Nga Evis Nasto
Eksodi u ngjis për të parën herë në tregimet biblike me arratinë masive të hebrenjve nga Egjipti teksa rrekeshin t’i shpëtonin skllavërimit. Ndaj duket se nocioni që shënjon historinë e hebrenjve i përket ekskluzivisht rrugëtimit të tyre në kërkim të lirisë dhe atdheut, por jo. Historia e njerëzimit ka njohur vazhdimisht largime masive të njerëzve në periudha të ndryshme krizash të forta politike dhe ekonomike. Kështu ndodh edhe në ditët e sotme, kur bota është përfshirë nga vatra konfliktesh pa fund, shpërnguljet masive paraqiten në shifra të frikshme: Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 1 milionë janë sirianët që kanë braktisur shtëpitë, 150 mijë të krishterë irakianë i kanë ikur përndjekjes së xhihadistëve, teksa kaosi në Libi ka bërë që rreth 1 mijë refugjatë vetëm gjatë kësaj javë t’i drejtohen për shpëtim brigjeve italiane. Pas 22 vitesh, eksodit po i rikthehen në mënyrëe të dukshme edhe shqiptarët, jo për shkak se kanë një luftë në vatrën e tyre, aq më pak sepse përndiqen për ndonjë motiv etnik apo fetar, por për shkak se ata kërkojnë të ardhmen, të cilën ende pas dy dekadash në demokraci nuk arrijnë ta shohin në atdhe. Shifra prej 6462 azilkërkues shqiptarë vetëm për 3 muajt e fundit (referuar raportit të Ministrisë së Brendshme Gjermane) flet më shumë se çdo gjë tjetër për dëshpërimin e shqiptarëve të cilët këtë herë largohen jo thjesht për shkaqe ekonomike. Ata largohen sepse kanë humbur besimin.
Është e vërtet që largimi i tyre më së shumti kryhet përmes disa kompanive të ashtuquajtura turistike që marrin përsipër transportin apo sistemimin në kryeqendrat e Europës Perëndimore, por nuk është keqkuptimi prej padijes apo mashtrimi ai që po i largon shqiptarët nga tokë e tyre. Rishtarët e fillimviteve ’90, po. Ata që jetonin në gjendjen e vetë-mashtrimit mund të jenë keqkuptuar mbi jetën që i priste në Perëndim, të ushqyer nga iluzionet e kutisë magjike të ekranit televiziv. Atyre ju desh ta provonin në lëkurë për të kuptuar logjikën e të funksionuarit të gjërave në botën e “Perëndimit të egër”.
Por shqiptarët e ditëve të sotme janë familjarizuar me konceptin pasi kanë dalë jashtë falë edhe heqjes së regjimit të vizave ose janë informuar prej të afërmve dhe miqve të tyre mbi vështirësitë reale të kurbetit në ilegalitet. Megjithatë dëshpërimi prej pamundësisë ka mbërritur në skajet e mosdurimit, ndaj dhe vendosin të largohen me çdo mënyrë, sepse ata kërkojnë dhe meritojnë si çdo qenie të gëzojnë të drejtën e një të ardhme. Kjo arsye domethënëse nuk justifikon që diskutimi publik për këtë fenomen social të përfundojë vetëm me apelin “Mos u mashtroni nga trafikantët!”.
Mashtrimi është një vepër penale që shteti ka instrumentat për t’i hetuar dhe për të marrë masa ndaj atyre që perfitojnë padrejtësisht, por kjo nuk do të zgjidh largimin e njerëzve. Bertolt Breht shkruan në mes të viteve tridhjetë në libretin e operetës “Masë për Masë” mbi raportin e individit si subjekt i nënshtruar represionit të shtetit: “…Kur njeriu i gjallë ulurin mjerimin e tij atëherë ai mund të shkallmojë digat e çfarëdolloj doktrine.” E pra, mjerimi është motiv për shembjen e çdo muri, që e pengon për të mbërritur aty ku mund të punohet për të jetuar denjësisht.
Në një vend ku hendeku mes të pasurve dhe të varfërve sa vjen e thellohet, kur drejtësia është shëndrruar në një armë në dorë të të padrejtëve, ku inflacioni i fjalëve ka zhbëre kuptimin e tyre, aq sa dhe akuzat për vrasje trondisin më dhe ku meritokracia nuk është më zjarri që duhet të ndez shpresën, pasi është shuar me emërimë politike dhe të pamoralshme, atëherë mendimi që krijohet në skutat e koshiencës është i zymtë, pa besim për ditët që do të vijnë. Pavarësisht se për shumicën e shqiptarëve të mësuar me më pak ushqim në tavolinë dhe më pak para në xhep, duket se gjendja ekonomike nuk ka ndryshuar shumë, serish ata, deri “Dje” ruanin, ndoshta me naivitetit besimin se nga viti në vit, do të bëhej më mirë. Por në ditët e sotme kam njohur shumë njerëz të cilët ky mendim nuk u kalon as vagëllimthi në mendje. Ata duan veç të ikin.
Në këto rrethana gjykoj se nuk ka vend për një thirrje të thatë për ndërgjegjësim të llojit: “Hapni sytë o njerëz se po ju mashtrojnë!” Janë të tjerë ata që duhet të hapin syte, këtu po flas për ata që kanë në dorë që gjërat të ndryshojnë realisht. Largimi i shqiptarëve shkundi pluhurin e një regjimi të vjetër para dy dekadash, dhe po ashtu tani duhet të shkund pluhurin e atyre politikanëve me mendësi të vjetëruar që për vite me rradhë kanë shpërdoruar pushtetin duke krijuar perceptimin se antivlera është normë ashtu sikurse ndodh shpesh në botën e ngushtë të interesave të thurura prej tyre. Ky largim nuk ka partitizëm, nuk është dëshmi e situatës ekonomike nën qeverisjen e një kahu politik, ndaj mos e politizoni edhe këtë protestë të heshtur të shqiptarëve.
Në shoqërinë e të ndejturit mënjanë sikurse kjo e jona zemërata mund të marrë forma pasive të të shprehurit por të forta nëse drejtpeshohen. Përballë politikanit, kjo ikje është zëri qytetar që filozofi spanjoll, Ramoneda e krahason shpesh me korrin e tragjedive klasike greke ku aktorët qortohen për arrogancë dhe pandjeshmërinë e tyre.
Nga ana tjetër për të bërë avokatin e djallit, vjen në ndihmë Aristoteli kur shkruan: “Gabohen ata që mendojnë se është njëlloj të sundosh mbi një qytet, mbi një mbretëri, mbi një familje apo mbi një çiflig me shumë bujkrobër”. E vërtet nuk mund të sundohet njëlloj, por duhet të sundohet në mënyrë të drejtë, në përgjigjie të vullnetit të qytetarit që lidh lirisht kontratën me atë qe kërkon t’i huazojë pushtetin. Të lumë janë ata që kuptojnë përkohshmërinë e kësaj marrëdhënie, e cila edhe në demokracitë më të brishta ka treguar se nuk njeh përjetësi dhe ndëshkimi vjen herët a vonë!
Te lumte gazetare e vertete
Pse moj cupe,eksodi lindi per here te pare ne historine e ebrenjve!? Nuk kish ndodhut me pare e!? Hic fare mi!? Se na cate bithen me …
Me ne fund ,
nji Gazetare Talentuar qe ja vlen ta lexosh deri ne fund .
Suxsese autores.
Fjale ne ere! Shqiptaret duhet te mesojne te PUNOJNE dhe jo te presin nga qeverite! Por pisevenget jane dembele,rrine gjithe diten kafeve dhe drdellisin ankesa e pendesa! Te tjere lene toke e pasuri ne fshat e zbresin ne “bllok”,e pastaj ankohen se s’kane pune! Ulni koken e punoni o derra! Ai qe eshte fshatar te punoje token si babai,gjyshi e stergjyshi i tij,jo te zbrese ne qytet me dy gram shkolle e te kerkoje te behet minister! Ai qe eshte pa shkolle te gjeje te punoje cdolloj pune,se puna nuk eshte turp,jo te pretendoje pune “te pastra e te lehta me shume para”! Hajde qelbaniker dembele,ulni kokat e punoni ne atdheun tuaj, e mos shisni pordhe syfyri! Se kur shkoni jashte e ulni bythen mire e beni cdo pune,po ketu ne vend tuaj e keni hunden perpjete! Pthuuu dembelat e mutit… ?
Znj. Evis. Ju jeni e majte ashtu si dhe pjestaret e tjere te kesaj gazete. Por si nuk e thate njehere troc te verteten. Thoni qe shqiptaret nuk paskan besim prandaj largohen. Jo zonje, ata largohen sepse nuk kane pune dhe nuk shohin shprese tek maxhoranca ne pushtet. Mos perfshini te gjithe klasen politike. Ne kete rast eshte e qarte si e bardha mbi te zeze qe fajin e ka maxhoranca, sepse po ta kishte e gjithe klasa politike (pra dhe opozita e sotme) emigrimet do te kishin qene ne vijimesi gjate gjithe ketyre viteve. Por ne vitet 2009-2013 ndodhi e kunderta. Shqiptaret filluan te kthehen ne mase nga vendet ku jetonin sepse vleresuan se ne Shqiperi i priste nje e ardhme me e mire se atje ku jetonin. Pra paten shprese, nje shprese qe e vrau kjo maxhorance arrogante dhe mashtruese (ne sensnin e premtimeve te pa mbajtura). Dhe ja ku rikthehemi serish ne situaten e viteve ’90, ku varferia dhe mungesa e shpreses ka pushtuar shqiptaret. Fajtori ka emer konkret, por pa faj nuk mbetet as PD qe me politikat e saj krijoi urrejtje ne popull dhe e detyroi te votonte ne mase nje aleance, qe qysh ne zanafille nuk ishte me e paster moralisht se ajo qe iku. Mos harrojme qe LSI dhe kryetari i saj jane akuzuar shpesh si parti korruptive, por sot vazhdojne te jene ne pushtet e per me teper po e fuqizojne me tej ate. Sot e ne vijim, shqiptaret do te paguajne shtrenjte voten e tyre te 23 qershorit.
Kjo Maxhorance e gjeti Banken SHqiptare Bosh dhe te vjedhur nga Maxhoranca SALIQARE dhe me pas edhe nga Fullani QENI I TYRE!SHQIPERINE E GJETEN TE SHITUR PJESEN ME TE MADHE SI MAL FUSHE DET LIQEN E LUMENJ ;SHKOLLAT URAT RRUGET KOPESHTET DHE GJITHE SHQIPERIA NGA TIRANA E POSHTE E CKATERRUAR PA HALE PA TROTUARE PA RRUGE NORMALE DHE KUSH E KUSH NGA QENTE E SALIUT VODHEN CFAR DESHEN KUDO EDHE NE INTITUCIONET KU PUNONIN VODHEN SHTEPINE E OFICERAVE TE TIRANES SI DHE TOKEN PER XHAMIME E NAMAZGJASE PRA SHQIPERIA ISHTE KETU E DY VITE PERPARA E SHKATERRUAR DHE POPULLI I SHUMTI I URITUR E SHQYER E I TELENDISUS PERVEC GJYSMEN E MALOKERISE QE JETOJNE TE KAMUR E TE LUMTUR EDHE SOT ME MARIFETET E TYRE !
Ti Bledi gjen rastin per te treguar se KLIKA KRIMINALE e Sali Berishes,ka patur njerez si ty,qe GRABITI PASURITE KOMBETARE,NUK U DHA PRONAT ISH PRONAREVE,shkaterroi administraten,zhvleftesoi rolin e Presidentit te Republikes,VODHI votat ne zgjedhje,mbushi administraten me MILITANTE dhe me SKANDALOZJA krijoi PRECEDENTIN KRIMINAL te ndarjes se ministrive dhe administrates shteterore me PERQINDJE midis PARTIVE FITUESE NE KOALICION sic GRABITESHIN PASURITE E VENDEVE TE PUSHTUARA NGA USHTRITE PUSHTUESE!
Pra Sali Berisha ka SUNDUAR SI PUSHTUES,ndaj para se te shporrej,vuri ne te gjithe SISTEMIN E DREJTESISE NJEREZIT E VET BESNIKE aq sa ata sot ,ndonese kane ne sirtaret e tyre dhjetra DOSJE KRIMINALE,por ASNJE nuk cojne ne Gjykate!!!
Vetem pas humbjes se pushtetit,pas 23 qershorit,Sali Berisha FALI,SHITI apo GRABITI mbi 800 OBJEKTE TE MEDHA SHTETERORE me vlefte qindra miliona euro,duke e lene ARKEN E SHTETIT PA ASNJE QINDARKE!!!
Me gjithe KRIMET KOLOSALE,TE PA PARA NE ASNJE SHTET TJETER TE BOTES,perfshi edhe HITLERIN gjerman,Sali Berisha nuk po thirret te deshmoje si i PANDEHUR dhe te gjykohet e te denohet,por sillet sikur eshte ai HEROI yne e jo ARMIKU YNE!!
Eshte kjo arsyeja,qe shqiptaret e shohin se NUK PO DENOHET KRYEKRIMINELI BERISHA SE DREJTESIA ESHTE E BLERE NGA AI,kane HUMBUR BESIMIN SE KY SHTET MUND TE NDREQET!
Europa ne keto momente HESHT se e di qe kjo situate erdhi edhe per FAJ TE SAJ!!!
U pika pika… akoma nuk e ke kuptuar qe jane te nje brumi, por ata te tute, qe mundohesh te mbrosh me delikatese, jane me te PANGRENSHMIT, jane PRISHUR me kohe, KANE MARRE ERE dhe sa here qe rikthehen HELMOJNE dhe SHPERNDAJNE EPIDEMI MASIVE !!!!!
@Bledi
Eksodi i shqiptarve emigrante,te zhgenjyer ne Greqi,mund te jet me i madhe.
Shqiperia nuk i ka kapacitetet,per ti punesuar emigrantet qe jane kthyer.
BE ka te drejten e saj te kerkoj shlyerjen e borheve nga Greqia,por mos harroj, se ata qe do ta pesojne me shume nga kjo krize,jane emigrantet shqiptar.
Nuk besoj se nga Shqiperia kane emigruar,per nje jete me te mire, te punesuarit !
BE ka pershendetur luften kuder bimeve narkotike,por keto perkthehen humbje ekonomike per shqiptaret,po te shtojme dhe emigrante ,me siguri do prodhohet zgjidhja popullore,eksodi !
Bravo! Nje analize e thelle dhe realise qe per mendimin tim duhet te perfundonte me nje thirrje ne funde per zgjidhjen: REVOLUCION.
SHQYPNIA PO VUAN MURTAJEN BOLSHEVIKE QE MBOLLI ENVER HOXHA
Eshte qesharake te akuzosh per mashtrim shqyptaret qe po ikin te lemerisur nga mjerimi dhe mungesa e cdo lloj perspektive nga syte kembet duke shikuar se 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit Shqypnia ka mbetur ne vend numero atje ku e la familja sadiste Hoxha dhe Parlamenti komandohet nga Like Floriri, MBRETI i ryshfetit dhe korrupsionit dhe ne Parlament kane hyre kembekryq kriminelet vrastare Frroku dhe Vellezerit e tij.
Nga ana tjeter Edi Rama feston 29 nentorin e ZI jugosllav qe solli dhe implementoi MURTAJEN bolshevike duke i bere shqyptaret injorante, spiune dhe dembele te paafte te drejtojne shtetin e tyre, pa shoqeri civile si nje fis prej Afrike ZULU qe njeh vetem vullnetin e BOSIT. Nga ana tjeter Edi Rama e mban Enver Hoxhen si HERO dhe krenohet me Piramiden e HITLERIT shqyptar ne mes te tiranes. Dhe vetkuptohet qe ministrat e qeverise se tij po cudisin Boten kur shkojne te bejne homazhe tek lapidaret komuniste me fotografine e Enverit ne dore.
Prandaj edhe eshte i spjeguesehm qendrimi i Botes Demokratike dhe i vendeve te BE-se me Shqypnine enveriste te Kohes se Qepes qe nuk ka fuqi te clirohet nga vargojte e sistemit te degjeneruar komunist, i cili po drejton Vatanin ketu e 70 vjet me radhe.
Komplimente per artikullin!
Nje analize e perkryer,suksese zonje!
Kjo asht dhurata e qeveris Rama qe asht ba shqiptarve.por asht dhe faji i mungeses se nje kulture te legalitetit dhe drejtesis .drejtsis ndaj shtresave ma te pa mrojtuna .Mungesa e solidaritetit ndaj shtresave te perfshime ne skamllekun e krijuar nga indiferenza, injoranza dhe korrupsioni moral i klases politike te te gjitha ngjyrave
Te lumte pena. Me vjen mire qe ka edhe gazetare qe e thone troc te verteten. Por, nga ana tjeter, me vjen ndot per ata gazetaruce te blere nga politika, te cileve nuk ua shikojme dot surratin ne ekranet, po te shitura. Cduhet te bejme? Ja, keto dite na u prezantuan emrat e atyre qe do te na qeverisin, te cilet, ne pjesen me te madhe jane po ata, po ata surreter qe hahen e grihen ne Parlament per pazaret e tyre, per te ndare pjesen e gjahut qe e ka emrin Shqiperi. Sipas mendimit tim ka vetem dy rruge” ose te mund te formohet nje force e re politike, por e re ama, ne program e ne mentalitet, ose fuqite e Medha te vene dore per te shporrur kete kaste politikanesh, apsolutishte te pamndreqshem. Populli, njerzit e thjeshte flasin shume, madje jane gati edhe per “Rrevolucion” po kush t’i drejtoje. Egersirat jane majmur aq shume, i kane te gjitha cka u duhen per te na sunduar, per te na poshteruar, jo me si individe, por si Komb.
Qytetnini i nji kombit asht ne proporzion te drejt me shkallen e drejtsise sociale dhe drejtsis ne pergjithsi.shemulli ma i thjesht asht ai i familjes:prese ne nji familje ku i zoti i shpise shperdoron ,harxhon te ardhunat e familjes,fmija i tij gruja dhe te tan pjestart e familjej jetojn ne gjenje mjerimi frustracionit te perhershem.klasa politike,qeveria klasa drejtuse dhe intelektuale jan i zoti i shpise i nji venit
Nje shkrim qe vleresohet me noten kaluese nga komentuesit kritike te temes.
Pergjegjesia eshte e gjithe klases politike ne pergjithesi dhe e mazhorances qeverisese ne vecanti.
Sllogani parazgjedhor i rilindjes ishte hapja e vendeve te punes dhe rikthimi ne Shqiperi i mergimtareve intelektuale.
DESHTIMI ESHTE ABSOLUT.
TURP PER MAZHORANCEN(KJO NUK NENKUPTON QE ATA TE OPOZITES JANE ME TE MIRE,ME MUT JANE)
NUK E KANE FAJIN ATA QE IKIN,
NUK JANE TE MASHTRUAR POR TE URITUR
AQ TE URITUR SA QE PO IKIN VETEM PER TE SIGURUAR BUKEN FALAS TE DISA MUAJVE,DHE KETE ATA E DINE,POR DHE SHPRESOJNE 0.1% SE DO TE BEHEN ME LETRA.
DHE PER VARFERINE TONE 0.1% SHPRESE ESHTE PROPABILITET SHUME I FAVORSHEM PER TE IKUR.
he mo se shqiptarqiqt gabelet cigane te ballkanit europjan kan ken prej shekujsh!
kan leviz gjithnji sumen gjithandej shqiptarqiqt,si ajo kurva qe tund bythet rrugve.
edhe tash kemi rewfugjat ne angli qe kan prona ne tropoj,prona ne tiran,prona ne durres,shtpi n tropoj vil ne bathore
vil ne kenet.
dhe megjithate rrijn refugjat n londer!!!!
ngasin makina te shtrenjta mercedes apo bmv,si dhe kan te parku ne vilen e tyre ne bathore xhip 50 mij euro me targa angleze..
votojn per sal bythqishen. dhe mbajn edhe flamur kombtar ne makin. si dhe cd me kong me ciftelija.
po tu thuash pse nuk kthehen ne shqipni,te hidhen perfyti “me ke tallesh ti,ca t boj un ne shqipni” ama per pushime shkojn nga kater her n vit dhe kur kthehen thojn u knaqem,sa mir ishte n shqipni.
por per me rrojt e punu atje as qe e luajn bythen e trunit.!!!
kta jan shqiptarqiqt tamam!
ktyne duhet me ja morr ate sumen dhe me ja bo si bicim mesimore per me u praktiku shoferat sesi me kalu ke tyneli i kombit!
o cecen o shqiptarqiq
hajt ma the mu kte “dobiç”
esht i gjat me kok te madhe
ta ben bythen rrot bakllave
hajt ma merr njiher me goj
frika n mendje mos t shkoj
do shijojsh kte “akullore”
plot me krem,kajmak prej bore
o cecen o shqiptarqiq
e kom mikun si çekiç
nuk perkulet asnjihetr
si ne dimer dhe ne ver
o çeçen o klysh i Sales
karakurva e mehalles
pasi n goj Cari te hyj
buzt me “qumesht” do ti lyj
Kam shume kohe qe lexhoj gazeten tema e me thene te drejten kohet e fundit eshte bere e veshtire per te perfunduar nje atikull deri ne fund se thuen te njejtat gjera dhe pak nga pak dhe shpresa qe Rilindja e Edi Rames do ndryshoje ndonje gje po zhduket.Me ne fund nje mendje e ndritur shruan nje atikull qe shpreh nga ana shpirterore shqiptaret e Shqiperise se sotme 95 perqind e tyre ndihen jo vetem te varfer por dhe te tradhetuar,deshperuar e pa shprese.Komplimenti per artikullin Evis.Pershendetje
@@Zonja e [email protected] Nasto-Evis, ju jeni Menduar shume qe te Shkruani sa me Bukur, duke na Futur Citate te Aristotelit apo Brehtit-Gjermane, une personalisht do tju Kuptoja Mire moj Zonje po ta Benit kete Shkrim me 1990-ten….por jo tani me 2015-ten…kuptoni???????????????
1-Une kame qene nje nga ata te “Paret” qe iken “Tradhetuan Atedheun” me 1990-ten, por edhe pse Ikem ,si une dhe shume te tjere pamvarsisht se nuk e njihnim Boten e Perendimit, kishim nje Shkalle Arsimi,per qa sa na u dha mundesia ne ate kohe, si dhe Dinim pak Gjuhe te huaj…dhe nuk kishim asnje Lloje Informacjoni se si do te na Prisnin Vendet ne te cilat Shkuam…
2-Sote kur kemi n je Informacjon Kompjuterik, kur Brezat e sotem , jane Shkolluar dhe dine Gjuhe te Huaja,nese do te ikin dhe vetem ikin sikure Shpreheni ju..duhet te marrin informacjonin e nevojshem, se ku do te shkojne, duhet te zgjedhin Vende te europes duke Pare si fillim Aspektin e komunikimit te gjuhes se Huaj qe zoterojne, pra Gjuhen e Vendit Prites…me mire do te ishte te kerkonin Pune ne te “Zeze” se sa te Vulosnin veten e tyre me Termin me te Ulet ne Gjermani, me termin e Azilantit..
3-Kaligrafija juaj zonje nuk me duket aspak Bindese, Shqiperia sote nuk eshte e viteve te 90-ta…kur Eksodi shihej si “Zgjidhje”….
Shqiperia eshte vende i vogel, dhe shikoj se shumica e te Rinjeve dhe Rejave Shquipetare jane Merzitur nga Rutina e Perditshme, dhe e kane bere TREND qe tja Mbathin nga Shqiperia..por per ku???Dhe sa Shanse kane??Do ti thoja bravo dikujt qe do te gjente Nje Zgjidhje te “Zgjuar” per trokitur ne dyert e Azilit…ka gjithmone nje Zgjidhje , por per ata qe Zoti u ka Dhurura MENDJEN dhe jo “Kapellen E Bukur”..kuptoheni po te doni Zonje “Gjuhen ” time…lol
Ky shkrim eshte krijese e nje gazetarie te vertete, prandaj na duhen gazetare te mire si autoria ne fjale (Evis Nasto) per te perfaqesuar denjesisht zerin e qytetareve.Ne fund te fundit media eshte krahu i opinionit publik dhe dora e ketij krahu duhet te drejtohet per nga e verteta gjithmone. Znj. Evis ju dhe te tjere si ju nuk duhet te jeni drejt eksodit , sepse i duheni kesaj shoqerie.
BUKUR, GOXHA INTERESANTE SI SHKRIM
Emigracioni ndodh kur ke vonuar ndryshimin. Ne jemi ne pritje te ketij ndryshimi, njesoj si te presesh Godone, i cili per fat te keq nuk erdhi kurre.
Te falenderoj evis per nje shkrim dinjitoz. Uroj qe gazetaret e talentuar te na dalin me ne siperfaqe kur kane vlera , na mbyten “pseudo-t”..Atehere ky do te jete nje copez i ndryshimit. Sepse gazetaria eshte arma e kombit.
FALEMDERIT per analizen ,pak a shume ke ncjere ne pah te ashtuquajturin ndryshimit pseudodemokratik te ” PASHALLAREVE TE KUQE”,D,M,TH, GINJESHTREN ME BISHTE si thote populli,megjithese jemi te gjithe pasardhesit e tyre,un flas si emigrante pa pune ne ITALI dhe ketu te rinjte ikin ne ANGLI ,GJERMANI, DHE AUSTRALI ,por jane te gjithe me master dhe jo te blere me lek si funksjonon ne SHQIPERI,TE DALE TEK POLARIZIMI I SHOQERISE SHQIPTARE,””politikanet” ose me mire sharlatanet e vune bazen e zhvilimit ne vende ne masen e GRYKESISE te tyre per pasuri si nje sitome te injorances BAJRAKTARE te zhvillimit ekonomik qe mori kahun e kundert , dhe ndikoj ne menyre drastike ne shtresat e mesme dhe te ulta te shoqerise , un nuk jam dakorte me ate qe pershperitet ne rethe shoqerore o familjare se SHQIPERIA NUK BEHET ne te kundert DO BEHET POR PASI TE BEHET AFRIKA.
Pershendetje Evis,
“Eksodi i shqiptareve nuk eshte nje “keqkuptim”..sa me pelqen ky titull. Per ata lexues te redaksive te ndryshme ky titull mund te te vrase veshin qe me heren e pare. Arsyeja tingellon me fort kur eshte e mbrojtur nga vertetesia. Te gjitha ato qe neve si lexues na eshte servirur qendrojne nje me nje, pavaresisht se syte, ndergjegjja dhe besimi i shqiptarit eshte i lyer me bojera, dhe nuk eshte nje zemer e paster e cila rreh per kombin dhe dashurine ndaj vendit. Cfare kujtojne keta, se meqe perkrahin nje parti apo hidhen si mburoje mbrojtese kundrejt nje partie politike legjitimojne nderin, dinjitetin, besimin e tyre? Kam te drejten per ti thene jo kesaj pyetjeje sepse ne te kundert nuk ma mbush dot njeri mendjen. Shqiperia eshte kthyer ne nje teater grek Evis, dhe bere mire qe e cilesove kete gje, por rolet jane ndrruar, sepse aktoret jane publiku ndersa publiku jane politikanet, qe me vite kane enderruar per katarsis, por ndergjegjja e tyre paska qene shume e ndyre. Nuk dua te te prish me kete koment asgje cfare ti me ndergjegje te larte qytetare ke ndare me ne. Faleminderit per zerin tend, dhe eshte dita kur Shqiperise i duhen zera te tille, sepse keta zera e duan me te vertete Shqiperine, jam i bindur per kete.
Nje lexues i shkrimit tend.