Rugova, pacifist pa të meta – populli i tij nuk e donte luftën (2)

18 Prill 2015, 20:42Blog TEMA

Nga Halil Matoshi*

Kosova u riokupue me forcën e armëve – siç theksuam – edhe dy herë të tjera pas Luftës së Dytë Botërore, në të dyja rastet në momentin kur Jugosllavia, përkatësisht Serbia, i kishte shteruar masat represive-administrative, për ta mbajtur kontrollin mbi Kosovën.

Së pari, më 1945, kur krahina e posa dalë nga lufta u vu nën regjim ushtarak dhe për të dytën herë më 1989 kur u suprimua autonomia e saj sipas Kushtetutës së Jugosllavisë Federative të vitit 1974, kur Kuvendi i Kosovës ishte rrethuar me tanke.
Por Serbia kurrë nuk mundi të vendoste pushtet legjitim në Kosovë, të pranueshëm nga shumica e popullsisë.

Në rrafshin e së Drejtës Ndërkombëtare, Serbia e konvertuar në RFJ që ende nuk kishte njohje ndërkombëtare, nuk do të mund të arsyetonte pushtetin e vet ushtarak dhe administratën e dhunshme në Kosovë të vënë mbi majat e bajonetave!

Mirëpo, heshtur, nga qarqe të ndryshme ndërkombëtare, për të mos prishur punë në Bosnjë, Serbisë iu njoh e drejta e sundimit me Kosovën, por se makineria luftarake e Milosheviqit nuk mundi tashmë të ndalej në përdorimin e “forcës proporcionale”, ajo shkoi në shkatërrimin total të shqiptarëve, në të gjitha sferat dhe me të gjitha mjetet.

Akademik Gazmend Zajmi konsideronte se Kosova, sipas Kushtetutës së vitit 1974, ishte e barabartë me republikat e tjera të ish-Federatës jugosllave.

“Në dispozitën e Kushtetutës së RSFJ-së të vitit 1974, (si akt normativ i njohur sipas së Drejtës Ndërkombëtare) mbi atë se Kosova është pjesë konstituitive e Jugosllavisë (neni 2 i Kushtetutës), thënia se Kosova është në kuadër të Republikës Socialiste të Serbisë ka karakter deklarativ dhe jokonstituitiv, meqë baza konstituitive e gjetjes së Kosovës në kuadër të Republikës së Serbisë është “Rezoluta e Prizrenit” e vitit 1945 (10 korrik) e cila, si e tillë, u derogua me Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik 1990”.

Në Deklaratën Kushtetuese (2 korrik 1990) të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës, normativisht u rrumbullakua legjislacioni i brendshëm për pavarësimin e Kosovës, që u fuqizua me shpalljen e Kushtetutës së Kosovës, më 7 shtator 1990, në Kaçanik, prandaj historikisht u quajt edhe si “Kushtetuta e Kaçanikut”.

Ky proces konstituitiv pastaj fitoi edhe legjitimitetin e përmasave plebishitare pas konsultave të qytetarëve kosovarë (Referendumi për pavarësinë dhe zgjedhjet e lira parlamentare dhe presidenciale), duke siguruar legjitimitetin e brendshëm për një udhëheqje kredibile, që ka mandatin e popullit shumicë, për përfaqësim në raport me Serbinë dhe me faktorin ndërkombëtar, si dhe në mbrojtjen e interesave vitale politike të shqiptarëve në Konferencat e ndryshme ndërkombëtare, që pasuan.

Në planin procedural-demokratik, Kosova kishte përmbushur kushtin për të qenë palë në bisedimet ndërkombëtare.
“Kosova, shtet i pavarur e neutral, i hapur ndaj Serbisë dhe Shqipërisë”, ishte kredoja politike dhe postulati themeltar i dr. Ibrahim Rugovës, me të cilin postulat edhe hyri në vorbullën e rezistencës joviolente.

Ky projekt politik i kosovarëve, ndonëse nuk u mbështet de jure nga faktori relevant ndërkombëtar, po hynte në etapën e vet të “pritjes historike”, sipas parimit të lëvizjes shoqërore, gjë që nuk paraqet stagnim historik, pra as kthim retrogard historik.
Projekti politik i kosovarëve dhe rezistenca joviolente të identifikuar me figurën e Rugovës po të kihet parasysh ajo që thotë Ortega Y Gasset del të jetë perfekte.

“Shteti është në fillim një imagjinatë absolute, por imagjinata zhvillohet (krahas zhvillimit të vetëdijes së një populli) dhe projektohet në lëvizje të orientuar me vetëdije drejt themelimit të shtetit. (…) Shtetit të formuar i paraprin shteti në formim.” (Ortega Y Gasset, “Pobuna masa”; Fq. 118.)

Ekziston një debat juridik megjithatë rreth konsumimit ose jo të së drejtës për vetëvendosje.

Në këtë debat përmendet Rezoluta e Bunjajt (1943-44) dhe Rezoluta e Kuvendit të Prizrenit (1945), e para spikat vullnetin e popullit të Kosovës me u bashkue me ‘nanën Shqipni’ kurse e dyta ‘shpreh vullnetin për bashkim me Serbinë federale’.
Megjithëse, edhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese nga ana e Kuvendit të Kosovës, me 1989, ndonëse nën shtetrrethim, nuk ishte pa ndikim në rrjedhat konstituitive të vendit.

Derisa shqiptarët e Kosovës, me vetëflijim dhe vetëkontroll, pas heqjes së autonomisë i shmangen luftës, por kjo nuk do të thoshte ende se lufta përfundimisht ishte shmangur, dhe në këtë ‘vetënjohje në joviolencë” shqiptarët edhe ndërtuan identitetin e tyre shtetëror, ndërkaq që mbi ta, por edhe mbi Serbinë ende vepronte ‘balanca e frikës’, si postulat i Luftës së Ftohtë.

Por edhe përmendja e shpeshtë nga zyrtarë amerikanë si senatori Bob Dole e të tjerë, e Kërcënimit të Kërshëndellave të vitit 1991 nga presidenti George Bush, Senior, ‘vija e kuqe e cila në Kosovës nuk guxon të kalohet’ e kishte zmbrapsur Serbinë nga ndonjë ndërhyrje për spastrim etnik në Kosovë.
“Në Kosovë, që të dyja palët e duan fitoren, por asnjëra palë nuk e dëshiron luftën” thoshte Philip Han, vëzhgues i OSBE-së (atëherë KSBE) në Kosovë.

“Në Kosovë cenohen interesat amerikane” – pati thënë Wiliam Perry, sekretari amerikan i mbrojtjes, ndërkaq në qershor të vitit 1995 sekretari amerikan i shtetit Christopher, ftoi Rugovën në Washington dhe sipas medieve shqiptare, ai ishte shprehur se ShBA-ja ’nuk do të qëndrojë anash në rast të konfliktit të hapur në Kosovë.

Kjo nuk ishte megjithatë sinjal i qartë që shqiptarët t’ia nisnin konfliktit për ta pasur Amerikën si aleate!?
Kur fliste për liri e pavarësi, Rugova vazhdimisht e përdorte edhe “cilësinë” e kësaj lirie që ishte demokracia.

Më 10 qershor 1999 liria u realizua, porse shteti në formim duhej të priste ende, ndërsa demokracia ende, për guerilen kosovare ishte vetëm frazë e zbrazët dhe e ftohtë, sepse synohej kapja e pushtetit pa u legjitimuar në zgjedhje të lira!?.

Dikur shumëkush e kishte përqeshur që po kërkonte një “protektorat civil ndërkombëtar” në Kosovë…
Dhe koha e tij e njohu këtë me UNMIK-un, kurse paskoha e tij me EULEX-in…
Rugova pra zëshëm kërkonte një protektorat civil ndërkombëtar, me afat të kufizuar, derisa të stabilizohej jeta për të kërkuar zgjidhje politike pastaj, përmes negociatave shqiptaro-serbe me intermediatorë. Porse, atëbotë bëhej ndërkaq presion mbi Beogradin nga Washingtoni zyrtar për ta lejuar rivendosjen e misionit vëzhgues të OSBE-së, e ideja e Rugovës për protektorat, ndonëse ishte vendosur në listën e pritjeve, ndodhi…

Dikur shumëkujt i është dukur utopi ideja e tij për një autostradë Prizren – Peshkopi – Tiranë – Durrës, që kosovarët të “zdirgjeshin’ për kafe e të ktheheshin në mbrëmje në shtëpi…
Ajo sot, mund të thuhet së është projekt madhor, i kryer.

Sado që si pasojë e politikave jokreative të liderëve shqiptarë dhe kosovarë ende projekt “ekonomikisht i vdekur.”
Dhe së fundi, Kosovës i ra hise ta sprovonte veten si shtet funksional në mort, më 2006 kur Rugova vdiq.
Ndonëse në zi për presidentin e parë Kosova funksionoi si shtet normal, madje i krahasueshëm më shtetet me demokraci të zhvilluara.
Trupat e KFOR-it dhe policia e UNMIK-ut kishin ulur në minimum gjendjen e gatishmërisë.
U “kthyen” në vëzhgues ose në dhe fotografë amatorë…

Shtyllat e këtij shteti, si lidershipi, TMK-ja, SHPK-ja (Policia e Kosovës) dëshmuan se janë të ndërtuara me themele të forta dhe në segmentet e veta kruciale nuk ranë në provim faqe botës.
Në një ditë me ngrica, rreth gjysmë milioni njerëz u dyndën në kryeqytet për të manifestuar unitet rreth vizionit të ish-presidentit Rugova, për një shtet demokratik, të lirë dhe për një shoqëri që i ka akseptuar vlerat e qytetërimit perëndimor.
Dhe kur në temperatura shumë të ulëta, njerëzit duke qarë prisnin në radhë të gjata për t’i dhënë lamtumirën e fundit, sërish u rishfaq fuqia ikonike e Ibrahim Rugovës, si të ishte një Papë!?

Në favor të kësaj shkon fakti se ato ditë zie kombëtare nuk ishte shënuar asnjë incident, protokolli i ceremonisë mortore pati funksionuar mirë, por edhe skenografia dhe elementet e tjera që e bëjnë madhështore një zi kombëtare u zhvilluan si në çdo shtet normal demokratik.
Por tek parakalonte nëpër qytetin e tij, qytetari i parë, tashmë i vdekur, ëndrra e tij shihej se ishte bërë realitet.

Ai me amanetin e tij që të pushonte i qetë në varrezat e dëshmorëve sikur me fuqinë e vdekjes tejçoi mesazhin se shoqëria kosovare ka marrë anën e jetës.
Në ato varreza prehen martirë të tri lëvizjeve të mëdha, partizanë antifashistë, luftëtarë të UÇK-së si dhe kampioni i rezistencës së padhunshme, Rugova.
Mesazhi duhet kuptuar drejt.
Ka diçka martire në veprimtarinë politike të Rugovës, dhe për t’u avitur te flijimi i Jezuit, Kosovës i jep ende emër e pietet, edhe i vdekur.
Ai, Rugova, që sot kur shpirti i tij lartësohet, i dha Kosovës një pamje zie të hijshme: Shteti u pa. Është Presidenti i parë i vendit që shkoi në amshim dhe që sot ai zë vendin meritor në historinë e shtetit.

Mrekullia e parë ndodhi: Kosova nisi historinë e shtetit.
Atë të enjte, kur po varrosej lideri i kosovarëve, shtyllat themeltare të shtetit funksionuan mirë dhe të pavarura.
Kosova do të ketë presidentin e dytë… të tretë dhe të tjerët, aq sa do të rrojë njerëzimi.
Që do të mbahen mend si liderë të mirë ose të këqij, që do të lavdërohen ose qortohen…
Ikona e pavarësisë së shqiptarëve është e paqortueshme.
Sepse çdo ikonë është ide pafajësie.

Pra, Rugova është një, ai ka hyrë në mbamendjen e kosovarëve si kundërshtarë i luftës dhe i fatkeqësisë, si mik i njeriut dhe si mendimtar i lirisë. (Fund)

*Koha Ditore

15 komente në “Rugova, pacifist pa të meta – populli i tij nuk e donte luftën (2)”

  1. leonidha says:

    Z. Halil do desha tju kujtoj nje shprehje biblike: ju skllever nenshtrojuni pronareve tuaj po patet mundesi behuni te lire. Dr Rugova ishte nje pacifist por askush nuk ja mohon dot te drejten popullit te behet i lire, me cdo rruge nese ai i kerkon. Pra kam pershtypjen qe rruga e Rrugoves ishte pesimiste sepse e kishte perjashtuar rrugen e kryengritjes se armatosur per te fituar lirine. Edhe dicka: po nje shprehje biblike: nuk ka dashuri me te madhe sesa te japesh jeten per shoket e miqte. Pra gjaku i te reneve eshte me i cmuar se cdo rruge tjeter per te fituar lirine. Dr Rugova, pas lufte duhet ta ngrinte ne piedestal luften e UCK- por nuk e beri. Gjithsesi zemra e kombit shqiptar eshte teper e madhe dhe jo pa arsye, se jemi nder kombet e para qe perqafuam nje fe humaniste ne thelbin e saj si krisherimi; atehere kur fqinjet tane sllave ishin ende ne vendet e tyre te largeta dhe i thoshin gurit apo drurit perendi, dhe ndoshta hanin njeri tjetrin. Kjo jo per meriten tone apo fajin e tyre, por se perendia ashtu deshi. Por faktet jane fakte. Dhe humanizmi i kombit shqiptar, e pranon Dr Rrugoven, se ne fund te fundit beri me te miren qe diti ai. Me respekt!

  2. sal bjond darwini nga ulcini says:

    ..po ju na cate trapin se shqiptaret jan popull luftarak mer.
    populli qe e ka ca rrugen e storjes me shpat ne dor e me kallac ne kurriz!
    nga na dolen kaq paqsor tash shqiptart! qe nuk e dashkan luften!!!
    por kosovsat po u ben dy vet bashk mendjen me bo luft me tjetrin me t pafuqishem e kan mer. edhe ata t shqipnis ,gjejn nanji cop cop e kalivar dhe e shtypin.
    he shqiptarqiqa
    mashtruesa
    kur s keni byth thoni jeni paqsor
    kur marrni pak veten ja merrni shpirtin te pafuqishmit me t par qe ju del n shteg.
    komb bythqim!

    1. it'sme says:

      Me sa duket, ta paskan bo nonën shqiptarët, or ti mik, me atë nick tama si dick, prandaj çfryn kështu, si ato kuçkat që turfullojnë pasi janë shtypur.

      Uroj të të ketë shijuar!

  3. Ilir Hoti says:

    Prap ky askushi,nje mjeran fukara ne tru e i devijuar ne ‘gene,….eshte kunder luftetareve te lirise,qe luftuan pushtusin shekullor , serbine kriminelet dhunuesit e poshtruesit e shqiptareve! Por ‘matoshat’ nuk jane shqiptare,kjo me qeteson. Ata nuk kane proplem se rraca e tyre eshte ….perdhunuar e tjetersuar ne ‘genet e trashigimise’ me e keqja se eshe mburren!!!!! Duket qarte kur citon Rezoluten e Bunjajt(vullneti i lire i popullit shqiptare) dhe ‘rezoluta e Prizrenit nen pushtimin e bajonetat serbe…..Ky krimb pa gjak e fetyre, eshte shembulli i mashtrimit e poshtersise. fundi i tij eshte i logjikshem. Gazetat shqiptare nuk duhet ti japin hapsire shume te madhe pordhave te tij!

  4. Axhim says:

    Halil do ta kishte pas lakmi edhe vet Don Kishoti i Manqes këtë fantazi kaq brilante.

  5. roberto says:

    Halil Matoshi,te te vije TURP per sa ke shkruar me siper!
    Ibrahim Rugova,jo do mbahet mend sipas teje,por e ka te DOKUMENTUAR ZYRTARISHT SE KA QENE TRADHETAR I POPULLIT TE KOSOVES DHE KA PUNUAR PER INTERESAT SERBE!!!
    Ai ka qene kunder Rambujese,kunder UCK-se,krijoi FARK-un si ushtri paralele per t’ju kundervene UCK-se,pra te conte popullin ne LUFTE CIVILE!!!
    Ai bashke me Bukoshin GRABITEN MILIONA MARKA qe populli i Kosoves dhuroi per CLIRIMIN E SAJ!!!
    Rugova kur UCK-ja dhe NATO luftonte kunder Serbise,ai per 6 muaj u STREHUA NE SARAJET E MILLOSHEVICIT ne Beograd!!!
    Ne funf:Rugova eshte nip i KRIMINELIT Xhaferr Deva qe u caktua nga NAZISTET per te nenshtruar shqiptaret e Shqiperise me GJAK!
    RUGOVA ESHTE NJE TRADFHETASR I KOMBIT SHQIPTAR aq sa edhe Sali Berisha!!!

    1. mali says:

      Populli shqiptare ne ish jugosllavi ka jetu me te drejta te barbarta me popujt tjere.Kosova ishte de fakto shtet prandaj serbia ishte ajo qe i nxiti demostratet e 81 nishit.Problemi eshte se ne von i kuptojme rrjedhat politike .
      Ndersa Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti hero i pa vdekshem i Kosoves , se pari ishte vizionar poletikan , ai ne forma te ndryshme u mundue ta ruej popullin dhe pasurin e Kosoves. Krijoi miqesi ne boten demokratike . Luften e ka pas opsionin e fundit ,dhe jo te bej lufte vllavrase.

      1. roberto says:

        Ti nuk je MAL i vertete,por nje mal me MUT!
        Ti je nje nga ata 30% te spiuneve te UDB-se qe mbroke serbet dhe spiunin e tyre TRADHETYARIN RUGOVA!
        Ne se Kosova paska jertuar me te drejta te barabasrta ne ish Jugosllavi,si spjegohet,qe Sllovenia dhe Kroacia u ngriten te parat me LUFTE te pergjakeshme per PAVARESINE E TYRE NGA SUNDIMI SERB?
        Dihet qe keto dy republika ish jugpsllave ishin me te passura atehere se disa shtete qe ishin qe atehere ne BE si Greqia,Portugalia etj!
        Cfare te drejtash paskeni patur ju,kur toka e ish Jugosllavise eshte mbushur me VARRE MASIVE KOSOVARESH me nga 30-600 te vrare ne nje grope dhe jane akoma edhe sot MIJRA kosovare qe nuk u gjendet as kufoma e as varri???
        TI MERITON TE VARROSESH PER SE GJALLI NE NDONJE GROPE ME MUT,qe ta kutosh KRIMIN E MADH qe ka bere Serbia kunder Kosoves martire!
        Pse ka TRADHETARE si ty ne Kosove,ndaj eshte katandisur keshtu:KEQ E MOS ME KEQ
        Te njejten gje beri edhe TRADHETARI E SPIUNI SERB Sali Berisha ne Shqiperi,por ne e hodhem ne KOSHIN E PLEHRAVE TE HISTORISE ne pritje te Gjyqit te Popullit per t’u denuar PERJETESISHT!!!

  6. vang says:

    NJE IDENTIFIKIM INJERIUT ME IDEALEN.AI ISHTE IBRAHIM RUGOVA.NDONESE PRAGMATIZMI OSE NDRYSHE PA LUFTE NUK FITOHET LIRIA,STOICIZMI I RUGOVES PAQESOR ISHTE MADHESHTOR NE MODELIN E VET.PERGEZOJ MATOSHIN PER KETE ARTIKULL TEPER TE NGROHTE PER NJE FIGURE SHUME HERE TE KEQKUPTUAR PADREJTESISHT.

  7. dini says:

    O Matuf po qar mendone ti se shqiptaret jane te gjithe sahanlepires si puna jote,shko more trrus me keto budallalleqet tua.

  8. Hem... says:

    ore po ti me zor do te ngjizesh ‘kombin’ kosovar! Ore nuk ka vecse komb shqiptar se po filluam atehere ka lab, korcar, lal, kosovar e nuk mbaron kjo pune. Cfare te keqe ke zoterote te kesh Tiranen kryeqytet? Tirana eshte e te gjitheve, as e labit, as shkodranit, as myzeqarit…beni ore presion dhe lobim drejt bashkimit se deri tani me penen tuaj vec alibira i jepni Europes plake qe thote ‘ja vete shqiptaret nuk e duan bashkimin’. Rugova i nderuar per ate qe beri por jo se i dha dum, se dum i dha gjaku e sakrifica e mijra kosovareve dhe vendosmeria e aleatit historik. Bashkohemi njehere se vetem pastaj vihet ne tavoline dhe ne rend te dites mbare ceshtja shqiptare ne Ballkan. Pastaj filloni dhe beni sa te doni analistin ‘dele e zeze’. Mos neperkembni endrren e Isa Boletinit se ndryshe historia do ju vecoj keq nese i jepni qofte edhe indirekt oksigjen ende pansllavizmit ne Ballkan.

  9. DRENICA E KUQE says:

    Eshte e vertete se as Rugova pacifist dhe as populli i tij “shqiptar” si ai nuk e donin luften!…

    DRENICA E KUQE

  10. vang says:

    Lidhur me friken qe dipllomate te huaj u fusin kosovareve se po u bashkua KOSOVA me SHQIPERINE ,ajo(PRISHTINA),do ta humbasi rendesine e saj.Po ju sjell shembullin e ATHINES dhe SELANIKUT ,i cili (ky i fundit),konsiderohet si kryeqyteti i veriut apo ndryshe ”KRYEQYTETI I MAQEDONISE” d.m.th.i pjeses veriore te GREQISE.Ketij qyteti nuk i mungon asgje dhe ska perse te kete zili ATHINEN.Simbas kesaj llogjike ,qytetet e tjera shqiptare si KORCA,SHKODRA ,DURRESI,VLORA etj qenkan te pa rendesishme???.Ketyre qyteteve nuk u mungon asgje nga ato qe ka Tirana pervec nje Teatri Opere e Baleti.Nga ana tjeter Tiranes i mungon deti e sa per ministrite,dege te tyre mund te ngrihen kudo.Le te vije ajo dite e te bashkohen se te tjerat rregullohen kollaj.

  11. rezart says:

    Te dashur vellezer e motra shqiptare!
    Ngritja ne keto momente e BASHKIMIT TE SHQIPERISE ME KOSOVEN eshte nje CMENDURI dhe sajese e QARQEVE ANTI SHQIPTARE ne Ballkan,per te terhequr vemendjen tone nga HALLET E SHUMTA qe kemi!
    Vete ata qe propagandojne kete BASHKIM ne asnje rast nuk e kane argumentuar PERSE NA DUHET TANI BASHKIMI DHE CFARE PERFITOJME PREJ TIJ!
    Po ashtu nuk i spjegojne shqiptareve ne se NDERKOMBETARET na e lejojne kete BASHKIM?
    Me kryesorja:DETYRA E PARE DHE E FUNDIT E TE 2 SHTETEVE TONA ESHTE NDERTIMI I SHTETEVE KU TE SUNDOJE LIGJI,DREJTESIA,MIREQENIE PER TE GJITHE,te zhvillohet ARSIMI,SHENDETESIA,BUJQESIA,INDUSTRIA ,te SIGUROHET RENDI PUBLIK,qe shqiptaret mbi te gjitha ta shikojne te ARDHMEN NE VENDET E TYRE TE LINDJES E JO TE MARRIN ARRATINE NEPER EUROPE!!!
    Qeverite e 2 shteteve ne vend qe te merren me ZHVILLIMIN EKONOMIK,POLITIK,JURIDIK etj,perhapin FISHEKZJARRE qesharake si ato qe na u thane pas 90-tes,se per 3-6 muaj,pasi te rrezohet KOMUNIZMI,Shqiperia do behet si ZVICRA!!!
    LIDERE TE 2 SHTETEVE SHQIPTARE!
    MOS I NGOPNI SHQIPTARET ME LUGE TE ZBRAZUR!!!
    MOS U TALLNI ME NE SIKUR NA KENI SKLLEVER!
    BASHKIMI I DY FUKARENJVE KURRE NUK MUND TE SJELLE PASURI!!!
    Ne vend qe t’u tregoni shqiptareve PERRALLA ME DON KISHOTE,realizoni BASHKEPUNIMIN ME TE PLOTE NE TE GJITHA FUSHAT E NEVOJSHME!!!
    Se fundi:
    E akuzoni ENVER HOXHEN SI DIKTATOR,por ai dilte ne TV nje here ne vit,ndersa ju,sidomos Edi Rama po na behet si Berisha:AI NGELI ME SHIRIT INAUGURIMESH TE RREME PER DITE,Rama me tapite e shtepive!
    Nuk eshte puna juaj,zoti Rama te shperndani TAPITE ,por e zyrave hipotekore!
    Mos e ulni nivelin e kryeministrit si ai i NISHANIT duke ndare dekorata edhe per heronjte edhe per KRIMINELET!!!

  12. Dani says:

    Kur po behej spastrimi I Kosoves nga ushtria serbe Ibrahimi ishte ne plazh me Itali me familjen.Me kujtohet intervista e tij me gazetarin gjerman ku e la ate te habitur me idete e tij paqesore,ndersa ne kosove spastrimi i fshatrave dhe qyteteve ishte me kulmin e tij.Aty linden dyshimet per te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje