Me ndarjen e re territoriale, 11 minibashkive të Tiranës u bashkohen edhe disa komuna përrreth. Territori i bashkisë së zgjeruar të Tiranës është sa shumëfishi i bashkisë origjinale. (Fillon prapa malit të Dajtit, zbret në jug deri në Qafën e Krrabës, dhe shtrihet në perëndim deri afër detit Adriatik). Sidoqoftë, nga pikpamja elektorale, ky zgjerim praktikisht nuk ndryshon gjë.
Në qershor 2013, nga rreth 350 mijë vota që u regjistruan në territorin e bashkisë së zgjeruar të Tiranës, vetëm 50 mijë vota ishin në komunat rreth vijës së verdhë të qytetit aktual. Për më teprër, raporti politik i votave në komunat e Tiranës ishte i njëjtë me atë të qytetit – 61% e votave ishin për partitë e mazhorancës aktuale, si në qytet edhe në komunat përreth. Madje edhe sikur Tirana e madhe të përfshinte Kamzën e Vorën, të cilat u bënë bashki më vete, raporti politik i votave të 2013-ës do të ndryshonte fare pak – nga 61% për partitë e mazhorancës aktuale, në 59%.
Fakti që 85% e votave janë urbane është një plus për kandidatët e pavarur Bojaxhi, Guri dhe Tafaj, sepse ata nuk do ta kenë mundësinë të ndërtojnë një rrjet kapilar aktivistësh në territorin e gjerë rural të bashkisë stërmadhe, të ngjashëm me atë që kanë partitë kryesore. Dhe historia ka treguar se votat rurale ndikohen shumë nga lidhjet e drejtpërdrejta që krijojnë partitë e mëdha me fiset dhe familjet e zgjeruara.
Ndryshe qëndron puna me votuesit urbanë, sidomos ata kryeqytetas, të cilët ndoshta nuk njohin as fqinjët e shkallës tyre. Lidhjet personale mund t’u sigurojnë kandidatëve te pavarur vetëm një grusht votash në kryeqytet, ndërsa fushatat mediatike (në mediat tradicionale dhe ato internetore) mund t’u sigurojnë dhjetra mijëra. Kuptohet që edhe në fushatat mediatike, kandidatët e partive të mëdha do të kenë epërsi paraprake, por kandidatët e pavarur e kanë të paktën një shans për t’i bindur votuesit urbanë, në qoftë se arrijnë të përçojnë një mesazh bindës. Një shans ky që vështirë se do ta kenë në zonat rurale, ku partitë e mëdha, me shumë gjasa, do të mbizoterojnë.
Duke presupozuar se 50 mijë votat rurale do të ndahen kryesisht mes kandidatëve të partive të mëdha, pak a shumë në raportet e para dy vjetëve, gara e vërtetë për Tiranën duket se do të bëhet për 300 mijë votat urbane. Pyetjet që shtrohen në kryeqytet janë 1-A do të shkojnë përsëri 300 mijë votues urbanë tek kutitë e votimit? 2-Sa prej atyre që do të votojnë do t’ia japin votën kandidatëve të pavarur? 3-Cili prej kampeve të mëdha do të ketë rrjedhjen më të fortë të votave drejt kandidatëve të pavarur?
Une mendoj se vetem Bojaxhiu eshte njeriu me i pershtatshem per te drejtuar Tiranen, u lodhem me partite (Sazan Guri eshte njeri qe eshte futur per te sfumuar Bojaxhiun gjoja i pavarur (ky eshte i futur nga PS), te njejten gje eshte per Tafaj qe e kane leshuar keta te PD), kemi nevoj per qytetari dhe mbi te gjitha shkeputje njeher e mire nga mafia partiake!!!
Lajm i mire eshte qe bashkise se Tiranes do i iki nje parazit siç edhe ishte Luli. Shpresojme qe bashkia te drejtohet nga nje menaxher i zoti. E djathta zhgenjeu ne qeverisjen e Tiranes kete e deshmoi Lulzim Basha.
Tirana ka nevoje per nje person i cili te kete mbeshtetje politike, duam apo nuk duam ne kjo eshte primare qe nje kryebashkiak te jete i sukesshem, gje te cilen Bojaxhiu nuk e ka. Tirana e keqqdrejtuar keto kater vitet e fundit ka nevoje per nje figure te re per nje. Fakt eshte edhe qe PD-ja deshtoi te qeverise Tiranen.
Tirana ka nevoje per nje lider me eksperience dhe vizion si Veliaj jo per kandidate qe per inate e interesa politike dalin kandidate te pavaruar pa kurrfare programi zhvillues per Tiranen.
Per Tiranane ja vlen Erion Veliaj.
prishi pazaret me PD Bojaxhiu dhe tani na shitet si kandidat i pavarur dhe mbi te gjitha nuk eshte se po propozon ndonje ndryshim apo risi per tiranen.
I eshte mbushur mendja ketij buzeshtrembtit qe di te beje sondazhe. Uhahahahhaha!!!
Se si hane buke njerez si puna e ketij sot eshte enigme…
Zoti Zaloshnja, kam respekt per zotin Bojaxhiu por duke ditur se ju po loboni per te e ben te pa besushem sondazhin tuaj prandaj me mire hesht.
Eshte zhgenjim i madh i qytetareve te tiranes ndaj PD dhe lul Bashes
PD i ka zhgenjyer te gjithe. Koha per ndryshimin e tiranes
Eshte e papranueshem ti besosh PD. Sot duam kryetar te denje per ne
Hahahahahah , “votat urbane” ,
shoqeria e rruges qe gezohet urbaneve tu shtrengu pas bythve te njoni -tjetrit !
Ene ky miu urban, mes kambve te tyne fshehun .
Eshte e drejte qe vota urbane eshte thelbesore po duke qene se po vijme nga nje menaxhim shkaterrues i Tiranes dhe ajo qe i duhet eshte nje lider me vizion dhe qe ti rikthej dinjitetin Tiranes . une besoj te liddershpi i Rames dhe i zgjedhuri i saj per ket bashki .
Po ketij palluqes kush ja kerkon keto sondazhe. Ketij i dalin parashikimet por per se prapthi. Ky paloqe nuk di te bej gazetari dhe ben sondazhe.