Tek filmi italian “çatija”, sa kohë që shkelësi I ligjit arriti ti hidhte catinë shtepise pa leje e fitoi atë. Kjo ka ndodhur dhe në Shqiperi në mijra e mijra raste, por ndryshe nëse italiani kish 24 ore kohe, shqiptari 24 vjet. Ikim nga te varfërit e vijme tek te pasurit. Pamja eshte ndryshe. Me të pasurit mjafton te kesh hapur nje grope e të kesh hedh ca beton në territor të jashtëligjshëm e në mënyrë të jashtëligjshme dhe automatikisht e ke shtuar pasurinë apo e ke shumëfishuar atë. Doni raste?
Lengarica
Kompania Hasi shpk (kompani import eksport ushqimesh) merr pasurine kombëtare të kanionit te Lengaricës e për më tepër Park Kombëtar me 100.000 lek, hedh ca beton në një vlerë më pak se 20000 euro dhe e shet pasurinë e rrëmbyer me 800,000 euro, pra mbi 40 herë më shumë para të marra, se sa shpenzuar. Kompania austriake, Enzo, që e bleu nga Hasi Shpk, natyrisht duke rrëmbyer ujin e lumit e duke e futur atë në tuba ka bërë llogaritë që do fitoj gjithashtu në shumëfish.
Këto fitime te shumfishta nuk janë rezultat i ndonjë shpikje, apo talenti drejtues, por thjesht aftësi për të rrëmbyer pasuri natyrore, ndër shekuj të përdorura për jetesën e banorve vendas, pasuri me vlerë të shtuar për kohën e sotme ( kryesisht nëpërmjet zhvillimit të turizmit). Pesë vetë pasurohen (përfshi tender dhënësit e lejedhënsit) e qindra varfërohen, e natyra shkatërrohet pakthyeshmërisht. Një pengesë për grabitësit e natyrës dhe pasurive publike është legjislacioni aktual Shqiptar, i cili duhet të përqaset me atë të Bashkimit Europian.
Kjo i vendos grabitësit para sfidave jo të pakapërcyeshme nga ata, sa kohë munden të shpërndajnë pjesë të pasurisë së grabitur tek dhënësit e lejegrabitjes. Si mund të shpjegohet që ligji ndalon ndërtimet në zonë të mbrojtur dhe asnjë nuk e ndalon ndërtimin, sic po ndodh në Lengaricë, me ndërtimin e një HECi atje?? Parulla që përhapin ata që duhet ta ndalojnë është se “firma ka avancuar me punimet, s’kemi ç’ti bëjmë, ka kosto të madhe ndërprerja e kontratës, firma e ka lejen (edhe pse dihet që është e paligjshme)”, dhe më qetësuese për grupin e grabitsve vjen prononcimi i atij që duhet të jetë më i shqetësuar. Zamir Dedei, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura thotë për HECet në zonat e mbrojtura: “Do të avancojmë me qeverinë ( shenimi im: dhe avancimi mund të ngec papritur) për të ndaluar ndërtimin e hidrocentraleve për ata që nuk kanë filluar, por për të parë edhe për ata që janë krijuar për të shmangur dhe vëzhguar dëmet që ata mund të bëjnë” Kështu drejtori bashkë me qeverinë për HECet që po ndërtohen në park kombëtar në dhunim të ligjit, nuk do ta ndalojnë dhunimin menjëherë, por do rrinë e vëzhgojnë shkallën e dhunimit, në rastin e Lengaricës, konkretisht, dhunimi i ekosistemit nëpërmjet marrjes së ujit të lumit është planifikuar 97.5%. E nëse ndonjëherë nga vëzhgimi do rezultoj dhunimi 96.5% do presim raporte lavdëruese për dhunuesin, nga lejedhënësit e dhunimit.
Rasti i godinave 17 katëshë nën digën e Liqenit në Tiranë
Kompania “Generic 2” nxitoi në festat e Krishtlindjes e Vitit të Ri të presë dhjetra pemë të larta e në vijim, me shpejtësi të hap një gropë të madhe e të derdh makina me beton aty për të garantuar vazhdimin e ngritjes se godinave, sic po vazhdon.
Tashmë dihet që janë shkelur disa ligje, si ai për Planin rregullues të Tiranës, që e ka atë zonë të gjelbër e rekreative, ndërtimin nën digë, që nuk e lejojnë as konventat ndërkombëtare etj. Qeverisë thjesht i bije detyra të rri e të vëzhgoj do çahet apo nuk do çahet diga, e largqoftë nëse çahet ( nuk e përjashtojnë rastin specialistët, prandaj dhe Komitieti i digave refuzoi lejen për të) Qeveria vlerëson dëmet dhe vendos emergjencën. Ndërtuesi mund t’ja dalë që nga nevoja për oksigjen dhe pamje të gjelbër, që ka Tirana, nga 500 euro/m2 që është cmimi i apartamenteve vetëm 200 – 300 m larg ti shesë ato deri 3000 euro/m2, pra 6 fish më shtrenjtë.
Rasti i godinës 9 katshe në mes të zonës së Bllokut
Ndërkohë kur mendohej se në zonën super intensive të ish Bllokut nuk kish më hapsirë për pallat papritmas u zbulua një. Në fakt u prish një vilë, pjesë e trashëgimnisë kulturore të Tiranës. Nga shoqëria Lid shpk., ndërtohet një pallat përpara një pallati tjetër, duke i hequr banorëve të këtij të fundit atë që është jetike për ta, dritën e diellit. Një tufë më shkelje të kritereve urbanistike janë evidentuar aty. Çdo ndërtim i ri që bëhet në Tiranën super të ndërtuar është paksim i jetëgjatësisë së qytetarit.
Taktika e betonistave (hedhës të betonit dhe lëshues të lejeve të betonizimit) është: “të përdorim Gjykatën, të zgjasim kohën e të derdhim sa më shumë beton, ta bëjmë qeverinë të dorzohet para blloqeve tona të betonit, ose të na paguaj dëmshpërblim edhe më të madh se shpenzimet, por meqënëse Qeveria është e varfër në para, ne ja dalim paligjshmërinë ta bëjmë ligjore”
Nuk jemi në rastin e vendosjes së “çatisë” së familjarit të varfër. Jemi në situatën e heqjes së çatisë për shumë e shumë familje të varfëra e nisja e tyre për azil nga njëra anë, dhe forcimit të kupolës (jo çatisë) për familjet e pasura. Dhe kjo kupolë ka aftësinë e madhe që të paligjshmen ta bëjë të ligjshme. Deri kur?
Nje shkrim qe, qeverine, shoqerine civile dhe te gjithe ne duhet te na beje te veme kujen dhe te bejme te gjitha perpjekjet qe, nje ore e me pare, t’u thuhet ndal ketyre veprimeve te perbindshme, te cilat po na marrin frymen pak e nga pak, por vazhdimisht. Deri kur?
NDALINI ! NDALINI ! Deri kur keshtu ? Mos e privoni ate popull nga ajo cka natyra i ka falur , diellin ! NDALINI !
KUJEN eshte per te vene kur sheh se me sa papergjegjshemeri dhe me sa rrufjanllik Zv/Kryeministri Peleshi -qe nuk eshte se eshte vertet prej leshi, i shpetoi pyetjes qe shkarazi( po me rrufjanllek) i beri drejtuesja e emisionit Xhunga, lidhur me ndertimet poshte Diges se Liqenit.
Ai u shpreh se po ndjekim gjithe hallkat institucionale!!?????
Hallkat institucionale jane militantucet e partise qe mbasi bejne sherbimin ( legjitimojne ANTILIGJIN) mbajne po aq pergjegjesi sa mbajti SUDJA per grabitjen e parave te popullit shqiptar.
Perse nuk ndoqet hallkat institucionale per hashashin e Lazaratit apo per pallatin ne detin e Vlores? Nuk kishit pjese ne tave??!!
Kujen eshte per te vene dhe kur njerez me integritet- ashtu si pretendon por ashtu si edhe e kemi konsideruar – Nazarkon, as i kalon fare afer sinorit per kartonat e kuq qe duhet te mare RILINDJA – si per LEJIM-INKURAJIM-BASHKEPUNIM qe ka bere per shkaterrimin e parkut poshte diges ashtu edhe per veprime te tjera qe i kemi permendur shume here.
Populli eshte shume here me i zgjuar nga sa e mendoni ju. Eshte tjeter gje qe nuk ka akses ne media por vetem neper neper keto forume , qe jane hiç asgje per nje vend qe pretendon per nje medie te lire e cila ka per mision informimin e publikut dhe te drejten e publikut per tu informuar.
Sa mire qeveria per nje servis bicikletash kerkon te zbatohet ligji dhe te jene jo ne kundershtim me interesat e publikut, si mund te behet nje shkatrim kaq madhor ne kundershtim jo vetem me publikun e zones por me publikun e nje kryeqyteti te tere.
A e shihni qe ne ditet e festave gjithe ky kryqytet me rreth 1 miljon banore kaverdisen ne ate cope park te Liqenit???
Nuk kane si ta dine se ndersa turma rri ne beton, vendet e tyre te relaksit jane Gjiri i Lalzit, Dardha, vendet me ajer te paster dhe qetesi…zerat qe degjojne jane ato te lakejve qe u sherbejne dhe nuk kane si te dine se cfare mendojne nenat e femijve, rinia jo e droguar nga propagandat e Partive, pleqte e moshes se trete, te papunet…
Populli do tu jape ate qe meritoni!