Nuk i përkas asnjë organizate apo partie politike, i përkas qytetarisë tiranase, asaj qytetarie që i loton shpirti për qytetin e vendlindjes. Ah, Tirana ime, dikur kur të drejtonin njerëzit e mençur të dalë nga rrugicat e tuaishe plot kopshte, lulishte, shkolla me oborr, rrugë të pastra mbushur me mimoza, e deri për caracat dhe idet e tua tashmë pothuajse të zhdukura ndjej mall. Ama, që se të morën në dorë disa persona, të cilët dalin nga partitë sa majtas e djathtas, ti Tirana ime, je barbarizuar pa mëshirë. Ta zhvatën mirësinë! Shkatërruan qytetin më të madh në Shqipëri për llogari të xhepave të tyre dhe deputetëve kriminelë. Mëshira zero!
Kështu papritmas dëgjova për herë të parë emrin e Gjergj Bojaxhiut. Nuk e njihja deri momentin që shpalli aq thjesht kandidaturën e tij si i pavarur për Tiranën. U habita! A është e mundur, thashë me vete, që Shqipëria të ketë persona civilë të vetëdijshëm guximtarë?! Mësëfundi një fije shprese për Tiranën tonë. Se Tiranën duhet ta duam të gjithë si “imja” personale, që të bëhet “e jona” dhe të funksionoi si qytet. Po s’mësuam ta duam individualisht, kurrë s’do t’bëhet një qytet funksional dhe kurrësesi as “e jona” e përbashkët.
Ja përse do të zgjidhja Gjergj Bojaxhi…
Ndërgjegje
Të kesh ndërgjegje të japësh dorëheqje nga poste sqimiqare në Shqipëri do të thotë se katrahura e Atdheut të shqetëson. Pra, para rrogës së majme ke një shpirt që të thotë “jo, nuk është e drejtë!” Ndërgjegje të thuash “jo nuk e bëj” në një Shqipëri ku të gjithë marrin urdhra prej eprorëve duke shkelur mbi vlerat. Të jesh antarë i Forumit të Trashigimisë shpreh qartë dashurinë ndaj kulturës amtare. Angazhimi i Bojaxhiut në degë të ndryshme të jetës tregon vetndërgjegjsim. Fakti që ky person ka nge të merret me punë në një kohë ku shumë të tjerë grabisin është diçka tepër pozitive. Ndërgjegje të largohesh nga partia sepse e shikon që aty tashmë gjërat nuk funksionojnë siç do të doje dhe nuk përfaqsohesh dot më prej saj. Fakti që dy partitë e mëdha në vend e kanë sulmuar bashkarisht Gjergj Bojaxhiun këto ditë tregon se vërtetë nga ndërgjegja duhet ta bëjë gjumin top.
As majtas dhe as djathtas, thjesht i Tiranës
Në fakt me idetë që ka Bojaxhiu duket që është demokrat; por, fatkeqsia e demokratëve të vërtetë si Bojaxhiu, apo dhevet unë, është se tek PD nuk gjejmë vetveten qysh prej kohës së Azem Hajdarit. Besuam tek kjo parti për tu zhgënjyer aq shumë sa sot s’duam të kemi të bëjmë fare me të për aq kohë sa…kuptojeni. Tirana nuk ka më nevojë për kryetarë Bashkie ta përdorin qytetin si trampolinë për karrierë politike. Tirana ka nevojë për njerëz puntorë duke jetuar me hallet e qytetarëve. Erion Veliaj është kandidati i PS dhe Halim Kosova kandidati i PD. Të dy janë nën urdhrat e Bashës e Ramës. Erion Veliaj prej Tiranës pret të rrisi veten politikisht në partine e tij prandaj nuk e shoh si zgjidhje. Një Edi Rama apo Lulzim Basha tjetër. Jemi stërzhgenjyer me tipa të tillë. Ndërsa me doktora që aspirojnë politikën jemi ngopur, na del e tepron ai i madhi. Prandaj dhe Halim Kosovën nuk e shoh si zgjidhje për Tiranën, si doktor ka vlerat e tija. Duke qenë se Bojaxhiu i sfidon të dyja këto parti me qëllimin e vetëm Tiranën dhe qytetarët e saj, ia vlen t’i japim mbështetje. Mësefundi dikush që ka guximin të bëjë diçka që shumë prej nesh kemi kohë që e mendojmë.
Administrator
Të gjithë jemi dakort se Bashkia e Tiranës ka nevojë për një menaxhues dhe analist të fort. Njē administrator soji, i cili prakticitetin dhe mentalitetin enjë të amerikanizuari e ka falë shkollimit dhe eksperiencës. Një person që të dijë se 1+1=2 sepse përllogaritjet nuk janë opinion, por shkencë egzakte. Kurrësesi jo një person që 1+1=3 sepse ashtu i thotë kapo i partisë për të plotësuar tekat e ndonjërit deputet a biznesmen. Me klientalizmin që rrethon Bashkinë e Tiranës prej çerek shekulli s’habitem pse 1+1=3, ndërsa tek Gjergj Bojaxhi unë shoh pikërisht 1+1=2. Marrë nga faqja personale e fejsbukut të z. Bojaxhi: “Studimet universitare i kam kryer në Saint John’s College në SHBA në periudhën 1994-1997. Në periudhën 2001-2003 kam kryer studimet master për marrëdhënie dhe zhvillim ndërkombëtar në Universitetin John Hopkins në Uashington.Karrierën profesionale e kam nisur si analist i menaxhimit të riskut në bankën Bankers Trust (Nju Jork) në periudhën 1997-1998. Në vitin1999 kam punuar si koordinator i asistencës së Ambasadës Britanike për menaxhimin e krizës së shqiptarëve të dëbuar nga Kosova nga regjimi i Millosheviçit. Në periudhën 2003-2005 kam punuar si ekspert në Bankën Botërore në Uashington.” Ka ardhur koha të vendosim nëpër vende pune njerëz në baza meritokracie dhe jo prej teserës së partisë.
Vizioni
Shumë kryetarë kanë ardhur në pushtet sepse gjatë fushatës kanë bërë premtime marramendëse. Të gjithë e kemi parë se 70% e premtimeve që mbahen gjatë fushatave elektorale nuk përmbushen për vet faktin e thjeshtë se janë premtime pa taban. Çfarë më pëlqen tek Gjergj Bojaxhi është ideja e një fushate realiste. Premtime më këmbë në tokë që kanë të bëjnë me problemet e përditçme që ka çdo banorë i Tiranës. “Nuk ka banga nëpër shkolla” – shprehet z. Bojaxhi. Kush kandidat më parë ka thenë një fjali kaq të thjeshtë e kuptimplotë? Asnjëri! Prandaj mendoj se banorët e Tiranës duhet të reflektojnë me veten. T’i largohen ngjyrimeve politike kuq, blu, lejla apo portokalli, por të mendojnë një herë për veten e për Tiranën. Ky qytet duhet t’i përkasë banorëve. Ka ardh koha të zgjedhim një person që pati guximin të dalë kundrra rrymës dhe servilizmit. Një njeriu që jeton me baltën, gropat, pluhrin pra në Tiranën që na dhuruan këto parti. Gjergjin e falenderoj, duke ju drejtuar me ti dhe pse as njihemi, por e falenderoj se pruri ca fije shpresë tek shpirti im që lëndon për Tironën. Paç fat!
Ju mund te keni arsyet tuaja Mersida per te votuar Gjergji Bojaxhiun, por jo ato qe shkruani ne manifestin tuaj!
Nuk dua te diskutoj fare per kandidaturen ne fjale, por per Ju!
Te shkruash se nuk i perket asnje partie politike dhe me pas se “ne ne PD nuk po gjejme vetveten qysh prej kohes se Azem Hajdarit”(!!!!!!!!!), verteton, ne radhe te pare, qe i perkisni asaj partie. Ne radhe te dyte, te percaktosh demokratike PD-ne e viteve 1990-1998 dhe Azem Hajdarin nje demokrat te vertete, tregon se nuk njihni aspak kuptimin se cfare eshte demokracia!
Bie dakort me komentuesin “Klimax”. Persa i perket gjithe pjeses tjeter mbi Bojaxhiun dhe perkrahjen e tij, Mersida ka shume te drejte! Nje keshille do ti sygjeroja kesaj qytetare qe padyshim ka marre koshjence, mos e permend me kurre PD dhe Azemi, leri te veniten ne harrese si nje enderr e keqe pasi e gjithe periudha e saj ka qen nje virus shkaterrues per kombin shqiptar. Te gjithe kemi pasur shprese tek mashtrimet e kesaj klase politike por ka ardhur koha te thuhet mjafte! Ka ardhur koha te perkrahim vetem qytetaret e ndershem dhe guximtar si Gjergj Bojaxhiu…
Dhe un jom shum dakort me Klimaxin.
Kjo Marsaida bon si demokrate e kullume ,por qonka vesh me te zeza qysh kur paska ndrrue jet Azemi,qi perdhunone dhe furnizonte Rugoven me gra e femna.
Azemin qi per mue asht figura ma e keqe e kryne 25 viteve mbas Sal Gerdecit.
Ta jap nji kshill oj Marsaida.
Votoje Gjergjin se e meriton,por mos harxho kohon kot se ai ska nevoj ta mbrosh tine.
rrij urt ene mos na e hap barkun me gjith kriminelat qi ka pas PD,ndersa per Erjonin ske byth me e sha ,ene mos mi hyp kacabujt,se kom me ja dhan voten prej inatit tat Veliajt, megjithse kisha ne plan me me dhan Gjergjit.Po demokratet si puna jote hapin syte te nxjerrin ndonje perfitim.
Nuk e mor vesh ca dreq edukate paske qe sulmo i femer pa njoft pa dit pse ka thon menimin e vet. E paska thon i tjeter rob ktu fort kjart… Te jesh demokrat s’do te thote se je me PD, sepse PD u tall me demokratet e vertete. Demokracine nuk e perfaqsojn horrat e partise – ket o perpjek me thon ne goca. Ajo osht demokrate ne mentalitet ne shpirt dhe pa votu iher ne jet sajen per PD. Ene s’ka thon ME AZEMIN po PREJ KOHES AZEMIT pra ta ka thon kjartasi qe prej kur o prish PD. Po kur s’ke men me kuptu… do bosh komente me shpifje ordinere. Pranej bo mir t’i mshosh venit e mos folesh idiotesina, se Marsida (ene jo deformimet qe i bo emrit ti) jeto dhe studio ne ShBA dhe prap i rri menia ke Tirona. Tërtjeta!
nuk behet politike me CV sepse pastaj del dhe pyetja tjeter, pse ai dhe jo dikush tjeter iku ne Amerike dhe nese kishte fat, kjo nuk e ben automatikisht me te zote.Nga ana tjeter, ne mos gaboj ne ‘oren’ e tij Vlores iu faneps fort Petrolifera… duke perdorur dijet e shkolles amerikane per te perligjur nje projekt makaber.
Te ka errur arsyen moj bije pasioni, a se di ç’fare per gjergj bojaxhiun sa i thur ditirambe qe besoj çudisin edhe vete ate . Gjynah qe kaq e re e le fatin e voten tende ne doren e kasapit te KESH !! nejse urime e mbare te qofte.
ketij Gjergjit pervec se dha doreheqjen ndoshta per ndonje pazar te prishur me djalken e sales nuk I kemi pare ndonje gje moj cupke.
Komplimente Zonjes/ushes per shkrimin por……Ne se vazhdon te quash DEMOKRATE sali antidemokratin e Co perfshi edhe Hajdarin atehere i bie qe ne akoma do te vuajm edhe shekuj te tjere nga injoranca.
Lale e ke kuptu apo jo shkrimin? Ka thon qe nuk perfaqsohet nga PD prej shume vitesh. Ta ka thon dhe kuptojeni pse nuk bo pjese sepse u ka ngop prej doktorit te madh. Pash Zotin lexojeni iher na 2-3 her kur se merrni vesh me te paren para se te komentoni. Me te mira lal.
Ti m`duket se je vet Mardsida ?
Sukses per Gjergjin! I uroj fitore! Vleresoj ne personin e Gjergj Bojaxhi qartesine e veprimeve, seriozitetin ne zgjidhjen e veshtiresive dhe problemeve qe I dalin para, kurajon per te mos I lene veprimet ne mes te rruges, miresia ne zgjidhjen e problemeve qe I dalin, por edhe papajtueshmeria ndaj faktoreve pengues. Eshte nip I qytetit tone te Vogel te Patosit, ndaj edhe ndihemi mire dhe me mburje shkruaj se trashegon ne brendesi tipare te bukura te qytetarise se qytetit tone te ri naftetar.
Ne rradhe te pare ka thon “qysh prej kohes se Azemit” pra e ka marre si kohe shtrirje nje PD ku mbizoteronin demokratet e thjeshte dhe nuk ka thon “me Azemin”. Ne rradhe te dyt Gjergji ka na 4 breza ne Tirone sepse dhe gjyshi tij ka mbaru shkollen Harry Fultz para komunizmit. Mos sulmoni dike per idete qe ka. Kjo pra osht demokracia gjithsekush te kete liri te shprehi vetveten. Une kam votu per PS heren e funit ksaj rradhe do ja jap Gjergjit. U lodhem me rrenat sa majtas dhe djathtas. Ket po thot dhe goca mjaft e sulmut me militanizmat e juja. Ose perpiquni ta kuptoni mesazhin e saj me qartas. Edhe po CV eshte nr nji ne bote kur kerkon cdo pozite pune. Ne bote nuk te pyt kush ca ngjyre ke po cfare eksperience pra CV-ne. Mos komentoni kot sa me thon. Edhe po nuk qet banore te Tirones boni mir mos komentoni hiç se kto jan zgjedhje lokale.
Ne kete katrahure morale qe eshte politika shqiptare une do votoja Gjergj Bojaxhiun jo se e njoh por si nje proteste kunder banalitetit moral te dy forcave politike.Shpresoj se si une te kete shume qe mospranimi im per moralin politik e shoqeror te kesaj klase politike te kthehet ne nje levizje politke qe do gjeneroje vlera njerzore e sociale ne kete vend te katandisur ne vendin qe njerezit nuk duan te jetojne ketu
Pa dyshim ajo qi menoj un shkon diku me larg se 2 vite me pare apo dhe me shume, kur gjergji ishte pjese e asaj qe ti e etiketon si e kalbur apo mashtruese apo dhe me shum (qe jam dakort me ty) qe e ka shtrydhur kete popull ne cdo lloj aspekti. A e ke pyetur ndonjehere veten ose google se kush ish Bojaxhi ne vitet 2005-2013? A ishte Bojaxhiu pjese e asaj mazhorance qe solli rrenimin e cdo lloj instutucioni? A ishte Bojaxhiu 1 vit e me shume drejtor i KESH dhe a ishte termeti i gjobave urdheres e tij?
Doja te te pyesja ty dhe Bojaxhiun, perse nuk foli kur ishte Minister? Perse nuk foli per sistemin e kalbur kur ishte drejtor KESH-i? Perse u gjobiten nga keshi nen drejtimin e tij qindra familje Tiranse dhe shpetuan nga kjo gjeme ata qe ishin antare apo njerez qe kishin lidhje me partite kryesore?
Nese do te dilte dikush i panjohur dhe do te konkuronte si prsh Sazan Guri patjeter qe e meriton te jete sepse e ka treguar qe eshte i ndjeshem ndaj ceshtjeve sociale sic jane ato te ambientit dhe jo vetem ne Tirane. Por te shesesh per te ndershem nje person qe ka qene pjese e qametit dhe ne disa raste (gjobat) edhe firmoses i ketyre, nje njeri qe ka bere pjese ne qeverine e kaluar te thuash eshte asnjanes! me duhet te them qe >nuk i ha xhaja ato bishtaja<. Pastaj ti Marsida me sa shof pri mbiemrit nuk je Tironse. Peace ? DTR