Në Konventën Kombëtare dy ditore të mbyllur në 20 maj 2013, një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare të 23 qershorit 2013, socialistët e qenë në opozitë zyrtarizuan programin e cilësuar prej tyre si: “të duhurin për të rilindur Shqipërinë”.
Prezantimi i detajuar i programit elektoral u bë nga deputetët dhe ekspertët e kësaj force politike, kurse ishte kryetari i tyre, dhe pretendenti për kryeministër në rast fitoreje të zgjedhjeve, pra Edi Rama,i cili i bëri një përmbledhje dokumentit, që do të ishte pjesë themelore edhe e programit të qeverisë së tij të rilindjes.
Konventa elektorale e socialiste e dy viteve më parë u mbajt nën një skenografi të veçantë, të përzgjedhur nga Edi Rama, që këtë punë di ta bëj shkëlqyeshëm. Ajo ishte e mbushur me deklarata, pyetje nga monitori etj., duke krijuar ndërthurje përgjigjesh dhe premtimesh në lidhje me atë që do të bënin socialistët në katër vitet e para të qeverisjes, në rast se shqiptarët i’a besonin qeverisjen koalicionit të majtë. Gjë që ndodhi.
Një milion shqiptarë më shumë i’a besuan votat këtij koalicioni, i cili që prej dy viteve ndodhet në krye të qeverisjes, i përfaqësuar nga Edi Rama kryeministër, ndërkohë që polemikat rreth mbajtjes apo jo të premtimeve vazhdojnë të mbeten pjesë thelbësore e debateve brenda e jashtë llojit.
I kanë mbajtur premtimet të majtët apo jo? Sa qeveria e pagëzuar me emrin e shentë të rilindjes ja ka dalë ti përmbush premtimet elektorale?
Duke huazuar terminologjinë vlerësuese të deputetit Ben Blushi, mund të themi se për “krenaristët” këto dy vite qeverisjeje duhen shënuar si ecje në rrugën e duhur, ndërkohë që vetë optika e Blushit e reduktuar në përgjigjet e 120 pyetjeve të ngritura prej tij, mbart krejtësisht të kundërtën. Domethenë mosmbajtjen e premtimeve, zhgënjimin dhe pesimizimin e thellë të më shumë se një milion shqiptarë, të cilët duke dëshiruar rilindjen i’a besuan votat “pro” qeverisjes së socialistëve.
Po atëherë, nga qendron e vërteta e këtij dualizmi midis “krenaristëve”, që tek kabineti Rama shohin mirëqeverisjen, dhe “blushistëve”( po i quajmë kështu), të cilët politikat e qeverisë i vlerësojnë rilindëse, vetëm për këta të fundit dhe “kanabistët” që si objektiv final presin ligjërimin e kabanisit?
Ka edhe pyetje të tjera të cilave sado të rrekesh ti përgjigjesh me paanshmëri përsëri nuk mund t’ja dalësh t’a meritosh një vlerësim të tillë. Ndaj dhe gjëja më e mire që mund të bësh në këtë rast është të listosh çfarë premtimesh zyrtarizuan socialistët, në atë Konvent të majit 2013, nga të cilat njëmbëdhjet të mëposhtëmet u theksuan: si më të duhurat për ta rilindur Shqipërinë, dhe gjithsecili t’i nxjerrë vetë konkluzionet.
Për sistemin e drejtësisë
Deputetja Ermonela Felaj foli për krijimin e një drejtësie të pavarur gjatë qeverisë së PS, e cila do të siguronte në mënyrë të barabartë qytetarët dhe sipërmarrjet. Sipas Felaj, PS do e çlironte drejtësinë nga presioni për interesat politike dhe korruptive, duke e pastruar atë nga çdo shërbëtor që i shërbente pushtetit.
Për luftën ndaj korrupsionit
Deputeti Taluant Balla u zotua dje në emër të socialistëve se gjatë qeverisjes së të majtëve askush nuk do të tolerohej të abuzonte me pushtetin dhe ta përdorte atë për interesa personale, të familjarëve apo klaneve të ndryshme. Ai theksoi se do të kishte ndëshkim ndaj çdo shkelësi të ligjit dhe transparencë në çdo koncesion të dhënë. Sipas tij, krimi fiskal nuk do të tolerohej.
Për transparencën
Kandidati socialist për Fierin, Ilirian Celibashi, premtoi dje në Konventë se transparenca e punës së institucioneve do të ishte shtyllë qendrore për socialistët. Sipas tij, Kuvendi do të rifitonte funksionet e tij kushtetuese dhe se do të hapej një kanal televiziv për veprimtarinë e tij. Po kështu, respektimi i afateve për interpelancë me Kryeministrin do jetë normë për qeverinë socialiste.
Për infrastrukturën
Kandidati për deputet i Beratit, Artan Lame, theksoi se para të gjithash PS-ja do të ndërtojë rrugë për të lidhur akset e rëndësishme kombëtare. Përveç ndërtimit të korridoreve të Kaltër dhe të Gjelbër, Lame premtoi dhe ndërtimin e autostradës së parë të shqiptarëve, sipas standardeve të certifikuara.
Për rininë
Sekretari për Rininë në PS, Erjon Veliaj, theksoi se nën qeverisjen socialiste të rinjtë do të kishin mundësi të barabarta për punësim dhe karrierë, pavarësisht njohjeve të tyre. Ai theksoi se në diplomacinë shqiptare nuk do të punësoheshin më familjarë dhe se qeveria do të kishte një buxhet të konsiderueshëm për problemet e rinisë. Ai foli për ndërtimin e Korpus-it kombëtar të të rinjve dhe 10-fishimin e mikrokredive për ta.
Për pronat
Damian Gjiknuri deklaroi se pronat në Shqipëri ishin kthyer në një mision të pamundur për të gjithë ata që i dispononin me ligj. Sipas tij, për të marrë certifikatat e pronësisë ata ose do të jepnin 50% të pronës tek Argita Berisha, ose nuk do e merrnin fare. Ai premtoi në emër të PS reforma të thella në sistemin e pronave siç ishte dhe evidentimi i atyre që fshiheshin nga zyrtarët e ministrive. Sipas tij, për katër vite do të mbylleshin procedurat për ndërtimet pa leje në 800 dosje.
Marrëdhëniet me biznesin
Deputetja Vasilika Hysi theksoi se përgjatë qeverisjes së majtë do të kishte një partneritet të ri me biznesin dhe një klimë lehtësuese dhe favorizuese për të. Ajo theksoi se përveç heqjes së taksës për biznesin e vogël do të hiqeshin referencat aktuale në dogana e tatime dhe do të kishte një modelim të zinxhirit që bën të mundur rimbursimin e TVSH. Po kështu do të ketë dhe stabilizim të administratës doganore dhe tatimore.
Pse femrat duhej të votonin PS-në?
Kryetarja e forumit të Grave Socialiste, Olta Xhaçka, tha se çdo grua e papunë duhet të votojë për PS, në mbështetje të zotimit tonë për të fuqizuar gratë dhe vajzat përmes punësimit dhe kualifikimit profesional të tyre. Ajo foli për shërbime sociale në ndihmë të të gjithë brezave të grave, në mënyrë që të arrihej barazia gjinore, e cila në Shqipëri është në nivele alarmante.
Përkujdesja për fëmijët dhe familjen
Deputetja Eglantina Gjermeni theksoi se PS kishte bindjen ripërtëritja e shoqërisë fillonte te fëmijët edhe familja dhe se për këtë angazhohej për shërbimet universale për fëmijët dhe drejtësi sociale. Ajo foli për fond kombëtar për shërbimet sociale dhe për dhënien e një përgjigje përfundimtare për regjistrimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë.
Politika me emigrantët
Socialisti Artan Mullai e përqendroi fjalën e tij te masat që do të merreshin ndaj emigrantëve në kushtet kur ata janë braktisur plotësisht. Ai premtoi në emër të PS-së mundësimin e të drejtës së votës për ta, një buxhet të posaçëm për problemet dhe shqetësimet e tyre dhe ngritjen e strukturave mbështetëse gjatë kohës kur do të vendosnin të ktheheshin në Shqipëri.
Rilindje për median
Kandidati për deputet i Elbasanit, Alfred Peza, deklaroi se PS do ta rilindte dhe median shqiptare në 23 qershor 2013. Sipas tij, reklamat shtetërore nuk do të jenë më ushqim për mediat qeveritare dhe se RTSH do t’i kthehet publikut dhe interesave të tij. Ai premtoi akses të plotë për gazetarët dhe qytetarët te dokumentacioni shtetëror.
* Kryeredaktor i “shtypi.net“
Gjate ketyre dy viteve kemi pare se sa shume kane punuar te gjithe ministrat per te rimekembur kete vend, por demi i bere ne 23 vjet, nuk mund te zhbehet ne 2 vjet, gjithsesi programi dhe angazhimet jane 4- vjecare dhe duhet pare deri ne fund per tu vleresuar per premtimet e mbajtura.
Deri me tani ka bere konference publike per 300 ditet e para kjo qeveri dhe ka treguar se sa premtimet ka mbajtur, do beje per 300 ditet e dyta dhe ne vijim do te shohim se sa jane mbajtur premtimet.
Ne jemi te bindur, kemi fituar besimin qe te gjithe jane te angazhuar per t’i cuar deri ne fund angazhimet e marra.
kush mujt me pas sy n ball, e shef qe kjo qeveri eshte e angazhume per ta ndryshu ket ven, perdit shofim gjana te reja, perdit shofim si luftohet krimi i organizum, si i pergjigjet kjo qeveri ktij populli. vazhdoni kshu si keni nis, se do rrini gjat ne qeveri.
Po ti nuk dike shqipen as si shkruhet e as si flitet, si valle
perdorke internetin or Daje Qazimi, (ERi, Meri, Silvi, Ina, Tiku
Piku).
Mjaft me karagjozlleqe e propagande boshe se po e mbushni kupen pa u
bere dy vjet.
Mandati qeverises eshte 4 vite e jo dy vite. Pra nje force politike mandatohet qe te permbushe programin e saj ne nje hark kohor prej kater vitesh. Qe ketu hidhet poshte shkrimi.
Premtime te mbajtura shkollat profesionale cka ne shqiperi po haroej se egzistonte me pare Veliaj e mbajti si premtim
Fatjona moj bij si pergjigje po te jap dy thenie qe i perdorin kendejazi nga anet tona: Dilli kqyret qysh n’mengjes-Prit gomare sa te mbij bar. Haj pra shnet dhe shume urime krenaristeve dhe kanabisteve se vetem ata po ja shohin hajrin rilindjes se Rames. Mero je i modh dhe tfala mi co Shytit.
KRENARISTE DHE KANABISTE TE KOALICIONIT QEVERISES BASHKOHUNI PER TI VENE ME SHPATULLA PAS MURIT ARMIQTE E RILINDJES ME NE KRYE ARMIKUN TONE TE PERBASHKET BEN BLUSHI DHE SOJIN E FRYMEZUAR NGA IDETE E TIJA. DUHET TE JEMI KRENAR DHE TE PANDALSHEM NE RUGEN TONE ME SHUME GROPA QE NA I LA TRASHGIM SALI BERISHA ME ILIR METEN NE BASHKEQEVERISJE. RROFTE EDI RAMA POSHTE SALA ME ILIRIN. KRENAR GJITHMONE. PARTI GJITHE BOTA.
Per te mbajtur premtimin e uljes se energjise nuk duhen 4 vjet apo jo. Edhe per te mos dale 6 here ne dite rilindasi Ed Rama ne televizione duje ba u bere njesoj si Sali Berisha burre i shtepise nuk besoj se duhen 4 vjet.As per ta kthyer PS dhe qeverine ne garnizon te vetin nuk lipsen 4 vjet. Rilindja eshte kauza e mashtrimit dhe mos i kujtoni me tru peshku njerezit. Do ta shihni rezultatin e mashtrimeve ne zgjedhje mos u merakosni krenariste,kanabiste dhe ju rilindas qe skeni rilindur per vete me se pari.
E them me pergjegjesi morale,dhe me vetdije te plote.Se te gjithe ata persona,qofshin [pseudopolitikane] qe na shtiren si numer njisha,apo qytetar te thjeshte qe i kundervihen qeveris Rama,e tregojn vetveten,se jane njerez te prirur, te rromujave dhe te kaoseve nuk e duan punen,nuk i duan as ligjet..Se te till educate i kan dhene lideret e tyre shpirteror.. Nano me Berishen,e shkeputen nga tufa,dhe Ben Blushin mbas kaq vitesh..
Eshte perfshire edhe Xh. Shyti ne grupin e gazetarve , ne fakt gazetare , qe nuk krijojne opinion , pro Blushi apo anti Rilindje… Por, dihet, kur shkruan thjeshte , ne rolin e rajase, ben shume gabime … shkrimi eshte i mbushur ne gabime gjithfarlloji, ortografike, logjike , po deshe edhe konceptuale , kete nocion do ta perdorte ne nje rast te ngjashem Xh. Shyti….!
Shyti ashtu si shumica e te vetquajturit opinioniste dhe gazetare duhet ne rradhe te pare te mesoje gramatiken e gjuhes shqipe. Shyti akoma nuk e ka mesuar qe nuk vendoset “presje” perpara lidhëses “edhe”.
Na mbyten analfabetet funksionale, si puna e ketij Shytit, qe jo vetem nuk e ka idene se per çfare po shkruan, por edhe nuk zoteron njohjen baze te gjuhes shqipe.
Ju pjerdhsha mend e kres ju krenariste dhe kanabiste dhe menderju rilindas qe plaset duke share gjtha ata qe nuk ju vine pas oreksit tuaj. Legena dhe zogj gamori jeni ju asgje mshume sjemi, Tjetri ju nxjer fakte qe keni premtu ne ate konvent ju hani mender e lagu se lagu ka gabime shkrimi ska gabime. plasini syte dhe pranoni asht ma e mira qe do te beni per ta ringjall shpresn.
Hallall Nastradin as mender nuk jane keta injorantet qe shkruajne komente per te mrojt rilindjen. iqen si eksperte po jane dru me pre. Qen te trajnuar per te fyr ata qe thon te verteten.