Çfarë dua për Vlorën?

21 Prill 2015, 19:49Blog TEMA
Çfarë dua për Vlorën?

Nga Thelleza Muhameti

Konservatori është ai që i zë rrugën historisë duke i bërtitur “Ndal!” Kështu është shprehur William Baklej. Në mendje direkt të vjen pyetja se kush do jetë ai që do i thotë ndal historisë së viteve te degjenerimit, pa e vrarë mendjen se do quhet konservator i demokracisë, dhe do nis kështu një dekadë të re ndryshimi të historisë.

Ka kaq shumë ngjarje sa nuk do mjaftonte edhe një natë dimri për ti treguar, por as edhe një mijë projekte nuk do mjaftonin për t’ja lehtësuar sado pak barrën e këtyre viteve zhgënjimi Vlorës.

Vërtetë që për momentin kam zgjedhur te shkruaj për Vlorën jo rastësisht nga Brukseli, por më besoni që nuk është e thjeshtë ti bindesh fjalëve në letër përpara fakteve qe une shoh këtu. Shoh rend publik, shoh punsim, shoh arsim, shoh shëndetsi, sigurim shoqëror dhe sa shumë hapsira te gjelbërta… Dhe sa më shumë shoh aq më shumë dua te ndryshojë situata për Vlorën. Sa më shumë shoh aq më shumë kuptoj se sa shumë ka denigruar situata. Është koha e aksionit politik dhe jo më e premtimeve boshe.
Zhgënjimi është ai që sot e thyen dhe copëzon votën midis tre kandidatëve, sepse jo më pak se tjetri, siguria për të pasur një votim plebishitar ndahet midis Vlorës 98% të majtë dhe Vlorës më mosbesuese se kurrë.
Vlora duhet të ndërrojë faqe, duhet të vihen në zbatim të gjitha ato cka janë premtuar dhe mbi të gjitha duhen zbatuar afatet e përcaktuara.
Unë si një e re për Vlorën dua aq shumë gjëra sa lista ime nuk do përfundonte dot brenda këtij shkrimi. Por do mjaftohesha me njerëz efikas në të gjitha drejtoritë pse jo, sepse nuk i mbulon dot drejtoria e sigurimeve, shërbimi social apo dhe spitali rajonal gjithë drejtoritë e tjera. Dhe këto nuk i dua si një mbështetëse e të majtës apo të djathtës por si një qytetare që kërkon që në  qytetin e saj shërbimi të mos jetë privilegj, por detyrim moral.

Po cfarë dua për rrugët Vlorës, për detin, për spitalin, për fshatrat, për të papunët, për fëmijët, për zonat e painvestuara, cfarë dua për Vlorën e pensionistëve, për të rinjtë e Vlorës, për energjinë e tyre që nuk shteron kurrë për fushata edhe as pas fushatave me idenë se këtë herë nuk do jetë si rasti i mëparshëm??????

Për të gjithë këta, për veten time dhe gjithë ata që përqafojnë idetë e mia dua që për këto zgjedhje të votojmë PLATFORMËN dhe jo më INDIVIDIN.

Dua të votoj platformën që duartroket frymën e shumë premtuar europiane, frymën e një kandidati qe e do punën dhe do e shnderrojë Bashkinë jo sallë pritjeje për militantët por sallë pune për qytetarët dhe nevojën për ta parë ndryshe Vlorën.
Duhet bërë duke mos u kushtëzuar nga ndroja partiake se kjo do sjell reformën dhe reforma do thyej votën.

Do bërë dhe pikë.

Vetëm kështu do mbështes këdo nga kandidatët që do e bëj faktike, që do thyej monopolin, që do sjell jo rotacion pushteti, por rotacion nga fraksionet e kalbura. Vlora do mbështes atë që do premtoj jo më ndryshimin, por qe do premtoj atë cka është ndryshe dhe e nevojshme, atë që është transparente, atë që është vendosur tashmë si prioritet.
Politika këtë herë nuk duhet të jetë emër diplomatik në ligjin e xhunglës, jo më!

9 komente në “Çfarë dua për Vlorën?”

  1. Mallakastrioti says:

    @@ Po moj “THelleza” Labe, shikoj se ju Shkruani nga Brukseli dhe Doni Vloren si “Brukseli”…
    1-Eshte shume e cuditshme e “Dashur” se Shqipetaret kane shkruajtur per Shqiperine gjithmone kur jane Jashte saj….
    2-E nderuar pa paragjykime, shikoj se ne Shkrimet e Shqipetareve hapen me Komente apo citate te Autoreve -Politike apo Letrar-apo Filozofik te huaj….

  2. MAJAKOVSKI says:

    Do bere dhe pike- shume e goditur.Keshtu duhet ndryshuar jo vetem Vlora por e gjithe Shqiperia.Por me kandidate qe caktohen vetem nga partite pa pyetur apo sondazhuar elektoratin e cdo ngjyre asgje nuk ndryshon, do mbetemi ku jemi ne mos do te bejme prapa.Kisha shume shprese se venia e kandidatures per deputet nga kryeministri do ti jepte nje hov te madh Vlores dhe keshtu do te kishim edhe nje model,por kjo nuk po ndodh.

  3. Iva Tico says:

    Nje hartim i keq i nje nxeneseje te perkedhelur te shkolles “Hajro Cakeri” ne Vlore. Shume pak kerkesa moj vajze apo jeton nga bregu i Lumit?

  4. elidon says:

    Ca jane keto shkrime ordinere mer! Si hartim klasa 3.

  5. Thelleza says:

    Iva Tiço ke informacion te gabuar.

  6. Thelleza says:

    Iva Tiço të kanë informuar gabim.

    1. b.p says:

      -Nuk je Iva Tico, sepse ashtu sic prezantohesh ne TV eshte e pamundur te perdoresh kete gjuhe qe shoh. Duhet te jesh aq pa emer saqe huazon dhe fyen nje emer qe i perket dikujt dhe qe personifikon dike.
      -Por nese je vertet Iva Tico nuk duhet te perseritesh me gabime te tilla.
      -Sa per te tjeret qe bejne kritikun , me pare te bejne krijuesin.
      -disa ne kete jete rrine si spektatoret qe shohin ndeshjen ne stadium duke ngrene fara, pa qene tifoz me asnje skuader.Thjesht shtyjne kohen.Flasin duke peshtyre.

  7. erjona says:

    Sa ordinere kjo calamania, e dashura e drejtorit te sigurimeve. Lepirese e peshtire.

  8. ida says:

    Cke moj Erjona qe vjell vrer, edhe sikur te jete e dashura e drejtorit te sigurimeve, ta mori ty qe je e nevrikosur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje