Fillon lëkundja e piramidave mediatike?

4 Maj 2015, 11:01Blog TEMA

Nga Carlo Bollino*

 

Dita botërore e shtypit ishte rasti për të nxjerrë në dritë për të disatën herë nivelin e informalitetit që ka prekur mediat shqiptare. Aleksandër Çipa, kryetari I Unionit të Gazetarëve ka bërë të njohura shifra të ditura nga të gjithë në botën e gazetarëve, por të pa publikuara më parë:

“Në 23 gazeta të përditshme të vendit, vetëm në 4 prej tyre respektohet dhënia e pagave korrekte në kohë – deklaron para  mediave Çipa – në 72 televizionet e vendit, vetëm në 10 prej tyre nuk ka vonesa të pagave dhe detyrimeve financiare ndaj punonjësve; nga 71 radiot, vetëm në 8 paguahen rrogat në mënyrë korrektë  dhe nga 250 webe dhe gazeta online të çelura përgjatë periudhës 2014 e gjer më sot, në të cilat rezulton të jenë punësuar mbi 320 gazetarë, vetëm në 50 prej tyre ka një sistem modest pagesash”.

Bilanci i informalitetit në media është i frikshëm: Në 19 gazetat, në 62 televizione, në 63 radio dhe dhe në 200 faqe web (pra në 85% e mediave të vendit) gazetarët ose nuk janë paguar në kohë, ose nuk janë paguar fare.

Analiza e Çipës nuk përfshin tre mëkate të tjera të rënda për të cilat janë fajtorë shumë botues: evazioni tatimor, evazioni i sigurimeve shoqërore (për disa vite, deri pak muaj më parë, një televizion i rëndësishëm kombëtar deklaronte vetëm 96 punonjës edhe pse kishte në punë 500) dhe pirateria e transmetimeve: nga raporti më i fundit i AMA-s, rezulton se 80 përqind e televizioneve shqiptare shkel ligjin mbi licensat televizive, duke pushtuar dhjetëra kanale në mënyrë ilegale.

Lista e mediave informale përfshin edhe emra mediash shumë “prestigjioze” studiot e të cilave apo faqet e të cilave frekuentohen shpesh nga deputetë, ministra e ambasadorë që nuk pyesin fare se çfarë vendi po frekuentojnë.

Është tamam sikur policët të dilnin për darkë me trafikantë droge, sikur punonjësit e tatimeve të bënin pushime me evazorët fiskalë, o sikur një mjek në vend që të shpërndante ilaçe të këshillonte konsum virusi. Dikush mund të thotë se një Shqipëri për fat të keq ndodh edhe kjo, por jo për këtë arsye duhet ta pranojmë e të dorëzohemi sikur të ishte një gjë normale.

E keqja e mediave informale është se ato (shpesh në mënyrë shumë agresive) i rrëmbejnë burimet publicitare publike apo private mediave të rregullta, pasi marrin pjesë në shpërndarjen e atyre pak të ardhurave të disponueshme në tregun e reklamave pa u penalizuar në asnjë lloj mënyre për ilegalitetin e tyre.

Praktikisht bizneset e mëdha dhe Shteti bëhen bashkëpunëtorë të një sistemi të përgjithshëm paligjshmërie që gjen formën e shprehjes më të dukshme në punën në të zezë të gazetarëve.

Ndërsa qeveria më në fund po dënon ata që ecin me shpejtësi me makinë, ata që pinë duhan në lokalet publike, ata që ndërtojnë pa leje apo ata që nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike (të gjitha krime që për shumë vite janë konsideruar legjitime nga shqiptarët), nuk harxhon akoma asnjë energji për të tentuar imponimin e respektit të rregullave edhe në tregun e mediave transparenca e të cilave duhej të përbënte një nga shtyllat e para të rilindjes liberale dhe demokratike të vendit.

Televizionet (përpara se radiot, gazetat dhe faqet web) prej vitesh janë terreni për një aktivitet intensiv pastrimi parash: perandori të tëra editoriale kanë lindur dhe vazhdojnë të financohen pa logjikën më minimale financiare dhe pa transparencën minimale mbi origjinën e kapitalit, dhe luksi me të cilin janë veshur mbetet mister për pjesën më të madhe të shqiptarëve dhe për vetë politikanët që nuk shqetësohen të frekuentojnë ato studio. Një luks i pashpjegueshëm që shpesh komentohet me batuta ironike të thëna nën zë, në vend që të ishin dënime publike apo hetime gjyqësore.

Perandori editoriale të ndërtuara mbi argjilë, “piramida mediatike” në sensin e vërtetë të fjalës që nuk janë prekur në gjithë këto vite, por që tani nisin të lëkunden: fakti që 85 përqind e mediave nuk arrin të paguajë pagat e gazetarëve dëshmon se ndoshta burimet financiare ilegale që kanë ushqyer këto “monstra” kanë nisur të thahen. Eshtë paradoksale pra që kriza ekonomike e denoncuar sot nga Aleksandër Çipa ndoshta përbën një sinjal pozitiv, prova që tregu i medias ka nisur procesin e tij të gjatë dhe të dhimbshëm të pastrimit. Një shpresë ama që kërkon bashkëpunimin e Shtetit, pa të cili asnjë katarsis mediatik nuk do të jetë vërtetë i mundur.

Për këtë arsye vazhdojmë të besojmë se pas dekriminalizimit të politikës ka ardhur momenti edhe i dekriminalizimit të medias: një proces i domosdoshëm për ta bërë më në fund Shqipërinë një vend të lirë dhe normal.

*Shqiptarja.com

17 komente në “Fillon lëkundja e piramidave mediatike?”

  1. Mitroja says:

    Ti kanis pedhia. Nga media e shkruar dhe vizive vetem ti si italian jo mafioz fiton. Sa here nderrohet pushteti ti shet lekuren e vjeter, rilind, dhe shpejt ben nje media pro qeveritare. Pse te mos ecesh pastaj kur drekat i ha me Kocon dhe darkat me Ramen o mama bole.

    1. it'sme says:

      Mitro trapi,
      Kur u martua,
      Asnje natë s’ndënji me grua,
      Kishte trutë,
      Lumë e përrua.
      Shkoi e vate,
      U harrua!

      1. UCK says:

        Mos na mbifte me ne sua!

    2. bato says:

      Or Mitro!
      Po mire qe ke kunje me kete italianin, ndoshta ke te drejte, po pse nuk e mbeshtet per faktet e llahtarshme si keto qe mediet tona kane 90% te punonjesve pa siguracione dhe ne emisionet apo faqet e tyre kritikojne punen ne te zeze, ose bejne evazion fiskal, ose nuk japin paga, ose vjedhin programe e filma, e njemije e nje te keqia te tjera? Ti kete kritiko e pastaj nxirr inatin me Bolinon.

  2. Vladimir says:

    Keto media te ndertuara me leke te dyshimta, te mbajtura ne kembe rroga e taksa te papaguara, promovojne çdo dite Shqiperine e “te forteve”, te krimit e te antishtetit. Ky eshte nje problem madhor e qe kerkon zgjidhje gjitheperfshirese. Por me ke do te bashkepunohet qe te behet reforma ne media? Me opoziten e Palokes, me aleate si Lsi, me kolege si Blushi apo me ca gyser neper kembe…

  3. FBI says:

    Gabim, Klani psh nuk ka per te falimentu kurre, eshte kanali qe i ka shpallur lufte korrupsjonit, emisioni me i spikatur eshte Opinion i Bledi Fefziut, ne kete emision zgjidhen te gjitha hallet dhe problemet e Shqiptareve, nuk e di e mbani mend kur kishte probleme me Prokurorine Damir Fazllici dhe e thirri urgjentisht Bledi ne emision per te sqaru problemin, dhe mund te them me siguri te plote e sqaroi gjithe opinionin publik per problemin qe kishte Fazllici, si mund ti leme ne media te tilla te falimentojne, u bej thirrje te gjitheve nqs falimenton Klani te dalin ne proteste??????????????????????????????????????

  4. LORA says:

    Mendoj se eshte moment gezimi per taksapaguesit e ndershem shqiptare,te zhvatur dhe fyer nga keto media gebelsiane,te cilat me e pakta duhet te paguajne shtrenjte per ate qe i kane bere publikut.
    Nuk harroj shumicen e tyre deri me 23 qershor 2013,nen rreshtim
    non-stop-llapaqen ,ne mbrojtje te rregjimit brekedhjere.A mos po bejne ndryshe pas 23 qershorit?????Kurrsesi,se nderrojne zanane,por po u ngec ne gryke se nuk ka me para per te ushqyer perversitetin dhe antikombetarizmin e tyre.
    Urime ”TEMES”, qe si titane dhe krah-pr-krah me lexuesin triumfoi,jo vetem kur e kishte te gjithe shtetin kunder por perballej edhe me sulmet e mediave-zgjyra-klienteliste te dr.tritolit.
    Shkallmimi,deri ne themel ,i ketyre piramidave eshte nje shenje e forte dekriminalizimi dhe shperberje e rradheve te sherbyesve te djallit.Kishin dy dekada qe n’a nxirrnin gjuhen,duke na zhvatur.
    Faleminderit z.Bolino,per kontributin e tij progresiv ne kete process,,,uroj te vijoje keshtu,,,,sepse lexuesi shqiptar eshte mjaft i mencur.
    TUNG.

  5. konitza says:

    Te tere mafioze jeni dhe mos shit mollet per dardhet ooo bole kandari. Mafioze eshte i tere oktopodi politik keta 25 vite dhe si te mos jete dhe media mafioze?!!! Shume pune duhet per demafiozimin e teresishem.nese Rama nuk ben loje fjalesh atehere i prifte e mbara per perballjen e rradhes me LAZARATET e quajtura media sidomos tv e egra qe nuk i gjen njeriu askund ne bote te tilla sic jane ne albanistan.

  6. shvejk says:

    Nje gje nuk kuptoj o Mitro: Pse e fillon komentin Greqisht edhe kur i drejtohesh nje Italiani?

  7. JA KAQ says:

    duke gjukuar nga menyra e te folurit dhe nga menyra e te shkruarit keto nuk mund te quhen media por fletore drejteshkrimi e klases se pare.

  8. Gjoli says:

    SI PO BEHET DEKRIMINALIZIMI(QE S’PO BEHET),ASHTU DO BEHET(S’DO BEHET) EDHE DEKRIMINALIZIMI I MEDJAVE.EDHE KJO E MAJTE SI AJO E DJATHTE DJE E DO KRIMIN QE TE JETOJE.

  9. kuriozi says:

    nuk mar vesh nga mediat por di kete qe shumica e lajmeve merret po nga vebet te ndryshme, psh te gjitha lajmet e jashme merren dhe perkthehen fjal per fjale me foto e vidjo.. kurse lajmet e vendit jepen ne forme psh qe nga x burim mesohet qe x politikan…….apo x vrases etj

  10. toger llukashi says:

    Nuk e kupton oshvejk
    Eshte gabel grek.

  11. shvejk says:

    Pershendetje toger LLukashi, marr guximin tju njoftoj se e kuptova.

  12. mitro says:

    Si dole me pazarin e palmave or mik?Po me bunkerartin?.Kujdes po te japim tani dhe “shtepine e gjetheve”,prandaj luaje pak gojen dhe zgjate pak me shume gjuhen.

  13. sportdashes says:

    Ky tipi, jo i vetmi, eshte njeri prej disave pronar te huaj mediash ne Shqiperi. E dime gjithashtu se nuk ka pronar shqiptar mediash ne ndonje shtet te huaj.

    Kam nje pyetje te thjeshte per kete zoteri, cili eshte interesi tyre per nje investim te tille ne Shqiperi ?

    Mbase ndonje komentues qe e ka haberin nga keto pune, mund te na sqaroje diçka-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje