Ka humbur interesi për jetën

31 Mars 2015, 16:11Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohitaj

“Ç’pret nga nje botë ku i mashtruari ndihet

Më keq se i mashtruari”

 

Jetojmë në një botë konsumi, ku pjesa dërrmuese, s’mendon gjë tjetër veçse para, për qëllime luksi, argëtime, madje njerëzit janë në garë kush më shumë të arrijë majat e kënaqësisë dhe pastaj Pushtetin.

Ky është modeli që shqiptarët në shumicë preferojnë dhe e imitojnë me pasion, shumë shpejt. Dhe thjeshtë: “Atë që ke në zemër mos e vër në kokë” e kam dëgjuar rëndom në njerëzit që më rrethojnë…

Kemi mbritur në një pikë, ku asnjëri nuk mund ta njoh tërësisht tjetrin. Njerëzit tani janë bërë aktorë, e luajnë lojën dyshe: njëri i blen opinionin tjetrit për “mikun e tij” dhe ai duke shfrytëzuar sinnqeritetin e tjetrit, arrin të futet në lëkurën e “mikut” duke u sjellë e shprehur pikpamje të njëjta me të, aq të vërteta duken sa miku, i sinqertë, mendon se në këtë botë, paska edhe njerëz që janë vërtetë të tillë.

Ky është hapi i dytë: Njeriu i sinqertë thonë se është budalla, por në fakt ai është trim, sepse e shpreh pa frikë oinionin e tij, dhe nuk trembet për konsekuencat, sepse ky njeri udhëhiqet nga parimet. Njeriu i sinqertë është specie e veçantë në këtë botë, ai nuk ka qëllimin, qi nga nga ku nis mendimi dhe puna e tij ,paratë e luksi, por krijimi i një të mire publike, duke e përodrur paranë për të realizuar qëlimin.

Njeriu i sinqertë nuk është i lumtur në një shoqëri kaosi, sepse synimi i tij është kontributi,për ta bërë shoqërinë një vend më të mirë për të gjithë.

Shumica e njeërzve tallen me këtë njeri, e mashtrojnë, duke e deziluzionuar, për ta kthyer në të pashpresë.

Sot jetomjë në një shoqëri që, si dikur Diogjeni ecte në mes të ditës, me llampën ndezur në mes të ditës për të kërkuër një njeri.

I Mashtruari ndihet i turpëruar, jo pse rezulton jo i shkathët dhe me pak mend në lidhje ma çiftin mashtrues, por se e ndien se nuk ka më dinjitet, pa të cilin num mund të konceptojë dot marrëdhëniet shoqërore.

Sot është e zakonshme, që një njeri përfaqësues institucioni të mashtrojë, një njeri me vlera madje për një kohë të gjatë, ndërsa mashtruesi ndiet i turpqruar, pse e tërheqin zvarrë dhe ndërkohë ai shprofilizohet , në investimin që ka bërë .

Po kujt i duhet sot investimi? Në një shoqëri ku mbizotëron antivlera, mashtruesit janë të lumtur, përderisa kanë gjithë sendet e luksit në përdorim dhe kanë lirinë, të cilën e blejnë me para.

Ndërsa një mashtrues me pak ndërgjegje i shtrirë në vaskën e tij , mendon: -Po pse e mashtrova mikun tim?-Po ja për këtë vaskën, për kostumin e shtrenjtë, për makinën luksoze, për tu ndier i vlerëzuar kudo që shkoj, në kafe, restaurant se si kamarierët vrapojnë t’i hapin dyert e t’i shërbejnë si të ishte zoti në tokë.

Për kaq pak, mund të mashtrosh? Ka edhe për më pak, mjafton të pengosh njeriun e sinqertë të realizojë ëndrat e tij…

Kur ky i fundit ndihet i prekur e i turpëruar, nuk mund të rri pa pyetur pse?

Dhe mashtruesi i lumtur përgjigjet: Mos u mërzit janë ëndra, ëndra, ëndra…unë kam respekt për ty, të puth fortë!!!

I Mashtruari do të vazhdojë të mashtrohet, përsa kohë do të ketë pranë një mashtrues, dhe sa kohë ai vetë do të jetë i sinqertë…

Përndryshe interesi per jetën do bjerë, paralelisht me humbjen e besimit…

6 komente në “Ka humbur interesi për jetën”

  1. pjatalarsi says:

    Shkrim prekes, por kush preket sot!? -sic thote dhe vete shkrimi. Ndaj duhet te jete koha e ligjit dhe zbatimit te tij.

    1. Pilo Lala says:

      Mua me duket sikur Magdalena ka rene ne depresion, dhe kete gjendje kerkon ta transmetoje tek te tjeret.
      Po lexove keta njerez pa optimizem, shkaterron shendetin tend, ndaj duhet qendruar larg.

  2. D says:

    E lexova me vemendje kete shkrimin e Magdalenes por kjo si intelektuale nuk shkon me larg … Pse ?

    1. Sepse zeri i intelektualit sot eshte i dobet, i paperfillshem , eshte plumb per borgjezine e felliqur shqiptare , eshte shkendije qe i djeg morrat e padroneve .

    2. Magdalena flet e sterflet por nuk na thote shkaqet e kesaj jete te ndyre, pa moral, pa drejtesi, pa vleresim e pa dinjitet. Pse ? Sepse per te thene disa te verteta e per te thene shkaqet duhet te kesh nje qasje politike, nje program tendin politik qe eshte i kundert me te ketyre pelivaneve te shoqerise se konsumit , te demokracise , te dhjetoristeve e te borgjezeve te rinj shqiptare .

    3. Magdalena nuk na thote se si duhet te dalim nga kjo balte qe na futen dhjetoristet shqiptare blu dhe roze. Pse? Sepse ajo nuk e ka ate kapacitet politiko-klasor qe te percaktoje e te thote haptas se e vetmja rruge eshte zhdukja e shfrytezimit te njeriut prej njeriut, qe do te thote me shqip, rivendosja e pushtetit popullor . Eshte ky pushtet qe i heq dhembet e i ben synet per se dyte tere pelivanet e sotem te shoqerise se konsumit.

    4. Magdalena nuk na thote se cila nga klasat politike eshte e interesuar per te zhdukur kete stil jete e kush eshte e interesuar ta mbaje sepse une po te pyesja Bleona Qerretin , AJO DO TE ME ANKOHEJ SE NUK PO E LEJNE MENAXHERET TE BEJE SEKS… Pra, ku une e ku kaptina e saj .

    5. Magdalena nuk na thote se ajo u rrit ne nje shoqeri pa shtypes e shfytezues, ku njeriu shihej si kapitali me i çmuar e jo si plaçke tregu, ku femra kishte te drejta te barabarta per pune , per arsim e aktivitet shoqeror, politik, kultural me burrat .

    6. Magdalena nuk na thote se te mirat e shoqerise socialiste qe lam prapa t’i ruajme, t’i mbrojme, t’i pasurojme POR JO TE MOS I KUJTOJME siç thote Ministrja jone e kultures dhe ideollogja e PARTISE SOCIALISTE , MIRELA KUMBARA .

    7. MAGDALENA NUK NA THOTE NEVE SE ESHTE KUNDER POLITIKES demagogjike e antikomuniste e antienveriste te qeverise socialiste e cila kerkon ta edukoje brezin e ri vetem me urrejtjen kunder rendit socialist e duke na sjellur per KAMPIONE TE JETES SE RE TE BURGOSURIT, GEJTE, LESBIKET, PORNOGRAFET TONA SI KALLASHI, BLEONA, TUNAT, CILJETAT, BUNKER-ARTET, BUJTINAT.

    Une e falenderoj Magdalenen edhe per kaq sa ka folur sepse nuk eshte e kollajshme sot qe te pikturosh kete regjim qe na solli Sali Berisha e Edi Rama, kur na premtonin mé 1991 per çekun e bardhe e per Europen .

    KESHTU HYHET NE EUROPE ?

    Riza Sinani

  3. Artan from Montreal says:

    Magdalena !
    Prape po gabon !
    Ne asnje rend shoqeror, nje njeri i vetem apo dhe nje turme njerezish nuk mund te dalin ne nje konkluzion si ky qe del ti, pra se na paska humbur interesi per jeten.
    Jo kurresesi nuk mund te humbase interesi per jeten, pasi ne te kundert shoqeria do te duhej te bente vetevrasje kolektive.
    Ju permendni ne shkrimin tuaj mashtrimin dhe te mashtruarit. Hemm por ju harroni se mashtrimi ka lindur bashke me jeten dhe ka ekzistuar ne cdo rend shoqeror, biles qe ne bashkesine primitive, kur njerez me te fuqishem filluan ta ndajne gjahun ne menyre te pabarabarte, duke mbajtur per vete pjeset me te mira e duke ju dhene te tjereve cka mbetej. Po ne kohen e Grekerve te lashte ” kali i Trojes ” a nuk ishte nje forme mashtrimi. Po keshtu edhe besimi fetar i predikuar nga njerez parazite qe donin te perfitonin mireqenie e pushtet pa punuar ishte gjitheashtu nje forme mashtrimi. Po ne luften e dyte boterore miliona Gjermane qe vdiqen me emrin e Fyhrerit ne goje a nuk ishin te mashtruar? Edhe politika ku njerez te caktuar u premtojne turmave gjera qe as qe kane ndermend ti bejne eshte nje forme mashtrimi. Edhe ne marredheniet mashkull femer premtimi per nje dashuri te perjetshme eshte nje lloj mashtrimi. Edhe vete procesi biologjik i jetes sone qe fillon me lindjen vazhdon me rinine e perfundon me vdekjen eshte nje lloj mashtrimi qe natyra u ben qenieve te gjalla.
    Pra zonje e nderuar universi yne eshte i mbushur me shembuj mashtruesish e te mashtruarish, por qe ne fund te tere perfundojne ne hi e pluhur e ne histori te harruara. Per aq kohe sa jemi ne jete ne ju bindemi rregullave te jetes e te shoqerise dhe ne global pak rendesi ka se ne cilin kamp ndodhemi ne ate te te mashtruarve apo te mashtruesve sepse ne fund natyra do te na jape ndeshkimin final , vdekjen e do ti fshije historite tona. Eshte pikerisht ky fakt qe mua personalisht me ben ta jetoj cdo dite te jetes sime si diten e fundit dhe qe me ben te perpiqem qe ti marr maksimumin cdo dite te jetes sime.
    Mendoj se je gabim kur thua se ka humbur interesi per jeten , pasi pikerisht prania e mashtruesve dhe te mashtruarve e ben jeten tone me interesante dhe u jep impuls miliona njerezve qe duke pare ekzistencen e ketyre dy kampeve te perpiqen te mos jene ne kampin e te mashtruarve.
    Imagjino nje bote perfekte ku do mbizoteronte paqja dhe respekti, ku askush sdo shkelte ligjin se sa ” boring”, monotone dhe e pakuptimte do ishte jeta.
    Pra si perfundim mund tju them se jane pikerisht ekzistenca e te mires dhe te keqes ne kete bote qe e bejne jeten njerezore te kuptimte.

  4. Sammy says:

    Mos u trishto prej deshperimit ,nese jeta te genjen.Hesht ne diten e trishtimit ,rishtas dite e gazit vjen..Me pelqejne shkrimet Zj Madalena per nje jete me te paster dhe pa hipokrizi.

  5. MURAT SHTATGA says:

    Ti znj. Madalena shkruan por nuk e di qe edhe keto qe i lexojne shkrimet e tua dhe qe i kane komentuar nuk i kane lexuar me mendje dhe me shpirt por i kane lexuar me B…e se aq kuptojne. Jane indoktrinuar nga politika dhe nga njerezit e dhjetorit se kujtojne se ato e kane fajin kryesor dhe nuk shohin gabimin tek vetja fillimisht, tipike shqiptare…….akoma nuk kuptojne thelbin e mesazhit qe percjell ti………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje