Pitoni Santache, ose injoranca agresive me pushtet

20 Prill 2015, 18:47Blog TEMA
Pitoni Santache, ose injoranca agresive me pushtet

Nga Brizida Gjikondi

 

Në mediat italiane, zonja Santache, deputetja e Berlukskonit,  shpesh krahasohet me gjarprin Piton, ose me mushkonjën, kjo jo për shkak të pasojave të rrezikshme që ska sjell kurrë ajo dhe performanca e saj politike, por për shkak të barcaletave vulgare me sfond pornografik që ajo tregon me këto dy simbolika.

Prej kohësh zonja Santache demostron një parehati të madhe, si në jetën personale por edhe në atë politike. Parehati që ecën në një hap me injorancën e saj, mendore dhe shpirtërore. Ish zonja Santache që në 2006 ju tregonte protestuesve gishtin e mesit, ishte zonja Santache që me cdo cmim dhe kusht kërkonte të tërhiqte prozhektorët ndaj vetes edhe kur sulmoi disa gra myslimane për tju grisur veshjet. Eshtë zonja Santache që përpara disa ditësh pyeste në tëitter pyeste si kompetente ndjekësit se cfarë shtetësie kishte shoferi i autobuzit që rrëzoi avionin në malet e Francës.

Bëra këtë hyrje që të zhvesh cdo perceptim nga një këndvështrim vlerësues të dynjasë time shqiptare për Deputeten e Berluskonit, Santache.

Kush njeh nga afër politikën italiane, njeh kriteret e Berluskonit në përzgjedhjen e femrave deputete, Santache’ja është e atij llojit që ka kuptuar që kur të lë ana fizike në baltë,duhet të bësh zhurmë që të jesh në piacë dhe atë gjë ajo e bën në mënyrë ritmike, duke goditur njerëzit dhe problematikat më vulnerabël tamam si një piton i pabesë.

Pa dashur të zgjatem më shumë në këtë kohë ku të gjithë zgjaten, pa dashur të flas për shtetin shqiptar që edhe nje si Santacheja e poshtëron dhe se përfill, mendoj se kjo zonjë duhet të bëhet shkak që të rihapet dosja penale e goditjes kriminale te Anijes shqiptare “Kateri i Rades” nga anija italiane Sibilla, e ku ka më serioze se Deklarata dhe dëshmia e një Deputeteje e Parlamentit Italian për fajësinë e  shtetit italian ndaj vdekjes së 115 shqiptarve në vitin e zymtë 1997 ?!

Po si ka mundësi që mos ketë reagim zyrtar, shtetëror të të dy palëve ndaj një krimineleje në tentativë si Santache’ja, po cfarë duhet të bëj më shumë një pjesmarrës në krim, thirrjet për genocide dhe vrasje janë të dënueshme si nga ligjet vëndase por edhe nga ligjet ndërkombëtare !!

Por ndoshta dhe unë pres më kotë të ketë reagim nga një shtet i kapur sa i joni, nga një drejtësi që aplikohet egërsishtmbi barktharin dhe nuk ekzistonpër parelliun batakci.

Por zonja Santache di ku godet e ku shpreh delirin e saj injorant.

Si përfundim, a e di zonjëza Santache se kush e nxorri shejtanin nga shishja, nga vijnë këto eksode biblike, apo aq e ka takatin, a e di zonjëza Santache se cdo njeri nga ata të 700, ish prej mishi, kocke, kish emrin, historine dhe mbijetesën e tij mbi këtë toë, a shkon në Kishë zonjëza Santache, kur operoni hundën zonjëza Santache, pse nuk operoi dhe mëndjen dhe zemrën ?!!

22 komente në “Pitoni Santache, ose injoranca agresive me pushtet”

  1. Albina says:

    Asgje nuk mora vesh nje shqipe remuje mendime pa llogjike dhe konfuze nje shkrim shume i dobet qe as shkrim nuk quhet,fraza kot me kot,shko zonje meso te shkruash njehere…

    1. Albina jam vete says:

      Keda Kaceli sulmon qe te justifikoj rrogen. Korrekte tjetra

    2. fati says:

      Ti nuk do te marresh vesh se nuk te pelqen. Edhe ti do te jesh ndonje kurve si Santache. Debile.

  2. MAJAKOVSKI says:

    E forte je Brizida Gjikondi, te vleresoj.

  3. petrit says:

    Bravo Brisida, shkrim me vlere nderkombetare

  4. Aty says:

    Mire e ke moj Brizide, por ethet elektorale deh skandalet kendejza na e kane erresuar aq shume logjiken, sa na duken luks deklaratat skandaloze te te tjereve pertej detit. Harrojme se njelloj si ne 1997-en do te rrezikonim te mbyteshim edhe ne. I vetmi ndryshim eshte qe tani kemi vizat dhe nuk na duhet te kerkojme gomonet apo anijet.

  5. Keda Kaceli says:

    Jam Keda, sherbetorja e Berluskonit dhe ky shkrimi sme pelqeu hic.

  6. Sami says:

    e mi Kacelo allias |Albina, ste pelqeuuuuu ?????

  7. mira says:

    Brizida si gjithmone e sakte dhe e vecantja eshte se prek tema qe nuk i afrohen “gazetarucet” e tjere.
    Albina ti sigurisht je si Santache, dhe e ke inat Briziden se eshte me e mençur dhe me e bukur se ty.
    Sa per Santachen te mos merzitet se se shpejti do i shkoj Avni Rustemi-junior, dhe do ja tregoje se kush jane shqiptaret.

  8. elinor,.,..,, says:

    Kjo Gjikondi nuk shkruante edhe aq keq dikur por se fundmi ka filluar t’i beje konkurrence asaj tjetres qe kerkon te zotin e syzeve ngjyre blu.
    Ceshtja e anijes se mbytur me refugjate shqiptare mund dhe duhet te rihapet per shume arsye te tjera por jo per shkak te nje idioteje ekstremiste ne parlamentin italian. Edhe ta zeme se prokuroria italiane e merr ne pyetje ate ne lidhje me deklaratat ajo shume thjeshte mund te pergjigjet me “nuk eshte se di dicka te sigurte po ashtu do shpresoja te ishte.”
    Shteti shqiptar duhet t’i dergoje nje note proteste pales italiane, ketu ka te drejte Gjikondi.

  9. Albina says:

    Berluskoni eshte nje karte e dhjere prej kohesh dhe ti Keda je nje e falimentuar qe bene reklame vetes dhe le nam duke u marre me nje si berluskoni nje pedofil dhe nje imoral…saper shkrimin me vjen keq por kjo do me bo gazetaren por as zanatin e vet nuk eshte ne gjendje te bej dhe jo me gazetaren…

  10. Mentori says:

    Ajo qe thote “shkrim me vlera nderkombetare” qenka nje injorante e lindur…ky as shkrim nuk mund te quhet,kjo asnjehere nuk me ka pelqyer,bene ne fb si e zgjuar por eshte nje shtepiaka e deshperuar qe “shkone ne pune”

    Kjo mendone se fb te bene me kariere…jo ore njerez mos ju genjene mendja…

  11. Enida says:

    Ky shkrim eshte nje flluske sapuni.jam me mentorin qe thote per fb,mendojne se kane mbritur qiellin me fb.Ti bej zanatin tend e mos u perzje me shkrime se sic thote Albina nuk ke idene e drejteshkrimit dhe jo me te berit gazete…Saper keda Kacelin eshte nje personazh i sajuar nen emrin e berluskonit te djegur…shqiptaret vetem genjejne dhe sajojne kur jane jashte vendit…e dine mire qe shqiptaret hane cdo lloj mashtrimesh…

  12. Kobra says:

    Albina po ti ç’pate qe te dogji apo je holograma e kesaj shurres se Berluskes.

  13. GAMORI says:

    kjo BUSHTER KURVE ITALIANE I THENCIN dhe ndonje qen tjeter i madh duhen burgosur ,PASI KJO QENE pohon qe anija shqiptare es hte mbytur nga politika italiane e kohes se atehershme !

  14. GAMORI says:

    kjo BUSHTER KURVE ITALIANE ( I THENCIN ) APO edhe ndonje QEN tjeter i madh duhen burgosur ,PASI KJO QENE pohon qe anija shqiptare es hte mbytur nga politika italiane e kohes se atehershme !

  15. Iliria says:

    Ne cdo pikpamje ka te drejte Brizida! Bravo,se kendveshtrimi i problemit ka nje spekter shume me te gjere,duke treguar ne fakt me shume dobesine,indiferentizmin dhe mosekzistencen e shtetit shqiptar,se vet deklaratat e zonjes ne fjale. Shkurt muhabeti,une lexoj pervec te tjerash,se eshte vertet vet perendimi qe promovon ” Demokracine” ,por ama ka dy standarte ne qendrimin e tij,si ne shume ngjarje edhe ne kete rast. Ne rast se do te funksiononin strukturat e BE,do te kishte nje reagim ndaj cdo padrejtesie qe do te ndodh te pakten ne Europe. Por ata jane sa te dobet nga nje ane aq dhe skeptik nga ana tjeter,por mbi te gjitha sa teorik aq dhe burokratik,sa ideja e bashkimit te shteteve ne harten e Europes ne BE,sot duket me shume se kurre e larget dhe e pakapshme. Te ppromovosh vleret Europiane ne keto kohe,kur vet Europa perendimore nuk di ckerkon,kur eshte e percare brenda vetes,antareve te vet,por edhe brenda gjirit te cdo antari,nuk ka konsensunsin e duhur,atehere per cfar vlerash flitet!? Gjithcka deri me tash eshte utopike dhe nje genjeshter e madhe per te nxjerre zbuluar te dobtit,te paret,te pamenaxhushmit te dytet dhe konkurentet te tretet. Dhe perse? Vetem qe te fuqishmit te ruajne kontrollin mbi gjithcka e mbi kedo. Prandaj shohim edhe dy standarte,prandaj dhe lihen te lire dhe njerez si Santache te thone cte duan. Sepse ata nuk duan tja dine per popujt,per dhimbjet e njerezve per vuajtjet e tyre,per vrasjet,per vdekjet per shkaterrimet,per lufterat. Jane ata si Santache,qe nuk sjellin kurre zhvillim e Demokraci,por qe askush nuk mund ti ndaloje ,sepse ato jane ” kanceri” shoqeror.

  16. plaku dhe deti says:

    Do lodhesh Ramen ti gjeje nje epitet, por”Pamela”eshte i zene…Brizida, nuk e pashe kete lajm ne gazeta, por diku lexova se kjo zonja ka ironizuar,dmth sa ti lini te mbyten shkoni dhe fundosini ne portet e tyre, me nje fjale, sic fundoset shqiptaret ne tragjedine e Otrantos.

  17. Vjollca says:

    Shkrim teper i dobet. Asgje nuk thote. Pse i botoni keto shkrime?

  18. ARBER RADOMI says:

    Shkrim shume i dobet i nuses se Hekuran Isait ( pra nuses se Bllokut ) , qe digjej per DEMOKRACI e PLURALIZEM !!! Agroinjorante e deklaruar , e shkruan plot 17 here gabim emrin e kesaj monstre ne menopauz , qe s’ka njohur kurre orgazmen , e qe mendon se ia kane fajin shqiptaret!!! Ajo quhet Daniela Santanche dhe jo Santache !!! Me te , s’keni pse ngaterroni gjithe partine e Kavalierit ( F. I. – ne ), shumica derrmuese e se ciles i vlereson me objektivitet shqiptaret dhe marredheniet italo – shqiptare!…

  19. Fasule me rigon says:

    Cfare lidhje kane me shkrimin ato budallalleqe qe te nxe goja or ti medemek “Arber Radomi”? Meqe e paske merak kavaljerin, sot doli se vete Santanche paska reflektuar. Ku eshte e keqja qe Brizida reagoi? Apo meqe na paska qene “nuse blloku” nuk ka te drejte as te shkruaj e as te flase? Per mua, ky nuk eshte nder shkrimet e mira te Brizides, madje mendoj se perpara Brizides duhet te kishin reaguar instancat zyrtare. Por nuk eshte faji i Brizides qe reagon si qytetare shqiptare me nje lidhje teper te forte me Vloren, tragjedia e se ciles na u kujtua te gjitheve. Me kete rast, e keshilloj “Zizune”, qe ty te te mos pergjigjet, sepse duke ia njohur temperamentin prej labeje te vertete, druaj se ty te ben ta fusesh koken atje prej nga ke dale. Rrugac!

  20. FAIKONICA says:

    Moj po Santache i ka ba do beteja te forta,ka marr edhe vota pa Silvion.Po ti ish fis kamunist kriminel oriental.ish LSI ste qe te lane pa pune,a ke ba ndoj beteje,ndoj ndjese per te kalumen,….apo pune OJQ.Po pjerrdhu moj francuzke e pabukse,e carap kuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje