Pas përfundimit të një kontrolli disamujor, që grupi i inspektorëve të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka realizuar në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), nga ana e këtij të fundit është hartuar raporti përfundimtarë, që me shkresën nr. 275/9, datë 30.06.2014, i është dërguar drejtorit të ISHP, Arjan Bregu.
Sikurse citohet në këtë raport, objekti i kontrollit ka qenë: “Zbatimi i përputhshmërisë, ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare”, për periudhën 01.10.2012 – 31.12.2013. Pasi ka konstatuar një takëm shkeljesh e abuzimesh nga ana e drejtuesve të këtij institucioni, e që i kanë shkaktuar buxhetit të taksapaguesve dëmin financiar prej më shumë se shtatëdhjetë milion lekë (të vjetra), krahas të tjerave, KLSH ka rekomanduar dhe kërkuar, nga drejtori i ISHP, Arjan Bregu, marrjen e masave për përmirësimin e gjendjes, shlyerjen e dëmit financiar nga personat përfitues, si edhe largimin nga detyra të personave përgjegjës.
Janë një sërë detyrash të vena nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, disa të etiketuara për tu zbatuar “menjëherë”, të tjerat “vazhdimisht”, por edhe “menjëherë e vazhdimisht”, apo “çdo muaj”, “çdo tre muaj”, “deri më…”, etj.
Kështu psh, pasi ka konstatuar se: Për vitet 2012 dhe 2013, me urdhër të Titullarit të institucionit ( kupto: Enver Rroshi, ish titullar i ISHP, aktualisht dekan i Fakultetit të Shëndetiti Publik), janë emëruar e paguar si kërkues shkencorë, në kundërshtim me ligjin, njëzetë punonjës, të cilët kanë përvetësuar shumën 6,269,961 lekë, që përbën dëm ekonomik për buxhetin e shtetit, KLSH ka rekomanduar që “menjëherë”;
“Instituti i Shëndetit Publik, të ndjekë procedurat ligjore për të kërkuar shpërblimin e dëmit ekonomik, në shumën 6,269,961 lekë, për 20 punonjës, nga të cilët për vitin 2012, në shumën 1,941,847 lekë dhe për vitin 2013, në shumën 4,328,114 lekë pasi, janë punonjës pa gradë shkencore por, që janë paguar si punonjës kërkimor shkencor”.
Po ashtu KLSH ka konstatuar se nga auditimi në lidhje me marrjen në punë të punonjësve për vitet 2012-2013, rezultoi se: janë punësuar në kundërshtim me ligjin 31 punonjës, duke lenë detyrë që “menjëherë dhe vazhdimisht”, të merren masa për ta ndalur këtë praktikë antiligjore.
Gjë që jo vetëm nuk ka ndodhur por drejtori aktual nuk ka ngurruar të marrë, krahas të tjerëve edhe mbesën e gruas së vet si sekretare, etj., duke i’a shtuar arradhës së kushërinjve, miqve e militantëve të mëparshëm të gjendur në ISHP. Madje duke lejuar edhe punësimin në institucionin, që prej dy vitesh drejton, të të qenëve burrë e grua.
“Instituti i Shëndetit Publik, të ndjekë procedurat ligjore për të kërkuar menjëherë shpërblimin e dëmit ekonomik, për konsumin e 8,810 litrave karburant në shumën 1,585,800 lekë, por edhe të ndjekë procedurat ligjore për të kërkuar shpërblimin e dëmit ekonomik, në shumën 368,100 lekë, nga 45 punonjës, të pagur padrejtësisht për udhëtim e dieta brenda vendit, në kundërshtim me vendimin e KM nr. 997, datë 10.12.2010”, është një tjetër detyrë e lënë nga KLSH, sikurse janë edhe plot të tjera, detyra e masa disiplinore të lëna pezull e të pazbatuara nga drejtori Arjan Bregu.
“Për shkeljet e konstatuara në administrimin e vlerave materiale e monetare KLSH ka propozuar masën “Largim nga puna”, për N/ Drejtoren Ekonomike dhe Përgjegjësin e Administratës si edhe masa administrative e disiplinore për Agjencinë e Prokurimit Publik, por asnjera prej tyre nuk është zbatuar, ndonëse nga data e lënies së detyrave po mbushet viti.
* Kryeredaktor “shtypi.net”.
Ai drejtor eshte nje presh skrapari qe as nuk e ka idene e drejtimit dhe ka ardhur ne ISHp se e vune te tjeret. Me shume meret me bisnesin e tij se me punen e shtetit. Mjere shqiperia me kete kontigjent qe nuk e ka fare haberin. Fajin e ka Kontrolli i Larte i Shtetit qe nuk kerkon llogari.
Rrofsh o Xhovani qe u kujtove per kete gjeme ne Institutin e Shendetit Publik,por ska faj KSH por ai palo minister i shendetesise bashke me LSI e ministrise shendetesise.Aty eshte bere lesh arapi!Tung
Njerez i vetmi qe po u bie ne koke ketyre monstrave eshte media. te tjeret bejne qejf dhe shohin dhe kjo eshte fatkeqesia me e madhe se askush nuk impenjohet ti ndjeke problemet. e kam ndjekur z.shyti ne artikujt e tij shume racional. i thote gjerat si jane vertete por kush meret me to. shifni cfare guximi ka ky tipi i institutit te shendetit publik qe te mos zbatoje detyrat e kontrollit te shtetit. se e mbron LSI qe e vendosi por edhe ministri beqja. e cfare duhet te presim tjeter pervecse crilindje.e ka mare perupija kete vend njerez dhe nuk behet me lepuj qe vetem e kane mendjen te perfitojne.
Xhov te lumte dora por ka aq shume mafioz ne kete Ishp sa kjo tendja duket si pickim mize.E di pse nuk e zbaton detyren e klsh ky skrapalliu sepse nenedrejtorja di gjthcka kane grabitur keta nder vite. Ajo vjen e iken ne Kanada sa here ti shkrepet dhe merr pagat e plota.Po grabitja nga projektet qe kontrollon nendrejtori qe eshte kushri i pare i ministrit beqja dhe qe ne fakt eshte drejtori i vertete qe menaxhon cdo gje ne ishp. Ky skrapalliu i lsi eshte vegel qe ben cfare i dikton Genc Byrazeri djali i dajes se ministrit. Ky eshte edhe zvendesdekan ne shendetin publik. Pese vete ka qe e shfrytezojne per vite ISHP nepermjet shoqatave te tyre qe grabiten edhe fondet me te fundit te trajnimit te mjekeve. Nje shoqaye e ka shefja e promocionot Genta dhe tjetren Enver Roshi ish drejtori ISHP dhe dekan ne shendetin publik. Qe te dy keta bashkepunojne me nendrejtorin e ishp Byrazerin. Ka shume probleme instituti lidhjet mafioze te tij shkojne ne ministri.
Ca shkruan ky gjovalin shyti mund te qendrojn dhe jene ashtu sic thote ky por, te ben pershtypje koha e berjes se ketij artikulli. Duket me shume si shkrim i porositur nga brenda ishp sesa investigim i shytit. Duket si ato rastet kur shtypi perdoret si arme ne nje konflikt interesash brenda ishp apo si mjet shantazhi. Ne fakt artikull shkruesi nuk duhet te merret me ishp por me klsh e cila eshte e paafte te zbatoje e te ndjeki zbatueshmerine e rekomandimeve qe le megjithese sic thote the shyti keto jane rekomandime pasi kaq e ka tagrin klsh. Sidoqofte i gjithe shkrimi bie ere shantazh do te thoja, jo nga ana e shytit pasi ai vetem po shfrytezohet por nga te pakenaqurit me ndarjen e tortes ne ishp qe kur ja u do interesi nuk ndihen e kur ju preket interesi fillojne me zarfat anonime poshte dere.
ore ky palo gazetare dikur ish zedhensi i selis se shqupit kerkon te hedhe balte mbi disa persona te cilet nuk kan lidhje me keto gjepura
por ky person po investigon 2 drejtore por haron se midis afatit kohor te qenit te ENVER ROSHIT drejtor dhe ARIAN BREGUT kishte dhe nje drejtor i cili ishte mik i selis blu i cili beri baterdin ne kete institucion duke punsuar lloj lloj sorollopesh te cilet skishin lidhje ve pozicionin e punes por vetem me dicka testerin e partis se tij qe dhe ky palo gazetar ka ndaj eshte mire mos te hedhe balte mbi kete institucion i dashur gazetar mos kerko te besh opozit me fakte dhe argumenta bosh thjesh t ne e dim qe ju doni te beni opoziten por jo me shpifje por me argumena sepse keto qe po lexojm jan shpifje
xHOVANI ESHTE MIKU I ISH DREJTORIT QE QENDROI VETEM PER 5 MUAJ DREJTOR DHE I VUNE GISHTIN PASI ERDHI ME SHPUREN E TIJ DHE EMEROI DHE PUNESOI PER AQ KOHE SA NDENJI DASHNOREN E TIJ ME INICIALE E.B ISH STUDENTEN E TIJ KUNDREJT FAVOREVE LE TE FLASE EDHE PER KETE PJESE XHOVANI BESOJ SE E KUPTONI PER KE BEHET FJALE ……..