Dy deklaratave, që përthekojnë dy ekstremet e qëndrimit ndaj Ibrahim Rugovës – më duhet ta pranoj sinqerisht – nuk kam mundur t’u rezistoj, prandaj po shkruaj sërish për figurën e tij.
E para ishte ajo që po e thoshte Christopher Hill për të dhe e dyta, ajo çfarë i kishte ndodhur Çun Lajçit (gjithnjë sipas versionit të tij) pas një tubimi parazgjedhor të LDK-së, kur ai i kishte vënë plis të bardhë Rugovës, ndërsa pastaj ishte “rrëmbyer dhe marrë në pyetje shpotie nga militantë të PDK-së, të cilët i kishin thënë: “E ke flliq plisin, sepse ia ke vu shkaut”.
Që më 1994 Rugova besonte në intervenimin e NATO-s kundër forcave serbe të sigurisë për arsye humanitare.
“NATO-ja do të na mbrojë” – kishte thënë ai në një intervistë (1994) dhe këtë e kisha vënë për titull.)
Senatori proshqiptar, Bob Dole, e krahasonte Rugovën me Martin Luther Kiingun, liderin e luftës për liri e drejtësi. “E kam një ëndërr”, thoshte King, por ai nuk e priti jetësimin e saj.
Ibrahim Rugova po ashtu. Porse Amerika u bë më e drejtë dhe më normale.
Kongresisti amerikan, Eliot Engel, besonte se Rugova do të jetë kryetari i parë i shtetit të Kosovës si George Washingtoni.
Presidenti i parë i SHBA-së ndërtoi një shtet modern nga një shoqëri kaotike, e përçarë dhe me plot sfida.
Ibrahim Rugova arriti të ndërtojë themelet e një shteti demokratik po ashtu nga një shoqëri e përçarë dhe e thyer nga ideologjia komuniste dhe pushtimi serb.
Emisari amerikan për Kosovën në vitin 1998, ambasadori Christopher R. Hill, në librin e sapobotuar të kujtimeve për karrierën e tij si diplomat, “Outpost: Life on the Frontlines of American Diplomacy” (Pararojë: Jeta në vijat e para të frontit të diplomacisë amerikane) shkruan ndër të tjera për luftën në Kosovë dhe rreth Kosovës dhe pashmangshëm për profilin politik të Rugovës.
Duke përshkruar një vizitë që kishte bërë bashkë me presidentin historik Rugova në fshatra të Malishevës të përfshira nga flakët e luftës, në nëntor të atij viti, ambasadori Hill shkruan:
“E mora (Rugovën) në makinën time më 3 nëntor (1998) dhe shkuam së pari në fshatin e vogël piktoresk, në Banjë të Malishevës. Minarja e xhamisë së fshatit ishte rrëzuar nga një predhë shumë precize e tankut, dhe kërma të kafshëve të banorëve të fshatit ende po prisheshin në fushë që prej një muaji, kur serbët i kishin përdorur si ushtrim për marrje në shenjë.
Vazhduam pastaj për në fshatin e vogël Ostrozub, ku po ashtu dolëm jashtë në rrugën kryesore, që gëlonte me banorë të kthyer që bartnin dhe tërhiqnin zvarrë plaçkat e veta personale teksa ktheheshin nga mali ku qenë fshehur me javë të tëra në pyll.
Reagimi i tyre kur e panë Rugovën ishte i jashtëzakonshëm.
Njerëzit fillimisht ngurruan kur e panë prijësin e vet prej më shumë se një dekade, pastaj iu afruan dhe iu hodhën me krahë rreth qafe, duke e puthur në faqe.
Disa iu hodhën në përqafim dhe i ranë në gjunjë, duke ia puthur dorën, si të ishte Papë.
U ndala për të kapur pamjen në tërësinë e saj. Për ata që kishin thënë se e ka pasur puna e tij, do të doja ta shihnin tani. Se çka i bën disa politikanë karizmatikë dhe çka jo ka qenë koncept përherë i pakapshëm për mua, por në këtë ditë e pashë se Ibrahim Rugova ishte forcë që duhej bërë hesap – ndoshta arsyeja pse UÇK-ja dhe të tjerë ishin aq të ashpër me të. (Christopher R. Hill, “Outpost”, Simon & Schuster, Neë York, 2014: Fq. 143-144; fragment i përkthyer nga Muhamet Hamiti).
Ibrahim Rugova ka qenë ideator i shtetit të Kosovës, por të konceptuar që të arrihet përmes lëvizjes paqësore, ndonëse për dhjetë vjet nga kundërshtarët e tij politikë, të jashtëm e të brendshëm, projekti i tij dhe i tërë alternatives politike të kohës është cilësuar si ëndërr, pastaj “shtet i ashtuquajtur”, ose madje “Republika fantome”.
Sipas atyre që e njohën, ndoshta Rugova ishte një lider “ideal” për shumicën e kosovarëve, ndoshta edhe nga fakti se ishte neglizhent dhe nuk ndërmerrte asgjë dhe nuk ngutej për definimin e situatave, madje as që kërkonte më shumë sakrificë nga populli të cilit i printe.
Pyetja se a ka mekanizëm të padhunshëm që mund ta ndalë dhunën, ashiqare është e vjetër po aq sa historia e qytetërimit.
Një përgjigje të suksesshme e pati dhënë Mahatma Gandhi kundër kolonializmit britanik, por edhe ai nuk e pranonte nënshtrimin për hir të vet pacifizmit.
Ndërsa shkrimtari Gjergj Konrad angazhohet për një “antipolitikë”.
“Në vend të përgjigjeve kuantitative tepër budallaqe mbi atë se kush është më i fortë, antipolitika propozon një garë të kualiteteve të ndryshme të diferencuara. Kush është më i fortë? Kjo nuk është vërtet pyetje fare interesante. Për antipolitikanin është pyetje shumë më interesante të dijë se sa ka arritur ta ndërtojë fotografinë mbi vetveten një bashkësi, fotografinë e mençur e të sinqertë – se sa të dijë se kush disponon me forcën teknologjike”.
Vërtet kush është më i fortë?
Makineria superiore e luftës apo një politikë tjetër, e ndenjes në proces politik, pa marrë ndonjë shpërblim të shpejtë për këtë, një kualitet i diferencuar ndër kosovarët, një antipolitikë nëse veç me politiken nënkuptohet forca).
Rugova dha një shembull se mund të arrihet diçka me antipolitikë edhe në Ballkanin e daulleve të luftës.
Ç’është e vërteta, suksesi i Rugovës po aq sa i Nanë Terezës i atribuohet opinionit publik, pra fokusimit ndaj medias dhe ndonjëherë manipulimit me to!?
Fundja karriera politike e Rugovës ka nisur në media (si shkrimtar dhe analist i situatave politike) e jo në struktura politike.
Krijimi i opinionit publik perëndimor për të drejtën e shqiptarëve për liri po ngjizej ngadalë falë artikulimit solid të kësaj të drejte nga Rugova në mediat perëndimore.
Serbia me bajoneta sapo kishte fituar disa mile tokë në Bosnjë dhe po synonte edhe Kosovën (çështje kuantitative), por shkatërroi fotografinë e vendit, pra të një bashkësie që synon demokracinë (që serbët synuan gjatë tërë shekullit XX dhe ende nuk e kanë etabluar), sepse në horizontet e asaj bashkësie shkrimtari dhe politikani Vuk Drashkoviq shihte “mortajë, uri dhe vdekje”.
Serbia për të cilën vlente një opinion pozitiv në Perëndim, si popull krenar dhe si viktimë, nga matja e forcës po rrokullisej në një vend që perceptohej si barbar.
Në anën tjetër, për shqiptarët nuk po vinte shpërblimi, por lëvizja e tyre shikohej me simpati. Opinioni publik është sovran dhe lëviz shoqërinë.
“Ligji i opinionit publik është ligj suprem i gravitacionit të historisë politike…”
Për këtë, David Hjume thotë se tema e historisë është që të tregojë se si sovraniteti i opinionit publik është larg asaj të jetë gjakim utopist dhe është gjithmonë pasqyrë e shoqërive njerëzore.
Për të sunduar, opinioni publik është fuqi më e madhe se topat dhe tanket.
Sipas Ortega Y Gasset, ndonëse edhe ai që do të përpiqej të sundonte me ndihmën e jeniçerëve varet nga mendimi i atyre jeniçerëve dhe nga mendimi që kanë për ta banorët tjerë.
“Kështu Taleran i tha Napoleonit: Gjithçka, Sir, mund të bëhet me bajoneta, pos njërës – nuk mund të ulesh mbi to.” (Hose Ortega Y Gasset: “Pobuna masa” (La rebellion de las Masas), Gradac 1988, Fq. 118.)
Në një analizë interne të State Departamentit amerikan për çështjen e Kosovës (“Zëri”, Prishtinë, 22 prill 1995) spikatej suksesi i shqiptarëve dhe rezistenca e tyre paqësore.
“…sidomos me rezistencën paqësore ndaj terrorit serb dhe represionit ushtarak në koloninë e fundit në Evropë”.
Raporti për krijimin e një “shoqërie nëntokësore” (paralele) ishte fascinant, por ende nuk kishte fituar vëmendje të madhe në Perëndim.
Aleatët e regjimit serb do të mundoheshin të prishnin këtë imazh, me gënjeshtra dhe me provokime për të rrënuar kështu bindjen se shqiptarët janë viktima…”
Gazeta beogradase “Nasa borba” e 13 prillit 1998 kishte botuar një vështrim të qytetarit nga Prishtina, Gani Hoxha, i cili kishte cituar Mirko Tepavacin, i cili, në pyetjen se a është vërtet aq e rëndë pozita e serbëve dhe e malazezëve në Kosovë, apo vlerësimet e tilla janë të motivuara nga synimi për dramatizimin (jo vetëm Qosiq) e “çështjes së pazgjidhur serbe”, ishte përgjigjur: “Në pozitë më fatkeqe, edhe atëherë, edhe më vonë, më tepër ka qenë populli shqiptar se sa ai serb në Kosovë. Edhe atëherë edhe më vonë, ka qenë pakrahasimisht më rëndë të jesh shqiptar në Serbi, sesa serb në Kosovë”.
Mirëpo, “kolosi i brishtë” i Kosovës, Ibrahim Rugova, kundërvënien në jodhunë e kishte të mbështetur mirë në dijet teorike, ngase veprat e tij “Kah teoria” dhe “Refuzimi estetik” mund të interpretohen si pararendëse të politikës së tij paqësore.
“Fundja të refuzosh do të thotë të mos pranosh atë që imponohet, dhe kjo varet nga një pozitë personale apo nga një pozitë e përgjithshme (…) Ose lirohemi nga shtypja përmes refuzimit, ose thyejmë qafën dhe bëhemi skllevër. Në këtë plan njeriut i ofrohen dy zgjidhje: “Po” dhe “Jo”; por mënyrat e realizimit të tyre ndryshojnë”.
Nëse merret parasysh forca e vullnetit politik të shumicës së qytetarëve të Kosovës, sipas parimit plebishitar, krahina ligjërisht nuk ishte pjesë e Serbisë, as e Shqipërisë, por territor i pushtuar nga Serbia më 1913 dhe e riokupuar dy herë me masa administrative-policore.
“Një krah më radikal, gjithnjë i gatshëm të shtojë edhe diçka për aspiratën kombëtare, në fakt ekziston dhe Rugova bën haptazi detyrën demokratike për të mos e mohuar. Virulenca e këtij krahu, të përfaqësuar në veçanti nga shkrimtari Rexhep Qosja, e bën edhe më të çmueshëm pacifizmin pa të meta të Ibrahim Rugovës.” (Marie – Françoise Allain & Xavier Galimiche.)
Nuk u përkiste këtyre dy shteteve – që mjaft gjatë – është krijuar miti në qarqet diplomatike europerëndimore se rreth krahinës së Kosovës zihen Serbia dhe Shqipëria, ngase deklarativisht, me Rezolutën e Konferencës së Bujanit (1944) kosovarët ishin përcaktuar se “si gjithmonë ashtu edhe tani, Kosova e banuar me shumicë nga shqiptarët dëshiron me u bashkue me Nanen Shqipni”, por edhe pozicioni i saj ambiguitativ në ish-federatën jugosllave ishte i karakterit deklarativ.
Sipas Kushtetutës së RSFJ-së Kosova ishte subjekt konstituiv i Federatës, por deklarativisht
(Konferenca e Prizrenit 1946) ajo i ishte bashkuar njëkohësisht “vullnetshëm” edhe Republikës së Serbisë.
*Koha Ditore
(Vijon nesër)
Vertet populli kosovar nuk e donte luften. Ishin disa terroriste, marksiste, sic i cilesonte Berisha, ata qe i kthyen armet druzhe Sllobodanit, mikut te shqiptareve, te cilin po Berisha e furnizoi me nafte, nderkohe qe imperializmi amerikan ja bllokoi naften.
Nuk e degjuan Rugoven ata terroristet e UCK, dhe ja pasojat. Jane nen udheheqjen e Thaqit, kur fare mire sot, sipas porosive paqesore te Rugoves, do te ishin nen usheheqjen e Daqiqit.
Ti ke tru te miut per ta kuptuar analizen e H.Matoshit
‘Maoshat’ jane mije,krimba te degjeneruar,anti-shqiptare te ndyre! Vlerat e tyre jane sa te krimineleve serb te luftes! Turp te vleresohen pordhat e tij!
Kurse me trutë e tua, o “Çmimi i Lirisë”, do të jetohej gjithmonë në skllavëri.
Edhe USA, nuk vegjetoi nën situatën që predikoi deri në fund paqësori kapitullant Rugova, ai këlyshi i rrahur i serbëve, por kaloi nga diplomacia e tryezave dhe bisedimeve, në diplomacinë e avionëve dhe raketave, që ishte dhe është në fakt, diplomacia e vetme që kuptojnë serbët.
Pa këtë diplomaci amerikane të forcës, në ish Jugosllavi, do të kishim parë sa e sa masakra sërbe si të Srebenicës(Pasojë e politikave paqësore dhe të prit, mos u ngut, të qarqeve prosërbe të Europës) dhe gjithashtu, Kosova do të kishte mbetur e zbrazur nga kosovarët, ashtu siç e bëri në fakt spastrimi etnik në operacionin genocidist sërb “Patkoi”
Matoshi, gjakshprishuri dhe shërbyesi i përulur prosërb, edhe sot e kësaj dite, kur historia është shkruar dhe ka treguar se cila ishte rruga e Lirisë, vazhdon dhe i kthehet pacifizmit të shitur të Rugovës.
Dhe jo më kot, as për qejf dhe as për hobi të të shkruari.
Matoshi vazhdon zbatinin e detyrës ndaj padronëv serbë.
Ai përgatit terenin që, kur serbët, në rrethana të favorshme për ta, të fillojnë zbatimet e skanarëve të tipit Krimea dhe Ukraina, shqiptarët ti kenë shplarë trutë me rugovizëm dhe matoshizem, dhe të presin bythëjashtë nëpër shtëpija të vijë shkjau për ti therur dhe për tjua bërë grarinë si në kohërat e Dushanit dhe Millosheviçit.
Ja, pa doreza dhe stërhollime, ky ështe misioni i Matoshit sot!
Turpi e mbuloftë, brez pas brezi!
Eshte plotesisht e vertete. Kosovaret nuk e donin luften. Pra nuk donin te sakrifikonin per lirine. Se edhe lirine nuk e çmonin. Ata donin, njelloj si Rugova, statukuone dhe pasoshin jugosllav me te cilin fitonin azilin ne Perendim. Prandaj edhe e kane urryer UCK-ne dhe menjehere pas çlirimit ia dhane votat perseri Ibrahim Rugoves.
Se sa e donin shqiptaret e Kosoves pasoshin jugosllav per te fituar azilin me se miri e tregojne kolonat e gjata te tyre qe pritnin per tu kthyer ne Atdhe. Ata u kthyen nga vendet me te perparuara perendimore ne Kosoven e shkaterruar dhe te djegur nga serbet.
Sa per dr. Rugoven, mendoj qe diplomati amerikan, z. Christopher Hill i tha te gjitha per te. Njejte si ai per Rugoven shpreheshin edhe Richard Holbrooke, Bill Clinton , Tony Blair… Dhe te gjithe keta ishin miqte me te mire te shqiptareve. Veshtire eshte qe te mos u besosh atyre. President
përpara miqve tanë amerikanë e anglez që ndihmuan në çlirimin e kosovës,them ndihmuan sepse luftën e filluam ne,më shumë se kujtdo unë i besoj shqisave të mia!!ato perceptuan se kush ishte rrugova!!kush ishte adem jashari,ukshin hoti dhe fehmi agani!!
për këta të fundit asnjë nuk e hap gojën!!si për ukshin hotin që është akoma i zhdukur dhe për atë që ndodhi me fehmi aganin!!
“….krahinës së Kosovës zihen Serbia dhe Shqipëria,..”
vetëm për këtë qëllimin tënd të vjetër ke shkruar tërë këtë artikull or debil dhe antishqiptar matoshi??
ti do të jesh krijuesi i kombit kosovar!!
ti 90 e kusur përqind të shqiptarëve të kosovës do ti çkombëtarizosh dhe ti bësh kosovar për të vetmen arsye se je në dilemë për atësinë??
shko mor qen dhe me atë “pa të meta”!!atë qyrrashin që i mbushi brekët dhe u rreshtua në krah të millosheviçit!!të paktën ai e dinte se po mbronte familjen e tij,pavarsisht se çoante në p… sëmës një popull të tërë!!
President Rugova kurre nuk u rreshtua ne krah te Millosheviqit. Ai u rrembye nga njesitet speciale serbe dhe me dhune u dergua ne Beograd. Eshte mekat shume i madh qe nje njeri patriot te quhet qurrash apo edhe me keq, te shpifet per te qe u rreshtua ne anen e armikut.
Ne vitin 2001 i dha nje interviste gazetarit Christian Bruser-it. Shume mire e shpjegon rrembimin e policeve:
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=152663
mua më kujtohet kur foli drejtpërdrejt(live si i thonë sot)nga beogradi!!ishte në krah të millosheviçit,kuptohet ishte i dhjerë në brek,dhe tha që të ndalohen bombardimet!!
nëse të kujtohet ka qënë jo përpar 3800 vjetëve as para 150 vjetëvekur nuk kishte as video e as audio regjistrim!!ishte në atë kohë kur dhe njerzit e thjeshtë kishin videokamera dhe jo më stacionet televizive!!
mjafton ajo që tha”të ndërpriten sulmet ndaj sërbisë”,për ta quaajtur tradhëtar!!
nuk vlen aspak thënja tënde se atë e kanë rrëmbyer dhe e kanë detyruar për të thënë atë që tha!!aspak!!ishte njeriu i njohur botërisht si “president” i kosovës dhe një gjë të tillë nuk duhet të pranonte ta bënte në asnjë mënyrë!kadegorikisht në asnjë mënyrë!!çfardo që të ishin kërcënimet që mund ti bëheshin!!
e njëjta gje duhet të ketë ndodhur dhe me fehmi aganin,dhe dihet fundi i tij!e vranë sepse nuk bëri atë që i kërkuan!!nuk desh të quhej tradhëtar nuk desh të tradhëtonte popullin e tij!!pagoi për të!!ju pasuesit e rugovës asqë e përmëndni ndonjëherë,pavarsisht se ai ishte numri dy i kosovës!!vepra e tij përfundimtare nuk ju pëlqen,ju rrëzon në tokë kështjellën prej rëre që keni ngritur!!
rugova e mohoi 5 ditë rresht se kishte thënë një gjëtë tillë!!kjo pasi e kishin nxjerrë në itali,më pas pranoi si qyrrash,si i dhjerë e e kishte bërë “për pak liri për famoljen e tij”!!sikur popullin e kosovës e kishte pjellë lopa dhe se sërbi mund ta therte kur të deshte!!
ky është veprimi më i ndyrë dhe më i poshtër i kosovës!veprim që nuk mund të arsyetohet dhe nuk mund të mbrohet nga askush!!
ky vjen pas nënshkrimit të heqjes së autonomisë nga kuvëndi i kosovës!!nga ata tradhëtarë deputet që u pëshurrën nga tre tanke të sërbit!!
shnet dhe një fundjavë të mënçur!!
Anticensure…!
Nuk jam nga ata qe mundohem me cdo kusht t’ua nderroj mendjen njerezve. Ti ke qendrimin tend, une kam timin. Por po te perkujtoj qe eshte krejt tjeter kur dikush i shpjegon gjerat nga larg dhe krejt tjeter kur ato momente te veshtira te luftes i perjeton. Ne baze te komenteve tua ne “Tema” e di qe je prej atyreve qe Atdheut ja mendon me te miren. Por , ne kete rast (kur flet dhe fyen Rugoven) jam thellesisht i bindur qe gabon shume rende. Dr. Rugova, sic e tha edhe ne intervisten dhene gazetarit Bruser, kishte mundesine si shume politikane te tjere kosovare ta leshoje ( ose te mos kthehej) ne Kosove. Por ai, si udheheqes legjitim i Kosoves qe ishte, zgjodhi Kosoven. Dhe ne Kosove nuk qendroi i vetem, por ishte me tere familjen e tij. Pra dr. Rugova nuk e zgjedhi lirine por e zgjedhi rrezikun per jeten e tij dhe te familjes. Por ai nuk mund te vepronte ndryshe, ai ishte president legjitim i Kosoves, i zgjedhur me shumice absolute nga shqiptaret e Kosoves. Ky nuk ishte nga ata qe jepnin deklarata bombastike per ” moslargim nga Kosova” dhe “mbrojtjen e pragut te shtepise” e qe vete rruanin mjekrren dhe leshonin Kosoven. Dhe cuditerisht kalonin 85 km. permes dhjetera punkteve te policise ,ushtrise dhe paramilitareve serbe te papenguar. Keshtu nuk ndodhte me te gjithe. Keshtu nuk ndodhi as me bashkepunetorin me te ngushte te dr. Rugoves, z. Fehmi Aganin. Kur mbeti pa barera dhe si pasoje ju keqesua shume gjendja shendetesore, dr. Agani tentoi qe te largohej per ne Maqedoni. Por per dr. Aganin paramilitaret serbe nuk i mbyllen syte. Ai u ndalua dhe u vra. Thenja jote qe ai u vra per aresye se nuk pranoi te beje ate qe kerkuan serbet nuk qendron, sepse serbet ate e vrane si armik qe e kishin dhe jo se ai kundershtoi.
Serbet u munduan qe te bejne dy vrasje, njeren fizike dhe tjetren politike. Fatkeqesisht njeren e realizuan. E vrane bashkepunetorin me te ngushre, doren e djethte te dr. Rugoves, profesorin e nderuar Fehmi Aganin. Vrasjen e dyte , ate politike serbet nuk e realizuan. Nuk e realizuan sepse shqiptaret e Kosoves e njihnin mire udheheqesin e tyre. Ata e dinin qe ai ishte i verteti.Prandaj edhe pa ndonje problem i fitonte zgjedhjet .
Se kush ishte dr Rugova, me s emiri e tregon z. R. Holbrooke i cili ne librin e zise shkroi: ” Kur e kam takuar I.Rugoven per her ete pare ai dukej si nje ze i vetmuar. ne beteje te vetmuar, duke bartur nje shall qe thoshte se do ta varte vetem kur ta sheh vendin e lire. E shikoja duke ndjekur enderren e popullit te vet nen kushte te jashtezakonshme me urtesi dhe kembengulesi, dhe u bera admirues dhe shok i tij.
Cfare kenaqesie ishte ta shoh me ne fund ne Prishtine pa shallin e tij! Mbaj zi per nderimin e jetes se bashku me tere popullin e Kosoves.
derisa Kosova e fitoi lirine nen udheheqjen e tij, tani perjetoi nje humbje te tmerrshme ne nje pike kritike, kur shume pune mbeten per tu bere.
Apeloj tek lideret e Kosoves te bashkohen dhe te punojne se bashku, per te arritur pavaresine per te cilen President Rugova luftoi.”
Te pershendes.
Degjo ti Jeronim. Nuk e di çfare te lidh me Rugoven, por meqe hiqesh kaq i mirinformuar rreth “patriotizmit” te tij dua te te bej 2 pyetje. Po te jesh burre pergjigju:
– A eshte e vertete qe Rugova ka deklaruar ne seline e NATO-s ne Bruksel se “ata qe kane marre armet jane fshatare qe duhen qetesuar”.
– Dhe ne Parlamentin Europian ne Strasburg se “UCK-ja eshte dora e zgjatur e Serbise”?!
Po te pergjigjem ne kete pyetjen e dyte. Rugova nuk ishte kunder UCK-se. Ai ishte kunder Drejtorise Politike te UCK-se. Duket se ka pasur njohuri te bollshme per ta. Disa te dhena dualen me pas, pas luftes. Inteligjenca e KFOR-it Amerikan para 6-7 vitesh deklaroi se njeri nga udheheqesit me te larte te ish Drejtorise Politike te UCK, z. Xhavit Haliti ishte bashkepunetor i UDB-se. Vitin e kaluar shteti i Zvicres ia ndaloi hyrjen z. Azem Syla. Edhe z. Syla ishte udheheqes i larte i Drejtorise Politike te UCK. Gjithashtu Zvicra e obligoi z. Syla qe t’i ktheje ato para (qindra mijera franga) qe i ka marre ne forme te pensionit, duke e genjyer shtetin dha paraqitur si i semure psiqik. Te njejten forme hajduterie e perdori edhe nje tjeter zyrtar i larte i Drejtorise Politike, z. Ali Ahmeti, tani udheheqes i partise Bashkimi Demokratik per Integrim. Pra keto jane vetem disa te dhena ku udheheqesit e larte te UCK na dalin te jene bashkepunetor te UDB dhe hajdute. Dhe natyrisht qe secili shqiptar, perfshire ketu edhe Rugoven kane pasur dyshime ne keta udheheqes.
Jeronim, i ka theme apo jo, Rugova, keto dy thenje. Nuk ka nevoje per arguments te terthorta.
Edhe nese disa te UCK na paskeshin qene per cfare ti po iakuzon, pa fakte, kjo nuk ndryshon natyren UCK-se, as vepren dhe lavdine e saj.
Ashtu sikurse nuk e ndryshon dot historine e Rugoves qe kur erdhi casti per ti vene gjoksin lirise, Rugova perpushej e puthej ne Beograd me kasapin e Kosoves, qe I thoshte NATO-s, te mos bombardonte.
..
o jerm dhe jo rilindasi arbëresh
që qënke i tredhur në tru kjo ska nevojë për vërtetim!!
sjell budallallëkun për argument!
idiotësinë për fakt!!
jo mor lal jo!!nëse ai spiun sërbi,për rugovën e kam fjalën,e dinte se ka spiunë sërbë në radhët e uçk-së,atëherë duhet të hapte gojën dhe jo për shkak të këtij spiuni të sabotonte luftën e popullit shqiptar të kosovës,JO TË KOSOVARVE SI SHPREHET KY DEBIL INJORANT DHE PROSËRB MATOSHI!
mor zotëri me një injorancë të theksuar dhe një naivitet foshnjor,në të gjithë botën dhe në të gjithë situatat,sidomos në gjëndje lufte,ka të infiltruar të zbulimeve të huaja,për pasojë dhe të infiltruar të zbulimit sërb!!kjo është natyrale,normale dhe e pa mohueshme,POR kjo nuk do të thotë se duke ditur një aksiomë të tillë ne duhet të quajmë luftën e shqiptarëve të kosovës si provokim të bërë nga sërbi!nuk mundesh që për një person të krimbur të quash një luftë tërë si të padrejtë,si të ndyrë!!por të shkojmë me këtë mënyrë mendimi si ti,atëherë unë do të të thosha se që vetë rrugova ishte dora e sërbit!ishte e tilë sepse për gati 10 vite ai tulati një popull të tërë!për dhjet vite ai pengoi një popull të tërë për të çliruar vëndin e tij!ai gjat gjithë kohës përhapi dy teori disfatiste!!
-sërbia fuqi e pathyeshme
-vetëm unë jam ai që do të ndryshoj diçka
ai ishte personi që i bëri shërbimin më të madh sërbit në tulatjen e popullit shqiptar të kosovës!!kur e mori në dorë “postin e presidentit” në kosovë kishte filluar lëvizja e popullit,kishte demostrata dhe pritej vetëm të shpërthente!rugova e degradoi këtë shpirt luftarak dhe dëshirë për liri në nivel “mos ndizni as qirinj se provokojmë sërbin”(pas vrasjes së snjë djali të ri me emrin arben)ose “lapsi për të gjithë”një javë pas masakrës sërbe ndaj familjes jashari!!
ti o jerm je aq naiv sa gjynah të përpiqesh të të sjellësh argumente!!ti je aq infantil sa gjunah të të ndash nga përrrallat që vet tregon e vet dëgjon!!
rugova ishte sabotuesi më i madh i luftës për liri të shqiptarëve të kosovës!!
kurse ky halil mutashi është mohuesi i kombësisë së tyre!!ky nuk resht së punuari që shqiptarët ti këthejë në kosovarë!sërbët e të tjerët nuk ka mundësi,prandaj i quan pakica kombëtare!!një mënyrë veprimi e ndyrë dhe tmerrësisht djallëzore!!do të zërë rrënjë tek njerzit injorantë!dhpresoj që të mos shtohet shumë!!
ps:zotëri,të jesh presidenti i një shteti,përfaqsuesi i një populli duhet të dish një fakt të thjesht:të jesh në krye nuk dot ë thot të përfitosh të mirat që të jep vëndi por dhe të pranosh pasojat!!një nga këto do të ishte që ai “i madhi”,sa një kërmill,rugova të mos pranonte të dilte në tv për të kundërshtuar bombardimet e natos,por të pranonte si plumbin për vete dhe familjen e tij!!të sakrifikonte gjithçka për atë popull që e zgjodhi si përfaqsues të dëshirave të tij!!
të mbash një shall pas gryke nuk të bën,nuk të afron as disa vite dreite me ADEM JASHARIN dhe FAMILJEN E TIJ!BILE AS ME MË TË NJOMIN E TYRE QË DERDHI GJAKUN PËR KOSOVË!!
haj tung dhe mo na bezdis më!!
Mire e ke o matush, kosovaret asnjhere se kan dashur lirine. Pervesh se neper kenget epike me cifteli, edhe Rugova po ashtu si ata.Po ti matosh je nje derr maskarai qe ne shqiptari nuk ta gjen shokun.Kosovaret nuk dine ceshte liria se jane analfabete nuk lexojne libra, gjynah do ishin akoma nen dacicin dhe do merrnin azil neper evrope
Bimi pati merite qe i bindi kosovaret se e ardhmja e tyre ishte pavaresia. Ironia ishte se pavaresia nuk ishte nje shtet jugosllav sic e donin kosovaret e Bimit, por shtet i Hashimit dhe Ramushit, shkurt shtet shqiptar i dyte. Ne kete kendveshtrim del se Bimi luajti lojen, pa dashjen e tij, te shtetitt e dyte shqiptar ne Ballkan. Gazetari nuk ka faj eshte si Bimi i pafajshem, e luan lonen pa dashjen e tij.
Edhe ti si rugova je fashist. nuk e lexoj shkrimin tend o ma(u) tosh ne mut te semes shko dheti
Eshte TURPI I JUAJ,zoti moderator qe nuk e boton komentim tim kunder Rugoves!
Kerkoj ndjese ne se ju do jeni ithtar i tij dhe i serbeve!