‘Një show për jofetarë' dhe kjo botë që është e të gjithëve

28 Prill 2015, 14:00Blog TEMA

Nga Mustafa Nano*

Në komentet që janë bërë pas show-t e për show-n (‘Dhe profetët dinë… të puthin’) më kanë bërë përshtypje ata që i japin gojës mbarë e mbrapsht pa e ditur se për çfarë është folur në të (ky është një sport që tanimë praktikohet në masë këtyre anëve) dhe ata që i bëjnë një lexim të vetin show-t. Të parëve nuk kam se ç’t’u them. Ndërsa të dytët janë në të drejtën e vet që ta komentojnë show-n ashtu si u duket e udhës e si ua thotë truri. Nuk mund t’i ndaloj dot ta bëjnë këtë gjë, e për më tepër as që duhet të më shkojë në mendje për ta bërë një gjë të tillë. Një autor ka në dorë të bëjë artikullin, librin, filmin, pikturën, show-n, a ku di unë çfarë tjetër, por nuk ka në dorë të komandojë edhe reagimet mbi veprën e vet. Dhe shyqyr që është kështu. Një autor jo se jo, por as Zoti, për të cilin besimtarët pretendojnë se, në një mënyrë a në një tjetër, është autor i Librave të Shenjtë, nuk ka në dorë të diktojë interpretimet që besimtarët u bëjnë këtyre Librave. Të ish ndryshe, nuk do të kishin lindur sektet a rrymat skizmatike brenda një feje të caktuar. Madje, unë personalisht jam i prirur të besoj se çdo besimtar, thellë-thellë, i bën një lexim ngushtësisht individual Skripturës së fesë së vet, e për këtë arsye ka në kokë një ide të vetën mbi Zotin, për të cilin flet kjo Skripturë.

Ne krijuesit në tokë kemi një ‘avantazh’ ndaj Krijuesit në qiell. Zotit, për arsye që nuk i dimë e nuk kemi si t’i dimë, nuk i shkon në mendje (deri tani kështu ka ndodhur) të ndërhyjë në rrethanat që porositë a mesazhet e Tij të dhëna nëpërmjet Librave të Shenjtë interpretohen sipas qejfit, ndërsa ne vdekatarët e zakonshëm nuk përtojmë të bëjmë ndërhyrjet e nevojshme për të saktësuar mesazhet e përcjella apo për t’u dhënë munxët interpretimeve kuturu që u janë bërë këtyre mesazheve. Me fjalë të tjera, neve nuk na mban vendi derisa të vijë momenti, në të cilin mund të na gënjejë mendja se mesazhin e kemi saktësuar e plotësuar, apo derisa të vijë momenti, në të cilin kuptojmë se gropa e keqkuptimit me lexuesit apo spektatorët është e pambushshme (e jo domosdoshmërisht për faj të lexuesve apo spektatorëve), e prandaj është e kotë të harxhohet frymë.

Unë po ngutem ta shtie në punë ‘avantazhin’, për të cilin fola më sipër. E po shpjegohem. Me show-n ‘Dhe profetët dinë… të puthin’ përpiqem të bëj të qartë se kjo botë, sidomos kjo Shqipëri, është e të gjithëve, se në këtë botë, sidomos në Shqipëri, ka edhe njerëz që nuk besojnë në Zot, apo që nuk besojnë në Librat e Shenjtë. Më tej, përpiqem të përcjell mesazhin se shumë besimtarë besojnë në Zotin, për të cilin flitet në Librat e Shenjtë, pa i njohur këta Libra, se Librat e Shenjtë nuk janë dhe aq të Shenjtë, se këta Libra varet se si lexohen, se në këta Libra ka plot pohime e mesazhe që, po t’u vihet veshi, e bëjnë më të mirë jetën e secilit dhe të tërë njerëzimit, por në të njëjtën kohë ka edhe plot kundërthënie, kontradikta, përsëritje, mufka, urrejtje, intolerancë, dhe se këtyre të fundit është më mirë të mos u vihet veshi. Me show-n tim përpiqem të përcjell idenë se nuk ka gjë më absurde në këtë botë sesa fanatizmi fetar, që në thelb nuk ka të bëjë aq me bindjen se Librat e Shenjtë janë njimend të Shenjtë, e se janë të shkruar nga Zoti d.v., sa ka të bëjë me bindjen se këto Libra mund të interpretohen në mënyrë të shenjtë, gjithashtu. Sepse kjo është gracka ku bien fanatikët. Këta janë të sigurt se kanë gjetur çelësin ‘divin’ të leximit e të interpretimit të Librave të Shenjtë. Problemi pra nuk është te besimi në Zotin që ekziston, nëse ekziston, por është te besimi në një Zot, të cilin ata e kanë krijuar me/në kokën e tyre, të bindur se këtë Zot e kanë nxjerrë nga Librat e Shenjtë. Problemi nuk është te besimi se ‘ata i përkasin Zotit’, por te besimi se ‘Zoti u përket atyre’, te besimi se Zoti është i tyri, dhe nuk është i të tjerëve, madje është kundër të tjerëve. Dhe përpara se fanatizmin ta shoh si një problem për botën, e shoh atë si një problem për Shqipërinë.

Këto janë idetë që unë dua të përcjell, në mënyrë të qartë apo të nënkuptuar, me show-n tim. Kam nënvizuar në posterin e shfaqjes se ‘ky është një show për jo fetarë’, por me këtë shënim nuk është se kam dashur të bëj ndonjë paralajmërim mbi ide të rrezikshme e blasfeme që do të shprehja, apo ‘të parandaloj vizita shenjtorësh në ferr’. Jo, këtë shënim merreni thjesht si një tabelë në hyrje të një lokali, nëpërmjet së cilës shprehet parapëlqimi për klientë të caktuar, por nuk u ndalohet hyrja klientëve të tjerë. Dhe është e sigurt se këta të fundit, nëse vijnë e nëse nuk kanë predispozitën për të parë ‘anën e errët’ të show-t, nuk kanë për t’u ndier keq. Tani, kush don që të shohë anën e errët, edhe mund ta bëjë këtë gjë. Dhe nuk është se bën ndonjë të pabërë (‘Panorama’ e djeshme i kish kushtuar – dhe për këtë më vjen mirë – një hapësirë të madhe show-t, por mua më duket se titujt e llojit ‘Muç Nano bën blasfemi me Krishtin e Muhametin’ janë disi të kërkuar e nuk kanë të bëjnë me thelbin e show-t. Prisja që një gazetë si ‘Panorama’ të shihte diçka tjetër më të rëndësishme te ky show. Por janë, siç thashë në krye, në të drejtën e vet. No problem).

Puna është se është shumë riduttivo (edhe pse jo e pasaktë) ta quash shfaqjen blasfemike, në një kohë që është më së shumti e më së pari një çalltisje për të folur e diskutuar në një formë e me një gjuhë jo fort ortodokse mbi fetë, mbi Krishterimin e Islamin, mbi Biblën e Kuranin, mbi Jezu Krishtin e Muhametin (aq sa mund të bëhet kjo në një shfaqje), dhe – përsëris – për t’u thënë të gjithë besimtarëve, sidomos atyre shqiptarë, se janë të lirë të jetojnë me shpresën a bindjen se ‘bota e përtejme dhe e përjetshme është e tyre’, por ndërkohë le të bien dakord se kjo botë e këtushme është e të gjithëve. Le t’ia lëmë Zotit t’i bëjë llogaritë e secilit në botën tjetër e le ta lëmë sho-shoqin të jetojë në këtë botë ashtu si ia ka ënda.

*Shqip

13 komente në “‘Një show për jofetarë’ dhe kjo botë që është e të gjithëve”

  1. tomy says:

    na ishpifet me keto absurditete .ka 2000 vjet qe kritikohet dhe tallet feja dhe ja ku jemi prap me janullatosin ne krye dhe me isis.

    1. e di si eshte puna says:

      Besimi fetar eshte SEMUNDJE MENDORE ?

  2. L says:

    Muci , sodomos ti nuk je per kete pune sepse ti vete nuk i ke lexuar dhe studiuar librat e shenjte ,
    Jezu krishti eshte shume i madh , per t’u diskutuar nga ti. Ai eshte jeta rruga, e verteta.
    Lerja atyre qe merren me kete pune teologeve.Ti merru me ndonje shkrim tjeter per varferine ose shqiptaret qe po boshatisin kete vend…

    1. u dhime tu qesh says:

      C’a eshte Joshua Mesia mre!? Asfalt me dy kalime!? Po Muhamuti cfare eshte!? Tellall me daulle elektronike!? ? ? ? ? ? ? ? ? ?

  3. beni says:

    Thjesht, shkurt dhe qarte. BRAVOOOOOOOOOOOOOOOO!

  4. POPULLI... says:

    Muç…çfare ndotje ekologjike e njerezore…Po pse o Muç, pse ndjehesh i neveritur dhe ne krize identiteti, se te paret e tu u gjakprishen, paske te drejte te ndyesh me goje, ate qe njerezimi e ka perqafuar me deshire e bindje, si rruga e se vertetes???!!!…Po çfare faji kane bere o Muç, te krishteret shqiptare, qe kane 2000 vjet qe ndjekin Jezusin, qe shume prej tyre kane sakrifikuar jeten ,pasurine dhe çdo gje tjeter, qe ne te mos na shuhet emri, dhe pas kaq shume vitesh e sakrificash ,te dale nje Muç si perfaqesues i jashteqitjes kanceroze turko-otomane, dhe te tallet me te gjitha keto???!!!…ZOTI jone te falte…

  5. Claus says:

    Cdo koment mbi keto monologje budallalleqesh mustafiane eshte i tepert.
    Leximi i tyre humbje kohe.

  6. tfgs says:

    Muco,e ke bere corbe sic mund ta beje vetem je ”muco”……….
    Ne radhe te pare nuk mund te kesh logo i arsye mbi Krishtin apo Biblen,pasi nuk i peret xristianizit,si tile je ”muco”koplet,ok!
    E dyta, eshte absurde te krahasosh fene paqesore xristiane me ate gjaxore islame………!!!
    E treta,ik futi nje te rene me dore se atheoi[te pa fete] jane me keq se islamiket,kjo duke qarte ne vendin ku jeton Shqiperine,katandisur si hale kinezesh ………….

  7. Muco -vU says:

    Ky shakaxhiu qyteterimit prej katundit skeparit.
    kerkon ti imponohet opinionit me brockullat e tija ,
    si me qen Kasperl Thiatro .
    Ku e gjen ky karagjoz te drejten ,ti imponohet atij opinioni ,
    kte vetem nji muco mund ta dij.,

    Or taj , muco, Jo gjithcka qe te perplaset brenda kafkes tate,
    duhet patjeter ta marr seriozisht opinioni.

    Je ne metro ti .
    Pastaj i jep edhe te drejten vehetes ta quash “Krijus” .
    Duket qarte se s’ja ke iden cdo te thote krijues ,prandaj dhe kercen perpjet ktu ,vs komentuseve qe te refuzojn ne ato brockulla .
    Krijues do te thote te krijoshe ti ,dicka vet ,nga fillimi ne fund .
    Ju aty ,te gjithe qe sot kendoni si kaposhi maje plehut , duke ju shitur atij mileti aty ,si krijues,etj sinonime qesharake ,vetem merreni me thenjet e X te huaji ,pra i sillni shkrime te huaja ,diskutoni mbi thenjet apo histori te huajsh ose idiotesh mesjetare shqiptare pra dicka qe dallon shume nga krijimi .
    Ajo shoqeri ka nevoje jo per bla bla bla-te e tua ,mbas se cilave ,fiton vetem ti (ne pare) ndersa popullit si bien asgje .
    Si i interesuar kaq shume mbi kte teme ,perse nuk u ngrite njiher te thoje nji dicka kunder atyre altoparrlanteve maje minareve ,qe cjerrin veshet e qytetarit shqiptare ,me gjuhen e djallit ,duke shkaktuar ndotje akustike dhe sjell stres ne qytetaret e atij vendi .
    Apo ty te tingellojn bukur vesheve me lesh ,ato cjerrje te djallit dhe prishja e qetesise publike ste ben aspak pershtypje . Helbete ,s’do shume fjal e komnte te merremi me tipat si ty , e tjer si ty ,qe keni ndyr mediat shqiptare ,me katunarllikun tuaj kapistall-ist .Si thon kot ,me ken musliman tana i ban edhe Kasper Theater .ban. E shndruat ate shqiperi ,ate shoqeri ne nji katund sharlatanesh .Si s’ju vjen turp njiher more .A shifeni ju ne pasqyr ndonjiher ? Apo keni frik nga ajo qe dp shifni .Shko mer ne katundein tat dhe baj cte dush atje .Boll e kan stresin e dites qytetaret shqiptare , i duhet te degjojn e merren edhe me g.mar tani . Kte s’ta kan borxh qytetaret ty muco ktanari .

  8. Muco, ne tentative per te celebruar,
    ate model shoqeror, qe ideoj funderina e dal nga shpella e vicidolit. Nji shoqeri sharlatanesh . Ja cdo te thot demokraci per popujt e pacivilizuar. Rrezik Nation

  9. Angela says:

    muco ty njerzit te len te bejsh cte duash por me zotin e me fet mos u merr krijo dicka tjeter per humor

    1. qytetari says:

      Angela ,
      te bej humor i thot mucos ?
      Po ja shife mucon ,a s’te duket si humori vet ai ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje