Nga Dr. Linda Rama
Ndjeva nostalgji, kur m’u desh të përgatitem për një ceremoni si kjo në këto mjedise. Nostalgji për vitet kur në auditore na mësohej logjika e profesionit dhe ktheheshim e riktheheshim në këto dyer për të fituar provimet e nxënies sonë. Ëndërronim ndonjëherë, në atë kohë, që të flisnim drejtpërdrejt me një autor të huaj, në gjuhën e mësuar, duke i dëgjuar autorët në distancën e heshtur të faqeve të atyre pak librave të lejuara; ëndërronim vazhdimisht që të kishim nëpër duar një libër të pamundur, nga raftet e librave që lexonin studentët e ekonomisë në vendet e shoqërive të hapura; ëndërronte ndonjë guximtar ndër ne edhe që të mund të udhëtonte ndonjëherë përtej kufirit, por, besoj, se askush nuk e ka ëndërruar dot që një ditë, në auditorin e këtij fakulteti, ku sot shoh plot fytyra te dashura të asaj kohe, do të mund të kishim mes nesh një autor të jashtëzakonshëm dhe personalitet kaq kompleks të botës së lirë, si Jacque Attali.
Sigurisht që, mund të vazhdoja më tutje radhën e gjërave të paimagjinueshme në atë kohë, duke shtuar se s’do më kishte shkuar kurrë dot ndërmend se jo vetëm Attali do të vinte në fakultetin tonë, por edhe se do të më takonte mua nderi i mbajtjes së kësaj fjale.
Miku ynë special sot, Jacque Attali, shprehet diku se intelektuali, shkrimtari, akademiku, nuk duhet ta lejojë veten të sintetizohet me një citim. E në fakt, si lexuese e vëmendshme e veprës se tij, mund te them se ai, jo vetëm nuk ia ka lejuar vetes te sintetizohet me një citim, por, të paktën mua, ma ka bërë të pamundur ta sintetizoj qoftë edhe në një fjalim se kush është dhe se sa i gjerë është horizonti i interesit të tij intelektual. Ndaj, i nderuar Jacque Attali, pranoni qysh në fillim ndjesën time për kufizimin e pashmangshëm që kjo fjalë mikpritjeje ka në raport me personalitetin tuaj shumëpërmasor.
Ngërthimi i disiplinave i nxjerrë në pah nga aktiviteti i Attali-së, pasqyron fare dukshëm se ekonomia, aq sa ç’është mjedis i ekuacioneve, statistikave, grafikëve, është edhe botë subjektive e ndjeshmërisë njerëzore, filozofisë, politikës. Dhe sot, në një kohë të paimagjinueshme ndërveprimesh, ku bota është gjithnjë e më shumë një fshat global, ekonomia, politika, sociologjia, arsimi, kultura, feja, janë pjesë të një të tëre, përherë e më të integruar.
Në pamundësi për të pasur një shtjellë shteruese të këtij aktiviteti kaq kompleks e marramendës, do të doja të shënjestroj tri qasje veçanërisht kuptimplota, në kontekstin e sfidave të përbashkëta të shoqërive bashkëkohore, përfshirë atë shqiptare.
E para ka të bëjë me konceptin e ekonomisë pozitive, që i referohet një vizioni ekonomik afatgjatë, i cili formëson zgjidhjet dhe zgjedhjet imediate dhe afatmesme.
Bëhet fjalë për një vizion në shërbim të gjeneratave të tjera, me synime të qarta, si burimi më i sigurt i rrugëdaljeve në udhëkryqet bashkëkohore të shteteve dhe shoqërive.
E, pikërisht për këto udhëkryqe, lexohen shumë qartë dy koncepte të tjera, si sinjale të forta perspektivash shpresëplota: sipërmarrja dhe respekti.
Sipërmarrja, përmes Jacque Attali-se lexohet kumbueshëm si kurajoja e gjithsecilit për të krijuar zgjidhjet e veta, për të ndërtuar strategji personale suksesi, duke përdorur në mënyrë të zgjuar asetet. Pa pritur që zgjidhja të vijë prej politikës, shtetit, familjes, shkollës, apo qoftë edhe prej çdo aktori tjetër përtej vetes.
Këtë lloj sipërmarrjeje, Jacque Attali na fton ta kuptojmë si qytetari aktive, e cila, sa nga ndjeshmëritë kulturore e sociale, është e orientuar edhe nga suksesi ekonomik, me bazë kreativitetin dhe shfrytëzimin e mundësive ekzistuese, cilado qofshin ato.
Respekti, të cilin Attali e përdor për marrëdhëniet ndërkombëtare, rezonon si vlerë orientuese për luftën e çdo shoqërie, kundër çdo lloj diskriminimi, për barazinë e mundësive, përpjekjen shoqërore e shtetërore për të jetësuar e siguruar një dialog të vazhdueshëm kulturor e social mes grupeve dhe shtresave të ndryshme.
E kam fjalën këtu për respektin për të ndryshmen, për përvojën, kontributet, ndjeshmëritë, ambiciet e, mbi të gjitha, për njeriun e njerëzoren, i cili meriton respekt të pakushtëzuar e pa dallim kombësie, kulture, përkatësie apo statusi ekonomik e social.
Sigurisht, jam e vetëdijshme për rrezikun që, duke komentuar kompleksitetin e mendimit të Attali-së, mund të biesh fare lehtë pre e kaosit në rreshtimin e mendimeve. Ndaj, lejomëni ta kapërcej këtë vështirësi përmes një rrëfimi të thjeshtë.
Tek unë instinkti i ekonomistes nuk është më i fortë se ai i nënës, apo ai i një gruaje të angazhuar në kërkime e studime të interesit të sotëm publik.
Kështu që, duke përgatitur këtë fjalë modeste për Jacque Attali, ndjeva se, mu ndërthurën gëzueshëm në një tërësi të pandashme të treja këto instinkte. Sepse në fund të fundit, më e bukura që të ndodh, kur lexon Attali-në është se ka shpresë e frymëzim për të jetuar, pavarësisht kompleksitetit, shpeshherë të rendë, të botës që ai përshkruan.
Do të doja ta mbyll fjalën time jo me një përfundim, por me një pyetje të gjatë për Jacque Attali-në:
Si mjaftojnë orët, ditët, javët, vitet për të shkruar kaq shumë e kaq jashtëzakonshëm; për të qenë personalitet botëror edhe në akademi, edhe në politikë; për të dashur edhe vendin, duke kontribuar për të; për të dashur edhe muzikën, duke kontribuar për të; për të dashur edhe njerëzit dhe për të punuar, sa kundër varfërisë, aq edhe që çdokush të jetë vetvetja, siç duket kjo e sintetizuar tek Devenir Soi?
Nuk di se si mund të arrihet kjo, se si triumfohet kështu në luftën me kohën, por di që kam shumë kënaqësi e krenari që një njeri i tillë është sot Honoris Causa në një Universitet me kaq shumë emër në vendin tonë. Jam e sigurt se, nga sot, ky vend ka një mik e dashamirës të rrallë, me përmasat e jashtëzakonshme të këtij njeriu të jashtëzakonshëm.
Po per Belulin c’mund te na thoni?
Sa e madhe paskerkish qene kjo ushtria e George Soros-it jqj…..
Td,
C’ka me u cudit ktu ?
Bota funxionon e tille , ne grupe,kompani,filjale,ushtri,-besnike ndaj kauzes se tyre deri ne vdekje (Jane njerez # me Principe Njerezore .
“I vetmi” ndryshim me Shqiperine e shqiptaret ,
eshte se ne shqiperi ka grupe ,por me principe shkerdhatash ,
ku pabesia qeshte berthama e bashkimit te tyre ,
pra shkurt ,nji ushtri shkerdhatash te njerezimit,ne funxion te se keqes njeriut.
E nderuar Rama, duke veneruar apo me ne shqip adhuruar kete dishepull te mendimit antiekonomik me vjen keq por mesa duket se ka fare haberi se çfare eshte ekonomia. Keshillat e ketij “ekonomisti” e kane çuar Francen qe sot po shkon si titaniku por spo e kuptojne akoma. Attali, sot propagandon neper emisionet se Franca eshte drejte nje revolucioni por padyshim qe ti sbesoj se e ndjekur ndonjeher. Te sugjeroj te mos adhurosh jo vetem Attalin por asnje nobelist tjeter ekonomist edhe pse i vetmi qe doli hapur kundra kesaj feje ekonomike ishte Maurice Alais, ku mbasi mori nobelin e kuptoj qe ekonomia sishte ajo per ate qe mori dhe ne 1998 kane dashur tja heqin se filloi te fliste per ekonomine e vertet…
Zoje,ky paguan disa dhjetera studente per kerkime e synthèse qe ne fund i permbledh edhe i publikon nene emer in e tij! Eshte nje encyklopedist i vertet,po edhe nje njeri qe nuk preke bot normal!
Edhe shume rapporte e keshilla te tij per qeverine franceze kur nuk Kane mineur me u vu ne jeté ,ka jashttokesore jane nga realiteti!
http://www.focus.de/politik/ausland/jacques-attali-im-interview-hollande-berater-nicht-frankreich-deutschland-ist-das-kranke-kind-europas_id_3441758.html
Nje kritik i Gjermanise, qe ska argumenta bindese……
Shpresojme qe Dr. Linda Rama te mos jete nje keshilltare e gabuar per Kryeministrin..
edhe kjo eshte bere synete. vajti ne emiratet .
“Jacque Attili na kujton ….” dhe jo “Jacque Attalina kujton …..”!
Cfare kuptimi do te kishin emrat po te vinim nga nje prapashtese “na” si psh Edina, Berluskonina, Platinina, Renzina, ……..??!!
Hahahahah sa kam qesh, po ti vinim dhe nje -j ne fund do ishin nga Tropolena
Ne vendet e treta jep konferenca atali,se ne france sia fut kush.ka qene keshilltari i fransua miteran kryeministri ma i korruptum e ma i keq qe ka pas franca pas luftes 2 botrore.pergjegjsi per mos nderhyrjen ne bosnje te natos .masakrat e serbve i dini besoj ne bosnje.
French mo ,
thjesht bullshit .
Njerez qe dun te shofin vetem gjak.
një herë e një kohë një herë në vit kemi pas kënduar kën¨gën e vitit të ri:
ja na erdhi viti i ri
sa jam i gëzuar
etje etje
tashti po bëhet e përhershme dhe Nga Dr. Linda Rama,kuptohet jo çdo vit,njëherë në dy vjet!!për fushatë zgjedhjesh
T’i keshillojme zojes ,mbasi ka qef literaturen ekonomike,me lexuar Zotni thomas Piquety:do mesoje ma shume,e jo gjerat jashtetokesore te Attali-se,qe e fundosen Francen! Ia vlen kjo littérature ekonomike,e jo fiktionet e attalise,qe haber nuk ka me ekonomi sic e tregon gjendja ne te vlen e la ekonomine franceze pas miterranit!
Attali eshte cifut francez qe sot per sot asnje nuk e begenis sepse ka bere shume gabime dhe cifuterira ne ekonomi
Do t’i sugjeroja gazetes qe ne te ardhmen te mos pranoje autoresi te artikullit, shoqeruar me “graden shkencore”. Permendja e “gradave shkencore” ne nje artikull gazete eshte absurditet, si nga ana e autorit, ashtu edhe nga ana e gazetes. Nuk ka vend ne bote, sic eshte per fat te keq Shqiperia, ku gradat shkencore (qe ne i dime shume mire se si merren ne kete vend) te perdoren kur nje njeri shkruan ne gazete, apo kur eshte edhe ne ndonje post zyrtar. Nuk ka absurditet me te madh kur shikon Presidenti i Republikes, prof.dr, apo kryeministri i Shqiperise prof.dr…E dime shume mire qe Shqiperia eshte vendi me i korruptuar i Evropes dhe perseri eshte Republika e Prof. Dr. Boll me keto idiotesira se na bejne pastaj qe mos te lexojme as se cfare eshte shkruar, megjithese kur sheh “graden shkencore” e kupton shume mire se cfare mund te shkruhet nga nje njeri qe sillet ne kete menyre.
Ne menyre absolute mendimi im konvergjon 100%
me PITER PAN.
Piter Pan, me ke lene pa fjale per saktesine, keto sikur I blejne ne TREG doktorraturat.
Ne menyre absolute mendimi im konvergjon me PITER PAN 100%, keto sikur I blejne ne pazar doktorraturat.