Çelësat e kashtës grave (gjithashtu edhe burrave)

9 Prill 2015, 13:13Blog TEMA

Nga Gjergj Erebara*

 

Në vitin 1967, Shqipëria komuniste nisi një fushatë për “emancipimin e gruas”. Nisma e ndërmarrë nga shoku Enver, sugjeronte që gratë të arsimoheshin, të dilnin nga shtëpitë për të punuar nëpër fabrika, si dhe, të merrnin poste drejtuese.

Duket sikur Shqipëria u bë një parajsë për gratë. Por ne e dimë tashmë se gratë u bënë të barabarta në vuajtje, jo të barabarta në liri me burrat.

Një dosje në Arkivin e Shtetit, e zbuluar para ca vitesh, hedh dritë mbi këtë liri të dhënë nga partia për gratë shqiptare. Dosja kishte titullin mbresëlënës “Imoraliteti në familje” dhe përmblidhte letërkëmbimet që gra dhe vajza të ndryshme në të gjithë Shqipërinë i kishin dërguar shokut Enver, ku shumë prej letrave nisnin me fjalët: “Marr guximin t’ju shkruaj pas fjalimit mbi emancipimin e grave.”

Kushdo që ka interes për këtë temë, mund të lexojë numrin 32-33 të revistës Përpjekja.

Dosja në fjalë sugjeron se në fakt, gratë u bënë të barabarta në vuajtje, por kurrsesi të barabarta në përfitime, apo në liri, apo në mënyrën se si trajtoheshin nga shoqëria apo partia shtet. Ato qenë të barabarta për të punuar por nuk qenë të barabarta për gjëra të tjera të rëndësishme si p.sh, për të bërë seks. Kur, fjala vjen, ndonjëra prej tyre bënte seks, apo tregonte sjellje të “pamoralshme” ndëshkohej disproporcionalisht më rëndë se sa burrat.

Megjithatë, nëse sheh statistikat, gratë qenë teorikisht më të barabarta se sa janë sot në poste drejtuese. Në kohën e Komunizmit u shënua kulmi i pranisë së grave në parlament, megjithëse vendi nuk kishte një parlament ashtu siç e njohim ne sot. Nga zgjedhjet e 6 tetorit 1974, p.sh, Shqipëria zgjodhi 250 deputetë, nga të cilët, 83 ose gati 34 për qind, qenë gra. Që të gjitha qenë kandidate të Frontit Demokratik, që të gjitha morën 100 për qind të votave.

Për më tepër, fakti qe që gratë nuk dolën për të marrë të drejtat që u takonin. Emancipimi iu dha nga burrat, për interes të burrave, me limitet e imponuara nga burrat dhe… në fund, iu hoq sërish nga burrat.

Javën e kaluar, burrat e parlamentit, në fakt pak syresh krerë partish, vendosën të plotësojnë një kërkesë të hedhur nga tre gra deputete, të cilat janë zgjedhur në këtë pozicion pikërisht nga këto burra me të gjitha kufizimet e përcaktuara prej tyre, për të mbushur 50 për qind të listave të kandidatëve për këshilla bashkiake me gra në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor.

Çështja e parë që vlen për të diskutuar është nëse këto këshilla bashkiake kanë pushtet real, nëse ky emancipim me kërkesë nga poshtë dhe miratim nga lart u jep me të vërtetë grave pushtet. Pyetja e dytë, që ngushtësisht lidhet me të parë, është nëse a do të munden gratë e zgjedhura në këshillat vendorë me anë të ligjit të ri të bëjnë seks politik, d.m.th, ta përdorin votën e tyre si t’u teket dhe kur t’u teket. Për fat të keq, në të dyja rastet, përgjigjja është jo.

Gratë, ashtu si edhe burrat në këshillat bashkiake kanë pak ose aspak pushtet real. Mjafton të themi se ndër të vetmet raste kur këshilli bashkiak del në lajme është kur në një bashki miratohet buxheti. Dhe jo thjeshtë në çdo bashki, vetëm në ato të mëdhatë si Tiranë apo Durrës. Për këshillat e bashkive të tjera nuk kujtohet askush. Nëse ndokush që banon në Tiranë i shtron pyetjen vetes se sa nga anëtarët e këshillit bashkiak njeh, përgjigjja ka gjasa që është zero. Dhe kur njeh ndokënd, mund ta njohësh nga funksione të tjera, jo si anëtar i Këshillit Bashkiak.

Rrjedhimisht, pesëdhjetë përqindëshi i grave e këshillave vendore vështirë se do t’u japin më shumë pushtet real grave apo burrave jashtë vullnetit të kryetarit mashkull të partisë përkatëse.

Dhe a mundet që këto gra, njësoj si dhe burrat, të bëjnë çfarë të duan me votën e tyre? Jo, ato do të zgjidhen aty jo se janë gra, apo se janë burra, por se i ka përcaktuar kryetari mashkull. Për kryetarin mashkull që ka në dorë të përcaktojë se kush do të jetë në listën e këshilltarëve/eve dhe kush jo, kush apo cila do të jetë në fillim të listës e kush apo cila në fund të saj, nuk ka kurrfarë rëndësie nëse i duhet të zgjedhë gra apo burra. Ai njësoj i ka nën kontroll.

Dhe, sa i përket hipotezës se ligji i kuotave do të japë një gjë pozitive, për shkak se gratë janë qenie njerëzore më normale se sa burrat, apo “më të buta”, apo se gjasat që ndonjë kandidate grua të jetë marrë me trafik prostitutash janë dukshëm më të ulëta se sa ato të burrave, edhe kjo hipotezë sikur nuk bind.

Nga të 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, një minorancë është ajo që ne e njohim si bandë horrash, me të shkuar kriminale të certifikuar apo të dyshuar për të tillë. Pjesa tjetër janë e deputetëve janë po aq “të buta” sa edhe gratë. Mundet që një pjesë e tyre të jenë të paaftë, ose thellësisht të paaftë, por është e sigurt se nuk janë kriminelë. Në këtë kontekst, dekriminalizimi i politikës vështirë se do të fillojë me kuota për gra apo për deputetë “të butë”. Pastaj, ne na duhen gra të forta, jo të forta si Ndoka, Ndreu, Fufi apo Frroku, por të forta për t’i bërë ballë padrejtësive. Na duhen edhe burra të fortë të këtij llojit të dytë, por kurrsesi nuk na hyjnë në punë as burra dhe as gra “të buta”.

Në vitet 1930, e ashtuquajtura paria e kombit, pati tendencën të urdhëronte gratë të hiqnin ferexhenë orientale dhe të përqafonin oksidentalizmin. Natyrisht, ky përqafim i oksidentalizmit përfundonte aty ku burrat e vinin kufirin. Gratë u urdhëruan të heqin ferexhenë, (madje as nuk u pyetën nëse donin ta hiqnin), por kurrsesi asnjëra prej tyre nuk duhej as ta çonte nëpër mend të zgjidhte se çfarë do të bënte me trupin e vet, se me kë donin të martoheshin, nëse donin apo jo të martoheshin etj.

Sot, si pasojë e tendencës oksidentaliste, grave do t’u jepet një karrige nëpër këshillet bashkiake. Por kjo dhënie nuk duket se mbart ndonjë pushtet real, as për burrat dhe as për gratë.

Në një situatë normale, ne do të duhej ta festonim ligjin për kuotat gjinore si një arritje të madhe për demokracinë. Por nuk duket se ka ndonjë entuziazëm të madh për këtë punë. Historia e dekadave të fundit ka ka treguar se kryetarët meshkuj kanë zgjedhur gra (njësoj si edhe meshkuj) si përfaqësues të vet para popullit dhe jo anasjelltas. Ndryshimi i raporteve gra-meshkuj në përzgjedhjet e kryetarëve nuk pritet të sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm.

Për fat të keq, kuotat nuk do t’i bëjnë gratë as më të barabarta dhe as më të lira.

7 komente në “Çelësat e kashtës grave (gjithashtu edhe burrave)”

  1. lulzullap bin bela al bashar says:

    Po cfare genjeshtrash shkruhen si te verteta.
    Sa I ulet qenka njeriu

    1. feniks says:

      Autori i shkrimit te mesiperm,Erebara,ka marre persiper te trajtoje temen e emancipimit te grave e te vajzave ne Shqiperi!
      Si pike referimi negativ ai merr vitin 1967,kur udheheqja e partise dhe e shtetit socialist ndermori nismen historike per SHRRENJOSJEN E MBETURINAVE FEUDALE NE TRAJTIMIN E FEMRES DUKE E BERE ATE TE BARABARTE ME BURRAT!!
      Kam punuar e jetuar per 20 vjet ne Malesine e Madhe,Shkoder,qe nga viti 1967 dhe hedh poshte me neveri te gjitha mashtrimet e ketij gazetari , i cili i permbledh ato me fjaline se,”Ato(grate e vajzat) ishin te barabarta per te punuar,por nuk qene te barabarta per gjera te tjera te rendesishme,si psh. per te… bere seks”!
      Nuk ka ofendim dhe tallje me te madhe qe mund t’i behet femrave shqiptare se sa ky percaktim qe u ben ky kalemxhi,qe vetem gazetar nuk mund te jete me kaq mend dhe eshte nje papergjegjshmeri e madhe se si redaksia e gazetes se nderuar “Tema” e ka botuar ate!
      Se si ka qene gjendja e femrave para 1967-tes,me siguri ky Erebara ose nuk e njeh fare,ose ashtu i intereson te shkruaje per arsyet e veta personale!
      Per te analizuar rezultatet e asaj LEVIZJE POPULLORE per emencipimin e grave e te vajzave pas 1967-tes duhet ballafaquar gjendja e tyre si ishte dhe si u arrit me pas!
      Gruaja dhe vajza shqiptare,vecanerisht ne Veri te Shqiperise trajtohej e barabarte me kafshen!
      Kur u emerova ne pune ne nje fshat verior,nje koleg i imi me prezanton me nje plak ku nder te tjera me thote se “axha Qazim ka nje vajze te mire per t’u fejuar”!-Po thote plaku- Kam nje vajze te mire:80 kile”!
      Keshtu shitej e blihej vajza ne ate kohe!
      Kur burri me gruan do shkonte tek miku ne nje fshat tjeter,burri hipte ne gomar ndersa gruaja vinte ne kembe mbas tij e ngarkuar edhe me plackat dhurate!
      Kur vinte miku ne shtepi,asnje femer nuk dilte per ta takuar,ndersa ne SOFER uleshin vetem meshkujt qofshin edhe femijet 5 vjec!
      Nuk jane pak vrasjet e kryera ndaj femrave qe shkuan ne aksione per ndertimin e hekurudhave,per ndjekjen e shkollave etj,etj!
      Ne borderote e pagesave te kooperativave bujqesore grave nuk u shenohej mbiemri,por emri i tyre dhe si mbiemer emri i burrit!
      Ne se burri quhej Qamil,gruas i shenohej si emer Sanije Qamili!
      Merret me mend se cfare kane heqer grate e shkreta per te marre pensionin kur ne borderote nuk ishte emri dhe mbiemri i tyre i sakte!
      Cfare u arrit,do thete Erebara!
      Te gjithe grate shonin ne pune,se deri atehere asnje grua nuk ishte e punesuar pervec ngarkeses se druve ne kurriz nga pylli,puneve te shtepise nga mengjezi e deri ne mesnate!
      Uzinat, fabrikat e kombinatet u mbushen me gra e vajza dhe kur nderroheshin turnet ne ora 23.00 vinin vete ne shtepi se nuk guxonte kush t’i prekte!
      Ne se vajzat ne Malesi pas klases se 7-te nuk i conin ne shkolle apo nuk i linin te dilnin larg shtepise se “ISHTE MARRE”,pas 1967-tes ndoqen masivisht shkollat e mesme e te larta dhe u bene kuadro drejtues!!
      Ky Erebara do bente mire te krahasonte TRAJTIMIN E FEMRES NE SOCIALIZEMME TRSAJTIMIN E SOTEM NE KAPITALIZEM!!!
      Ne se ne Shqiperi sot jane 1 milion te papune,femrat perbejne mbi 70% te tyre!
      Ne te gjithe veriun e Shqiperise te NGUJUAR NGA GJAKMARRJA femres i ka rene barra e tmerreshme te mbaje familjen,pa asnje te ardhur dhe me tmerrin e gjaksit per djemte e shtepise!!!
      Papunesia ka shtuar PROSTITUCIONIN,VETVRASJET,DIVORCET etj gje qe ka rritur kriminalitetin ne menyre te llahtareshme!!!
      Keto e shume te tjera duhet te trajtonte ky Erebara,ne se e mban veten per TRIM dhe MODERN!
      Jo cdo gje ne SOCIALIZEM ishte sketerre,por po te behen krahasime te ndershme del se pas 90-tes gjendja ne ARSIM,SHEMDETESI,BUJQESI,INDUSTRI,KULTURE,SPORTE,SIGURI JETE,TE DREJTA TE NJERIUT etj jane KATASTROFIKE!!!

  2. nje kafe por pa sheqer fare says:

    Ky qe ka shkruar kte artikull esht kokrra e idjotit,por çfar kerkonte ky njeri mor aman qe sa doli ligji emancipimit grat ti nxirnin te ter ne semafor,por gruaja kishte te drejta te barabarta o kokrra e gomarit se deri ne ate koh nuk dilnin nga shtepia ne kavaj elbasan e tiran grat rrinin me perçe dhe nuk kishin te drejt shkollimi dhe pune, flasim per grat e teritorit SHQIPTAR, jo per ato dhjet gra qe jetonin ne tiran ose ne ndonje qytet,por dhe ato qe jetonin ne zonat rurale,pastaj pse çuditesh ti me kte ligj o teveqel ne ate koh e beri dhe amerika dhe franca emancipimin e grave po ti je pishman se nuk lan nenen tende te shkerdhehej dhe te bente seks ku te mudte por atehere ne ate koh shoqeria kishte norma zotri dhe prostitucioni nuk ishte legal se ti ne te kundert nuk do njihje te tat sot dakort, por ne saj te atyre normave ne jemi krenar qe kemi patur familje solide me moral dhe qe jemi rritur me dy prinder korrekt,tani gjerat avancojn me kohen ti po te duash lshoje gruan tende te bej seks me ke te mudet te drejten e ke me pash jepja lejen ke byth, po nuk do te kthehet me ne shtepi te garantoj un njeri kopuk qe kerkon te fitosh pik dhe ti tregosh te tjerve qe egziston edhe ti dhe ben nje artikull bythe pa asnje te vertet, ai sitem qe ishte se lejonte degjenerimin ne familje dhe komunitet por femrat ishin aktive ne pun familje e kudo si ne xhdo vend te europes, mos u mundo ti sterrosesh gjerat me te pa drejt erebara i kinostudios te ka ngel fiksim se nuk e lan nenen tende te bente seks mas qefit pyet te tat nje her ishte dakort qe jot em te shokte ku ti tekej pastaj shkrua artikuj qesharak dhe pa baz si ky ktu.

  3. Spartaku says:

    Gjergj Erebara! ti me sa duket je jo normal nga trute e kokes.Ndoshte je por keto qe thua ne artikull,kane dobi politike per ty.Ne kohen e socializmit te derjtat e grave ishin aq te dukshme sa ne asnje sistem tjeter nuk ishin.Ne ate kohe i vetmi ligj qe ishte shume i drejt ishte politika e emancipimit te gruas.Gruaja qe vinte e shtypur dhe e persekutuar nga pushteti i burrit dhe i shtetit,per sistemin socialist perbente nje nga politikat me te medha per ti dhen te drejtat barabarta te grave me ato te burrave.DHE FALE PUNES DHE POLITIKES,E PROPAGANDES SE MADHE QE BEHEJ KJO U ARRITE.Grate fituan lirin e e tyre,dhe kjo ISHTE NJE NGA FITORET ME TE MEDHA TE ATIJ SISTEMI.GRUAJA SOCIALISTE ISHTE E PRANISHME KUDO.Nuk eshte e vertet ajo qe thote ky myteber se grate ishin te barabarta ne vuajtej, e nuk u lejohej te benin seks.Turp per kete qe bene kete artikull,ku shpalos vetem injorancen e tij.Ne fund per diten e soteme ne lidhje me te drejtat e gruas ke te drejte se gruaja sote eshte kthyer ne nje sherbetore te burrit dhe te ligjeve te shtetit te koruptuar.

  4. Qytetari says:

    Artikull shkruar nfa një idjot.

  5. Qytetari says:

    Sa me mllef shkruan ky idjot. Një shkrim që vjen era idjotsie.

  6. roberto says:

    Kalemxhiut Erebara!
    Te te vije turp qe fyen kaq rende grate e vajzat shqiptare qe pas 1967-tes dolen nga MESJETA NE PARAJSE!!!
    Ndersa pas 90-tes shkuan me keq se aty ku ishin para 67-tes!
    I gjithe veriu eshte i ngujuar dhe barra i bie vetem grave!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje