Eduard Zaloshnja
Në zgjedhjet e 2013-ës në Shqipëri, u regjistruan 1.72 milionë vota të vlefshme, ose 200 mijë vota më shumë se katër vjet më parë. Votat për partitë që u bënë pjesë e koalicionit “Berisha” në 2013-ën, në fakt, nuk u rritën – ato u pakësuan nga 740 mijë në 680 mijë (me një firo neto 60 mijë vota, prej të cilave 40 mijë, me gjasa, shkuan tek FRD dhe AK). Ndërsa votat e partive që u bënë pjesë e koalicionit “Rama-Meta” u rritën me 220 mijë, krahasuar me katër vjet më parë (nga 780 mijë në 1 milion, ku PS u rrit me 90 mijë vota dhe LSI me 110 mijë vota).
Me pak fjalë, rritja e numrit të pjesëmarrjes me 200 mijë në zgjedhjet e 2013-ës shpiegohet tërësisht me rritjen e votave për koalicionin Rama-Meta me 220 mijë. Dhe nga një projeksion që kam bërë para disa ditësh, rezulton se rënia e pjesëmarrjes në 21 qershor duket se do të vijë nga i njëjti koalicion (http://www.respublica.al/opinion/2015/03/27/projeksion-paraprak-i-votave-ne-61-bashkite-e-reja ). Konkretisht, votat për koalicionin e majtë, me gjasa, do të zbresin në 800 mijë dhe votat e koalicionit të djathtë do të mbesin 680 mijë. Në total, pjesëmarrja e votuesve të dy koalicioneve duket se do të jetë rreth 1.5 milion, pothuaj aq sa ishte në 2011-ën.
Por a do të ketë pjesëmarrës në votime jashtë koalicioneve?
Nga projeksioni i sipërpërmendur, rezulton se rreth 700 mijë votues janë gati të votojnë për një kandidat të pavarur, ose janë të pavendosur, ose janë të vendosur të mos votojnë fare. Në vartësi të kandidatëve jashtë koalicioneve që pritet të dalin, mund të kemi një rritje të pjesëmarrjes përtej 1.5 milion votuesve të dy kampeve kryesore. Në Tiranë pritet të kandidojë Gjergj Bojaxhi, në Shkodër pritet të kandidojë Vullnet Elbasani, në Fier pritet të kandidojë Albert Çaçi etj. Në qoftë se kandidatët jashtë koalicioneve arrijnë të motivojnë një pjesë të 700 mijë votuesve që nuk janë gati të votojnë për kandidatët e dy koalicioneve kryesore, pjesmarrja në 21 qershor mund ta shkojë mbi 1.6 milion.
Shënim: Në listat e zgjedhësve janë aktualisht 3.3 milionë votues, por 1.1 milionë prej tyre janë në emigracion.
dok…..raturen e mbrojte! Tani te mbrosh prof……..llekun me perrala te tilla! Nje shembull po te jap qe ty te te hedh ne “tuc”! Une dhe familja ime prej 5 anetaresh , qe nuk votuam me 2013, tani do te votoj! Praq vetem une shtova 5 votues! He mu shpjego doktoruc……… hahahahahahahah
Familja ime votoi ne 2013.Kesaj rradhe nuk votojme. Edhe familja ime 5 veta ka. Si i bie ajo llogaria jote? Zaloshnja merr vesh me shume se ty o gegetoske.
Fushata e ethshme e mercenerave te Edi Rames per kandidaturen e Gjergj Bojaxhiut vazhdon.
Vini re!Ne gjithe shkrimet e fundit te analistit qeveritar,Zaloshnja,pavaresisht se per cfare behet fjale,ai nuk rri kurre pa permendur nje emer:Gjergj Bojaxhi!
Sesi e ben eshte puna e tij.Gjithsesi,e gjen nje menyre,qe diku mes rreshtash te permende edhe nje emer,ate te Gjergj Bojaxhiut.
Deri me sot,te gjithe mediat e qeverise socialiste,prane saj,mediat e majta ne pergjithesi,po promovojne kandidatin “e pavarur” Gjergj Bojaxhi.
Deri me sot,pothuaj,te gjithe opinionistet dhe analistet me te njohur te se majtes,promovojne kandidatin “e pavarur” Gjergj Bojaxhi.
Fushata elektorale ne Partine Socialiste ka nisur akoma pa u shpallur kandidati i saj zyrtar.Ajo ka nisur me kandidatin “e pavarur” Gjergj Bojaxhi.
E gjithe Partia Socialiste,me mediat dhe analistet e saj,po bejne nje fushate te ethshme per kandidatin “e pavarur” Gjergj Bojaxhi.
Por,pse?!Mund te pyese ndonje naiv,e te tille ka plot,se per te tillet behet kjo fushate fundja?!
Sepse,i dashur naiv,kandidati “i pavarur” Gjergj Bojaxhi,eshte ne funksion te kandidatit zyrtar te Partise Socialiste.
Sepse,i dashur naiv,kete na e shpjegon vete shamani personal i Edi Rames,sharlatani i shifrave ,i nderuari zoti Zaloshnja.
Do te kete firo 200.000 mije aleanca e qelbesirave(imagjinoni sa mund te jete ne te vertete,kur kete e pranon mashtruesi Zaloshnje!),thote mashtruesi yne.Pjesa me e madhe kesaj firoje eshte ne Tirane,padyshim.
Socialistet ia kane gjetur ilacin edhe kesaj.Ne menyre qe kjo rrjedhje masive te kthehet mbrapsht perseri ne kampin e qelbesirave,ata kane sajuar njefare rrethrrotullimi elektoral.Ky rrethrrotullim eshte pagezuar ne fshehtesi,si “Rrethrrotullimi Gjergj Bojaxhi”.
Keshtu,te gjithe votat qe kane rrjedhur nga kampi i qelbesirave,mendohet qe te kanalizohen,te futen ne kete rrethrrotullim,e pastaj,te kthehen perseri andej nga rrodhen.
Kjo eshte arsyeja kryesore.
Tjetra ka te beje,jo me rrjedhjen nga kampi i aleances se qelbesirave,por me ate fluksin e pavarur te votave,qe nuk ka lidhje me dy flukset kryesore,te djathte e te majte.
Socialistet,me ndihmen e mercenareve te tyre si Zaloshnja me shoke,po perpiqen qe edhe kete fluks votash ta kanalizojne ne te famshmin Rrethrrotullim Gjergj Bojaxhiu,duke luajtur me karten e dale boje tashme te “kandidatit te pavarur”.
Shumekush mund te thote:ore,mire keta socialistet qe duan ta perdorin,po Gjergj Bojaxhiu pse pranon te perdoret nga socialistet?!
Pyetja eshte e drejte dhe naive.
Gjergj Bojaxhiu,natyrisht qe nuk ka asnje shans,madje eshte qesharake edhe ta mendosh,por ai ka perfitime te tjera te interesit te tij politik.
Imagjinoni nje kandidat te trete ne Tirane qe merr nje sasi te konsiderushme votash.Ato vota do te ishin kredite per te.Kredite politike.Keto kredite do t’i jepnin mundesine Gjergj Bojaxhiut qe te rifutej me ambicje ne politike.
Kaq tani per tani.
a mer kac islam skypioni, i je qep zaloshnjes keq, se kur ti thoshe ne 2009-en qe rama fiton 73 mandate, zaloshnja thoshte gara del barazim. kur ti thoshe ne 2013-en qe berisha fiton 71 mandate, zaloshnja thoshte qe berisha fiton vetem 60
o gege ose toske, familja jote do shtoka 5 vota, por qindra mije shqiptare qe kan votu parvjet nuk do votojne ne qershor. te pj…sha arthmetiken!
ca mund te presesh nga nje njeri qe fjalen “shpjegohet” e shkruan “shpiegohet”! Pastaj ai sfondi ne foton shoqeruese e pershkruan teresisht!
Akoma ka 1.5 milion gjyzela me deshire per te votuar?
alfonso….te dhjefsha avokaturen !
I ke bere llogarite me hijen e mengjesit . ( zgjedhjet e 2013 ishin te blera me parate e krimit dhe te droges dhe u fituan nga nje mal me genjeshtra , por edhe me nje ushtri me spiune dhe shantazhues dhe manipulatore ) . Tani ka nje pakenaqesi te madhe ndaj qeverise se majte. Ajo nuk ka bere pothuajse asgje per 1 vit e gjysme dhe e ka perkeqesuar gjendjen ekonomike ne te gjithe Shqiperine dhe qytetaret nuk pyesin me per parate e krimit por do ti tregojne vendin atij se bashku me aleancen e mashtrimit dhe te varferise rama – meta .