Nga Arbër Mazniku
Lexova me vëmendje dhe respekt, një shkrim të profesor Artan Fugës, postuar në Facebook-un e tij, e botuar më pas nga gazeta “RD” dhe të tjerë syresh. U pezmatova nga gjuha dhe llogjika dhe ndaj u shtyva të shkruaj këto rreshta.
Profesorit ose i ka marrë koka erë, ose kemi të bëjmë me një rast të rëndë të pandershmërisë akademike. E them këtë të dytën pasi shkruan në tekst (siç do të argumetoj pikë për pikë më poshtë) që disa gjëra në ligj nuk janë. Ndërkohë që janë, të shkruara, e zeza mbi të bardhë, të qarta, eksplicite, pa keqkuptime. Mund të jetë që profesori nuk e ka lexuar hiç ligjin dhe flet mbi opinione, fjalë të dëgjuara aty-këtu. Në këtë rast do të ishte shumë e dhimbshme për mua të pranoja, që një profesor i nderuar ia lejon vetes që të shprehet e të dizinformojë njerëz që i besojnë atij dhe titullit që ka, pa e patur bërë siç duhet detyrën e akademikut. Të jetë informuar ne detaj, të ketë peshuar vlerën e secilit argument e më pas të shprehë mendimin e tij mbi çështjen. Nuk do të shqetësohesha e as nuk do shkruaja nëse thjesht gjykimet e Profesor Fugës do të binin ndesh me tonat. Jetojmë në një vend të lirë e të menduarit ndryshe është një vlerë për shoqërinë.
Por të thuash të paverteta të provueshme është keqpërdorimi më i madh që mund t’i bëhet vlerave akademike. Për këtë dhe për respektin që kam për profesor Fugën, shpresoj shumë të jetë rasti i parë, ai i marrjes koka erë. Shpresoj që nën shtytjen e emocioneve, inateve apo keqinformimit të jetë nxituar e shkruar gjëra pa i peshuar siç duhet. Kësaj i gjendet dermani. Koha provon të kundërtat e qartëson e qetëson gjërat. E kundërta do të qe vërtet e dhimbshme e do të ngrinte pikëpyetje më të mëdha.
Po merrem më poshtë me pikat që ngre profesori për të argumetuar sa më lart.
Në pikën 1 thotë se “Ekzistenca e disa agjencive shtetërore që do të kenë në dorë të gjithë vendimarrjet përfundimtare”.
Është një argument i pavërtetë. Agjencitë janë tashmë, funksionojnë dhe bëjnë funksione të ngjashme. Më poshtë secila e shpjeguar; APAAL – Agjencia e Akreditimit është aty, dhe në modelin e agjencive simotra merr përtej funksionit të Akreditimit një funksion më të gjerë; atë të Sigurimit të Cilësisë në arsimin e lartë. Nga një strukturë sugjeruese siç është tani, ku vendimet e bordit ishin sugjerime për ministrin, ajo kthehet në një agjenci vërtet të pavarur, me vendimarrje sovrane. Pra vendimet e bordit të akreditimit tani janë përfundimtare, jo sugjerime për ministrin siç është në ligjin ekzistues. Zgjerim autonomie, pavarësi nga Ministria, liri për sistemin. Neni 14, pika 2 thotë: Bordi merr vendimin përfundimtar mbi akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve që ato ofrojnë.
QSHA, Qendra e Shërbimeve Arsimore, është evoluimi i Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Lehtëson procesin e aplikimit për studentët, mban rregjistrin kombëtar të studentëve, i informon në mënyrë të sintetizuar për programet që ofrohen, organizon maturën – siç bën dhe tani, organizon provimet e shtetit siç bën edhe tani. Një qendër shërbimi që ka për synim t’i lehtësojë jetën nxënëve dhe studentëve duke i mbledhur shërbimet qeveritare në një pikë të vetme, të thjeshtë dhe transparente. Si Qendër Shërbimesh nuk ka ka asnjë funksion vendimmarrës, ndaj dhe nuk ka si të jetë në fokusin e shqetësimit të përqëndrimit të pushtetit.
Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) është evoluim i Agjencisë së Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) e cila siç dhe shprehet qartë në pikën 1 të nenit 11 “ka për detyrë kryesore shpërndarjen e fondeve për programet e kërkimit shkencor mbi bazën e projekteve të paraqitura prej institucioneve të arsimit të lartë dhe institucioneve të kërkimit shkencor në fushat e shkencave natyrore, inxhinierike dhe teknologjike, mjekësore, bujqësore, sociale dhe humane”. Një funksion i ri që deri më tani nuk kryhej nga askush pasi nuk kishte fonde të dedikuara për kërkimin shkencor në universitete. Këtu nuk ka përqëndrim; ka krijim mundësish të reja për kërkimin shkencor.
Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL), sic parashikohet në Nenin 10 të ligjit “ka për detyrë kryesore shpërndarjen e fondeve publike për mbështetjen e veprimtarisë së institucioneve publike të arsimit të lartë; mbështetjen me bursa studimi për studentët e shkëlqyer me notë mesatare maksimale nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, studentët në programet e studimit në fusha prioritare dhe studentët nga shtresa sociale në nevojë; si dhe garantimin e skemës së kredive studentore”.
Ndërkohë që në pikën e tij 12, profesori shkruan “Nuk specifikohet se cila është instanca që shpërndan grantin për fusha të ndryshme të shkencës, mësimdhënies, kërkim-zhvillimit”. Mesa duket profesorit i kanë shkarë pa lexuar Nenet 10 e 11 të ligjit.
Në Pikën 2 Profesori thotë – Njohja nga ligji e disa tipologjive të institucioneve të arsimit publik si universitetet, akademitë, kolegjet universitare dhe kolegjet profesionale, krejt të paspecifikuar për legjitimitetin dhe dobinë e tyre – Neni 17- deri në nenin 20 shpjegojnë me detaje se si dhe pse janë të organizuara institucionet në këto forma. Kjo sjell, jo vetëm fleksibilitet, por edhe një mundësi që institucionet sipas formës të kenë profile të ndryshme, por edhe standarde përkatëse. Që të mos kthehemi aty ku e gjetëm situatën, ku diplomat shkëmbeheshin me tallash, por edhe për të siguruar fleksibilitet, 4 format e organizimit janë produkt i eksperiencës më të mirë ndërkombëtare por edhe i historikut institucional në vend.
Në pikën 3, Profesori flet për organizimin e brendshëm të IAL-ve. Këtu ligji sjell disa ndryshime të mëdha duke e çuar fuqinë vendimmarrëse drejt departamentit, siç dhe është kërkuar prej shumë vitesh nga shumica e stafeve akademike. Për më shumë i është lënë një liri e madhe vetë IAL-ve që nëpërmjet statuteve të tyre të vetë-rregullojnë funksionimin e brendshëm. Vetëm korniza organizative vendoset në ligj dhe për këtë janë përdorur modelet më avangardë të organizimit të brendshëm të IAL-ve. Fuqi në departament, më pranë studentit, më pranë lektorit të thjeshtë. Kjo mund të mos i pëlqejë shumë shefave, por siç thotë me të drejtë profesori “që nga 4 Korriku i 1789, pushteti i tyre buron nga poshtë, jo nga statusi i privilegjuar”.
Në pikën 4 flet për pabarazi diskriminuese midis IAL-ve private dhe atyre publike. E kundërta është e vertetë. Ligji sjell një standartizim funksional midis institucioneve. Shumë nga kritikët janë shprehur që nuk shohin shumë rregullime për IAL-jopublike. Kjo pasi për ta, përveç pak rasteve kur është parashikuar ndryshe, vlejnë të njëjtat rregulla si për ata publike. Kjo është ndërtuar nën frymen se shteti duhet t’i garantojë qytetarët për cilësinë e shërbimt të ofruar pavarësisht se kush është ofruesi. Veçanërisht në ofrimin e një të mire publike siç është arsimi i lartë.
Në pikën 5 atakon ‘dyzimin’ mes trupës akademike dhe asaj administrative në IAL. Ndërkohë që reforma synon të fokusojë akademikët në punën e tyre akademike dhe ti mbështesë me administratorë të specializuar për të kryer detyrat menaxheriale. Nuk gjej dot asnjë arsye të mirë pse një akademik nuk do donte të fokusohej në punën akademike dhe t’ia linte punët administrative dikujt të profilizuar në atë fushë. Ky për më shumë është një njeri që vetëm zbaton një projekt buxhet që është ndërtuar nga vetë departamentet dhe që propozohet nga senati akademik, siç thotë dhe Neni 48 pika 1 paragrafi (c).
Më tej Neni 37 i ligjit, ndryshe nga sa thotë profesori, ka plot 15 pika që janë përgjegjësi e senatit, të plota, të qarta. Në ligj është trupëzuar bindja që senati akademik është shpirti dhe mendja e universitetit, madje pika (gj) e këtij neni i njeh të drejtën senatit për të përzgjedhur përfaqësuesit e tij në Bordin e Administrimit. Madje përfaqësuesit e senatit mundet në plot raste të përbëjnë shumicën e anëtarëve të Bordit të Administrimit. Ky nuk është një model që kemi shpikur ne. Është skema e shumicës së modeleve qeverisëse të universiteteve në vendet e zhvilluara. Madje në më shumë se 24 modele me drejtim dual që kemi parë, përfaqësuesit e senatit nuk janë asnjë rast kaq shumë të përfaqësuar në bordet e administrimit.
Në Pikën 6 thotë që “fut ndërhyrjen vendosëse të ministrit të arsimit në rregulloret e brendshme”. E pavërtetë. E kundërta është e vërtetë. Ligji i jep fund morisë së Udhëzimeve që dilnin nga Ministria e Arsimit dhe i jep liri vetë IAL-ve për t’u rregulluar. Pikat (c) dhe (d) të nenit 37 thonë se senati akademik c) Miraton statutin e institucionit të arsimit të lartë me dy të tretat e votave të anëtarëve të tij pasi të jetë marrë miratimi paraprak i Bordit të Administrimit; d) Miraton rregulloret e institucionit dhe aktet e tjera sipas përcaktimeve të bëra në statut;.
Do t’i kenë shkarë edhe këto pika profesorit.
Në pikën 7 profesori thotë “Po ashtu nuk tregohet se kush vendos per numrin e studentëve të pranuar, mbi kuotat e vendeve të punës të hapura për pedagogë, mbi çfarë kriteresh bëhen pranimet pas përfundimit të studimeve në shkollën e mesme, kush përcakton çmimet e rregjistrimit, dhe a i përdor dot apo jo universiteti fondet nga pagesat për rregjistrim, etj.”
Përgjigjia për këtë është në nenin 24, të quajtur Departamenti i cili thotë “Departamenti propozon programet e studimit si edhe numrin e studentëve për çdo program, në përputhje me kapacitetet akademike dhe infrastrukturore të tij, sipas standardeve të cilësisë.
Departamenti propozon kriteret e pranimit të studentëve për secilin program studimi, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji dhe të akteve nënligjore. Departamenti përzgjedh studentët fitues, të cilët miratohen nga drejtuesi i njësisë kryesore, sipas procedurave të përcaktuara në statutin dhe rregulloret e institucionit të arsimit të lartë.”
Z. Mazniku ka te drejte ne me shume pika se Prof. Fuga. Por nuk duhet ti shmanget diskutimit mbi permiresimet e domosdoshme qe duhet ti behen atij.
Me vjen mire qe diskutimi po del nga ndeshja privat-publik per financimin. Problemi i madh i Universiteteve shqiptare eshte mungesa e lirise akademike dhe financiare e profesoratit. Asnje permiresim i cilesise ne arsimin e larte nuk do vije nese kjo liri nuk garantohet me ligj. Ne universitetet private kjo as qe diskutohet ne gjendjen e tanishme ku statuti hartohet nga pronari. Universiteteve private duhet qe me ligj te detyrohen te deshmojne se e respektojne kete liri derisa te arrijne formen e nje universiteti publik te pavarur.
Por kriteret per vleresimin e lirise akademike e financiare te stafit mungojne teresisht ne projekt ligj si per te gjithe llojet e IAL qe parashkohen ne te, publike e private.
Fjala “liri” ne projektligj perdoret vetem 4 here, dhe ne te gjitha rastet flitet per liri te Institucioneve dhe jo te stafit akademik. As ne kreun mbi kerkimin shkencor nuk flitet per liri personele akademike te stafit te universiteteve. Kjo eshte vertet performance shume e keqe e projektligjit. te gjitha sistemet jodemokratike e perdorin argumentin se nuk jane te sigurt nese stafi (ose populli) e meriton lirine. Sigurisht qe liria sjell me vete edhe pergjegjesite kur me te abuzohet dhe per kete patjeter duhen parashikuar penalitete ligjore. Por eksperienca e vendeve te zhvilluara tregon se eshte e vertete aksioma “the freedom works” dhe kjo nuk ka nevoje te eksperimentohet ne Universitetet shqiptare. njerezit e mencur mesojne nga pesimet e te tjereve dhe nuk kalojne permes cdo rruge te mundimshme te cilen te tjeret e kane provuar me pare pa sukses.
Kam besim te plote se Mazniku do te dije te ndryshoje disa gjera ne “last minute” qe do ta permiresonin shume ligjin.
Nje propozim konkret : te institucionalizohet “Asambleja akademike e Departamentit” ose edhe me mire do ishte te institucionalizohej “Profesori si vend pune”.
Shpresoj ende shume
Nuk kam durimin dhe nervin te te lexoj deri ne fund sepse te kam pare ne TV.
Mjafton vetem nje interviste qe kur nuk kishe argument u mburre se kishe marre 1 miljon vota dhe kishe te drejten( se ishe qeveri?!) t’a beni ligjin si te doni.
Zonja pedagoge ta dha pergjigjen qe meritoje: Votat i kishe marre nga elektorat i majte per te bere ligje ne interes te tyre. Ju si bukeshkale dhe cuba pushtetesh morret votat e majta per te bere politika te djathta dhe i veshet arsimit nje pelerine anglosaksone kur edhe vete anglosaksonet nuk po e mbajne dot ate pelerine.
Na tregoni ndonje universitet ne amerike apo angli se kujtoni se po beni popullin budalla. Mos shihni se nuk dalin ne proteste, prinder qe jane gati t’ju shqyejne me gjithe lecka kane akoma frike njesoj si ne kohen e saliut.
Cojeni vendin me standartet e Amerikes dhe Anglise dhe pastaj kopjoni.
Por ato qe thoni jane alibi se ju e dini shume mire- por populli akoma me mire se sa ju. Ju jeni rrufjane qe ne token e djegur qe ju la saliu , po perpiqeni te gjeni menyra per te rrjepur dhe fituar njesoj si ata qe iken.
Pe here te pare dhe te vetme ndoshta, ajo fytyra e Bocit mu duk simpatike se ju beri te fisni me veten me gjithe kuptimin e fjales.
Per here te pare fytyra e ministres nuk me eshte dhimbsur si mjerane qe merr urdhra dhe i shtypen butonat nga Rama, por si nje sorre e oksigjenuar qe ligesine e paska perbrenda.
Turp per RILINDJEN, po u del boja gjithnje e me shume dhe gjej rastin te riperseris se fytyren e vertete te mafias ne pushtet e gjejme ne bashkepunimin me te gjithe horrat bashke te majte dhe te djathte ne Betonizimin e Parkut tek Diga e Liqenit.