Dokumentat e falsifikuara/ Çfarë bëri Basha në 21 janar?

12 Prill 2015, 20:20Blog TEMA

Nga Andi Bushati* 

 

Padia penale ndaj Lulzim Bashën për urdhrin e dhënë në 21 janar për ngritjen e një helikopteri i cili pretendohet se do të hidhte lëndë homogjene (variant i korrigjuar thotë lakrimogjene) mbi protestuesit e tubuar tek piramida, ngjan më shumë me një manovër propagandistike, sesa me një nismë për të bërë drejtësi. Ajo të kujton përpjekjet e dëshpëruara të kësaj mazhorance për të përdorur ngjarje të rënda si Gërdeci apo 21 janari, sa herë gjendet nën presionin e publikut për skandalet e qeverisjes.

Edhe kësaj radhe, kur opinioni dhe media kanë shndërruar në kryefjalë të ditës, të shkuarën e shumë deputetëve me rekorde kriminale, duket sikur kjo lëvizje do të krijojë një barazpeshë për të na thënë se: “vërtet ne kemi shumë kriminelë, por kundërshtarët ata i kanë në krye të partisë”.

Ka disa elemente që të bëjnë të mendosh se padia ndaj Bashës është më tepër një manovër politike.

Dyshimi i parë lidhet me kohën kur ajo po ngrihet. Pra a ka vallë njeri që ta mendojë se militantëve të zellshëm të së majtës iu deshen gati dy vite për të zbuluar krimet e kundërshatrin e tyre kryesor? A mund të besohet se ata nuk rrëmuan që në ditët e para në blloqet e gardës dhe të ministrisë së rendit? A është e besueshme të pretendohet se të njëjtën njerëz që harojnë në sirtare dokumentat e freskëta të interpolit, qenkan aq të aftë të gjejnë ato të katër viteve më parë?

Por edhe nëse e besojmë me pahir hipotezën se ky dokument i falsifikuar u gjet pikërisht tani, asgjë nuk e ndryshon thelbin e çështjes. Sepse ai nuk hedh aspak dritë në zbardhjen e saj. Pasi do të ishte absurde të mendohej se kur ende nuk i ka hyrë një gjëmb në këmbë vrasësve të katër qytetarëve, të njohur me emër dhe mbiemër, të pretendohej të dënohej një njeri për një akt të mbetur në tentativë.

Kjo mazhorancë e cila ka futur në gjirin e saj edhe LSI-në duket se ka bërë paqe me krimin shtetëror të katër viteve më parë. Ajo vazhdon të mbështesë (madje ta pëdorë për interest e saj të çastit) këtë prokurori që gjithashtu e ka arkivuar 21 janarin.

Ata sëbashku kanë arkivuar çështjen e drejtuesve të lartë të policisë që nuk zbatuan urdhërat për arrestimin e “zinxhirit komandues të gardës”.

Ata kanë lënë në heshtje gënjeshtrat spektakolare të Sali Berishës për vrasje të ndodhura pas shpine nga vetë demostruesit e paisur me çadra pistolete dhe thika me helm.

Ata nuk kanë ndriçuar kurrë se kush e fshiu serverin me filmimet e kamerave të kryeministrisë dhe kush e dha urdhrin për një gjë të tillë.

Ata nuk e kanë zbardhur kurrë arsyet e dëshmisë së atij mjekut sharlatan që pohoi përpara mediave se plagët e të vdekurve ishin marrë nga afër.

Ata kanë bërë sikur e haruan atë ekspertin që fallcifikoi provat e krimit dhe që u rimor sërish nga gjykatat si njeri i besueshëm për të zbardhur gjyqin e Arben Frrokut.

Të gjitha faktet e mësipërme të bëjnë të mendosh se 21 janari (ashtu sikurse pohuan në përvjetorin e katërt shumë nga familjarët shprësëhumbur të viktimave) është një ngjarje që juridikisht nuk do të zbardhet kurrë.

Por edhe si manovër politike asaj i ka dalë boja. Urdhëri i sapo nxjerë i Lulzim Bashës për ngritjen e helikopterëve, nuk sjell asgjë më shumë në këtë pistë. Sot, nuk ka shqiptar që nuk e di se kush është fajtor për atë që ndodhi në atë ditë të zezë. Se në emër të kujt u vranë ata njerëz. Se për të ruajtur pushtetin e kujt u qëllua mbi drejt e mbi turmë. Se kush i falcifikoi provat. Se kush e pengoi prokurorinë të hetonte. Apo se kush e grisi si letër higjenike raportin e FBI-së që e zbardhte tërësisht atë që kish ndodhur. Sot të gjithë janë të ndërgjegjshëm që në 21 janar u krye një krim shtetëror.

Prandaj të shtosh element të rij në këtë histori, duke pretenduar që pas tyre do të bëhet drejtësi, është një cinizëm i panevojshëm. Por edhe nga pikpamja propagandistike është një përpjekje e kotë. Gjithkush e ka të fiksuar në mendjen e tij se kush qenë fajtorët dhe nuk ka nevojë për asnjë dëshmi më shumë për tu bindur. Të gjithë e dinë atë që ndodhi. Të gjithë e dinë madje edhe sëçbëri Lulzim Basha në 21 janar.

Ai qe thjeshtë një hallkë e atij “zinxhiri komandues”.

Me fatin që jeta i ka rezervuar shpesh, ai nuk u radhit as tek urdhëruesit, as te ekzekutorët. Ai mbeti midis. Prandaj të gërmosh sot në të shkuarën e tij duket një përpjekje e kotë. Ajo nuk hedh asnjë dritë të re. Edhe nëse dokumenti i sapo dalë rrezulton i vërtetë, ai dëshmon vetëm për një gjë: se Lulzim Basha paska marrë urdhër për të dhënë urdhër. Ai as nuk e nxin dhe as nuk e zbardh rolin e kryetarit të sotëm të PD-së. Ai thjesht na bën të ngremë pyetjen: pse po e sulmojnë tani me një histori të ditur?

*Lapsi.al

22 komente në “Dokumentat e falsifikuara/ Çfarë bëri Basha në 21 janar?”

  1. njeri says:

    sakte fare Bushati! Keto jane tallje per injorancen apo bagetin qe u shkojne nga pas!

    1. Elpiniqi says:

      Bravo Bushati!
      Ke filluar te marresh rroge te majme nga PD-ja qerrata!
      Je njeri pa taban!

      1. kashi says:

        plotesish e sakte c’fare thote bushati
        bravo

    2. sit back and.. relaks says:

      ore bushat, e akuzojne per abuzim me postin pasi ka tejkaluar kompetencat me ate urdher. nuk behet fjale vetem per permbajtjen e urdherit, por edhe per faktin qe ka dhene kete urdher. urdherin per veprimet luftarake e jep drejtori i pergjithshem i policise qe eshte post profesional jo ministri qe eshte post politik

    3. korçari says:

      E sakte Z.Bushati ,siç thote populli “Nuk behet stani me lepuj”,mendoj se duhej te kishe permendur dhe Ilir floririn dhe sa te jete Ai ne pushtet nuk ka shtet ligjor,le te provoje te justifikoje pasureite e tij ,jo me kot nuk e leshon ministrine e drejtesise ,por me sa shihet dhe ngjalat e EDI RAMES kane bere efektin e duhur ai eshte komplet i paralizuar dhe nuk i mbetet te beje vetem logje e shou;ky popull mbetet gjithmone i pashprese

  2. tomy says:

    po zbardhe ti mor andush qe na je bere opozitar i thekur po ti e di shume mire se keshtu behen shume ceshtje ne gjithe boten keta jane politikane dhe do ti hapin kur te keni interesin e tyre politik jo kur te doje gazeta juaj se demokracia eshte e mire shume madje por nuk eshte e persosur.

  3. drejtësi says:

    Rama nuk mund të jetë ndryshe si gjithë plehrat paraardhës, bravo Bushati, e ke godit shkrimin

  4. Flamur_Vlore says:

    JU ERDHI TE GJITHVE TE DERA LLOGARIJA DHE NORMALE DHE ANALISTET SAHANLEPIRES PO PREOKUPOHEN SHUME PER AKUZAT E SHTETAREVE SEPSE PO RA PANDESHKUESHMERIA DO KRIHET MIR MIR SHTETI PUSHTETARET DHE SHERBETORET E OBORRIT SI ARJAN CANI QE ESHTE BERE ENGJELL BASHK ME BLEDI FEJZIUN QE KA ULUR ARMET ME KOMUNISTET SEPSE I KISH SHENJESTRUAR MASEN E POPULLIT DUKE BERE DEKLARATAT KELYSH KOMUNISTASH APO PJELL KOMUNIZMI SIKUR VETE TE KISHIN DALE NGA E GREKUT APO E SERBIT SE MESA DI UN POPULLSIA SHQIPETARE NE SISTEMIN KOMUNIST ISHTE 90% KOMUNISTE DHE KETA PALO ANALIST NDOQEN HAPAT E POLITIKANEVE KETO VITE DUKE JU KUNDERVENE POPULLSISE DHE POPULLSISE ME TE VUAJTUR TE EUROPES DHE PER CFARE E ROBERUAN DHE E DEGJENERUAN POPULLSINE SI PER GJITHMONE PER KARRIKGEN E KOMUNISTAVE QE KISHIN KARRIGE DHE KANE|

    1. Firoma says:

      Merr fryme ndonjehere o Flamur. E ke bere fjaline 20 kilometra pa ndalese. Edhe pak arrite ne Fier.

  5. sarandjoti says:

    I nderuar gazetar Bushati,me lejo te te bej nje pershkrim,ndoshta kritik,ndoshta jo te drejte,por gjith sesi,sipas analizes time logjike,e nje logjike te nje njeriu te thjeshte.Kur nje gazetar ulet te shkruaj,duhet perpara te mendoj,hyrjen,shtjellimin,dhe ne fund te jape edhe mendimin,ose konkluzionin e shkrimit.Per mua ju kini aftesite per te shkrojtur bukur,por shkrimet i konsideroni pune te lehte si nje pune rutine qe njeriu di ta bej me sy mbyllur.Konkretisht,nen vleresoni nje fakt renqethes,nje krim,sepse,kam mendimin tim te thjeshte,se urdhera te tilla nga nje minister i nje qeverie demokratike,qoft edhe demokraci si e jona,nuk ka si te konsiderohet lehte si dicka qe nuk ka sjell pasoja,sic po mundohesh ta vleresosh ty.Minimalisht i nderuar,duhet te kesh parasyshe,qe krimet nuk krahasohen,krimet jan te ndara.Seicili ne veprimtarine e tije ,nderohet per punen e mir qe ben vet dhe denohet per vepren antiligjore qe ben prap vete.Dhe jo vetem,nuk duhet te harojme ,qe ministri eshte nje hallke e fuqishme,ne menaxhimin e situatave te tilla si situata e 21 janarit,por ne asnje rast nuk eshte drejtus i aksionit eskluziv te policise.Vetem ne shtetet te diktaturave te egra, policia mundet te urdherohet per veprime konkrete nga drejtuesit politike te qeverise>Z.Gazetar ,me te drejten te zoti,dhe me te drejten gazetareske kritikoni qeverine Qe nuk ben aqe sa duhet per zbardhjen e 21 janarit,por eshte kondraverse,qe njekohesishte,kritikoni prap Qeverine,pse nxjere tashti fakte te reja per njgjarjen ne fjale.I dashur gazetar ,ti e di me mire se une nje njgjarje e gjykuar,qe te rigjykohet do fakte te reja.Arsyetimet tuaja krahasuese ne shkrim,por dhe ne shkrimet e tua ne pergjithesi,si dhe ne analizat tuaja televizive,nuk kan perfundim.Me fal po jam pak i ashper,por nga qe me pelqen si gazetar, nga ana artistike,si dhe nga ana kritizere,dua te keshilloj te thellohesh,per te dhene konkluzione,per ta mbi vleresuar punen tende.Te miren mos kij ngurim ta hedhesh ne shkrim.Dhe vetem trajtimi kritik i veprimtarise se qeverise,eshte nje soj si trajtimi mbures.

  6. artur says:

    Serioze,eshte te jesh vetvetja,dhe jo te mbash nje dore ne revani dhe tjetren ne bakllava.

  7. Albann says:

    Ia more Bazes ne kthese… ? … Nuk ka aspak vullnet politik per te ndryshuar dicka ne drejtesi. Deshtim spektakolar…

  8. Jaran Juristi says:

    Paaftesia apo mosdashje e kesaj maxhorance per te cuar paragjyqit autoret e vertete te Gerdecit, 21 Janarit e me rradhe eshte nje poshtersi dhe tradheti qe ata I bene votuesve.Turpi dhe pasojat do te jene te tyre.

  9. Anita Zhoga says:

    Gazetaruci qe nderron fletet sipas interesit,ai shkon per te dhene opinion ku i del vlefta me e madhe e lekeve , ne kete shkrim bajat nuk jep ndonje ide qe askush nga ne nuk e di,por shkruan si eshte ai ,si pa te ndenjura thote populli.
    Po kerkon gjasme te japesh drejtesi edhe te mos anosh as majtas as djathtas sepse ata qe u vrane ne 21 Janar ,nepermjet familjareve te tyre do te kerkojne drejtesi gjithmone dhe per kete nuk ka kurre nje kohe qe ka kaluar sic thote ky gazetaruc, e them me bindje eshte njeri pa shtylle kurrizore.
    Pse zoti gazetar per shume skandale kur dalin prova te reja a nuk duhet te hapen dosjet qe jane ne deren e drejtesise perseri per rigjykim ?

  10. H. Malo says:

    Z. Bushati; per te hapur rigjykimin e nje eshtje, tashme te gjykuar me pare, duhet nje fakt i ri. Keshtu thote ligji. Ato qe thua zotrote se te gjithe i dime te gjitha per 21-Janarin, jane fjale boshe, qe ligji nuk i merr parasysh. Te kritikosh qeverine pse kerkon te ndjeke rrugen
    ligjore per rihapjen e çeshtjes se krimit shtetror te 21-Janarit, eshte, me e pakta, te gjykosh me mentalitetin e Sali Berishes. Por, kam frike, se ju, zoti Bushati, keni bere nje shkrim te porositur nga
    autoret e krimit te 21-Janarit.

  11. bobi says:

    me falni per shprehjet ;;;me shkrimet e tua as te qin as te le shon; te pa kuptimta

  12. bobi says:

    me falni per shprehjet ;;;me shkrimet e tua as te q,,,, as te le shon; te pa kuptimta

  13. bobi says:

    me falni per shprehjet ;;;me shkrimet e tua as te q,,,, as te le shon; te pa kuptimta,gazetari me i pa kuptushem.

  14. Bossi says:

    Shume te sakta ato qe shkruan Bushati Thjasht Edi Rama nuk ka bythe te denoje jo kryetarin e PD-se, por asnje militant te thjeshte te saj.
    -Sic thote Bushati, Edi Rama sot e dy vjet ne pushtet, nuk ka ngritur ende padi, se pse, kush dhe me urdher te kujt u fshi serveri i kryeministrise?
    -Ketu nuk ka prokurori dhe gjykate qe e mbron fajtorin. Por thjesht Edi Rama nuk do te zbardhet 21 janari.

  15. NORA says:

    Pa shprese per drejtesi.

  16. Titi says:

    Jam plotesisht dakort me ç’ka analizon ky gazetar por njekohesisht nuk jame optimist se do te zbardhen ndonjehere keto ngjarrje tragjike per kete popull pasi si Andushi,si gjyshja e Tij qe u dekorua para do muajsh edhe dy te akuzuarit e krimit shteteror jane dekoruar perkatesisht Urdherdhenesi i Urdherzbatuesit “Burre shteti” dhe Urdherzbatuesi i Urdherdhenesit “Burre shteti”,ne “Yll ne ngjitje”!Te dy keto monstra posedojne te njejten pasaporte qe posedon edhe gjyshja Juaj e perse edhe Ti or Andush i gjyshes si nga i njejti Trung fijsnor!Apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje