Në mendimin ekonomik botëror, kanë konkuruar dy shkolla të kundërta rreth rolit të shtetit në zbutjen e cikleve të ekonomisë së tregut – ajo fiskale dhe ajo monetare. Nobelisti John Maynard Keynes ishte themeluesi i shkollës së mendimit ekonomik që i sheh politikat fiskale si instrumentin kryesor të ndërhyrjes së shtetit në rastet kur rritja ekonomike frenohet dhe hapja e vendeve të reja të punës vështirësohet. Ndërsa nobelisti Milton Friedman ishte themeluesi i shkollës së mendimit ekonomik që këtë rol ia njeh politikave monetare. Deri më sot, në përgjithësi, qeveritë e majta në botën demokratike kanë përqafuar shkollën kejnsiane, ndërsa të djathtat kanë përqafuar atë fridmaniane.
Kështu për shembull, Presidenti Ruzvelt, një nga dishepujt e parë të shkollës kejnsiane, e rriti ndjeshëm borxhin publik të SHBA-së dhe i përdori fondet e grumbulluara për investime në infrastrukturë, duke ulur kështu papunësinë e lartë të shkaktuar nga depresioni i fortë ekonomik i viteve 1929-33.
Ndërsa presidenti Regan, një dishepull i zjarrtë i shkollës fridmaniane, emëroi një guvernator të bankës qendrore, i cili ndërhyri fort në ofertën e parasë në qarkullim, gjë që e uli inflacionin vjetor nga 13% në 4% brenda një katërvjeçari. Ndërkohë, Regani uli taksat ndaj individëve dhe bizneseve, duke pakësuar kështu mundësinë e buxhetit federal për ndërhyrje fiskale në ekonomi dhe duke ia lënë bankës qendrore shkopin e dirigjentit ekonomik.
Pas kësaj hyrjeje të shkurtër rreth shkollave të mendimit ekonomik mbi rolin e shtetit në zbutjen e cikleve të ekonomisë së tregut, le të vijmë tek ekonomia aktuale shqiptare.
Ka dy vjet që Rama është kryeministër i vendit. Por, pavarësisht se kryeminstër është Rama e jo Berisha, pavarësisht se njëri është “i majtë” e tjetri “i djathtë”, pavarësisht se njëri hiqet si partizan i shkollës kejnsiane e tjetri i asaj fridmaniane, ekonomisë shqiptare i duhet të lundrojë mes dy brigjeve shkëmbore të rrezikshme. Dhe ja përse.
Bazuar në të dhënat më të fundit të faqes së internetit të CIA-s për Shqipërinë dhe të raportit të The Economist Intelligence Unit, mund të llogaritet se në vendin tonë konsumohen brenda një viti mallra e shërbime të ofruara nga privatët dhe shteti me vlerë rreth 11.5 miliardë dollarë (shteti dhe organizata bamirësie private ofrojnë disa shërbime e mallra falas, por sidoqoftë edhe ato e kanë koston e tyre). Në vlerën e mallrave/shërbimeve që konsumohen në Shqipëri, është e trupëzuar vlera prej 3.4 miliardë dollarë e mallrave/shërbimeve që importohen, ndërkohë që trupëzohen edhe rreth 1.2 miliardë dollarë në formën e konsumimit të makinerive dhe mjeteve të importuara. Me fjalë të tjera, për çdo 100 dollarë mallra e shërbime të konsumuara në Shqipëri, rreth 40 dollarë shkojnë jashtë vendit për të mbuluar vlerën e importeve të trupëzuara në to.
Për ta bërë paragrafin e mësipërm më të kuptueshëm për lexuesin, le të sjellim disa shembuj.
Sa herë blejmë një bukë në dyqanin pranë shtëpisë, më shumë se gjysma e 800-lekëshit që paguajmë shkon për të mbuluar importimin e grurit dhe konsumimin e makinerive, automjeteve, karburantit e materialeve të tjera të importuara që nevojiten për prodhimin dhe transportimin e miellit dhe, më pas, të bukës. Ndërsa kur blejmë domate të prodhuara në sera diku në Myzeqe, rreth 40% e çmimit mbulon konsumimin e impianteve, automjeteve, karburantit, e materialeve të tjera të importuara që nevojiten për prodhimin dhe transportimin e tyre. Për të mos folur pastaj për cigaret apo mallrat elektronike, në çmimin e të cilave importi është trupëzuar në nivelin mbi 75%.
Por si ia kemi dalë ne që të dërgojmë jashtë Shqipërisë 40 dollarë për çdo 100 dollarë mallra dhe shërbime të konsumuara në vend?
Së pari, ky deficit është mbuluar nëpërmjet eksporteve të mallrave e shërbimeve shqiptare, të cilat kapin shifrën e 1.6 miliard dollarëve në vit. Së dyti, nëpërmjet dërgesave të emigrantëve, të cilat, kohët e fundit, mezi arrijnë nivelin e rreth 1 miliard dollarëve në vit. Së treti, nëpërmjet ndihmave dhe kredive të huaja që merr shteti dhe privatët shqiptarë, të cilat janë në nivelin 0.8 miliardë dollarë në vit. Së katërti, nëpërmjet investimeve të huaja direkte, që kapin shifrën e 0.8 miliardë dollarëve në vit.
Po t’i mbledhim së bashku këto burime, bëjnë rreth 4.2 miliardë dollarë. Pra, mbeten edhe 0.4 miliardë për të mbuluar 4.6 miliardë dollarët e importit të trupëzuar në vlerën e mallrave dhe shërbimeve që konsumohen çdo vit në vend. Dhe ku gjenden këto 0.4 miliardë dollarë? Duhet të jenë paratë e trafiqeve ilegale dhe paratë e pista që futen në Shqipëri…
Duke parë listën e burimeve të financimit të deficitit tonë tregëtar, mund të thuhet se dy syresh kanë patur prirje zbritëse kohët e fundit. Së pari, dërgesat e emigrantëve janë vazhdimisht në ulje, për shkak të krizës ekonomike që ka mbërthyer vendet ku punojnë shumica dërrmuese e tyre, si dhe për shkak të shkëputjes graduale të lidhjeve me vendin e origjinës. Së dyti, paratë e trafiqeve ilegale dhe paratë e pista nga jashtë janë vazhdimisht në ulje, për shkak të trysnisë që ushtrojnë fqinjët tanë europianë ndaj qeverisë për t’i luftuar ato.
Si rezultat i pakësimit të këtyre dy burimeve të valutës, leku është zhvlerësuar gradualisht ndaj euros në 6 vitet e fundit – në vitin 2009, 1 euro shkëmbehej me 125 lekë ndërsa sot me 140 lekë.
Në këto kushte, Shqipërisë nuk i bën derman një ndërhyrje afatshkurtër kejnsiane apo fridmaniane – asaj i duhet të adoptojë një reformë strukturore afatgjatë që do të stimulonte zëvendësimin e mallrave të importit me prodhime vendëse, si dhe rritjen e eksporteve. Kjo gjë, përveç ndikimit në zbutjen e deficitit tregëtar, do të ndikonte edhe në hapjen e vendeve të reja të punës, në kushtet kur ndërtimi dhe industritë e lidhura me të kanë pushuar së qeni lokomotiva e ekonomisë shqiptare.
Por stimulimi i prodhimeve vendëse (për konsum të brendshëm dhe eksport) kërkon ndërhyrje fiskale afatgjata, ose ndërhyrje monetare afatgjata, ose të dyja.
Në ndërhyrjet fiskale afatgjata përfshihen subvencionet, investimet e drejtpërdrejta të qeverisë në infrastrukturë dhe/ose mjete prodhuese, lehtësirat tatimore, tarifat doganore, etj. Por qeveria shqiptare ka disa pengesa financiare dhe institucionale për t’i realizuar ndërhyrje të tilla.
Së pari, niveli i borxhit publik është i tillë që nuk i jep luksin qeverisë të përdorë buxhetin e saj për të stimuluar për shumë vite prodhimin vendës. Sipas FMN-së dhe Bankës Botërore, niveli i borxhit publik të Shqipërisë duhet të jetë sa 50% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që ai ka arritur në nivelin alarmant 70%.
Së dyti, marrëveshjet ndërkombëtare të Shqipërisë me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), Bashkimin Europian (BE), etj. e kufizojnë mundësinë e qeverisë për të manovruar me tarifat doganore të mallrave të importuara apo me subvencionet e eksporteve.
Në ndërhyrjet monetare afatgjata përfshihen mbajtja e normës bazë të interesit në nivele shumë të ulta për një kohë të gjatë dhe ndërhyrjet e drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme të bankës qendrore në tregun e bonove të thesarit. Në qoftë se këto ndërhyrje vazhdojnë me vite, rezultantja do të ishte rritja e ndjeshme e parave në qarkullim dhe zhvlerësimi i mëtejshëm i lekut ndaj valutave kryesore. Nga ana e vet, një lek edhe më i zhvlerësuar ul koston e punës së prodhimit vendës, meqë rrogat paguhen në lekë. Pra, prodhimi vendas mund të konkurojë me atë të huaj, si në tregun vendës dhe atë të eksportit.
Por ndërhyrje të tilla afatgjata monetare nuk janë pa kosto. Zhvlerësimi i mëtejshëm i lekut ndaj valutave kryesore do të rriste çmimet e mallrave që sot vijnë nga importi. Dhe kjo do të godiste rëndë konsumatorët me të ardhura të pakta, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë. Me fjalë të tjera, derisa prodhimi vendës të zëvendësojë shumë nga mallrat e importit (Zoti e di për sa vjet), shumë shqiptarëve do t’u duhet ta shtrëngojnë rripin fort në këtë skenar.
Me pak fjalë, mund të thuhet se, pavarësisht se kryeminstër është Rama e jo Berisha, pavarësisht se njëri është “i majtë” e tjetri “i djathtë”, pavarësisht se njëri hiqet si partizan i shkollës kejnsiane e tjetri i asaj fridmaniane, qeverisë shqiptare do t’i duhet të përballet nga njëra anë me FMN-në, BB-në, OBT-në, BE-në etj., në lidhje me ndërhyrjet afatgjata fiskale, dhe nga ana tjetër, me shumicën e konsumatorëve shqiptarë dhe kreditorët e huaj, në lidhje me ndërhyrjet afatgjata monetare.
Kejnsi dhe Fridmani kanë dhënë receta për ndërhyrje afatshkurta, ndërsa Shqipëria ka nevojë për një kurë të vështirë afatgjatë – për një reformë të thellë strukturore…
Shume po zgjatesh o Zaloshnja. 2+2 bejne kater dhe kjo gje eshte shume e thjeshte. Qe te dale Shqiperia nga kriza dhe borxhet, duhet te fuse me teper leke brenda se sa jep jashte.
Kjo per momentin eshte e pamundur per arsye te politikave rrumpalle te shtetit Shqiptar te importuara nga e kaluara, si dhe vazhdimesine e tyre tani dhe ne te ardhmen.
Ne Shqiperi nuk punon njeri per vendin dhe nuk ka vizion per te ardhmen, por thjesht e gjithe jane per te mbushur xhepat me para, te cilat nje dite do te jene xhepa te mbushura dhe pa vlere.
Realisht gezoj respekt te madh per z. Zaloshnja do e ruaj kete respekt po te vazhdoje akoma te merret me sondazhet. Sa per konstatimet ekonomike kemi plot qe mund te diskutojne.
haha zaloshnja po ik se nuk merr vesh ti o individ, as nga sondazhet as nga ekonomia. Thjesht je ne ate vend ku flet sic jane mijra te tjere te paafte ne pune ne media apo dhe ne funksione publike. Llap llap se ky 25 vjecar do quhet koha e zagareve ne historin e shqiperise, ( Pa ofenduar zagaret qent se jane te zgjuar, por ne kuptimin figurativ zagar qe leh bene propagande )
Zaloshnja ka shpreh përciptazi nje opinion ekonomik të vetin, të bazuar në hulmutime statistikore dhe teorish ekonomike të projektuara për Shqipërinë.
Për sa kohë ti komenton jashtë fushës, dhe e orienton debating drejt banaliteteve personale, llogjika me e thjeshtë më tregon që je ti zagari llapaqen. Je pjesë e ushtrisë së morrave të komenteve, që s’kanë aftësi të ngrejnë as oponencën më të vogël. Turp!
Turp Te kesh ti o I lodhur. SI nuk paska shprese per Te nxjerre nga kriza ekonomin shqiptare e cila banohet vetem nga 2 mil 800 mij banore. Lufte korrupsionit. Reforms e tokes. Legjitimoni pronaret. Drejtesia Te reformohet. Sekuestrim pasurive. Ndryshim Te kodit punes. Menyra SI behet biznes pa shkatruar. Dhe shume nisma Te tjra qe I bejne njerzit qe Jane atdhetar POR to xhungel hesapi Jr thjesht NJ kokk… I rilindaseve Te krimineleve Te pd.
Vetem nje rregullim te vogel ne rendin e gjerave qe vure ne komentin shume te verrete. E para SEKUESTRIM PASURIVE sic beri Xhaxhi Enver te tjerat vijne vete pastaj.
Qetësohu Mitro! Ku më lexove që thashë “s’paska shpresë për eonominë shqiptare”? Po deshe të bëjmë debat, bujrum hajde flasim qetë dhe me fakte, jo me sharje e përgjithësime siç po bënte dhe ai tjetri të cilit ju përgjigja.
e para une nuk ofendova njeri, pervesce thash qe zaloshnja nuk eshte i zoti per asgje, ti erdhe dhe ofendove sikur e ke zaloshnjen dashnor. Tani sa per ekonomine shqiptare qe thote zaloshnja i cili pretendon se nuk ka shprese, ja fut kot, sepse ne shume fare thjesht mund te lulezoje ekonomia, duke ulur taksat, duke shtetezuar dhe riprodhuar burimet natyrore, mos tja lem klaneve mafioze, kromin, naften, turizmin, energjitiken etj. Dreqi ta haj 3 milion banor behemi me mik, dhe nuk arrijm ti japim mirqenie kaq banoreve duke pasur lloj lloj resursesh? Po ketu ne kete vend 4 perqind jane super te pasur pjesa tjeter mezi bene nje pal leke per nje jave pushime. Po ikni mo burr se shqiperia prandaj ka ngelur mbrapa sepse ka tipa si zaloshnja edhe ty qe mikun e vetem keni interesin e karriges. Por ka ardhur dita qe i miri do te ri me te mirin, atdhetarin ndersa personave negative qe e kane mbajtur kete vend peng do rrin ne fund te llumit mos kene me asnje favor.
dhe qe zaloshnja eshte kokra e delenxiut i paafte ky eshte fakte nuk eshte ofendim, dhe qe i bene fresk te kapi ndonje kock para zgjedhjeve kete e din i madh dhe i vogel, po ju beni propagande kujtoni se shqiptaret nuk mendojne. Ofendoni dhe perbuzni kete popull.
Zaleshnja ti je nje Rrote K^ri me patente.
Boll bere sikur merr vesh nga ekonomia, ti je i afte vetem per te bere ekonomistin e stalles se derrave dhe lopeve.
Cfare mbrockulla po thote ky SONDAZHISTI Zaloshnja?
Sipas tij,ky eshte i nje mendje me Bemn Blushin,se Berisha u hodh ne Plehra nga 1 milion shqiptare ne 23 qershor si i pa vlere,ndersa RILINDJA SOCIALISTE ka VDEKUR dhe FUNERALIN e ka bere gati Ben Blushi me Zaloshnjen!
Shikoni se sa te organizuara jane te gjitha keto SULME KRIMINALE kunder popullit shqiptasr!!!
Po si nuk mund te ndreqet ekonomia jone,more dite sterruari Zaloshnja??
Po ne e gjetem pas LUFTE Shqiperine te SHKATERRUAR E TE DJEGUR dhe e beme LULE!!
Po ne 97-ten ,A NUK U BE Shqiperia GERMADHE dhe ishin po keta sopcialiste qe e ringriten ne kembe???
Ti mbase e ke mendjen tek KLIKA BASTARDE E BERISHES qe per 8 vjet e GRABITI Shqiperine cep me cep dhe e la arken e shtetit pa nje qindarke,bile me ca MILIARDE borxh tek ndertuesit e mashtruar nga Berisha per fushate???
Te mesoj une ty,partizani i vjeter,qe jam me IDEALIST se ty,se ti je MATRAPAZ delenxhi:
1-SHKATERRONI DREJTESINE E INKRIMINUAR dhe rindertojeni nga e para!
2-Nxirrni ne Gjyq Sali Berishen dhe te gjithe kriminelet e hajdutet!
3-SEKUESTRONI TE GJITHA PASURITE E PA ARGUMENTUARA DHE TE PA BAZUARA me hesape te rregullta perfshi te gjithe te afermeve te tyre dhe ne llogarite bankare brenda e jashte vendit!
4-Sekuestroni te gjitha SHITJET DHE FALJET E PA LIGJESHME qe jane bere gjate 25 vjeteve!
5-Demshperblimet e fituara ne Gjykatat e Shqiperise dhe ate Nderkombetare te mos i paguaje shteti,por PROKURORET DHE GJYQTARET fajtore qe shkaktuan padrejtesine!
Te gjithe drejtuesit qe kane pushuar njerezit nga puna padrejtesisht dhe e kane fituar gjyqet,DEMIN FINANCIAR ta paguaje jo SHTETI,por SHKAKTARI,pra drejtuesi partiak,maskara,KURVATR etj qe pushojne njerezit sipas qejfiot!!
Kaq beni ju dhe Shqiperia behet SHESH ME LULE!
Ne se nuk mundeni,LERINI RADHEN ne pensionisteve,se mund te bejme dicka me mire se ju deri tani!!!
Sfida kryesore e qeverise ne kaq pak kohe, madje duhet thene nje sfide e madhe ka qene rritja e ekonomise dhe permiresimi i treguesve financiar. Reformat e ndermara nga qeveria kane dhene rezultate dhe kjo shihet dhe nga rritja qe ka pesuar ekonomia. Pas nje periushe te gjate te renies ekonomike futje e ekonomise ne shina nuk ehste aspak e lehte dhe kete e di cdo person i cili ka pak njohuri nga ekonomia.
KU eshte kjo rritje moj? Me konkretisht kjo rritje shihet ne hållet e popullit fukara.
Analize ekonomike perfekte,ministri i financave dhe kryeministri duhet ta lexojne me vemendje.
Pse nuk thua, hajt të vrasim veten tani sepse nuk paskemi shpëtim!!!
Ekonomistët po nuk patën ndonjë zgjidhje, për çfarë duhen?
Kjo është sikur të marrësh hidraulikun, dhe të të thotë të ka plasur tubi i ujit, të të thotë se nuk ke vegla, dhe të ikë… Aq e di vetë i zoti i shtëpisë.
Më fal zotëri, sepse mendova se po bëje ekonomi, kur në fakt ti po bëje politikë.
Ti do të na thuash që nuk është faji i qeverisë që ekonomia Shqiptare nuk ka bërë përpara, që ka papunësi, që njerëzit marrin bukë me lista, por është faji i historisë.
Por mos u lodh shumë të na mbushësh mendjen.
Mos u lodh, sepse qeveria i ka të fituara mekanikisht zgjedhjet, prandaj të paktën ki respektin e mos na merr për budallenj.
Po c’pate more zalesh-nja?ti si kur na ishe entuziasti i madh me ardhjen Rilindjes.me sa duket ste kane hedhur nje kocke per te lepire.
ateher e verteta e pare eshte qe ekonomia eshte ne krize ne te gjithe europen,dhe ne4 vijme nga 8 vjet mosqeverisje ose qeverisje rubatare dhe sihim me keq ne shifra sesa amerika e viteve 29-33,dhe nga shifrat qe kemi duket qarte qe permiresimi po vjen qe ne vitin e pare dhe te dytete kesaj,reformat politike dhe taksambledhja jane rritu me shifra 3 her me te larta se ne qeverin qe lame pas.e gjitha kjo situat na sjell ne vemendje rikuperimin dhe kur them qe rikuperimi po ndodh ne shifra me te larat sne 1 vit sesa ne 8 vjet qe lame pas atehere kemi shprese.
nqs do na duhet te zgjedhim midis 2 shkollave te lartpermenduara do te doja ti beja 1 pytje zoloshnjes,se si mund te na ofroje 1 zgjidhje dhe ke duhet tre perqafojme?pra kjo eshte e bukura e ktij vendi qe sondazhieret merren me ekonomi ,athua valle te jete kaq e thjeshte sa me nje levizje te shkopit te behemi te gjithe sheik?
Jam dakort me komentuesin me lart. Kam deshire ti them Zotit Zaloshnja,se duhet te jetosh ca kohe jashte Shqiperise. Para disa vitesh kritikoje Marksin,ne nje kohe qe bota i kthehej atij, ne kritiken qe i bene kapitalizmit. Sa per Fridmanin,ky vete disa vite para se te vdiste,habitej qe lexhohej akoma. Ndersa Kejnsi duke dashur me shume shtet ,eshte me aktual ne Globalizmin e sotem. Une nuk e di nese Ti e ke lexhuar “Marksi”n e diteve tona.Ne se po, athere librin Kapitalizmi dhe Liria duhet te kishe ngulur ne nevejtore,jo vetem Ti por dhe Henri Çili,qe akoma e propogandon ne te perditshmen e tij. Perfundimisht ç’fare mundet te bej Shqiperia, ne globalizmin e sotem,ku kushtet ekonomike i diktojne “fatalishte”,jo prodhime por vetem qarkullim. A nuk duhet me shume shtet ,Zoti Zaloshnja,per te kontrolluar qarkullimin jashte shoqerise. A nukka vdekur njehere e mire neoliberalizmi i Frojdit.
E ke zberthuer shume mire Zaloshnja. Para se te zgjidhej Rilindja, thoja qe qeverria duhet te investoj gjysmen e buxhetit te saj ne bujqesi dhe blegtori. Duhet te formoj tregun real ku fshataret tu blihet malli dhe qeverria te kontraktoje kompani ekspori NE NJE PIKE GRUMBULLIMI. Duhet te investoj rende ne pikat e vaditjes, kullimit, sferat.. Ato domatet zemerkau si beheshin ne Shqiperi, shalqiri, prezenca e grurit me kilometra e kilometra kur udhetoje..Edhe me programin e ullirit s’duhet shperfillur. Po nuk u kthye vemendja tek prodhimi I tokes dhe menyra si ta shesesh prodhimin tend, borxhet ne koke do ju rrine gjithe jeten. Duhet te kthehemi jo vetem qe te ushqehemi pothuajse me prodhim vendas (ky eshte minimum) por edhe me prodhim masiv per eksport.. Do thuash: Gruri kinez eshte me I lire se ai shqiptar, keshtu qe s’ja vlen ta mbjellesh.. Nuk eshte ai po ta prodhosh ne menyre masive ku mund edhe ti ta eksportosh.. Shkaterroni ato “shpite” ne tokat pjellore me grada 5 dhe futini fshataret ne pune se po ikin kuturu ne Europe..Interesi Evropjan eshte qe bujqesia e rajonit te jete I dobet qe te jemi te varur ne borxhe.. Greqia ka humbur komplet skemen e prodhimit te saj, prandaj Gjermani I dha borxh duke e ditur qe nuk e pagonin dot. NJE SHTET VARTES NE BORXHE ESHTE SI PUNA E DROGAXHIUT. KICK THE HABIT OUT..
Kini pak me shume besim.Kemi ne krye kokat e medha , META(fazoni) dhe RAMA (fasada)
Nga Universiteti bujqësor Kamëz ka pasur njërez me kulturën e nevojshme të bënin analiza por ti mor qyqar nuk bën pjesë tek ata.Ky vend është shëndruar në një kazan llozhurash kur të gjithë dështakët e perëndimit dalin e bëjnë analiza dështakësh
O Zaloshnja po na del edhe profesor ekonomie tani. Ato qe ti shkruan jane konstatime te gatshme ne libra universitare, te veshura me ca shifra nga Ty!?. Ri ke fusha e sondazheve, o zotni, e kap ndonje projekt dhe ca pare pastaj, ja ke mare doren.
te gjithe e mbani mend terapine shokut. e pra qe nga ajo kohe shqiperia nuk po del nga koma 25 vjeçare. te dhenat tregojne qarte se ekonomia e vitit 2015, presupozojme se jemi ne nje stad te larte , kjo ekonomi nuk e kalon ate te 89-90es. kurba me e ulet e ekonomise socialiste. tani njeri me lart e tha mire, 2plus2 baraz 4er. a mund te me thote ndonje se ku eshte ketu supermacia e ekonomise se tregut? kam jetuar si shume te tjere ne dy sistemet. por qe nje vend qe ne 44en doli toke e djegur, arriti te kete rrjet hekurodhor, bujqesi te zhvilluar, sektorin minerar qe mbulonte nje pjese te mire te ekonomise, shendetsi e arsim falas, zhvillim urban i kontrolluar e i studiuar, kuader te pergatitur ne shqiperi e jashte,qetesi absolute,e nje qasje emancipimi e civilizimi te masave krejtesisht primitive ,etj. e di, dikush qe e vuan kete pune do me shaj. po le te na e mbushin mendjen qe kjo pseudo demokraci e ka kaluar ate sistem ne ato fusha qe u permenden me lart. po domosdo mor z. zaloshnja, kur minerat tona shfrytezohen nga klane tribale. po domosdo kur naften tone e perfitojne disa kliente te pushtetit mafioz, ndersa shtetit i ngelen therrimet. po domosdo kur fabrikat e perpunimit te duhanit u mbyllen ne menyre qe ata batakçinjte ne qeveri e dogana te sillnin maunet e tyre kontrabande. po si mund te jete ndryshe o njerez, kur paraja u be beton pa kurrfare rregullash e ligjesh. mund te me thote dikush se po pershtatim legjislacionin me ate te vendeve te zhvilluara. ne fakt ligjet behen per te ulur krimet apo per zbutur perplajet sociale. mirpo ne ketu po shohim te kunderten. u zgjidh qeni nga zinxhiret i thone . eshte e kote qe hedhim e ngreme teza. thene me troç dje e kishim nje shtet . ndersa sot jemi as me shume e as me pak republike bananesh. duket sikur qeveria aktuale po mundohet ta vere vendin ne shina. po edhe kjo me mangesi per sa i perket ligjit. dhe ligji fillon te ndeshkimi i shkelesve. deri tani rezultati 0. ne na vjen keq se ai eshte vendi yne, po e verteta kjo eshte , e trishte. i kam parasysh ata sahan lepiresit me dy gishta lart e me tritol ne brez. ata te çmendurit qe si argument kane vetem sharjen dhe eliminimin e atyre qe mendojne ndryshe. e kam te qarte se ata komunaret analfabet e injorante, te bejne namin po tu zesh ne goje sistemin e tyre. ata po, krenohen per perfitimet e pa merituara. jam koshient qe ithtaret e srb, shoket e palokes e te nokes, te thone ndryshe. per ata nuk ka problem se mund te futesh ne det te ndotur. apo te çveshesh faqet e maleve duke prere e vjedhur. e di mire qe per ata qe i kthyen lumenjte ne perrenj, ekonomia ecen mire. e pra vetem mire nuk ka ne ate vend. nje populli qe i privohet energjia , uji dhe qetesia, nuk mund ti thuash shtet. kjo eshte abc per nje vend normal.
Opinion shume i sakte pervec asaj qe njeri Kejnsian e tjetri Friedman, besoj se politikanet tane nuk ia kane idene ketyre qe thua ti po ndikohen nga fushatat dhe marin nisma afatshkurtra qe sjellin pasoja afatgjata per buxhetin e shtetit por edhe per konsumatorin.
Nivelin e borxhit prej 70% nuk do e quaja alarmant, madje ne kufirin e optimales.
Kjo baziar ne borxhin publik te shume ekonomive ne rajon por edhe me gjere ku Gjermania ka nje borxh prej 75% apo Japonia 240%.
Megjithate shkrim shume interesant dhe me fakte.
paskam qene me dy mendje. tani qe e dha sihariqin zaloshnja qe sbehet derman… do ta mbyll dyqanin!
Ky Zaloshnja jep vetem opinione “nqethese” per nga “lartesia intelektuale” nga anal-ist, statistician dhe tashme flet nga lartesia e gjykimin te pershtatshmerine se politikave keynesiane…brrrrr
KE DUAN SHQYPTARET?
KOMUNISTIN John Maynard Keynes apo KAPITALISTIN Milton Friedman? Njeri anglez dhe tjeteri amerikan, armiq te Partise se Punes dhe te Shqypnise socialiste enveriste.
Keshtu e shtron pyetjen hokatari i statistikes albaneze Eduard Zaloshnja duke harruar fare te kujtoje se per vite me radhe shqyptaret te mashtruar nga Enver Hoxha besonin ne teorine e BABA Marksit per PARAJSEN komuniste derisa me ne fund e kuptuan te VERTETEN lakuriqe kur mbeten ne Dimrin e Vetmise se Madhe dhe kur do te duhet te prodhojne vete te mirat materiale pa ndihmen vellazerore te bolshevikeve sovjetike dhe kineze.
Prandaj edhe pyetja e Zalonshnja Djalit eshte nonsens sepse asgje nuk ka ndryshuar ne trojet tona qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes me nje GDP ne vend numero dhe asnje ligj kapitalist nuk mund te mbije ne trojet komuniste shqyptare pa u shkulur me pare fara e keqe bolshevike qe mbolli enver Hoxha vite me pare me kaq egoizem gjakatar, te cilen po e vuajne sot te gjithe shqyptaret.
ne fakt shkollat ndahen persa i perket faktit se kush e komandon ekonomine. E komandon shteti apo privati.Kejnes promovon shtetin nderhyres, ky nacionalizon kur e sheh te nevojshme per hir te ekonomise gjenerale, noeliberizmi i shkolles se Chicago e sheh tek finaliteti i privatit dhe privatizimeve.Por privati e mbyll fabriken kur e sheh se fiton me shume te prodhoje ne Bangladesh, cfare fitimi ka ekonomia kombetasre,punesimi, taksatimi etj nga kjo liri zgjedhjeje e privatit?
Shkrim me nivel shume te ulet ose thjesht muhabet kafeneje.te thuash per shqiperine qe nuk ka ku i gjen te ardhurat eshte qesharake dhe groteske.ne shqiperi 50% e ekonomise eshte informale dhe shteti nuk merr asnje te ardhur nga koncensionet e burimeve tona natyrore.
Gjeneza e Shqiptarit e perdhunuar nga turku per 500 vjet nuk eshte e pershtatshme per kapitalizem por per rrumpalle dovlet ndaj jemi keta qe jemi!
dikush me larte thote se shqiptaret gjithmon kam menduar per gardhin dhe xhepin e tyre .
E VERTET !!!
Shikoni pak qeveritaret apo burreshtetasit e huaj .
Vetem 1 shembull i vogel – Pjese te pasurise se tyre i shpenzuan ne zbukurimet e qyteteve me ndertesa qe sot sjellin miliona turiste nga bota .
Pse ? shikon italine , sa afer dhe sa larg shqiperise , “l’amore per il bello” i ka bere te jen “il Belpaese”.
Ne shqiperi edhe pak gjera te bukura qe kemi , jan te ndertuara nga te huajt .
Skemi tru e as shpirt per te ndertu shtet , per te bo sharing te pasurise per te miren e komunitetit .
Ne jemi individualiste te tmerrshem .