Mesazhi që tha gjithçka i duhet politikës

18 Prill 2015, 19:57Blog TEMA
Mesazhi që tha gjithçka i duhet politikës

Nga Flogert Muça

Gara për Tiranën, njësinë administrative më të madhe në vend, tanimë prej ditës së enjte ka kandidatët zyrtarë nga të dy ‘kampet’ politike. Koalicioni për “Shqipërinë Europiane”, kryesuar nga Partia Socialiste ka kandidat ish-ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj. Koalicioni i djathtë(PD-PR), ka prezantuar Dr. Halim Kosovën, ish ministrin e Shëndetësisë në qeverinë Berisha si kandidatin e saj për bashkinë e kryeqytetit.

Kjo përzgjedhje e politikës së dy kahëve, pavarsisht se katërcipërisht e kundërt nga pikëpamja e kandidatëve si “njerëz politikë”, ka sjellë një gjë të mirë që pa filluar zyrtarisht fushata. Nëse ishte kjo përzgjedhje e Bashës për të mos “djegur” ndonjë nga ata pranë vetes apo jo, tanimë s’ka rëndësi, pasi politikës dje sërisht “nismëtari i pozitivitetit dhe betejës së ndershme në politikë” (siç nga sot duhet emërtuar), Erion Veliaj dha dje një shembull për t’u ndjekur se si duhet të funskionojë komunikimi politik midis kundërshtarëve.

Nga burime të mediave, mësuam se Veliaj i ka dërguar një mesazh kundërshtarit të tij Dr.Halim Kosova duke e përshëndetur dhe duke premtuar një fushatë pozitive alternativash e projektesh e jo luftë me baltë politike . Kosova nga ana tjetër i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë pozitive. Kjo e ka vënë Bashën në një pozitë aspak të favorshme duke parë gjuhën e tij që nuk ndryshon shumë nga ajo e ish kryeministrit Berisha. Por gjithësesi, qytetarëve është pikërisht alternativa që ju intereson, siç dhe politikës duhet t’i interesojë komunikimi konstruktiv dhe jo balta e shpifja për kapital politik.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që Veliaj e bën këtë gjë, pasi mjafton të kujtojmë rastin e “përplasjes” me Berishën në parlament kur ky i fundit fyeu rëndë, ndërkohë që Veliaj iu kundërpërgjigj me indiferencë duke u distancuar nga gjuha e përdorur nga Berisha dhe duke e trajtuar si “plak që s’di ç’thotë”. Por, përpos kësaj, mesazhi i tij kundrejt kundërshtarit të tij, tregon një shkallë të lartë pjekurie politike dhe një shkollë të re politike që medoems politika jonë duhet të ndjekë.

Nga ana tjetër, ky mesazh lexohet si një mendësi e re e cila tregon se Veliaj ( nismëtari i komunikimit të mirë e fair play-t politik ) do konkurojë me projekte për Tiranë. Duke analizuar e mesazhin drejtuar dr.Kosovës, dhënia e alternativave dhe ideve do jetë synim i kandidatit Veliaj e mesa duket, pse jo edhe i z.Kosova. E gjitha kjo i shërben qytetarëve të Tiranës, pasi do shohin në sy kush është alternative më e mirë për qytetin, duke qëndruar larg mllefeve të politikës së vjetër.

Mesazhi i Veliaj kundrejt Kosovës dje, ishte në fakt një mesazh që Veliaj ja dha politikës së vjetër dhe mendësisë që e sheh kundërshtarin si armik. Rrjedhimisht me këtë mesazh, Veliaj kreu një shërbim të rëndësishëm ndaj vendit, duke tentuar dhe arritur që me më pak se 160 shkronja të thyejë mentalitetin e politikës si “luftë”.

Ky ishte mesazh ndaj politikës që për 25 vjet me radhë i ka thënë jo komunikimit normal duke bërë që shqipëtarët midis tyre të ndihen “armiq’, thjeshtë e vetëm se përqafojnë ideologji të kundërta.

 

 

16 komente në “Mesazhi që tha gjithçka i duhet politikës”

  1. lili says:

    Po per kandidatin e trente,a pat nje message nga veliaj?

    1. ppapapa says:

      Po per sazan gurin jo :p hahaha veliaj i madh

      1. teta ollga says:

        HALLALL O ERION. MA MIRE SKA KU SHKO PO KAFSHET SI SALIU SDINE ME FOL E SKANE ALTERNATIVA.
        SHKRIMI MKENAQI. TAMAM NKOKE

    2. tiku says:

      Kosova eshte i mberthyer ne nje ekip hajdutesh dhe gangsteresh. Veliaj duhet ta mirekuptoj balten qe do hedhin ndaj tij por sduhet te dorezohet e te bjeri ne nivelin e tij.

    3. sit back.. and relaks →→→ says:

      Dje dyshja minxhozi – subashi, sot ishte dyshja xhafo – muca per ti dhene nje dore nga poshte veliajt.

    4. enki says:

      kandidatin e tret nuk e permendin se dihet qe veliaj esht shum po shum posht kashi kandidatit te tret ? kandidati i tret cdo gje ja ka arritur me forcat e veta , kurse veliaj ka lepir para mbrapa shefin e vet per te qen aty ku esht

      dhe sa per temen esht ber gazeta 55 , mero po ben namin me shkrimet kunder pd e kandidateve te ndryshem, ve dhe disa shkrime te militanteve te thekur te ps qe paguhen vetem per te ber propagand si ky flogert muca dhe me ket pun merren gjith diten urraaaa parti urraaa parti…ka dhe nja 50 veta qe i shkojn nga mbrapa duke ber fushat online per partin dhe ja ..me ket pun merren mgjes drek dark

      aman se i shkruajti nje mesazhe veliaj kosoves dhe urraaa , urraaa thuhet kur veliaj mos te vidhtete leket e fondeve publike me rastin e ardhjes se papes etj etj…

      zoteri un e kuptoj qe me shkrime te tilla ke nje vend pune ne PS dhe do te zesh vend pune ne bashki, por te lexosh keto artikuj aq te dobet esht humbje kohe per lexuesit e temes , qe esht ber nje gazet banale

      1. cuni byrekut ermal ha-sumes says:

        O enk, o bir… Degjo, ai Bojaxhiu yt i paboje, ka nje dosje spektakolare vjedhjesh e rryshfetesh ?

        Prit dhe pak se une di qytetar do ja var ne mure. Me lart ne shkrim mesa lexova flitet per komunikimin e mire, ti pervers/e ben derr derr ketu

        Veliaj-Kosova respekt per komunikimin

    5. bufon says:

      E drejte! Shkruesi percjell mesazhin e nje menyre tjeter te te berit politike. Pra politikanet duhet te vene perballe tyre projekte konkrete ne dobi te qytetareve ne vend te gjuhes helmuese ndaj njerti-tjetrit.

  2. al qaeda says:

    Sakte fare.. Bravo Erionit

    1. Erisa poligoni says:

      Erioni eshte fantastik. Perfundimisht eshte i rralle..

  3. Hana says:

    super artikull bravo per analizen kaq te mire ?

    1. lori says:

      nje shkrim shume i mire sa per erionin meriton me shume se kushdo tjeter kreun e bashkise se tiranes

      1. enxi says:

        erioni e miriton eshte me i miri per tiranen

  4. klejda says:

    Shembulli me i paster i nje politike te re , plot mirekuptim. Eshte kjo ajo qe sugjeroi erioni. Po jep nje alternative te re te berjes se fushates pa shpifje e perbaltje per kundershtarin. Suksese Erion ne kete gare!

  5. klevis says:

    Erioni eshte shembulli i nje politike te re,pa sharje e ofendime mes paleve politike,shembull injeriut punëtor dhe me vullnet te jashtezakonshem dhe nje mbeshtetje per te gjithe. Suksese në garen per bashkinë e tiranës erion

  6. rilindasi i vdekur says:

    kur lexoj mesazhe te tilla si: Erioni shembull per nje politike te re,erioni vizioni i ri e deri veri…e kuptoj sh qarte pse jemi ne kte batak ku jemi katandis tani! kurse tipat si ju e si Erioni ju kam te qarte pa hap gojen fare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje