeje në trupin e tij. Po kush janë “maskarenjtë” e Bashës, kush është maskarai atëherë?!

Ndoshta i vetmi që nuk e di, është vetëm Basha në ditët e tij të fundit në Bashkinë e Tiranës dhe gjithmonë e më i vetmuar si dezhurn i radhës në selinë bosh të PD-së.

*Deputeti i LSI

24 komente në “‎Kush është maskarai?! Ai që është në Bashki me vota të LSI?”

  1. rreshen says:

    me te vertet ky LUL HAJDUDI paska qene krytari me i deshtuar i bashkise se TIRANE….si nuk beri asgje vetem kur ishte PAPA lyeu shtyllat e ndriqimit me boje dhe ni mut ka ba….turp pet te,dhe per ata qe e votojne ket mashtrues hajdud killer ordinier bashke me SALUSHIN e katraures qe katandisi shqiperine

  2. qytetari says:

    Nuk e di pse ju ben pershtypje ju te LSI-se fjalori i Lulzim Bashes, apo kujtdo tjeter qe perdor ndonje fjalor te tille. Po ju mos harroni fjalorin e kryetari tuaj, kunder Berishes dhe per hir te pushtetit i hengri fjalet qe volli. Ju mos harroni fjalorin e kryetarit tuaj Ilir Metes kundra Rames dhe perseri te njejten gje beri per hir te pushtetit. Keshtuqe nuk e di pse çuditeni. Fjalor me te felliçur se kryetari juaj per kryetaret e dy partive te medha nder vite, nuk ka perdorur politikan, per mos me thene as njeri rrugesh. Ndaj rrini urte ne ndonje qoshe derisa t’ju lene rehat se prej Ilir Metes po hani ju te gjithe.

    1. salem says:

      O “qytetar” maskara si dhe Basha,pyetja shtrohet se “kush eshte maskarai”(Vec Lulit dhe ti),jane ata “maskarenjte ” me gjithe Berishen e ndyre qe e bene ate te paafte kryetar bashkie.
      A ka surrat Luli tani tu thote maskarenj atyre?
      Nga nje ane mire ua ben,po s’eshte e ndershme.
      Mos shkruaj gomarlleqe ne se nuk paguhesh per kete “pune”.

      1. qytetari says:

        Dhe ti me duket se pjese e bashkimit te qelbesirave qenke (hahahaha)

  3. sherifi says:

    Nuk ja vlen fare qe te meresh me Bashen,me te duhet te meret vetem drejtesia,per rrugen e kombit,per detin dhe 21 janarin.

  4. TJ says:

    A e vute re ,te dashur tironas ,asfaltin, qe shkelqente ne rruga prapa gjykates se larte, te mbushur me gropa, si fytyra e berishes!

  5. Gjethi says:

    Bojaxhiu mer me teper vota se Basha.

  6. Qelban Rektori says:

    Qe Levizja Socialiste per Integrim eshte streha e fundit e maskarenjve, kjo eshte boterisht e vertete.
    Kete nuk ka logjike te thote nje “maskara i vogel” sic eshte Lulzim Basha.

  7. turi says:

    Po votat ju ia dhate pas vjedhjes se rruges, per ca ia dhate dhe se permendet? Apo tani qe iu leverdis se dolet ne me honger ne krahun tjeter ju vjen mbare? Plera, llum, ju jeni me keq se luli

  8. perla says:

    Basha eshte njeriu i perkedhelur iPD dhe nuk ka te drejt morale per te dal te kerkoj voten shqipetarve,se ate eka konsumuar ne interesat e tij personal dhe te familjes berisha.

  9. S says:

    Maskarai me vota te blera eshte me pak kriminel se vrasesi!!!

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Pasi mbaroi pune me LSI-ne,”me henkshi m….”, ju tha !!

  11. h says:

    Luli thote te verteten do apo sdo ti mor zoteri , LSI eshte streha e maskarenjve me kryekusarin Ilir Meta si udheheqes.
    Tani kur u dhemb juve filloni i beni biografine atij qe e thote e filloni diskreditimin sipas protokollit te shokut Enver Hoxha.
    Merru me faktet jo me ate qe i thote sepse ajo ska rendesi!

  12. Tomori says:

    Sa e turpshme per hipokritin Lulezim Basha. Si ka guxim ky maskara te shaje LSI dhe Ilir Meten, kure kater vjet me pare, hante e pinte dreka e darka me Ilirin. Esht Ilir Meta qe e beri kryetar bashkie te Tiranes. Cesht ky mashtrus qe esht akuzuar per vjedhje ne rrugen e kombit, shitjen e detit, vrasjen e kater demostruseve paqesore si ish minister i brandeshem me 21 Janar 2011, Aka me maskara dhe kriminel si Basha me gjithe keto akuza qe jane bere vazhdimisht nga shtypi. Si i thote maskara dhe qelbesire PS, LSI, dhe Rames e Metes. Qellimi eshte dhe mbetet te mashtroi sa me shume duke share kundershtarin se po e shikon humbjen me 21 Qershor.

  13. pergjigje says:

    O Perparim do ishte me mire qe akuzat ndaj Bashes te mos i perdoresh vetem kur s’te vjen mire. Kerkoi prokurorise ta ndjeke zyrtarisht e keshtu i ben nje sherbim vendit dhe politikes. Kerko me autoritetin qe te jep pozicioni si deputet informacionet dhe shkoi deri ne fund. Ca mendon se po zgjidh duke na shkruar artikuj, a ke bythe?

    Sa per LSI jeni vertete nje tufe maskarenjsh e ata qe bejne politike e dine kete edhe me mire se ne. Kush eshte kryetari juaj? Ju fut politikes pa asnje eksperjence apo ndonje merite. Kush ishin aftesite apo vlera e tij e shtuar? Pervec mungeses se moralit qe tek ai eshte ne trajten me te shquar, ka perfeksionuar po aq mire edhe aftesine per te vjedhur. Keto jane aftesite e tij dhe te atyre qe ka mbledhur pas vetes dhe qe sot po e mbajne ne pushtet e per te cilat tradhetoi fillimisht PS kur pa qe skishte te ardhme e poste drejtuese, me pas tradhetoi elektoratin e majte per tju bashkuar PD kur kuptoi qe mund te rrinte vite te tera ne pushtet dhe me pas peshtyu serisht ne pjaten ku kishte ngrene per 8 vjet (si Zevendes kryetar qeverie, Minister i Jashtem e poste te tjera qe paten qurranjoset e tjere te LSI) per t’ju bashkuar serisht te majtes me te tjera pozicione e portofole te rendesishme. C’mund te quhen atehere ata qe s’kane moral, ideale, qe vjedhin e te shesin e blejne per interesa te ngushta?

  14. Lukas says:

    Dhe maskarenjte shajne njeri tjetrin….

  15. mira says:

    Ndoshta vet politika eshte e tille qe permban edhe meshtrimin edhe genjeshtren por si bataku shqiptar nuk gjen gjekundi.

    Keta birbot e LSI mbasi mbaruan muajin e mjaltit me Horrat dhe Cubat e saliut dhe ketij mjerani lulush, o hodhen si prostitute ne krevatin e Rilindjes.

    PAZARET I KANE AKOME TE PERBASHKETA.
    Ndertimet tek Diga poshte Liqenit , tek ish Tregu Dinamo, i kane te perbashketa dhe Horri 99-ç mori dhe votat e Metes per keto mostra.

    Tani jeni aq te pafytyre sa e kujtoni popullin deficent?!

  16. gjethi says:

    Per mendimin tim te dy palet jeni maskarenj!por kryemaskarenjt jane sala e meta.

  17. KOZi says:

    Turp te kini ! harruat Hysni Milloshin dhe komunistet.

  18. Arjana says:

    Me rendesishme eshte se e thote vete Basha,ish aleati i LSI.Sigurishtfatkeqesia eshte se Basha e paska marre vesh vone.Maskarenjte e PD,si Luli, kane filluar te shkojne te LSI pas 23 qershorit prandaj e leshon gojen Basha.

  19. QYTETARI says:

    ESHTE PRAG FUSHATE DHE DO TE NA DEGJOJNE VESHET AKUZA E K/AKUZA NGA TE GJITHA PARTITE .POR DUKE MENDUAR SE JEMI VEND ASPIRANT PER ANETAR NE BE ESHT E DOBISHME QE EKSPONENTET E PERFAQESUESIT E PARTIVE TE PERMIRESOJNE FJALORIN NE DALJET E TYRE PUBLIKE . KJO , PER FAKTIN SE CDO PARTI KA ANTARESI ME NIVELE TE NDRYSHME ARSIMORE , KULTURORE , POLITIKE ETJ. KA CDO PARTI MILITANTE TE VERBER QE NJE ETIKETIM TE “PRIJESIT ” TE TYRE E MARRIN PER TE VERTETE DHE E AMLIFIKOJNE , NE NJE KOHE QE EDHE AI QE E KA THENE E DI MIRE SE NUK ESHT REALISHT ASHTU , POR BEHET PER PROPOGANDE . RRASTI I Z. BASHA NE KUKES KU ETIKETON ” LSI SI STREHA E FUNDIT E MASKARENJVE ” ESHT NJE GAFE QE ME SE SHUMTI E UL NIVELIN E PROPOGANDES TE TIJ . SEPSE NE ASNJE RAST JO DREJTUESIT, ANTARESIA E ELEKTORATI I CDO PARTIE MUND TE ETIKETOHET NEGATIVISHT , PER ME TEPER NE MUNGESE ABSOLUTE TE ARGUMENTAVE , FAKTEVE , ARSYETIMEVE VETEM E VETEM PER TE BERE ” SHOW ‘ TEK DEGJUESIT . TE JENI TE BINDUR SE NUK ZENE VEND TEK SHUMICA DERRMUESE OFENDIMET E AKUZAT PA BAZA LIGJORE . PER ME TEPER KUR I KE EDHE VETE MBI KURRIZ !
    DO TE SUGJEROJA QE TE PARAQITEN NE FUSHATE ANGAZHIMET PER TE CUAR ME PERPARA ZHVILLIMIN EKONOMIKO-POLITIK TE VENDIT DUKE KRITIKUAR VEPRIMET E GABUARA QE KANE PENGUAR PUNEN .KUSH KA VESHE E SY TE DEGJOJE E SHIKOJE , TE TJERET TE BEJNE SI KANE BERE !

  20. GAMORI says:

    KY DUHET ZHDUKUR NGA ARENA POLITIKE PATJETERDHE SA me pare, SE PO U BE KY KRYEMINISTE HERE DU KU DO , KY ESHTE KAFSHE DHE DO COJE SHQIPTARET TE VRITEN ME SHOSHOQIN ME SHUME SE DERI ME SOT ; SE KY ESHTE I GODITUR QE NE MITREN E KURVES QE KA LIND !

  21. Daniel says:

    Ty nuk duhet te flasesh e din e gjith bulqiza se Si I ke bler votat Por shume shpejt Dhe ty do te hapen letrat Nga prokuroria tani do te vije rradha

  22. LEKA I MADH... says:

    .e ndodhe ndryshe…Nga e keqja ,s’del asgje e mire…Ate qe ka peshtyre dje, e lepin sot, per t’a peshtyre perseri neser, e keshtu perseri e perseri…me qellimin e vetem ,per t’ja futur popullit, vazhdimisht…Nuk pritet asgje e mire nga njerez pa nder familjeje, pa karakter dhe nder shqiptari, pa integritet dhe ..1-Prilli,…data simbolike e aleances se ri(vdekjes)lindjes…Dhe nuk ka si tidentitet, nga njerez qe eshte pak t’i quash,..”burra kurva”…Nuk pritet asgje e mire nga ajo “jashteqitje”, qe eshte rritur e brymosur me ndjenjen e luftes se klasave, qe punojne me metodat me te erreta te ish sigurimit, qe jane gati te shpallin “armik” çdo njeri qe u del kundra qe e kane ne gjak “shtypjen” e popullit…Prandaj eshte i domosdoshem dekriminalizimi dhe sidomos …dekomunistizimi, duke perfshire gjithe kete pjelle te keqe te dale nga ish regjimi i vjeter…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje