Qyteti ka nevojë që dikush ta dëgjojë!

22 Prill 2015, 19:10Blog TEMA

Nga Arbër Hajdari

 

Nën ethet e një fushate që siç jemi mësuar t’i përjetojmë nëvendin tonë mes sulmeve të ashpra politike, që jo rrallë herëdenigrojnë deri fyerje personale dhe familjare, shenjat e kësajfushate duken si një rikthim në qytetari. Kjo për vetë faktin se kandidatët janë përzgjedhur me kujdes nga partitë politike, poredhe kandidimi I kandidatëve të pavarur me profil qytetar i kanështuar vlerat kësaj gare, që do të mund të na krijohet mundësiadhe qetësia të shikojmë programe, ide, ato për të cilat Tirana jonë ka nevojë më shumë se kurrë.

Si një student, por dhe si pjesë e rinisë së një qyteti që meritonmë shumë, për ta nxjerrë nga gjumi i një rutine që duket sikur e ka futur qytetin tonë ndërmjet dy botëve, të shkuarës dhe tëardhmes, do të ftoja rininë të ishte më e vëmendshme dhe mëaktive, jo vetëm për Tiranën, e cila lengon ne termin e njëkryeqyteti por kurrë nuk mund t’i them dot një metropol, ashtusi çdo shtet do të krenohej me metropolin e tij, po për vetë ne rininë si pjesa më vitale e saj.

Tiranës, këtij qyteti ndërtuar mes vlerash historike dhekomunitare, me dashamirësinë dhe bujarinë e pafund tëtiranësve autoktonë,  duket sikur i mungon ajo që unë do taquaja shpirti komunitar, shpirti rinor për të mbjell shpresën se kyqytet është i yni. Së pari me jetën komunitare ne i shërbejmëvetes tonë, i shërbejme jetës për të jetuar më paqtë mes njëritjetrit. Për këtë ky qytet nuk ka nevojë thjesht për një godinëbashkie por për një energji qytetare që buron nga njerëzit brendasaj. Për këtë do të duhej më shumë rini aktive, do të duhej njëkryetar bashkie i cili e njeh mirë forcën e rinisë.

Degjova një kandidatët për kryetar bashkie që përtej slloganevepolitike për rininë hodhi një hap konkret për ta përfshirë rininëmë shumë se kaq, për ta përfshirë në këshillin bashkiak një hap që do t’i sillte asaj godine rininë e munguar, nuk e di nëse kjovinte për shkak të moshës së tij, për shkak të guximit të tij, i cilinë rininë e tij guxoi të ishte prezent në politikë, por më shumë se cdo gje vlerësova dhe ndjeva vlerësim për veten si një ngaqindra e mijëra të rinj, që meritojmë më shumë vëmendje, e kjojo për ne, por për t’I shërbyer qytetit. Një rini së cilës nuk iinteresojnë slloganet politike, por për të qenë krenar përmetropolin tonë të ardhshëm ashtu sic krenohenbashkëmoshatarët tanë europianë.

Qyteti ynë ka nevojë që dikush ta dëgjojë, e jo punët të shikohensi një angari që janë për tu bërë, por më shumë se kaq, të ofrojëprojekte, të jetë i aftë të menaxhojë ato më së miri, të afrojeinvestitorë, të lidhë zonat periferike me qëndrën, të ndjehemi tëgjithë njëlloj kudo qofshim dhe banojmë në këtë qytet. Keminevojë që në fund të 4 viteve të shikojmë premtimet e realizuara, kemi nevojë që kryetari i ri të guxojë, për ta nxjerrë qytetin ngagjumi e ta çojë drejt së ardhmes për të lënë pas të shkuarën.

Te guxojë ashtu siç të gjithë ishin fillimisht skeptikë, por guxoidhe ia doli mbanë me sukses me pensionet. Shqipëria për herë tëparë ka një të ardhme me pensionet, sot ne jemi një vend qëkemi marrvëshje me shumë vende të botës për pensionet. Kjoeshte energji që ne të rinjve të sotëm do na garantojë të ardhmen, ndaj dua që edhe qyteti im, i prinderve te mi, i gjyshërve të mi, të ketë të ardhmen që meriton

Të mbaje premtimet, sot të përndjekurit politikë po mbyllinkëstet e tyre, një premtim që ngjau më shumë elektoral por qërezultoi i mbajtur, në më pak se një vit e gjysëm, njërezve më tëvuajtur të atij sistemi iu dhanë katër këste, nuk ishte më njëpremtim, por një realitet i kryer tashmë.

Të na afrojë shpirtin solidarë, komunitarë, të na sjellë paqe mesnjëri tjetrit larg deklaratave politike, një njeri që në fatkeqësinatyrore mblodhi rreth vetes biznesmenë, Komunitete fetare, njerëz të thjeshtë, për t’iu gjendur prane njëri tjetrit…

Qyteti im është shumë për mua, ai meriton shumë… meritonkohën e humbur, meriton të eci me ritmet e një metropoli europian ku mbi të gjitha të ngjalli shpresën se Tirana, qytetiyne i dashur meriton nje kryetar bashkie me fryme rinore dheeksperincën e suksesit që Ministri Veliaj e ka të provuar tashmë. Ai e di se çdo të thotë të ringresh një ministri, të fitosh besimin e ndekombëtarëve,  te ngjallësh shpresat e një qyteti të përgjumurqë ka nevojë për rininë e tij dhe tonën…

10 komente në “Qyteti ka nevojë që dikush ta dëgjojë!”

  1. Roni says:

    Me pelqen llogjika e ketij shkrimi ! Bravo

  2. Alv says:

    Nje gjykim shum i drejte me pelqen shkrimi me duket goxha aktual me situaten

  3. anisa says:

    Kjo foto eshte bere gjate nje aktiviteti shkollor. Nuk ka lidhje me postimin e bashkengjitur. Aq me teper me termin “freshista”. Me vjen keq qe eshte perdorur per kete qellim…

  4. Edisoni says:

    Shkrim shume i gjetur, mbi te gjitha ngjall shprese, bravo per rinine qe kemi…

  5. Amarildo says:

    Bukur vertete Veliaj e ka kete mundesi, dhe Halimi me pelqen por nuk mund ta beje Tiranen eshte shume per te, do jete kukull aty, Tirana do energji.

  6. Jona says:

    Arber pergezime per shkrimin. Eshte bukur kur te rinj lot energji e te mencur si ti i drejtohen opinionit publik!
    Suxese

  7. Ani says:

    Ndaj te njejtin mendim me ty Arber . Eshte tamam ajo cfare ne te rinjte duam . Faleminderit per kte shkrim

  8. Geni says:

    Asnje fjale nuk te bie poshte . Super shkrim . Urime .

  9. Denis says:

    Kte koment se ka shkrujt ky se ky esht kalamo se ka aq bot.Esht cuni Shkelqim Hajdarit ish kryeprokurorit.Perdor cunin se smund te ekspozohet vet

    1. Ani says:

      Ben mire ti njohesh njerezit para se te flasesh mor zotri . Arbri eshte nga aktivistet me te zjarrte te ps qy prej 5 vitesh . Apo sic ndodh ne shqiperi kshu do i paragjykoni njerezit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje