Megjithë suksesin e papritur të dyfishit të nënshkrimeve që i duheshin në garën për Tiranën, Gjergj Bojaxhi është larg pritshmërive të një pjese të votuesve.
Së pari atij do t’i duhet të neutralizojë makinerinë e thashethemnajës që aparatet e dy partive të mëdha kanë vënë në punë, ndërkohë që ai vazhdonte të bënte çunin e mbarë të qytetit.
Demokratët e kanë vizatuar atë si një djalë plangprishës, të sponsorizuar nga e majta për t’i prishur punë ish familjes së tij politike. Legjendat e prodhuara nga selia blu flasin për interesa ekonomike të cilat janë të papërputhshme me një kandidat antisistem. Ndaj version i tyre është: Bojaxhiun e kanë futur për të çorientuar elektoratin e djathtë dhe për të shpërndarë votat e Halim Kosovës.
Ndryshe mendojnë në kampin e shumicës. Sipas tyre një kandidimi i tij është pasojë e mospërputhjes të ambicjes të stërmadhe personale me rregullat e një partie- garnizon nga e cila ai u largua. Por edhe të majtët refuzojnë ta shohin si një kandidaturë antisistem, këtë administrator publik, që nuk la gjë pas as në KESH, as në prishjen e ndërtimeve pa leje dhe ëndrra më e madhe e të cilit qe, që të bënte përpara në degën e telendisur të PD-së së Tiranës.
Tani që është kandidat zyrtar, Gjergj Bojaxhi do të duhet të luftojë kundër këtyre dy portreteve klishe që i kanë ngritur kundërshatërt e tij.
Por, rruga e vetme që ka për ta bërë këtë është që të ngërthejë mbi vete të gjitha vlerat e një kandidati antisistem. Kështu jo vetëm do të pastronte nga akuzat imazhin e tij, por mbi të gjitha do të nderonte dhe të gjithë ata që u drejtuan me shpresë drejt stendave “Ne Tirana”, për t’i bërë të mundur mbledhjen e mbi 13 mijë nënshkrimeve.
Natyrisht ky mision nuk është i lehtë.
Së pari Bojaxhi duhet të denoncojë deri më një masakrën 11 vjeçare që Rama i ka bërë Tiranës. Të tregojë me gisht parqet që nuk janë më, ndërtimet brenda oborreve të shkollave, fushat e zhdukura të sportit. Por ai duhet të shkojë edhe më tej: ai duhet të tregojë dhe cilët kanë qenë ata biznesmenë që u bënë ortakë në këtë masakër. Ai duhet të tregojë gjithashtu se sa prej tyre janë sot deputetë, sa prej tyre pronarë mediash dhe sa prej tyre drejtues emisionesh që i fituan lejet përmes shantazhesh.
Nëse vendos ta luajë këtë rol, Bojaxhi duhet të denoncojë edhe ish familjen e tij politike. Ai duhet të kërkojë anulimin e planit urbanistik të miratuar nga Basha. Por jo vetëm kaq. Jo vetëm të na ritregojë se cilat janë ndërtimet që sipas tij planifikohen të ngrihen në bllok dhe anës rrugës së Elbasanit, në të vetmen zonë tradicionale të mbetur në Tiranë. Pasi të bëjë këtë ai s’duhet të ngurojë të artikulojë edhe njerzit e afërt të familjes së ish kryeministrit që blenë troje në këto zona, ashtu sikurse në pjesën nga do të zhvillohej bulevardi i ri, duke ngritur një rrjet mafioz që mund t’i jepte dërrmën përfundimisht kryeqytetit.
Pra, nëse vërtet kërkon të vëshë kostumin e kandidatit antisistem, Gjergj Bojaxhi do të duhet të luftojë paralelisht në tre fronte. Jo vetëm kundër dy partive të mëdha që e kanë vizatur tashmë sipas dëshirave portretin e tij. Ai duhet të përballet njëkohësisht edhe me pjesën më të madhe të biznesit që ka flirtuar me to. Atij i takon të ndeshet gjithashtu edhe me botuesit dhe pronarët e mediave, që janë investuar për ta mbajtur këtë status quo, që bëjnë lojën e kalimit herë majtas dhe herë djathtas, por në fakt mbajnë gjithnjë në këmbë të njëjtën kastë.
Kjo lloj strategjie vërtet rezikon ta vërë Bojaxhiun në qendër të luftës politike. Ajo vërtet riskon ta lërë fushatën e tij pa financime të mëdha dhe pa hapësirë mediatike, por ajo dhe vetëm ajo, mund t’i sigurojë një bazë të vërtetë elektorale. Njerëzit që nënshkruan për kandidaturën e tij (isha edhe unë mes tyre) dhe ata që mund të votojnë nesër për të, duan pikërisht këtë. Ata nuk duan çunin e mirë që mjaftohet me mesazhin se është i ndryshëm nga dy të mëdhenjtë. Njeriun që nuk vjedh, nuk vret dhe nuk ngjan me modelin që ofron PD dhe PS.
Ata kërkojnë shumë më tepër se kaq. Ata s’kërkojnë apatikun që refuzon, por protagonistin që revoltohet.
Pjesa apatike e shoqërisë e ka zgjedhur tashmë rrugën e saj. Ajo nuk shkon në votime. Vërtet i refuzon palët, por i është nënshtruar fatalitetit të ndryshimit që nuk prodhon asgjë.
Ndërkohë ka një pjesë tjetër: ajo që nuk e duron dot Shqipërinë që plaçkitet, boshatiset, varfërohet dhe humbet përditë nga pak. Ajo është e gatshme të ngrihet në këmbë sapo ka një fije shpresë. Kjo është Shqipëria e etur që të presë një kandidat antisistem. Ajo mund të përbëjë gjenezën e një lëvizjeje si ajo që pretendon Bojaxhiu.
Por deri më tani ai nuk e ka marrë përsipër këtë rol. Deri më tani është mjaftuar të bëjë djalin e mirë që nuk pajtohet me ato që shef. Duke mbledhur firma më shumë sesa ka nevojë, por duke harruar që koha ecën. Duke harruar ndoshta gjithashtu se sfida ku e ka futur veten ka vetëm dy rrugë: ose t’u nxjerrë bojën kandidatëve të kastës, ose të përfundojë si bojaxhi i saj.
*Lapsi.al
Fjale me mend, shpresoj qe Gjergji ta kuptoj qe sistemi nuk goditet me pambuk dhe llafe me kulture po me “grushta”. Shpresoj qe kur fushata te filloje te jete ne gjendje te thote qarte se “Halimi dhe Erjoni jane sherbetore te kryetareve, dhe Luli me Ramen mbahen me leket e ndertuesve”. Po tha kete ka filluar tamam fushata e tij.
ssa shume po kerkon edhe ti o bushat! per mua ne fillim te dali edhe te flasi per raportet e klsh per kohen qe ai ishte drejtor kesh te dali edhe te flasi per kohen kur ai ishte ne inuk. edhe pastaj te flasi per ca do i japi tiranes!
Sikur te gjithe kryebashkiaket te benin sikur gjysmen e asaj qe ka bere Rama per Tiranen, kushedi cfare fytyre do te kishte kryeqyteti. Rama u shpall kryebashkiak i botes, per transformimet qe i beri Tiranes, dhe nuk u vete shpall, por u shpall, se ndryshimet u pane ne syte e gjithe botes.
Po Bojaxhiu i mori si i mori ato firma, me ngjason me historine e aleances kuq e zi, por realisht cfare ka ai per t’i ofruar Tiranes, kur edhe nje institucion qe e drejtoi, e la si mos me keq, pasojat e te cilin i ndjejme ende sot.
si bojaxhiu, si halimi nuk kane treguar ndonje sukses ne drejtim, bojaxhiu deshtoi ne drejtimin e KESH, halimi te maternitetin dhe ministrise per aq kohe sa ishte, halimi vodhi cdo gje te maternitetit dhe e coi ne kliniken private, nderkohe bojaxhiu la militantet e partise te vidhnin energjine elektrike, ndaj asnjeri s’mund te jete alternative e mire per Tiranen.
sado i mire te jete ky Bojaxhi,Tiranen ska shanc ta marre
po nuk ia vlen ta votosh Bojaxhiun nje kokrra hajdutit eshte nuk ja vlen ti kushtosh rendesi
ik mor and se na hape barkun u bone ti zagar i pd
tyt andej ti klysh i vogel,, qekur na perkrahke bojaxhiun ti apo ke marr naj lek naj gjo tvogel kshu
Bushati me pelqen gjithmon eshte gjithmon logjik ,por keto Jane kerkesa absurde per tu perballuar nje kandidat Bashkie .Tashme Bojaxhiut i ka mbetur te kujdeset per ato pak parqe qe i kane mbetur Tiranes gjalle ,dhe koshat e plerave .Mendoj se eshte kandidati me i mire se Veliaj ,i cili do te vazhdoje rrugen e mesuesit te tij, shkatarruesit te Tiranes Edvin Rama.
Sa I paafte qe je mer Bushat?!?!…….
nji gjo duhet thon troç fare Andi Bushati asht ma i zgjut se Bledi Fevziu,por te dy jon MINJ qi kshillohen nga klani Berisha,dhe i ai Frangajt
Bushat po partine e re me Blushin kur do e legjitimosh, regjistrosh si subjekt politik. E di nje popull i tere tanime.
Jam dakort me z Bushati,atyre te dyjave Partive duhet tju nxjerre boja, dhe Z. Bojaxhi duhet te dale si nje kandidat antisistem.Por megjithate mendoj se boll te shohesh dhe te degjosh nje seance ne parlament dhe qytetari me nje inteligjence minimale e kupton ku ka perfunduar kupola jone politike, kush jane njerzit qe na udheheqin.Keshtuqe ndoshta i bie qe z. Bojaxhi krahas nje kandidati anti sistem duhet te japi dhe nje mesazh qe ai perfaqson pjesen me te madhe dhe me te mire te shoqerise shqiptare qe eshte shume ndryshe dhe kerkon ndryshimin.
E mor Bushat,akoma nuk e paske njohur kte milet, ne ato mbi 13 mije firma,eshte e sigurt qe mbas numurimit nuk do kapi dot as 10 mije, shume njerez ja kane dhene firmen per tu futur ne gare,po ne votime voten e hedhin tjeter kund.
Nese,nese,nesete e te voglit bushat jane problem ekskluzivisht I pritmerive te tij ndaj bojaxhiut ,qe erdhi,u pasurua dhe merr fryme ,vetem si pjese e sistemit te kusareve,,,,,,ose nje biznes dhjaks,sic I vjen per shtat bushatlliut sy-shkendi.
Ju vlersoj Bushat për përpjekjen tënde por kostumi antisistem nuk i vishet këtij manekini, ky alpinisti ka dalë vetëm për të bërë efektin grill që votat e zemërimit ndaj PD ti kapi ky dhe mos të kalojn nga koalicioni qeverisës dhe më vonë PD-ja të thotë bëm gabim që nuk mbështetëm Bojaxhiun dhe ky alpinisti do të jetë një nga reformuesit e ardhshëm të PD së Kjo PD nuk ringrihet më e mbaroj misionin dhe ata që e formuan nuk rimblidhen dot më. Nuk jam socialist që kto sa mësipër të kuptohen si propogand për të majtën. Antisistemi do të dali nga revoltat popullore
Meso te shkruash mire gjuhen shqipe, Andi Bushati!
Na mbytet me kete stil prej analfabeti funksional!
Ndersa per “rrolin” e “mesimdhenies”, nuk je ne ate nivel qe ta “luash”, sepse te mungon formimi intelektual.
Lores trim dikush mund ti kishte thene tani…..ha nje..m…akaron Lora…!
Ta mbeshtes Bushat
Per Gjergj Bojaxhiun,le te thyhet njehere miti i partve gangstere dhe hajdute,Le te mendoje edhe nje here ky milet per vete e jo per bosat e partive qe behen milionere per nje jave pune.
Andi, shkrimi yt te con ne perfundime te drejta. Jam plltesisht me to. Por Bonaxbku nuk e ate stature per te cin tindesh. Nuk eshte as ai ,cuni i mire, qe hiqet. Ka nje falsitet te njohur. Me keqardhne per te.
Por kur qenke ne dileme me veteveten nese ia vlen apo nuk ia vlen te votosh per Bojaxhiun, pse paske firmosur per kandidaturen e tij?
Bushat, kerkon dicka shume te veshtire. Eshte njesoj qe,Ti si kritik me titullin Profesor,tani te na tregosh lidhjet e familjes Kapo me Gazeten Koha Jone,TV Klan, Berishen etj etj dhe te behesh i besueshem ….Keni shume foto para viteve 90 qe mund ta ilustroni tregimin, keni aq shume sa edhe ne rruge perpara shtepise i kan gjetur njerezit.
Andi Bushati me faforitet e tij eshte bere si ky kollodoku im kacurel qe eshte ne mes te dy topeve te mia .
Andi, edhe pse se njoh GJergj Bojaxhiun, prap kam shume rrezerva, kure mendoi se si drejtor ne KESH, apo diku tjeter, jo vetem qe sberi detyren, pore e fundosen sistemin energjetik, sa shkoi drejt falimentimit te plote. Nese nuke dote nderhynte kjo qeveri qe ju e shani SHqiperia nje dite dote ishte pa drite. Ne kete fatkeqesi kombetare ka pergjegjesi te rende edhe GJergji, prandaj ne krye te bashkise kerkohen persina te tjere.
Bushat trapi
Nga ka dale kjo ideja qe KESH performoi keq ne kohe te Gjergjit?!!! Jo vetem qe rriten arketimet dhe u zgjidh perfundimisht problemi i energjise ne 2008-09, po ishte nje nga “sukseset” me te cilat Berisha doli ne fushate dhe qe PS-ja nuk ja sulmoi.
Punet u prishen pasi ne 2009 aty erdhi Dritan Prifti dhe LSI qe i qan mire hallet e njerezve …
Peshk
E pame z. Bojaxhi gjate kohes se drejtimit te Cezit qe beri katraure dynjane , nuk mund ti jepet Drejtimi i Bashkise Tirane. Qytetit te Tiranes i duhet nje kandidat i ndershem , dinjitoz dhe puntor si Doktor Halim Kosova . Perderisa cdo nene i beson doktorit lindjen e femijes se vet nuk ka pse te mos i besohet drejtimi i Bashkise Tiranes .
Gjate ketyre dy viteve te ktheyra nga jashte shtetit me shpresen se nje mik I babait me kish gjetur pune ne Hipoteke me qevrine Edi Rames dhe Ilir Metes, jam me i zhgenjyer se kur …
Do doja qe mellefin ta kasha edhe me te madh qe te shaja cdoken por pas vitesh e vitesh kontributi me duhet ti hedh Syte Nga BOJAZHIU.
Bushat, ti dhe gjthe analistet qe kini bllokuar televizionet, jene vegla qe i sherbeni klanit qe ju paguan, vegla te partive qe sot e kene humbur identitetin.
Po te jesh i afte dhe i nedershem duhet te punoni qe koha sot kerkon njerez si Gj.Bojaxhi. Mos i fryni sot kandidatet e PD e PS, se vete keto si parti e kane humbur besimin e popullit.
O Shani, koha kerkon Bojaxhijte?! Larg o Zot nga ata.
Gjerat duhen thene sic kane ndodhur dhe ndodhin realisht.Bojaxhiu nuk mund ta mohoje katapultimin qe i beri baca sal ne poste teper te larta ,zv minister ,drejtor i kesh ,inuk.Nese do kish pasur aftesi menaxheriale te mirefillta duhet te kishte mbetur ndonje gjurme e punes se tij.Thjesht ishte nje ingranazh ne makinerine e superkorruptuar te pedes,ushtar i bindur i kapitalizmokomunizmit saliist.Pra aftesia e vetme e shprehur prej tij eshte ajo e bindjes .Ndersa grupi mbeshtetes i tij eshte i perbere nga ish zyrtare te qeverise se pedes ,qe kane ngelur sherbetore te saliut ,megjithese ai i perzuri nga postet si te paafte.Kete pershtypje me le ky kandidat ,pare me syrin e nje votuesi te majte.