Dhori dhe konflikti i interesit

2 Maj 2015, 14:53Blog TEMA
Dhori dhe konflikti i interesit

Nga Hysamedin Feraj

 

Rasti është interesant sepse konkretizon dyfish problemet abstrakte të moralit dhe të drejtësisë shqiptare: përdorimin privat të institucionit publik. Individët e tillë në institucionet publike tashmë përbjënë një klasë sociale që shkurt mund të quajmë privpub (privatizues të publikes). Më anonime se politikanët kjo klasë i ka shpëtuar vëmendjes publike dhe, prandaj, e ruan operimin e parimit në nivelet “molekulare” të shoqërisë duke venitur shpresat për “rilindjen” e saj sepse “kudo kështu është”, “çka t’i bësh”, “të gjithë sillen njësoj”, “parimi operon kudo”, “e keqja kë zënë rrënjë”, etj. Shpërthimi publik i revoltës së drejtorit të ILDKPKI kundër kësaj klase tregon fuqinë që i japim asaj duke heshtur: sepse privpubët i kemi më frikë se politikanët, sepse janë më afër nesh dhe na ndëshkojnë më drejtpërdrejtë, etj.

Megjithatë le të provojmë të zbulojmë operimin e këtij parimi në nivelin e një “molekule”, fillimisht si rast konkret dhe nga fundi si teorizim abstrakt: në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës si institucion publik.

Mbi një dekadë dekan dhe anonim i shkencave sociale Theodhori Karaj, shkurt Dhori, i ka përfshirë në punë dhe në punët e fakultetit familjarët e tij, me radhë: kunatën, vajzën, bashkëshorten. Sigurisht, subjektivisht për të rehatuar familjarët, por objektivisht i ka prishur punë institucionit. Si titullari më i lartë i fakultetit, me vajzën pedagoge në varësi të tij, Dhori është përpjekur ta mbajë anonime edhe atë: mbi një vit rrjesht e ka paguar me raporte mjekësore pa ardhur në punë as pa dalur në “kemp”, pa e njohur pothujase askush thjeshtë sepse askush nuk e shihte në punë. I vetëdijshëm se kishte konsumuar shkeljen e ligjit për konfliktin e interesit, ishte i vetdijshëm po ashtu për dobësimin e pozitës së tij që të kërkonte ligjshmëri te të tjerët poshtë dhe të mbronte interesat e ligjshme të punës të ata lart, sepse nga ata poshtë e lart tij kishte frikë se i prishin rehatinë e familjes: i denoncojnë konfliktin e interesit në të cilin gjendej. I ndrydhur nga lartë e nga poshtë, një ditë prej ditësh Dhori vendosi të tregohej “i guximshëm” ndaj atyre poshtë: të propozojë te ai lart tij, te Rektori, shkarkimin nga posti i zgjedhur dhe më vonë shkarkimin nga puna të dy përgjegjsave të departamenteve që të mbaj në punë vajzën e tij, për punësimin dhe mospunën e të cilës i kërkonin llogari dhe, së paku, barazi. Mirëpo përpjekja për të mbajtur anonime gjendjen e tij të kundraligjshme tashmë u prish:  ILDKPKI e heton dhe konstaton konfliktin e interesit, e gjobitë dhe i kërkon ta zgjidhë.

I kapur nga psikoza të hakmerret por edhe nga psikoza e anonimit që do të fshihet pas të tjerëve, Dhori e përfshiu në problemet që kishte krijuar në fakultet gruan e vetë: Irena Karaj i bën një shërbim që mbase s’ia bënte askush, bën në polici një kallëzim të rremë se një përgjegjëse e departamenti e shqetësonte Dhorin në telefon duke i folur për mbarëvajtjen e punës, aq sa ky e kishte hedhur celularin në kolltuk i nevrikosur, por jo aq sa ta hidhte përtokë ku mund të thyhej! Mirëpo kallëzimi rezultoj të jetë i rremë dhe hetimi i brendshëm i policisë konstatoi shkelje të rënda nga policët që ishin përpjekur ta mbështesin prapësinë e Dhorit e të gruas së tij, duke çuar në masa ndaj policëve që ia panë sherrin teksa donin t’i bëjnë një shërbim sa mbrapshtë aq edhe të mbrapshtë.

Në këso situatash të krijuara prej tij tani përpiqet që vesin për t’iu fshihur publikut ta kthej në virtyt: asnjë nga pasojat e mësipërme nuk i ka shkaktuar Dhori! Ai nuk ekziston! Punësimin e vajzës së tij në fakultetin ku ai është dekan e ka bërë një komision i ngritur nga departamenti përkatës ndaj të cilit nuk ka asnjë kompetencë dhe, ndoshta, as që dinte gjë! Punëdhënës nuk është ai por rektori Dhori Kule, kështu që Dhori Karaj nuk ka asnjë lidhje pune e varësie me vajzën e tij duke qenë dekan i saj! Dekani, në këtë rast Karaj, i varur mes dy shtyllave, departamentit dhe rektorit, nuk ka asnjë pozitë të fortë të veten në procesin e punësimit. Madje duket sikur departamenti dhe rektori në një kompllot keqdashës ia kanë punësuarr vajzën në fakultetin ku është dekan pa ditur asgjë dekani. Ç’farë hileqarësh të ligjë! Në mbrojtje ndaj këtyre “hileqarëve” dekani Karaj lë të kuptohet se nuk është punëdhënës dhe këshillon, jo aq tërthorazi, se në konflikt interesi mund të jetë vetëm punëdhënësi, domethënë rektori Dhori Kule, sepse edhe ky e ka të punësuar vajzën e tij në departamentin ku është vetë anëtar duke qenë rektor e punëdhënës. Mirëpo, për dreq, aktet ligjore e nënligjore ashtu si praktikat e tij thonë të kundërtën: dekani cakton perfaqësuesit e tij në komisionin për punësim dhe e miraton atë; dekani ka detyrë të njoftojë për konfliktin e interesit, por nuk e ka njoftuar komisionin; dekani duhet të njoftojë eprorin për konfliktin e interesit, por nuk e ka njoftuar; dekani duhet të marrë masa ta zgjidhë konfliktin e interesit (mbasi i qenka krijuar “pa dashjen e tij” nga komisioni i punësimit dhe rektori – por nuk e ka zgjidhur mbasi e mori vesh situatën) etj.

Megjithatë përtej dëmit që ka sjellë nga përdorimi si individ privat të institucionit publik, si koncept abstrakt Dhorin mund të përdorim si rast për dobinë publike të reflektimit teorik mbi ligjin dhe të drejtën. Konkretisht për ligjin kundër konfliktit të interesit. Argumenti më i rëndësishëm teorik, sidomos të gjysmakëve në filozofi, pse nuk duhet të ekzistojë as vetë ligji i tillë është se e gjykon individin nga prejardhja biologjike, në vend të gjykimit nga merita si individ. Ky argument gjen mbështetje sa në ideologjinë “marksiste” sipas të cilës sjellja pozitive e individit përcaktohet nga ligjet objektive të shoqërisë, aq edhe në ideologjinë “liberale” sipas të cilës individi është atom i shkëputur (“detached”) nga çdo lidhje me të tjerët, përfshirë ndjenjat prindërore. Mirëpo, si filozofia në përgjithësi si Dhori individ, i përgënjeshtrojnë që të dy konceptimet ideologjike: filozofia sepse e koncepton njeriun si tension ndërmjet trupit e shpirtit, ndijimit dhe konceptit, ndjenjës dhe arsyes, ndërsa Dhori sepse ngulë këmbë që “i kanë sulmuar vajzën dhe unë për vajzën bëj gjithçka”. Filozofia e të drejtës ngulë këmbë se ligjet nuk duhen në një botë engjëjsh sepse këta janë të determinuar të veprojnë drejtë; nuk duhen as në një botë djajsh sepse këta janë të determinuar të veprojnë djallëzisht; ligjet duhen për njeriun që është në tension mes të qenit “engjëll” dhe “djall”, që të nxisë “engjëlloren” dhe të ndalojë “djallëzoren” në njeriun. Filozofia e së drejtës, qoftë marksiste a liberale, ngul këmbë po ashtu se talenti nuk gëzon përparësi absolute ndaj gjithë vlerave të tjera sepse mundet me qenë talent për mirë, por edhe talent për krim. Prandaj vlera e drejtësisë ka përparësi ndaj talentit dhe ligji bëhet që talenti të përdoret me drejtësi. Nëse vajza e dekanit të FSHS është talent në fushën e saj, madje nëse që të dy, vajzë e babë janë talentë, është dekan-babai ai që e ka përdorur atë për të bërë padrejtësi. Sepse duke mos qenë as engjëlli i biblës, as heroi objektiv i marksiszmit, as individi atomik i liberalëve, dhe as robot teknologjik, dekan-babai duke qenë si njeri nuk arrinte të mbajë ndaras ndjenjat për të bijën nga detyrat e postit për të cilin paguhet nga publiku. I pyetur që si dekan të shpjegojë situatën ligjore në marrëdhëniet e punës me të bijën, u përgjigj se kjo është çështje private, sepse nuk arrinte të dallojë dekanin nga babai. Ekzistenca e ligjit, përfshirë ligjin kundër konfliktit të interesit është e legjitimuar për këtë lloj të sjelljes jo si të robotit por si të njeriut që nuk dallon njëanshmërinë e ndjenjës nga paanshmëria e detyrës. “Për vajzën bëj gjithçka”: përdor postin dhe gjithë institucionin publik për të mirën time private!

Mirëpo duke u përpjekur ta përdorë postin publik për interesin e tij privat që të rehatojë familjen Dhori i ka sjellë shqetësime vajzës së tij që bëhet objekt i përfoljes, gruas së tij që rrezikon të paditet për kallëzim të rremë, policëve që kanë rrezikuar integritetin dhe punën e tyre duke u përpjekur ta ndihmojnë padrejtësisht e në shkelje të ligjit. Madje i ka bërë dëm vetes: si dekan sepse nuk e ka bërë detyrën si duhet, si bashkëshort sepse e ka keqpërdorur të shoqen, si baba sepse e ka bërë objekt të përfoljes të bijën, si shok sepse ka keqpërdorur policët dhe si bukëshkalë sepse ka dëmtuar miqë që e kishin ndihmuar. Por mbi të gjitha i ka sjellë dëm institucionit publik duke nxitur paligjshmërinë në fakultetin publik, konfliktualitetin me kolegët dhe përgjegjsat e departamenteve, të hakmarrjeve meskine, të frymës anti-akademike, të kthimit të fakultetit në institucion ku gëlojnë thashethemet, të diskriminimit në punë, etj. Dhe për të gjitha këto ka shfaqur gati-gati njëfarë talenti. Mirëpo që të gjithin në kundërshtim me të drejtën dhe… ligjin.

 

24 komente në “Dhori dhe konflikti i interesit”

  1. Arlond says:

    Theodhori Karaj Dekan ka vajzen e vet pedagoge Stela Karaj po ne te njejtin Fakultet te Shkencave Sociale ku eshte babi i vet. Si Dekan babi i dha dehe doktoraturen vajzes se vet Stela Karajt , me juri te miratuar nga babi.Doktoraturen e Stela Karajt e keni ne internet te shfaqur, edhe ne faqen e Universitetit te Tiranes, Rektorati, ne ikonen ku lexohet doktoratura, dhe po ta shihni e ka plagjiature te gjithen me ide te te tjereve, dhe asgje origjinale.Pa le po tja perktheni fragmente ne anglisht dhe ta kaloni ne geoogle te perkthyer sesi i del plagjiatura, ku studimet qe ka paraqitur si te sajat i ka bere ojf e babit te saj Dekan Theodhori Karaj, “Qendra e zhvillimeve humane”, me perfitime parash per projektet, dhe punen e kane bere studentet dhe pedagoget qe urdheroheshin nga dekani Karaj.
    Vajza e baabit Dekan, Stela Karaj ka marre edhe bursa studimi nga Dhori Kule dhe zv rektor Ervin Demo.

    Dhori Kule ka vajzen e vet pedagoge Ditjona Kule po ne fakultetin e vet te Ekonomikut

    Zv Rektori Rapti ka vajzen e tij pedagoge te jashtme ,po ne departamentin e vet te psikologjise po te ketij fakulteti.

    1. pjatalarsi says:

      Une nuk pata durim ta lexoj shkrimin e mesiperm, sepse mu duk pune akademikesh, por me terhoqi vemendjen komenti ketu. Ne fakt une nuk e njoh as kete dekanin dhe vajzen e tij. Por desha ti them Arlondit, se nese ai esht i sigurte per plagjiaturat e permendura, duhet ti japi keto hapur dhe me fakte. Sepse e dime qe ne Shqiperi plagjiatura ze mbi 50% te punimeve, por boll me opinione, duhet qe keto te ballafaqohen me origjinalet dhe te publikohen. Vetem keshtu mund tu mblidhet ndopak kopjacve.

      1. daf says:

        Arnoldi nuk eshte hetus, as paguhet per te zbuluar padrejtesiste. Ai ta ka dhene indicien shume qarte, ata qe kane per detyre ta ndjekin – le te veprojne, fundja gati e kane.

        Problemi eshte se edhe pse eshte zbuluar ,,, kujt i plasi. Per sa kohe qe kete persona jane dekane dhe rektore asgje su ndodh njerzve te tyre cfaredo te kene bere.

        Po fundja dihet si shkojne keto punet e punesimeve ne shtet. Asgje s’ka ndryshuar dhe as nuk ka per te ndryshuar ndonjehere. Ne institucionin ku punoj une jane bere dhjetra konkurse se fundmi dhe te gjithe “fituesit” kane qene te paracaktuar. Thjesht plotesohen letrat formalisht…qe dhe po erdhi ndonje kontroll pas 4-5 vitesh, ka per ti gjetur letrat, diplomat ne rregull.

    2. sotir says:

      Dhe thone pse ikin shqiptaret ne emigracion! Po kush i pyet ata kur gjitha institucionet jane prone e banditeve Dhoreve karaj e Kule dhe si keta kudo. Kush e ndertoi kete lloj shteti? Ndonjeri qe kerkon te me keqkuptoje, e kam fjalen ne çdo cep te Shqiperise keshtu eshte punuar qe nga malet e larta, prone e bisnesit te tipt Dhori e deri tek fushat dhe kanalet, prone e bisnesit te tipit peshkatare pa kontribut. Ku eshte ushtria mbrojtese e ketij populli dhe ketij vendi qe eshte drejtesia?

  2. Ola says:

    e po ne kete universitetin qe drjton Dhori Kule vetem bema po degjojme. Po si rri ne nje vend pune babai shefi i vajzes? as universiteti privat si ka keto skandale.

    A ka veshe dhe sy Ministre e Arsimit Lindita Nikolla.

  3. vertetesia says:

    Duhet hetim penal per Theodhori Karaj, dhe te luftohet korrupsioni i tij me vajzen e tij Stela Karaj

  4. akademiku says:

    Meqe i do konkrete lexuesi po i themi:

    Theodhori Karaj ka 5 shtepi. Tre ne Tirane , ku jane dy ne lagjen e Tiranes se re tek zona e gjimnazit Petro Nini Luarasi,nje e ka ne pallatin e ri perballe prokurorise se rrethit Tirane, nje ne Vlore, dhe nje si bashkepronar me vellezerit e tij ne Himare.

    Ka mbajtur me vite te tera jetesen e vajzes se tij ne Gjermani, me cfare?

    Me thoni a mund te blihen keto pasuri me nje rroge Dekani?

    Po MAS i verifikon qe Theodhori Karaj fiton miliona leke ne menyre te paligjshme nga udheheqjet e doktoraturave ku udheheq doktorature edhe ne infermieri me diplome gjuhe letersi qe ka ky Dekan dhe qe eshte me nje kurs 6 mujor ne psikologji.
    Po keto pasurite e Dhori Karajt a duhet te jene shqetesim per familjet e ndershme shqiptare?

  5. ekselenca says:

    Per te vjedhur fondet e ekselences gjoja per studentet e shkelqyer, Dhori Kule dhe bashkepunetori i tij Theodhori Karaj, ju bejne presione pedagogeve per tju dhene nota 10 studenteve miqve te tyre studente te dobet, dhe me pas shperblehet Dekani TheodhoriKaraj per sherbimet e bera me bursa vajzes se tij Stela Karaj ,por edhe te dashurat e Dhori Kules dhe zv rektor Ervin Demos.

    A e dini si e ka emrin ojf e tyre qe abuzojne? Rrjeti i ekselences se studenteve.

    Mjere familjet e ndershme qe ju mesojne femijet studente dhe i shkel me kembe Theodhori Karaj, dhe Kule etj

    Skandalet eTheodhori Karajt dhe te Kules i lexoni ne shkrimet me tituj Dhori Dekan babai,ndalni autoritarizmin e rektorit , shkrime te pedagogeve si Omer Stringa, Gjergj Sinani, Elvis Hoxha etj

  6. raqi says:

    Po si nuk u ngopen duke vjedhur keto dhoret more si Kule edhe Karaj ?! Vith me tenderat, vith me ekselencen, merr ryshfet nga ato qe puneson,merr nga ata qe ju jep bursa,doktoratura, tituj shkencorë e çmime, futu ne borde te pafundeme, merr shperblime edhe per diten e anëtarësimit në nato, apo diten e shen valentinit, fut dhe familaret ne pune ku jane vete drejtues e jepju rrogat pa ardhur ne pune. Pu pu pu pu sa fare e keqe paskan qene, tamam si grami; Sa me shume ti presesh aq me shume shtohen.
    Sa me shume flasin televizionet, mediat e sa me shume shkruajne gazetat aq me shume vazhdojne te vjedhin. Por kur vidhni aq shume dhe pa u ngopur do te vij momenti qe do ti villni dhe kushedi se sa do te ndotni perseri ambjentin, pastaj do te duhet nje punim qilizem te mbuloje ndotjet nga vjelljet e tyre dhe perseri edhe aty do te ndotin edhe kores se tokes ne thellesi.
    Hajde e flit pastaj per akademizem, permiresim programesh e kurrikulash, reforme ne arsimin e larte e ne universitetin e kules qe fatkeqesisht e ka katandiasur per te te ardhur keq edhe me keq se vete mbimeri i tij.Kush duhet te ishte ne keto pozicione? Elita e shoqerise! A mendoni cfar personalitetesh kane qene rektoret e 30 viteve me pare, po ku eshte kjo elite qe nuk flet, qe nuk reagon,Ç’far mendon se do humbase me shume se kaq?! Apo mendoni se do ti beje te gjitha Edi Rama? Sa buldozer duhen per ti marre perpara dhe pastruar keto mbeturina qe kane kapur majat!?
    Mjere studentet, mjere ne duart e kujt eshte lene pergatitja e te ardhmes se vendit.

    Raqi

  7. Cukali says:

    Husa-medin, e keqja që i bëjnë këtij vendi këta Dhorët nuk është asgjë në krahasim më mandatën që ta ka qejfi t’ia kallësh ti (dhe që po punon fort për këtë) dhe islamikët e tu të ISIS-it.
    Mos kujto se nuk je zbuluar!
    Je nën mbikqyrje.
    Më mirë t’i kthehesh filozofisë marksiste që propagandoje para 1990, sesa ISIS-it.
    Apo “thirrja e gjakut”…?

    1. Nik says:

      Ky “Cukali” po na hiqet me demek si ata te :”SHIK-ut”!
      Ndenjka pas bythes se Ferraj dhe me nuhatjen e tij na e paska “zbuluar” armikun!
      Jo Dhoret, kurrupsionin, kancerin e shoqerise dhe me keq akoma te Universitetit por akademiket e vertete!

      Ky “Cukali” me siguri eshte Dhori vete ose ndonje lake i tij.

      Nik

  8. Taulant/Tirane says:

    Prof,Hysamedin.Kam te njejtin respekt qe kam pasur, qysh ne 85, kur ishe I ndryshem nga pedagoget e tjere per nga horizonti dhe menyra e shpjegimit.

    1. Jeronim de Rada says:

      Menyra e shpetimit te Ferrajt nga policia serbe dhe ikja e tij nga Jugosllavija eshte shume e dyshimte.

  9. pika says:

    O pika o prapambetje shekullore kur nuk gjeni dot ergumente gjeni ISIS.O pika o cukale a cukal qe nuk ke haber nga akdemizmi, qe po te ishte akademizmi ISIS nuk do ja mbante as Theodhori Karajt as Dhori Kules me pipeti jo me vjedh dhe me e be familje institucionin,
    O pika qe nuk e kupton qe Dhoret e kane vrare univeritetin , familjet e studenteve dhe joISIS. O pika injoranteve qe merren me ISIS vete dhe nuk analizojne faktet e renda ne Dhoret.

  10. ncncnc says:

    Respekte prof.Hysamedin Ferajt,je Atdhetar,dikur i lexoja me deshire shkrimet e tua tek Rimekembja.TUNG

  11. Arben says:

    Zoti Feraj eshte nga te paktet ne kete vend qe e ka bere punen e tij dhe ka shkruar punime te nje fare niveli. Departamenti qe drejtonte ishte nje nga institucionet e pakta qe hapi dyert per persona cilesore dhe ku debatohej mbi qeshtje te ndryshme. nese kishte shpresa te shkruhej dicka ne shkenca sociale kishte vetem ne ate departament.

    keto thashethemet e dores se trete mbi islamin etj jane qeshtje llafazanesh qe nuk kane argumente. Te jesh musliman, dhe nese Feraj eshte, nuk te ben automatikisht as kriminel as te paafte. por budallenjte duan te bejne tym qe te mos merret vesh cfare eshte bere nga Kulaj e co per te mbytur cdo iniciate akademike ne universitetin e Tiranes.

    Faktet e treguara ketu jane indicie shume te renda per mosfunksionimin e institucioneve akademike, perfshire ministrine qe ka pergjegjesi per kontrollin e ketyre institucioneve. Ketu keni te dhena me emer e mbiemer cfare po behet. perse ministria nuk merr iniciativa kontrolli ne keto institucione?

    1. Jeronim de Rada says:

      Teorite e Ferrajt jane te njohura, ato jane antishqiptare . Sipas tij Heroi yne Kombetar eshte tradhetar kurse tek Ballaban Pasha ai e sheh origjinen e nacionalizmit shqiptar. Ai eshte nje adhurues i roberise dhe roberuesve turq.Ai eshte nje idiot!!!

  12. Arben says:

    boh komenti yt flet vete per kapacitetet e tua te ndrituara dhe aftesite sharese pa argument. Une po provoj te te jap ca argument:

    Se pari heroi yt kombetar eshte prodhim i asaj qe quhet histori zyrtare e komunizmit, nje pjese e se ciles eshte e fabrikuar. Komunizmi ka prodhuar histori dhe heronj dhe ka edukuar tipa si ti duke i indoktrinuar.

    Se dyti historia e nazionalizmit eshte shume me e gjere dhe ka kontribute nga shume njerez. Mos te harrojme qe sistemi komunist dhe per rrjedhoje historia zyrtare e komunizmit ka vrare e prere njerez me kontribut ne idete dhe zhvillimin e nazionalizmit. keto jane vrare e prere dhe nga historia apo historia qe studiohet akoma. Per te pare gjerat ne mynyre kritike duhet njerez me mendje te hapur qe shkojne neper arkiva qe komunizmi i kishte djegur dhe mbyllur por universitetet nuk i kane.

    Se treti, nuk jane turqit qe kane roberuar kend se Turqia eshte krijuar pas 1912. Ajo qe don te thuash ti por qe e ke pak konfuze eshte perandoria otomane. Dhe ky eshte element shume komplex per historine tone Zyrtare sepse eshte studiuar ne mynyre te tille qe te legjitimoje komunizmin. per me teper perandoria ottomane ka nje histori prej shume shekujsh qe perfshijne arritje dhe deshtime. keta studiohen ne universietet me presitigjioze ne bote perfshire Universitetin e harvardit dhe kolumbia. persona si ty jane rezultate teve historiane te veckel shqipetare qe pertojne te lexojne me tej dhe akoma zhvillojne historine sic i ka mesuar partia. Ca qe bejne libra me te hapur si Ferraj, Schmitt etj ne i shajme se nuk i kuptojme dot. pjesen tjeter mund ta kuptosh dhe vete

    1. Jeronim de Rada says:

      Mendoj qe nuk ja vlen te merrem me dikend qe eshte adhurues i pushtuesve. Ne tere boten keta te sojit tend kane nje emer te perbashket – tradhetare. Per ty dhe per kete idiotin qe ti i del ne mbrojtje, vlen ajo thenja gjeniale e Kadarese : ” Nga shqiptare te sunduar – gdhihen ne myslimane te cliruar”.

  13. Arben says:

    booh, me mire ‘tradhetar’ i ditur se ‘atdhetar’ gjysmak i thone kesaj pune. Shume halle i kemi nga keta atdhetaret e veteshpallur qe jane me shumice nga anet tona! Dhe hoxha atdhetar ishte por dhe Berisha e soji i tyre. ja pyti dhe keta te rektoratit se do dale tamam soji jot

  14. Dituria says:

    Pde e ndot emrin e Jeronim De Rades , ti qe shkruan me emer te vendosur Jeronim De Rada, sa me nje injorance te tille qe mire qe nukkupton asgje nga ato qe shkruan Ferj e te tjere te kalibrit te tij, por nuk ditke te beke mire as kamikazllikun e Theodhori Karaj, Dhori Kule, dhe motren re Shikut qe pasi ja la vellai detyren e ka vazhduar kjo , si familje me tradite spiune shiku keta Ketat, qe vetem pergjojne te tjeret.

    1. Jeronim de Rada says:

      Ti nuk e kupton dot qe nje mendim ndryshe nuk eshte “ndotje e emrit te De Rades” Per mua Ai eshte njeri nder shqiptaret me te medhenj.
      Une askund nuk i dola ne mbrojtje z. Karaj, por mendoj qe te drejten e kritikes e kane ata qe jane te paster. Z. Ferraj nuk eshte i tille, prandaj edhe kritikat e tij nuk cojne peshe.

  15. Dituria says:

    Ti nuk je i paster qe rri fshehur anonim dhe ndot me pseudonim emrin e Jeronim De Rades.Nese je i paster dil dhe shkruaj me emer si Ferraj etj qe shkruajne , dhe te njohim idete e tua, dhe ti analizoje publiku.

  16. labi says:

    ne fillim mendova se artikull shkruesi ishte turko maqedonas se ketu skisha degjuar emer te tille oriental.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje