Gara për Tiranën nuk është e kyçur

19 Prill 2015, 18:14Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Pasi përmenda në emisionin Opinion të Blendi Fevziut se epërsia e votave të parvjetshme të partive të sotme të mazhorancëës ishte rreth 90 mijë në territorin e zgjeruar të Bashkisë së Tiranës, shumë njerëz më kanë thënë se nuk ia vlen të diskutosh më për garën elektorale në Tiranë, sepse, falë vetë asaj epërsie, fitorja e Veliajt është e padiskutueshme.

Kjo gjë më bëri që t’i rikthehem të dhënave të një sondazhi që zhvillova para disa muajsh, në të cilin testova kandidime hipotetike të pavarura të Lubonjës, Shehit ose Bojaxhiut përballë kandidatëve të ndryshëm të PS-së dhe PD-së.

Nga ato të dhëna, rezultonte se 3% e banorëve të kryeqytetit nuk donin të votonin për asnjë kandidat, pavarsisht se kush mund të ishin ata. Vetëm 14% ishin të vendosur të votonin për një kandidat të PS-së, pavarsisht se kush mund të ishte ai, dhe vetëm 13% ishin të vendosur të votonin për një kandidat të PD-së, pavarsisht se kush mund të ishte ai.

Nga ana tjetër, 10% ishin të vendosur të votonin për secilin nga kandidatët e pavarur të testuar dhe plot 60% mund ta ndryshonin votën në vartësi të kandidatëve në garë.

Këto të dhëna tregojnë se për çdo 10 kryeqytetas me të drejtë vote, 6 prej tyre mund të jenë ndikuar nga përzgjedhja e kandidatëve që ka bërë PS-ja dhe PD-ja.

Gjithashtu, tregon se ata mund të ndikohen nga fushata që do të zhvillojnë kandidatët.

Pikërisht për këtë arsye, gara e Tiranës nuk mund të quhet e kyçur pa filluar.

Kuptohet se një pjesë e 60-përqindëshit të lëkundur mund të jetë pozicionuar tashmë në një nga llogoret e betejës për Tiranën (të PS-së, PD-së apo te të pavarurit), por dy muajt në vazhdim do të jenë vendimtarë për fituar votën e të lëkundurve më të lëkundur.

Kush do të fitojë më shumë vota nga të lëkundurit, Veliaj, Kosova, Bojaxhi, Tafaj, apo Guri?

Këtë do ta marrim vesh pas 21 qershorit.

13 komente në “Gara për Tiranën nuk është e kyçur”

  1. Reformat says:

    fiton veliaj se ka bere nje qerre me reforma e pune si minister e i duhet Tiranes ta gjaleroje o zaloshnjeee

    1. elsamedi ufo says:

      Veliaj eshte reformator dhe pune-mbaruar, i duhet tiranes viioni dhe energjia e tij

    2. dori says:

      O Zaloshnja, deri me tani nuk ke gjetur asnje parashikim qe ke bere. Sondazhet duket sikur i shpik. Ik o zoteri shijo leket qe i ke marre Soros-it dhe mos na caj derrasat.
      60% e votuesve ne Tirane qenkan te pavendosur…

    3. klevi says:

      NJe Fitore e Sigurt per Erion veliaj

    4. humoristi says:

      Nje fitore e madhe po ofron…..Z.Veliaj shum shpejt do jet Kampion …:D

  2. lavdosh says:

    60% te lekundur! Ne nje vend ku politika eshte prezente kudo dhe njerezit jane partizane,me duket shume e ekzagjeruar qe 60% e votuesve nuk jane te vendosur.
    Ne Shqiperi 40% votojne per PS (ne cdo kohe), 35% per PD (ne cdo kohe)
    Keto ndryshojne +-5%

  3. lili says:

    Wouah ,Cfare zbulimi!…
    Asnje gare nuk eshte e fituar derisa te tallen kutite…bile ne Shqiperi edhe mbasi hapjes se kutive ndryshojne votimet…!

  4. b says:

    FITORE E SIGURTE E Z. VELIAJ. KUSH TE DOJE TE VEJE BAST ME MUA.

  5. liri drejtesi says:

    O Zaloshnja.
    Gara ka qene e hapur duke filluar nga marsi 1992, kur fitorja nuk u deklarua publikisht por ishte vendosur ne tavoline.Dhe keshtu vazhon edhe sot e kesaj dite, edhe me 21 qershor 2015. Dashuria per pushtet e komunisteve, nuk u heq te drejten e pushtetit kapitalisteve. Dhe mjetet e dashurise komuniste kane pak ndryshim nga ato kapitalsite, sepse organet po ato jane, PAVARESISHT SISTEMIT POLITIK QECVERISES: NJE FEMERORE DHE NJE MASHKULLORE, seks MBETET ne fund te fundit. P.sh. votimi i 9 majit 2011, a nuk ishte nje seance seksule publike, ku politikanet u shfaqen me llere te perveshura, ne pamundesi per te treguar…! 10 vota vendosen fatin, e vendosur me pare pas kuintave, nderkohe qe ishte bere baterdia me vjedhje, plackitje, fshehje, votash posh e lart qendrave te votimit! Boll me propaganda boshe, dogmatike, mashtruese qe njerezit duan qe ti harrojne perfundimisht. Meqe je dhe si i persekutuar, nuk te shkon Ty, lerja ishkomunisteve, zanatcinjve te vjeter.

  6. sportdashes says:

    More Zaloshnja, vetem LSI i ka votat e garantuara per arsye te politikave klientaliste dhe korruptive te kesaj Partie private.Madje nuk eshte çudi te kete edhe rritje votash.

    Kurse votat e PD-se dhe PS-se, do te kene oshilacione te pa parashikuara, per shume arsye te cilat mund te ndikojne pozitivisht ose negativisht.

  7. LORA says:

    Do te beje ky Zaloshnja ndonjehere sondazh se sa besojne shqiptaret ne paprekshmerine e vullnetit zgjedhes te tyre???????????????
    Mendoj se nese e ben,ky do te jete sondazhi i jetes se tij.

  8. UCK says:

    O Mero, po hiqe o vella kete reklamen e godotek-ut dhe Vere diku tjeter sepse nuk lexojme dot asgje ne mobile. Mos ver reklamen te bllokoje leximin.

  9. Nga Londra says:

    Cfar sondash leshi thot ky Zaloshnja mor aman ! Populli shqiptar esht popull dallkauk ndryshe thon e ndryshe bejn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje