Ende Evropa nuk e lë Greqinë të bjerë

31 Mars 2015, 21:36Blog TEMA

Nga Bernd Riegert

 

Nuk do të ketë dalje të Greqisë nga bashkimi monetar evropian. Pikë. Për këtë nuk ka diskutim. Këtë fjali kancelarja Angela Merkel e tha në samitin për krizën e Greqisë me 19 mars. Të tjerë pjesëmarrës e kanë kuptuar atë si direktivë dhe jo vetëm thjesht si dëshirë. Gjermania do që Greqia të mbetet në eurozonë. Jo sepse qeveria e të majtëve dhe e radikalëve të djathtë ka një koncept bindës, por sepse Evropa nuk mund ta përballojë një humbje të hallkës së dobët. Kredibilittei i bashkësisë monetare do të zhdukej. Kursi i euros do të binte. Integrimi evropian do të goditej rëndë.

Mbi të gjitha: Faji për katastrofën do t’i jepej Gjermanisë, e cila është gjoja dominante në Europë ekonomikisht dhe politikisht. Nga grekët po e po, por edhe nga shumë qeveri të tjera europiane dhe vëzhgues ndërkombëtarë të kësaj drame të vështirë. Këtë kancelarja Merkel do ta evitojë me çdo kusht. Fajësime të Gjermanisë, për më tepër të padrejta dhe të pajustifikuara, nuk duhet të ketë.

Prandaj tani tragjedia në skenën e Brukselit vazhdon. Greqia kërcënon me falimentimin e saj dhe paraqet një listë me propozime të pamjaftueshme për reforma. Vendet e eurozonës i refuzojnë listat dhe e mbyllin pothuajse krejtësisht rubinetin e parave. Në këtë moment Athina nuk mund të shesë më bono shtetërore afatshkurtra. Banka Qendrore Evropiane e ka ndalur makinën e shtypjes për Greqinë.

Të dyja palët i bëjnë presion njëra-tjetrës, megjithëse përbetohen ndryshe. Publiku vuan dhe ngjethet, siç pritet në një tragjedi të vërtetë. Pyetja është vetëm se kur do të vijë katharsis, pastrimi, që do t’i sjellë publikut, në këtë rast taksapaguesit europian, shpëtimin? Greqia ka nevojë për para dhe kërcënon me largimin nga euro, si mjeti i fundit. Eurozona ka nevojë për Greqinë dhe përpiqet ta lërë pa gjë qeverinë në Athinë. Ata që vuajnë drejtpërdrejt janë grekët. Rritja ekonomike shkon drejt zeros, të ardhurat nga taksat bien, depozitat dërgohen jashtë vendit. Besimi i investorëve bie në zero. Sa do të zgjasë kjo më?

Qeveria greke nga njëra anë me ndërgjegje nuk do të mund të përmbushte më obligimet e pagesës, atëherë Hellas do të ishte automatikisht jashtë eurozonës. Por eurozona nuk do t’i lërë punët të shkojnë deri këtu, BQE mund të vinte përsëri në dispozicon para emergjence. Në sekondën e fundit mund të jepej një kredi shpëtimi. Mosmarrëveshja e borxhit do të zgjatej gjithnjë e më shumë.

Nga ana tjetër Greqia mund të ndryshonte qëndrim dhe të plotësonte më të fund kërkesat e huadhënësve ndërkombëtarë. Atëherë do të kishte një zgjidhje financiare, por ditët e të majtëve dhe të radikalëve të djathtë në Athinë në postet qeveritare do të ishin ndoshta të numëruara, sepse nuk mund të mbahen premtimet e tepruara të fushatës. Do të pasonte rreziku i zgjedhjeve të reja dhe i kaosit të ri politik.

Skenarët për Greqinë, që mendohen në Bruksel, përfundojnë për fat të keq të gjitha si tragjedia greke, me rënien e heroit.

Dhe kjo në moment vetëm për shkak të disa miliardave, për të shpëtuar Greqinë gjatë javëve të ardhshme. Vështirësia e madhe do të jetë në verë. Atëherë duhet të përgatitet një paketë e tretë shpëtimi. Ndërmjet 20 deri 40 miliardë euro. Ose edhe pak më shumë, nëse qeveria në Athinë humbet edhe më shumë kredibilitet. Kështu këto ditët e fundit të marsit janë vetëm pjesa e parë e tragjedisë. Festivali i vërtetë grek vjen në verë.

Vetëm nëse Angela Merkel ndryshon mendim dhe e lë Greqinë të bjerë.

12 komente në “Ende Evropa nuk e lë Greqinë të bjerë”

  1. Crusader says:

    Perse valle Europa nuk e lejon Greqine qe te vazhdoj rrugen e saj? Per ata dhiare komentues, te cilet nuk i ze gjumi per ta pare Greqine sa me keq, kam nje kuriozitet te vogel. Vete emri Europe vjen nga Greqishtja e lashte me emrin Evropa nga mitologjia. Po doli Greqia nga BE, BE-ja ti thote lamtumire unionit. Greqine nuk po e mbajne Greket ne Europe, por Gjermania dhe Franca, sepse e kane ndjere lageshtiren e efektit domino. Me vjen mire qe kete e paska konfirmuar edhe zonja Merkel, e cila ka shume halle kohet e fundit me azilkerkuesit Shengen Shqiptare qe i kane zene deren e shtepise.

  2. tfgs says:

    Nje pergjigje per gjithe sunitet e marzosur:Greqia nuk del nga eurozona,pasi ajo i tregoi evropes DIMOKRATIA!
    C’ti besh,Zoti nuk i beri te gjithe njerezit njelloj,sunitet qene te pa fat qe linden…….korrake!
    o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee,hajt na e kap njehere erdoganin prej qafe mer bithcpuar…………

    1. Jorgoja qe ben shaka says:

      Debil! Gjithe jeten vetem kater fjale ke mesuar: korrak, zike, marmida dhe sunit. Keshtu eshte kur i ha turqit mej gjithe zorren e trashe. Mos u merr me komente se kjo eshte pune mendore.

      1. Labi Vlore says:

        @tfgs.Nuk mbahet shtepia me mjell hua…

  3. janine says:

    Dihet qe te jesh ne nje klab me vendet e perendimit greqia nuk do kishte asnje shanc te hynte pa ndihmen e tyre dhe nuk ka shanc te qendroj pa ndihmen e tyre.Zotesia e grekut qe paguan nje bilet te lir ne vendin vipave

  4. HAJDUTI says:

    sa keq te jesh korrak….

  5. dado says:

    Shume ne mode kane dale ketu artikujt e fuksave te EU-se, te zverdhur nga reagimi dinjitoz i Greqise. Ti publikojne ne Gjermani hajde se vetem ata po ja shohin hajrin sot, por nuk mund te mos zgerdhihem kur i publkon Albanistani pa shtet (apo anti-shtet). Nga njera ane rrini te qete se dicka si Albanistani qe ka 25 vjet e kusur falimentuar nuk ka ca te falimentoj.

  6. cimi says:

    E ska kurr per ta lene sepse Evrope pa Greqi nuk ka kuptim. Ne Greqi u shfaq para 2500 viteve drita e civilizimit perendimor.

  7. Mallakastrioti says:

    @@greqia ka Mjete monetare te vetefinancoje veten ..
    1-me qe jane Kristjane ortodokse, le tu kthehen dhe te Pyesin Dhespotet e Manastireve greke..sa miljarda Euro ne Flori fshihen ne Bodrumet e ketyre Manastireve???
    2-He jemi vellezer apo jo??a shkojme ne Kishe dhe lutemi c´do te Djele??po..a jemi ne Greket e thjeshte qe me Kontributin tone kemi Pasuruar Kishen-Shtet ne Greqi??PO::athere edhe kisha..le te vere doren ne “Zemer” dhe le te ndihmoj njerezit e vete…
    dhejjjjthomennnnn….aminnnn……

  8. Me jep ca lek se jam lypes Grek says:

    Nuk e lejne se kta te qepen si m..i pas kepuces duke lypur. Vetem ne Indi i shoh kta lloh lypsash. Sido qe te jete puna kta ne dyert e europes do jene prap se prap. Kane fytyre keta!!!???

  9. anticensurë 234 says:

    “Dhe kjo në moment vetëm për shkak të disa miliardave,”
    nuk është problemi i disa miliardave a i disa kacidheve,problemi është se kullesa nuk mund të mbushet me ujë!!
    sistemi grek është i tillë!!kullesë,fuçi pa fund dhe kushdo që të përpiqet ta mbushë nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të shkojë e të kurohet në psikiatri!!
    përvoja greke duhet ti mësojë politikanët tanë se nuk është europa ajo që të çon përpara,por është puna dhe ndërtimi i një ekonomie të fuqishme me rezultat pozitiv!!europa është vetëm një akselerator,ndihmës!europa mund të të ndihmojë por jo të të mbajë me bukë!!kanë ikur kohët e luftës së ftohtë kur pompoheshin para “politike” pafund në jugosllavi!sot është koha e ekonomisë!kohë që ka vetëm një qëllim:bilancin pozitiv për të mbijetuar!!përndryshe ka vetëm falimnet!!
    ne si shqipo(në përgjithësi gjithë jugorët,itali e greqi) e shohim shtetin si një lopë që mund ta lëmë pa kapistall dhe ta mjelim kur dhe sa të duam,POR nuk është kështu!!
    shteti jemi ne,taksat tona!kështu e njeh shtetin veriu europian,prandaj është në rregull!!

  10. sokol says:

    Vetem nje gje smarr vesh.gjithe keta ekonomista europiane..a nuk e shofin se matematikisht ai vend nuk del dot nga gropa.pervec arsyes matematike llogjike eshte se greket jane shume larg te qenit popull I sakrifices si psh japonezet gjermanet apo dikush tjeter…Une kam jetuar atje fatkeqsisht dhe e di se ata mburren vetem me guret e akropolit (ta arqidhia tou papu) se tjeter skane cti tregojne botes…Papandreu e Mitsotaqi u kane lene nje thes me borxhe dhe shkaterrimi eshte I pashmangshem.shembull ishte jugosllavia e Titos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje