Disa ditë më parë presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar ligjin e ri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndryshime këto të ardhura si pasojë e hartës së re territoriale me gjashtëdhjetë e një njësi vendore.
Ndryshimet në ligjin e mëparshëm parashikojnë heqjen e termit “komunë” dhe “këshill komune”, ndërsa përcaktojnë si parim detyrues konsultimin midis organeve të qeverisjes vendore dhe institucioneve qendrore për çdo projekt.
Po ashtu pjesë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor janë edhe përcaktimi i listave të kandidatëve të partive, që e kanë detyrim përmbushjen e kriterit, ku gjysma e kandidatëve garues të jenë femra.
Këto janë të propoganduarat si ndryshime në Kodin Zgjedhor, ku gjithçka tjetër mbetet ende brenda kornizës ekzistenciale, megjithse përherë procesi zgjedhor tek ne ka garantuar zgjedhje problemore. Megjithatë ta lemë mënjanë problematikën e gjerë të proceseve zgjedhore dhe të ndalemi tek votat e emigrantëve, që përbëjnë jo pak por një të tretën e votave të përgjithëshme të elektoratit shqiptar.
Deri më tash asnjëra nga qeveritë që kanë hipur e zbritur nuk ja ka dalë të bëj të mundur realizimin e kushteve të votimi të shqiptarëve emigrant ndër vëndet ku ata punojnë e jetojnë. E vetmja gjë që është bërë për thithjen e votave të këtij kontigjenti ka qenë vënia në dispozicion të tyre e mjeteve të transportit për sjelljen në Shqipëri, pas garantimit të hedhjes së votës në favor të njerës apo tjetër forcë sponsorizuese, ndër bisdime të fshehta me kryesues shoqatash.
Kështu është vepruar sistematikisht ndër vitet e shkuara, pas ’90-të, po e njejta gjë ngjau edhe në votimet e 23 qershorit 2013 dhe është e sigurt se do të ndodhë sërish, pasi asgjë të re nuk kanë sjellë në këtë pikë ndryshimet ligjore të dekretuara nga presidenti Nishani, ndonëse realizimi i pjesëmarrjes në votimet shqiptare edhe i pjesës së emigrantëve, të cilët jetojnë jashtë vendit, ishte një nga zotimet e kyeministrit në detyrë Edi Rama, përgjatë periudhës kohore të fushatës zgjedhore 2013.
Në një seri turesh elektorale në shtete të tilla si Greqia, Italia, Gjermania etj.,që janë edhe vëndet ku emigrantët shqiptarë gjenden me shumicë, kreu aktual i qeverisë, atëkohë kryetar i Partisë Socialiste, u prit me dashuri dhe shpresë nga shoqata, individë e grupe emigrantësh të përvëluar nga malli për ta parë të rilindur mëmëdheun e zhurritur nga keqqeverisjet paskomuniste.
Qenë pritje-përcjellje që kanë lenë gjurrmë sikurse dhe premtimi i refrenuar i kryesuesit të socialistëve Edi Rama se: më të ardhur në pushtet, një ndër prioritetet që do të ndërmerrte qeveria e tij do të ishte zyrtarizimi i votës së emigrantëve, krijimi i të gjitha kushteve që ata të votonin ndër vëndet ku jetonin.
Madje krijimi i kushteve të favorëshme, pra mundësimi i të drejtës së hedhjes së votës në vëndet ku jetojnë gjithë emigrantët, ka qenë premtim i zyrtarizuar edhe në Konventën e Socialistëve, të mbajtur në 20 maj 2013, së bashku me çeljen e një buxhet të posaçëm për problemet dhe shqetësimet e tyre etj.
Qenë premtime që, sigurisht, nuk është se i befasuan emigrantët, pasi të tilla u ishin dhënë edhe nga paraardhës të tjerë të kryetarit të ri të socialistëve, sikurse edhe nga demokratikasit, gjatë periudhave elektorale, por qenë tretur si rera në det sapo premtuesit ja kishin dalë ta merrnin pushtetin. Megjithatë ato ngjallën shpresën se këtë herë nuk do të anashkaloheshin,nga që Edi Rama dukej sikur fliste me zemër dhe për ta rilindur vërtetë Shqipërinë.
Është kjo arsyeja që në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 numri i emigrantëve të ardhur në Shqipëri për të votuar në favor të Partisë së Edi Ramës (sikurse shpreheshin ata fare hapur),rezultonte të ishte nga më të mëdhenjtë, gjë që solli edhe shtimin historik, deri në një milion vota kundër qeverisjes së vendit nga Partia Demokratike.
Ashtu sikurse edhe shumë shqiptarë, jo emigrantë, të shtresës së votuesve “gri”, apo edhe të djathtë të pakënaqur nga dy qeveritë Berisha, i besuan premtimeve të kryesocialistit Edi Rama duke votuar “pro” fitores së socialistëve, të njejtën gjë bën masivisht edhe emigrantët. Me bindjen se, ndër të tjera, ai do ta mbante premtimin për përfshirjen e tyre në votime, jo duke ardhur në Shqipëri, jo duke sakrifikuar, por duke votuar në vëndet ku jetojnë.
Një standart ky i ligjëruar ndër vëndet e BE-së etj., perëndimore, por i mohuar ndër vitet e shkuara për emigrantët shqiptarë për arsye të frikës që forcat politike të gjithëkrahëve kanë patur nga votat e emigrantëve. Nga pamundësia e manipulimit të 1.1 milion votave të tyre (nga 3.3 milion vota gjithsej), në favor të njerit apo tjetrit krah politik, që padyshim mjaftojnë për të nxjerrë në pension jo vetëm shumë nga politikanët, parlamentarët e qeveritarët e senatorizuar, por edhe shumë parti e klane politike që prej dekadash vazhdojnë të vegjetojnë.
Edi Rama, në fushatën zgjedhore elektorale të 23 qershorit 2013 u’a premtoi ligjërimin e votimit atje ku jetojnë emigrantëve shqiptar, nëse do të fitonte të drejtën e qeverisjes, domethënë marrjen e votëbesimit. Gjë që ndodhi, falë rezultatit plebishitar të një milion votave plus, ku kanë meritën e tyre edhe emigrantët, të cilët vrapuan për të qenë para kutive të votimit me bindjen se, falë premtimit të kandidatit për Kryeministër, në zgjedhjet e rradhës nuk do tu kërkohej ta bënin sërish një sakrificë të tillë.
Zgjedhjet e rradhës janë këto: lokalet e 21 qershorit 2015. Procesi i votimit të tyre do të administrohet nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, që megjithse ka kaluar më shumë se një vit e gjysëm, nuk e ka patur fare në axhendë votën e emigrantëve, të cilët edhe në këtë proçes do të jenë të privuar nga hedhja e votës ndër vëndet ku punojnë e jetojnë.
* Kryeredaktor “shtypi.net”
Turp per klasen injorante politike shqiptare !
Pikes i ke rene i repsketuari shyti. Turp per te gjithe klasen politike qe ka frike nga vota e paster e emigranteve. Respekt
Kerkojani direkt ndoshta ka bere dicka konkrete kohe ka
Zoti Shyti, dhe ju të dy komentuesat e tjerë !
Dihet që të gjithë papërjashtim as nuk skuqen e as nuk zverdhen pasi janë të gjithë ″jeshilë″, prandaj dhe nuk kanë turp. Nuk kanë turp se nuk kanë as moral, se, edhe nëse emigrantët nuk vijnë atyre nuk u bëhet kurrë vonë, pasi përsëri i kanë të siguruara votat e tyre, se numurat e kartave të identitetit të të gjithë emigrantëve i kanë në policinë personale të tyre, dhe pasi edhe komisjonerët i kanë të tyre pa problem me ato fletë mbushin kutitë e votimit. Dhe kjo bëhet pa problem se të dy partitë kryesore, si dy pjella të ish Partisë së Punës, ditën bëjnë sikur zihen dhe natën bëjnë marveshjet, që nga planet 5 vjeçarë që i kish ″Mëma e tyre″, tani kanë rënë në ujdi e marrveshje, që pasi njëra ″motër″ ta mbajë pushtetin për 8 vjet e dinë që nga krimi dhe korrupsioni populli turmë do mërzitet, dhe me disa premtime për ″RILINDJE″, si premtimet e Ramës, tak-fap në pushtet për 8 vjet vjen përsëri ″motra″ tjetër, që kështu pushteti mbetet në përjetësi në duart e ish Partisë së Punës, pasi të gjithë e dimë se : ″Komunistët, (jo vetëm në kohë të errëta, por edhe në kohë moderne e demokratike, shënimi im !) nuk lenë kala pa marrë″, kur nga ana tjetër Shqipëria nuk ka qenë dhe as nuk do jetë vërtet ndonjëherë kala për të qenë !!!!