Fati qoftë me ne, por fitoren na e jep puna!

1 Prill 2015, 19:02Blog TEMA
Fati qoftë me ne, por fitoren na e jep puna!

Nga Jona Dervishi*

 

Ndeshja Shqipëri-Armeni, nuk ishte vetëm një “colpo di fortuna”, ose një goditje fati. Ishte shumë më tepër se kaq. Absolutisht që në një lojë ka edhe shans, por fitorja nuk korret vetëm me fat, ajo fillimisht kërkon të mbillet me punë.

Duke filluar që nga të gjithë futbolldashësit e deri tek njerëzit me më pak pëlqim të futbollit, dinë pak ose aspak në lidhje me organizimin e një ndeshjeje, me procedurat e mbarëvajtjes së saj si dhe me stafin e përkushtuar, i cili bën një punë madhore menaxhuese. Pra nuk është folur asnjëherë për pjesën “prapa kuintave”, pasi asnjëherë nuk ka qenë ky qëllimi i FSHF-së, që të bëjë reklamë, por të punojë fort për të arritur objektivat e saj.

Për dy orë lojë futbollistike, fshihet një punë kolosale 2-3 mujore e një stafi të tërë. Duke filluar që me shitjen e biletave, që kësaj here projektuam edhe risinë e shitjeve online, një program ky që mbron blerësin dhe institucionin e Federatës nga aktet e jashtëligjshme, duke ndjekur një procedure të mirëfilltë transparente. Më pas me akreditimin e gazetarëve që do të ishin të pranishëm në stadium, për të cilët u përdor serish procedura online, duke plotësuar formularin i cili ka qenë për rreth 10 ditë në faqen zyrtare të FSHF-së. Ky sistem në bazë të përzgjedhjes u dha mundësi aplikimi gazetarëve, operatorëve dhe fotoreportereve për të qenë të pranishëm në “Elbasan Arena”, ditën e 29 marsit.

Për ketë ndeshje të radhës ka rreth një vit punë për rikonstruksionin e stadiumit, i cili është një stadium me katër yje, duke u kujdesur edhe në detajet më të vogla. Pavarësisht se ka ende punë për të bërë që gjithçka të jetë perfekt, ne nuk mjaftohemi me kaq, sepse dëshira jonë është të arrijmë standarde sa më të larta. Prandaj ne nuk do të ndalemi.

Kombëtarja jonë e futbollit shkëlqeu dhe kjo nuk është as rastësi dhe as thjesht fat, por është përgjegjësi. Ka mbi dhjetë vjet që punohet për këtë Kombëtare futbolli, me zanafillë që në zbulimin e talenteve e deri në afrimin e tyre në grupmosha U-17, U-19, U-21 e deri në Kombëtaren A. Serish është një staf i tërë që ka punuar me strategji e pasion për përzgjedhjen. Pasi ata djem që ju shihni sot në fushë duke na dhuruar emocion pafund, nuk janë të ardhur nga fati por nga një punë serioze e menaxhuar mirë ndër vite. Federata Shqiptare e Futbollit nuk është një fabrikë që prodhon të ardhura, por talente. Gjithnjë opinioni publik është ndërsyer dhe nën vazhdën e thashethemeve, qëllimisht FSHF-ja është vënë në pozicionin “e rrufepritëses”, të akuzave nga më të ndryshmet sa herë që një “rrufe kundërshtare” bën gol në portën tonë. E kur Kombëtarja jonë e futbollit fiton, ky institucion nuk përmendet dhe ky është gabim i madh që behet sepse në fund të fundit “Një nuse e mirë, del nga një derë e mirë”.

*Drejtore e marredhenieve me publikun ne FSHF

13 komente në “Fati qoftë me ne, por fitoren na e jep puna!”

  1. Adem says:

    Bravo! Por ne fakt asnje njeri se di se ca fshihet pas.

  2. reina says:

    Te pergezoj.E pershkruan shume bukur artikullin.Besoj se cdo organizim i ndeshjeve dhe sukses i kombetares eshte merite e FSHF.

  3. Bossi says:

    FSHF-ja nxjerr talente? Po na habit moj goce. Ke talent ka nxjerre FSHF-ja, lojtaret kosovare? Se ne kamiopnatin tone kombetar nuk ka nxjerre asnje talent.

  4. Shpiragu says:

    Shkrim teorik. Me thoni cilat jane talentet qe ka zbuluar, rritur e zhvilluar FSHF nga keta qe luajne me kombetaren. Pervec dy-tre futbollisteve qe kane luajtur me klubet shqiptare, te gjithe futbollistet e tjere shumica kane lindur as ne Shqiperi dhe as ne Kosove por kane vetem kombesine shqiptare. Mos u mburr kot moj zonjushe apo zonje. I lumte De Biazit qe i ka gjetur dhe kerkuar keta futbolliste qe luajne ne Europe dhe perfaqsojne kombetaren shqiptare. Deri tani ne Shqiperi nuk ka zbulim te talenteve te reja. Punoni per te ardhmen e futbollit ne Shqiperi se po u fut Federata e Futbollit te Kosoves ne UEFA dhe ne FIFA, kombetarja jone do behet si ajo e Ishujve Faroe.

  5. kritik says:

    Si mund te te japesh te drejte ty dhe FSHF pleres kur kampionati shqiptar nuk ka asnji futbollist ne perfaqesuese? Si mund te qendroje ne krye nje president mafioz? A mjafton fakti qe i futi ekipet shqiptare te kuotohen ne baste, sidomos ne Azi? Si mund te flasesh per shitjen e biletave kur pati bileta pafund ne tregun e zi? Fakti qe ke nje lidhje me nje person me shume pushtet qe te ka rregulluar ne nje pune te atille ku ti je, nuk te ben doemos te afte dhe aq me teper presidentin te paprekshem.

  6. elinor,.,.,. says:

    Kolopucja eshte PR Director, paguhet per ta ngritur FSHFne ne qiell. Normal qe do shkruaje me stil “Liza ne la-la land”.
    Me e forta se miqte e saj as komplimete nuk dijne t’i bejne — “e ke pershkruar shume bukur artikullin”, thote ajo taracilja me siper!

  7. Grereza says:

    ke te drejte ne ato qe thua Zonjushe sepse te gjithe kujtojne se marin vesh por jane analfabet, ore pse merreni me jeten personale more aman. Presim ne te behet Futbolli me keta shimpaze qe komentojne ktu. N vend te shohin sport se ju ben mire merren me llogje Kavaje. Ehu

  8. Latif Dreqi says:

    Jona qenka si shpirt nga pamja…se nga te tjerat aha..

  9. plaku dhe deti says:

    FSHF ka punuar aq shume sa une nuk shoh me futboll shqiptar ketu e 20 vjet. Arbitrat blihen, ndeshjet shiten si ne Bagdad, lojtaret e kombetares i gjejme rastesisht kur u del emri neper bote, sesi po i rrit talentet FSHF-ja eshte enigme me e madhe se UFO-t, te pakten UFO-t ekzistojne. Pastaj rastesia eshte mbreti i botes,ne futboll biles lojtaret bejne kryqin kur futen ne fushe, sikur te barazonim ose humbnim me kete skuadren, Armenine(fitore e madhe, Armenia ka fituar kupa bote me shume nga Brazili), si do dilte bilanci i ketyre mundimeve titanike te FSHF-se? Thjesht nuk do shkruanit kete artikullin se çudia me e madhe shqiptare zgjat tre dite.

  10. eltoni says:

    Ju zonje mbase jeni korrokte me punen tuaj, ne nuk e dime..!!!!! Por ate qe dime eshte se fshf ka nderhyre pae kaq vjet tek trajneret pa lene te bejne punen e tyre, apo per te rinje jashte Shqiperise qe i ka shperfillur ose korruptuar. .!!!!! E kemi pak te veshtire te urojme fshf me ato qe ka bere..!!! Urime te shumta do u japim sidomos kur te iki DUKtatori…!!!

  11. reina says:

    Ajo taracilja nuk e njeh kush eshte Jona Dervishi se une jam vetem 17 vjece dhe jam nje tifoze e cmendur dhe e apasionuar pas kombetares.Gjithsesi ai eshte mendim i juaji dhe per mua Jona Dervishi eshte nje femer e kompletuar.

    1. elinor,.,,,.. says:

      Kerkoj ndjese per epitetin, megjithese as vete nuk e di c’do te thote.
      Kur nuk e njeh znj. Dervishi nga e di qe ajo eshte nje “femer e kompletuar”?!

  12. Artan says:

    Si mund te thuash qe keni bere organizim te mire ku lojtaret pas ndeshjes jane lare me uje te ftohte dhe ne per kete rrezikojm te denohemi nga UEFA.
    Cfare pune beni ju ku ne po na marrin 3 piket para syve dhe ju heshtni dhe perkrahni UEFAn duke votuar Platinin.
    Me thuaj sa lojtare te kombetares A kane dale nga kombetaret zinxhir te tonat?Me shume kane dal nga kombetaret zinxhir te zvicres.
    Kampionatin e keni kthyer ne nje “teatro”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje