Pas ndryshimit të sistemit elektoral shqiptar në 2008-ën, nw qarqet politiko-mediatike te Tiranes filloi të qarkullojë togfjalëshi “tren elektoral”, si një metaforë për koalicionet me shumë parti të vogla që u krijuan nga partitë e mëdha (“lokomotivat” e koalicioneve), për të siguruar epërsi numerike në zona të ndryshme zgjedhore. Falë sistemit aktual elektoral, edhe një grusht votash të një partie të vogël, në një zonë të caktuar zgjedhore, mund të jenë përcaktuese për një mandat deputeti apo këshilltari bashkiak në atë zonë.
Filluar në 2009-ën nga Berisha, përpjekjet për zgjatjen e trenit elektoral me sa më shumë vagona të vegjël u shumëfishuan nga Rama e Meta në 2013-ën, si dhe tani në 2015-ën. Aktualisht, koalicioni i udhëhequr nga dyshja Rama-Meta është rritur për dy vjet nga 37 në 39 parti, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga dyshja Basha-Berisha është tkurrur nga 25 në 15 parti.
Partitë e secilit koalicion e dinë pak a shumë se ku i kanë votuesit që u kanë dhënë parvjet votën dhe do të mundohen t’ua rrimarin përsëri votat atyre (Se sa do t’ia dalin është tjetër punë…). Për këtë arsye, tani që janë përcaktuar zyrtarisht koalicionet, vlen të analizohen votat e parvjetshme të partive përbërëse.
Në rang vendi, “treni” aktual Rama-Meta ka marrë parvjet rreth 1 milion e 40 mijë vota (“treni” origjinal i 2013-ës mori rreth 1 milion vota). Nga ana tjetër, “treni” aktual Basha-Berisha ka marrë parvjet rreth 610 mijë vota (“treni” origjinal i 2013-ës mori rreth 680 mijë vota). Pra, diferenca e votave të parvjetshme mes dy koalicioneve aktuale është rreth 430 mijë vota. Disa parti, si PBDNJ, PSD, AP, MEGA, etj. do të garojnë jashtë koalicioneve. Së bashku ato morën parvjet rreth 75 mijë vota.
Ndarja e votave të parvjetshme sipas koalicioneve aktuale për secilën nga 61 bashkitë është e pasqyruar në tabelën e bashkëngjitur.
Koalicioni Rama-Meta
Koalicioni Basha-Berisha
Diferenca
Votat jashtë koalicioneve
1,040,000
610,000
430,000
75,000
217,000
122,000
95,000
10,000
53,000
17,000
36,000
47,000
15,000
32,000
55,000
28,000
27,000
35,000
16,000
19,000
28,000
11,000
17,000
56,000
40,000
16,000
26,000
11,000
15,000
30,000
19,000
11,000
15,000
10,000
13,000
10,000
12,000
15,000
12,000
14,000
16,000
10,000
11,000
12,000
10,000
10,000
21,000
16,000
15,000
10,000
19,000
15,000
10,000
34,000
31,000
11,000
10,000
16,000
15,000
-1,000
12,000
14,000
-2,000
12,000
14,000
-2,000
-4,000
22,000
27,000
-5,000
bej llogari bej.
e verteta eshte qe Rama dhe Meta kene bere aleance me njeri tjetrin. partite dhe simpatizantet skane asnje aleance midis tyre, perkundrazi urrehen ne maksimum. ne tirane asnje Lsist nuk ka per te votuar Erion Veline, ne Gjirokaster asnje socialist nuk voton kandidaten e lsi e keshtu me rradhe ne gjithe qytetet dhe analizat e zaloshnjes do reduktohen vetem per keshillat bashkiake por jo tek kryetaret qe besoj do i marri ne mase e djathta.
Vec te tjeras ne rastin Tirana ju them se une vete jam socialist dhe kur vjen puna nuk do ta votoj Veline pasi eshte pergjegjes per heqjen time nga puna ne vitin 2005 ky kelysh punoi krah per krah me Berishen per te perzene socialistet nga pushteti, dhe mua me shkarkuan me nje fjale goje… dhe sot pas 10 vjetesh qe ps eshte ne pushtet jane punesuar vetem ata lepiro-pseudo-socialiste qe kane veshur petkun e rilindjes, qe jane dashnore te shefave, servile te Rames apo bythqima te g99es.
Pse genjen ti Nexhi qe thua se asnje i lsi nuk do ta votoj .une jam i Lsi dhe do votoj per Erion Veliaj.
Boo sa i merzitshem! Mjafton te shikosh titullin per te marre me mend se c’vjen me poshte: nje tabele Excel-i!
Ky “SONDISTI” se sa per sondazhe nje mut te madh ka gjetur , nuk vete emigrant ne gjermani e te jeteoje me dinjitet , por na çan trapin me budallalliqe . 1milion votat shkuan e vane . Votuesit nuk jane statike qe ti marresh si guret e ti mbledhesh e zbrezesh sipas qejfit . Socialistet rrugeve pa pune , me keq se gjate regjimit te Saliut . Leket e LSI neper bankat e huaja dhe tani nuk blejne me vota si ne 2013 , se nuk ka njeri shprese me tek ata . Keshtu qe rezultati i votimit do jete surprize per shumekend , pervec popullit .
Gjithmone kemi qene me mire atehere kur kemi qe ne me keq, – ku e gjeni kete kurajo xhanem?
Zalo, Zalo, sondator,
shpon per nafte ne terren ranor,
shpon per nafte, e nxjerr sapun,
nuk eshte Zalo per kete pune.
Parashikimet e zgjedhjeve te vitit 2013 nuk dolen. Analiste deshtuan. Jemi ne nje krize ekonomike e krize besimi per politikanet e partite tona politike. Kam bindjen qe shifrat e Zaloshnjes do te jene te perçundnuara ne keto zgjedhje.