A të “kthen” kështu në “punë” Gjykata Kushtetuese ?

27 Prill 2015, 16:59Blog TEMA
A të “kthen” kështu në “punë”

Nga Arben Isaraj

 

Dje dhe sot, me gojë dhe shkrim, anëtarë të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, kërkojnë rikthimin në detyrë të dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, shkarkuar më parë sipas ligjit, me vendim të Kuvendit.

Arsyea “ligjore” e opozitës ?

Gjykata Kushtetuese – thonë – ka shfuqizuar normën ligjore (neni 4 i ligjit mbi KLD-në) që parashikonte rastet e shkarkimit të anëtarëve të KLD-së të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë.

A qëndron sipas Kushtetutës dhe ligjit kjo kërkesë ?

Së pari, kërkesa e opozitës në këtë rast nuk merr parasysh parimin e veprimit të ligjit në kohë.
Ligji, në një shtet ligjor, vepron për një periudhë të caktuar, dmth ai e shtrin veprimtarinë e tij nga momenti i hyrjes në fuqi dhe deri kur pushon veprimtaria e tij, apo shfuqizohet. Dhe kjo është siguri juridike.
Shfuqizimi i një ligji mund të bëhet në formë të shprehur apo në formë të heshtur, dhe një nga llojet e shfuqizimit të shprehur është ai nëpërmjet vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Gjë, që do të thotë se Vendimi i Kuvendit, për shkarkimin e dy anëtarëve të KLS-së, i bazuar në ligjin në fuqi të kohës, ka qënë në pajtim të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin. Dhe kjo është siguri juridike.

Së dyti, është e vërtetë që Kushtetuta thotë se “vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare”.
Por është po aq e vërtetë, që Kushtetuta thotë se “ Gjykata Kushtetuese ka vetëm të drejtën e shfuqizimit të akteve që shqyrton”.
Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese ka vendosur papajtueshmërinë e nenit 4 të Ligjit për KLD-në me Kushtetutën, por nuk ka shfuqizuar Vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Cefës dhe Lelçajt.
Po këtu Gjykata Kushtetuese, nuk ka bërë ndonjë gjykim përfundimtar të ankesave të individëve Cefa dhe Lelçaj për shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese për një proces të rregullt ligjor.

Së fundi, sipas ligjit, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim dhe ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese sigurohet nga Këshilli i Ministrave apo nga një organ tjetër që ngarkohet nga vet Gjykata me zbatimin e vendimit si dhe me mënyrën e ekzekutimit të tij.

Sot në Shqipëri, nuk ka dhe nuk mund të ketë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që të detyrojë ndonjë organ kushtetues të rikthejë në detyrë Cefën dhe Lelçajn.

Kërkesa e opozitës ?

Mbetet biblike kur thuhet se askush nuk mund tu shërbej dy Perëndive dhe Kushtetutës dhe Partisë.

11 komente në “A të “kthen” kështu në “punë” Gjykata Kushtetuese ?”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    ham, ham, ham,
    dhe une leha,
    qen tamam,
    zog ne plepa.

    1. dibra e vogel says:

      gop te madh paske o nshrrak, hallall dietat…

    2. Iliridistan says:

      Na mbyten kafshet e malit…

  2. Vladimir Dushniku,ish ushtarak ne pension says:

    E pershendes gjykimin korrekt te zotit Arben Isaraj lidhur me interpretimin e vendimeve te Gjykates Kushtetuese!
    Si ushtarak ne pension do t’u lutesha te me jepni nje interpretim juridik per legjislacionin ne fuqi per pensionet e ushtarakeve:
    1-Si mazhorance keni deklaruar se keni bere reforme ne pensione.
    Si e spjegoni ju qe STATUSI I USHTARAKUT qe nga viti 1991 e deri me sot NUK ESHTE ZBATUAR ASNJE DITE?
    2-Ne 1.1.1996 doli ligji “Per Sigurimet Shoqerore te Ushtarakeve”,por ai NUK u zbatua asnje dite dhe per kete arsye ne ish ushtaraket e dale ne rezerve nga REFORMA ne vitin 1993, per 3 vjet rresht(1996 deri 1998) nuk kemi marre asnje qindarke pension nga shteti pa asnje arsye!
    Aq KRIMINAL eshte bere trajtimi yne sa edhe gjykatat ne vazhdim edhe sot PA ASNJE BAZE LIGJORE nuk pranojne te na japin PENSIONIN E PA PAGUAR,ndonese vete ligji nr.8087/1996 nuk e parashikon PARASHKIMIN,sic e interpretojne gjykatesit e politizuar apo te pa afte!
    Po keshtu deri ne vitin 1999,nuk na eshte dhene ASNJEHERE KOMPESIM PER DRITA E BUKE sipas VKM-ve,te cdo viti dhe perseri gjytkatat nuk i marrin keto te drejta parasysh!
    3-Ne 1.1.1999,filloi te na jepej pensioni i parakohshem,jo sipas ligjit,por 50% e tij,ndersa nuk u mjaftuan me kaq,por qeveria Berisha ,duke na trajtuar ne ushtarakeve si ARMIQ,nxorri ligjin nr,10142/2009,qe na e uli 50% masen e pensionit qesharak qe na jepej!
    Ndonese Gjykata Kushtetuese me Vendimin e saj nr.33/2010 beri interpretimin e DREJTE E KUSHTETUES te nenit ANTI NJEREZOR E ANTI KUSHTETUES NR.29 te ligjit nr.10142/2009,qe NE ASNJE RAST NUK DUHEJ TE CENOHESHIN TE DREJTAST E FITUARA LIGJERISHT ME PARE,as sot GJYKATAT NUK E ZBATOJNE ATE VENDIM!!!
    Per me teper qeveria Berisha nxorri AKTIN NORMATIV NR.5/2010,qe jo vetem na mohoi te drejten tone per pension,por na shpalli edhe DEBITOR ne shumen 2 milion leke per cdo ushtarak,qe vazhdojne te na e mbajne cdo muaj!
    JU PYES:
    KENI 2 VJET NE PUSHTET:PERSE NUK E SHFUQIZONI AKTIN NORMATIV NR.5/2010,qe eshte HAPTAZ NE KUNDERSHTIM ME KUSHTETUTEN DHE TE DREJTAT E NJERIUT???
    PERSE NUK NA JEPEN PENSIONET E PA PAGUARA PER 1996 deri 1998?
    Pse gjykatat bejne interpretime te ndryshme,ndonese per ceshtje te njejta per ushtarake te ndryshem?
    Pse dikujt i eshte dhene PENSIONI I PARAKOHSHEM per periudhen 1996 deri ne 1998,ndersa SHUMICES JO???
    Ne fushatewn e kaluar elektorale na premtuat se do t’i ndreqnit keto shqetesime,por deri me sot ASNJE FJALE e jo me VEPRA nuk keni bere!
    JEMI TE ZHGENJYER NGA JU SI MAZHORANCE,se po silleni njelloj sic eshte sjelle edhe Berisha me ne!
    PS:Nuk jeni i detyruar t’u pergjigjeni pyetjeve te mija,ne se e gjykoni se NUK KENI CFARE TE ME THONI POZITIVISHT!
    KRYEMINISTRI RAMA te mos kujtohet per ne MIJRA ISH USHTARAKET DHE FAMILJET TONA TE TRAJTUARA KRIMINALISHT per 25 vjet rresht,vetem kur fillojne FUSHATAT ELEKTORALE!
    Mbase do te kujtohet per ne kur te kete mbaruar pune me PAGESAT E ISH TE PERNDJEKURVE POLITIKE!!!

    1. Vladimir Dushniku,ish ushtarak ne pension says:

      Mos u pergjigj,zoti Arben Isaraj,se kete nuk e ka bere kryeministri Rama per 2 vjet qeverisje e jo ta beni ju per 2 dite!
      Kjo verteton ate se ne ish ushtaraket NUK DUHET TE KEMI ASNJE SHPRESE SE EDHE QEVERISJA SOCIALISTE PO NA TRAJTON NE NJELLOJ SI KLIKA KRIMINALE E SALI BERISHES!!!
      E morem vesh kete GJEME qe kur ju u “SHQYET ME KATERSH” me daulle e bori per t’u kujdesur qe ish te PERNDJEKURIT te merrnin sa me pare te gjitha kestet e BURGUT,nga 100 mije leke ne dite,ndersa ne kemi 22 vjet,qe na trajtoni si te burgosur,por pa na dhene as LEKET E BUKES!!!
      TURPI JU MBULOFTE PER JETE!!!
      Ne kete drejtim ka te drejte Ben Blushi, se ju e keni kthyer PS-ne ne parti elektorale pa fryme njerezore!
      Zoti kryetar i PARTISE SOCIALISTE TE SHQIPERISE,EDI RAMA!
      Me qene se ju na keni hequr nga lista e perparesive tuaja morale,juridike dhe financiare ne ish ushtarakeve ,ne emer te pjestareve te familjes time,ANTARE TE PARTISE SOCIALISTE prej 25 vjetesh,ju DEKLAROJ …….SE HEQIM DORE FAMILJARISHT NGA ANTARESIMI NE KETE PARTI KLANORE!!!
      HARRAM VOTAT DHE KONTRIBUTIN TONE 25 VJECAR!!!

  3. anananananaanana says:

    Interpretim partiak! Nuk e ben analizen se kur ka fuqi prapavepruese vendimi i Gjykates Kushtetuese.

    1. kujtesa says:

      @ananananananana_!

      Lexoje mire,po se kuptove ktheju edhe nje here.
      Nese te bie rasti qe prap se kupton,mos u lodh me!
      Futi nje pjat grosh dhe shko e pirdh se lirohesh.

      1. anananananaanana says:

        Sigurisht qe nuk ia ke idene se ca po flitet ketu!

  4. Ina1 says:

    Ky pyet Isaraj per Gjykate?!

  5. Lame Basha says:

    Cfuqi prapavepruese o bythke. I binte te ishin rikthyer Haxhia, Sallaku, Rama…..domosdo ene Strakosha e Como…dmth sipas juristeve te PD tani do ishin shume bythe ne nje karrike. Ju jeni beni si them une e mos beni si bej une. Lexo cthote kushtetuta o anale

  6. s.h says:

    Hera e pare, sipas meje , qe autori shkruan sakte dhe aq sa duhet ….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje