Shoqëria dhe institucionet kosovare kanë dështuar të ballafaqohen seriozisht me përgjegjësinë për të kaluarën. Gjykata Speciale do të jetë një favor për vendin dhe të ardhmen. Deputetët nuk kanë çare pa e votuar dhe duhet ta votojnë. Kosova duhet të lirohet nga barra për të kaluarën e errët
Plot nga politikanët që tash i dëgjoni duke kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale, para pak muajsh e përkrahnin një gjë të tillë. Ishte kohë mundësish për të ardhur në pushtet dhe nuk kurseheshin premtimet e përkrahja edhe për këtë projekt.
Tash, kur ka ardhur koha që të votohet në Parlament, jo të gjithë ata që nuk e konsideronin problematike krijimin e saj janë pro gjykatës. Madje çdo ditë deklarohen kundër dhe nuk e kanë për gjë që i kanë ndërruar qëndrimet.
Përveç një pjese të opozitës që në mënyrë konstante ka shprehur qëndrimin kundër, për arsye jo gjithaq parimore, të tillë që s’e duan gjykatën gjen edhe në radhët e partive të koaliconit qeveritar. Aktualisht nuk është e sigurt se ndryshimet e nevojshme për krijimin e gjykatës do të kalonin në votim, andaj është shtuar presioni ndërkombëtar për t’ua ndërruar mendjen atyre që janë kundër.
Situata të ngjashme janë parë edhe më herët. Zakonisht kur është dashur të merren veprime të ndjeshme, bashkë me presionin janë shtuar edhe ofertat, bashkë me shkopin është propozuar edhe karrota.
Se po tregohen hipokritë dhe të pasinqertë është më e pakta që mund të thuhet për tipat që tash po shfaqen refuzues të pashoq të diçkaje që edhe vetë e dinë se nuk kanë çare pa e votuar. Për tipat që mbajnë pjesën e tyre të fajit pse duhet krijuar kjo gjykatë, për tipat që duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë për krimet e pretenduara që pritet të jenë në fokus të gjykatës.
Shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier, ishte shumë i qartë gjatë vizitës në Prishtinë. Ai tha se me krijimin e gjykatës Kosova i bën një favor historisë së saj dhe gjeneratave të reja. Duke përmendur shembullin e Gjermanisë, ai pohoi se ballafaqimi me të kaluarën është baza, që njeriu të jetë i vetëdijshëm dhe të lëvizë përpara drejt të ardhmes së tij. Pikërisht kjo është pika e kthesës që duhet ta kenë parasysh të gjithë ata që janë kundër. Ata që përpiqen të argumentojnë se gjykata do ta dëmtojë imazhin e Kosovës.
Kryesisht të tillët, me veprimet e veta, kanë kontribuuar shumë që imazhi i Kosovës të dëmtohet dhe të stërkeqet. Menjeherë pas luftës e gjatë gjithë viteve në vazhdim ata nuk kanë zgjedhur formë as mjete t’i realizojnë qëllimet e veta. Kanë bërë gjithçka në emër të luftës, e në kurriz të qytetarëve të pafuqishëm. Ndërkaq, sistemin e drejtësisë e kanë sjellë në gejndje të mjerë, duke e shndërruar në vegël për realizimin e dëshirave të tyre.
Tash, kur nuk e kanë në dorë të ndikojnë, kur mund të jenë edhe vetë shënjestra potenciale për gjykatën, na tregojnë përralla për imazhin.
Tash, kur ndonjëri përpiqet të mbetet në pushtet e ndonjë tjetër edhe të jetë pjesë e tij, si kompensim për mbështetje gjykatës, na tregojnë përralla për drejtësinë. Për drejtësinë që e kanë kapur e politizuar skajshmërisht, për drejtësinë që nuk e ka guximin t’ia nisë pastrimit pikërisht ngë këta tipa që e kanë sjellë vendin në situatë të pashpresë.
E dinë që nuk kanë çare pa e votuar, andaj po i harxhojnë kreditë e fundit të foklorizmit, pseudopatriotizmit.
Politika, institucionet dhe shoqëria kanë dështuar gjatë gjithë viteve të pasluftës që ta adresojnë përgjegjësinë për krimet e kryera ndaj civilëve të pafajshëm. Ndaj atyre që i kanë takuar një tjetër etnie ose që kanë përkrahur tjetër opsion politik.
Ata që kundërshtojnë themelimin e gjykatës do të duhej që së pari të tregojnë cila është alternativa e ballafaqimit me të kaluarën, e pastrimit të të këqijave që kanë ndodhur. Veç mos ta përmendin drejtësinë kosovare, që nuk ka bërë deri tash e gjasat janë që të mos mundet të bëjë asgje në këtë drejtim në një të ardhme të afërt.
Krijimi i Gjykatës Speciale vërtet do të ishte një favor për të ardhmen e këtij vendi, në mënyrë që përfundimidht secili ta marrë atë që meriton për veprimet e veta, për krimet e veta.
Krijimi i Gjykatës Speciale do të bënte që shoqëria kosovare të ballafaqohet me të kaluarën jo të largët që nuk është e pastër dhe heroike ashtu siç pretendohet. Me të kaluarën që e kanë shënuar edhe krime mbi civilë të pafajshëm. Ata njerëz nuk kanë bërë vetëvrasje, ata i ka vrarë dikush dhe për këtë duhet dhënë përgjegjësi.
Për shumë familjarë të viktimave, Gjykata Speciale mbetet mundësia e fundit për të gjetur drejtësinë. E për Kosovën dhe kosovarët kjo gjykatë është rasti i fundit për të pastruar njollat e errëta të së kaluarës dhe për të parë nga e ardhmja. Pa barrën e krimeve që i kanë bërë individët, por që rëndojnë fort mbi shtetin dhe shoqërinë.
*Express
Kosova nuk ka asnjë të kaluar të errët.
E vetmja errësirë që duhet zbardhur dhe evidentuar më mirë, më me detaje dhe që duhet bërë e njohur botërisht, pa pushim, deri në lodhje dhe deri sa të dëgjohet nga veshët shurdhë dhe albanofobë të Europës dhe deri sa të njihet e të pranohet nga ndërgjegja prosërbe e Europës, është genocidi shekullor, krimi, poshtërimi, përdhunimi dhe masakrimi i një popullate të tërë shqiptare që jeton prej shekujsh në trojet e veta, nga shovinistët dhe genocidistët sërbë.
Kosova nuk ka nevojë për asnjë gjykatë speciale, përveçse gjykatës së vet të rregullt, që në masën dhe në kohën e duhur, mund të ndërmarrë hetimin dhe përgjegjësitë e individëve të veçantë kosovarë, që mund të kenë shkelur kodin e luftëtarit të lirisë dhe mbrojtjes së popullit të vet nga kriminelët sërbë të luftës dhe kjo të kryhet, pasi të jenë hetuar, gjykuar, dënuar dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar, një për një, të gjitha krimet sërbe makabre të luftës, të kryera mbi fëmijët, gratë, pleqtë dhe të rinjtë nga paramilitarët dhe militarët sërbë, në zbatim të planeve të çfarosjes së shqiptarëve dhe zbrazjes së Kosovësprej tyre.
As shoqëria kosovare, as shteti dhe as populli i Kosovës, nuk kanë dështuar, sic kërkon të na bëjë me dije zoti Mushkolaj, të ballafaqohen me krimet dhe përgjegjësit e tyre të së kaluarës.
Nëse ato populli dhe shteti i Kosovës, kanë dështuar për diçka, është se nuk janë ballafaquar sa dhe si duhet me përgjegjësinë e tyre për të ndëshkuar krimin sërb në Kosovë, duke e lënë gjithçka në dorë të gjykatësve të Hagës, të cilëve nuk u është djegur as bytha e as shtëpija, të cilëve nuk u janë masakruar fëmijët dhe as u janë përdhunuar gratë, të cilëve nuk u është marrë nderi, jeta dhe shpirti, mu në vatrat e tyre.
Ebrenjtë, pas LII Botërore, nuk e përfillën dhe nuk u mjaftuan vetëm me Gjyqin e Nurenbergut, ku u dënuan disa krerë të nazizmit, por me dhjetra të tjerë prej tyre, u morrën nën sqetull e nën mbrojtje, pikërisht nga aleatët antifashistë të luftës dhe gjetën strehë dhe parajsë, jo vetëm në Amerikën Latine, por kudo në Europë e në Amerikë, madje edhe duke u rimarrë e punësuar në shërbimet inteligjente te Perëndimit.
Ebrenjtë, ngritën gjyqet dhe ekipet e tyre speciale dhe pa njohur kufinj shtetesh, i ndoqën këmba këmbës kriminelët nazistë, i kapën, i sollën pako postale në vëndin e tyre dhe u dhanë atje dënimin e merituar.
Por edhe ata kriminelë nazistë që mundën ti shpëtonin ndjekjes dhe ndëshkimit të merituar nga populli i martirizuar ebre, u fshehën si minjtë, ndërruan identitetin dhe u shuan si kërma të panjohura sepse ndjekja dhe hakmarrja e viktimave të tyre nuk reshti, edhe 60-70 pas përfundimit te luftës.
Ndërsa kriminelët serbë të genocidit në Kosovë, tunden e shkunden, me emër e mbiemër, në Sërbi dhe nëpër Europë dhe, po të jetë për Hagën, atyre nuk ka për t’i hyrë asnjë gjëmb në këmbë, as sot e as mot.
Por, përse vallë ndodh kështu?
Kjo ndodh, ndër të tjera,edhe pse ca Matoshë e ca Mushkolë, ca Robellë dhe ca Buzhalë, ca gjakshprishur të shpifur dhe të paqënë, kanë marrë tamtamet dhe kanë vënë tellallët, jo për t’i bërë thirrje kombit dhe rinisë së tij për të mos harruar çfarë pësuan dhe nga kush e pësuan, jo për për tu kërkuar atyre për ndjekur deri në varr, për t’i sjellë zvarrë para gjyqit të Kosovës dhe për të ndëshkuar ata kriminelë, jo aspak për këtë, por përkundrazi, këta Matoshë e Mushkolë, këta Robellë e Buzhalë, këta hiçër bukëshkalë, bëjnë thirrje për tu ndëshkuar krimi kosovar, për të nxirë luften çlirimtare dhe UÇk-në dhe liderët e saj, për të vënë dhe lidhur në shtyllën e turpit dhe përgjegjësisë, njëlloj, kasapin dhe viktimën, vrasësin dhe të vrarin, përdhunuesin dhe të abuzuarën.
Zotërinj, e kuptoj se Europa luan çfaqjet e veta dhe i fërkon Serbisë herë kokën dhe herë karët.
Zotërinj, e kuptoj se Europa po i imponon Kosovës të puthet e lëpihet me xhelatin shekullor të saj, pa i lënë asaj as kohë e as hapsirë, më së paku, të kërkojë nga ky xhelat nje falje formale për krimet e tij makabre ndaj popullit kosovar, krime të kryera sa nga paramilitaret , aq edhe nga militaret, me urdhër dhe me platforma genocidiste akademike dhe shtetërore.
Zotërinj, e kuptoj Europën, sepse njoh trendin e sjelljes së saj me Shqiptarët dhe atë me sërbët.
Lufta në 1999, nuk mund të fshijë gjithë historinë dhe paragjykimet e Europës në Ballkan. Ato janë më të gjalla se kurrë, sot, 15-16 vjet pas asaj lufte.
Por, nuk ju kuptoj dot juve, zotërinj!
Cfarë ju bën juve zotërinj, të rreshtoheni me xhelatin, kundër pragut, çatisë dhe vatrës suaj.
Më së paku, a mund të heshtni zotërinj dhe të lini Europën që, në emër të Sërbisë, të kalërojë vetë Kosovën, deri sa të vijë dita që skenari Krime-Ukrainë, të luhet edhe në Ballkan, nën flamujt e BE-së, që nuk do e që nuk do, që të zgjerohet më tej në Juglindje.
Kosova nuk ka në ndërgjegjen e saj, asnje krim nga e kaluara.
Shume me pelqen thenja e nje shkrimtari italian i cili thot se jane dy menyra per ta dashur vendin tend:
– te thuash hapur te verteten mbi te keqijat,mjerimet,turpet qe na bejne te vuajme dhe
– te fshehurit e te se vertetes nen veshjen e hipokrizise, duke mohuar plage, mjerime e turpe.
Zoti Jeronim te Rada, ster-ster-sternipi i shkrimtarit tone te shquar arberesh.
Kam dy pyetje per ty.
-Ai “nje shkrimtari italian, qe shume te pelqen ty”, a mos i referohet shoqes Aja, te Al Pazar-it?
-Po amerikanet, nga dy menyrat qe ti permend, cilen menyre kane zgjedhur per te dashur dhe adhuruar vendin e tyre, te paren apo te dyten?
Por, perpara se ti pergjigjesh pyetjes time te dyte, informohu nese USA e ka firmosur apo jo. Traktatin mbi krijimin dhe funksionimin e Gnykates Nderkombetare mbi Krimet e Luftes, dmth, a e njeh USA apo jo, legjitimitetin dhe fuqine e Gjykates Nderkombetare te Krimeve te Luftes.
Secili njeri i ka parimet e veta. Une jam prej atyre qe mendoj se e keqja duhet te luftohet nga brenda.. Fatkeqesisht edhe tek ne gjate luftes ka patur disa raste qe nuk jane per lavdate. Dhe ato raste duhet te luftohen . Ato do te na lirojne nga faji. Nuk duhet te jemi ata qe do t’i dalim ne mbrojtje disa individeve te cilet luften tone te shenjte do te na e perdhosin.
Amerika eshte shtet i madh dhe eshte superfuqi ekonomike dhe ushtarake. Per ne si popull i vogel dhe pa kurfare ndikimi nuk mund te vlejne disa parime qe vlejne per shtetet e medha.
Ai shkrimtari dhe publicisti italian( thenja e te cilit me pelqen) eshte Curzio Malaparte.
P.S. Megjithese komentin e fillon duke ironizuar, mund te te them se de Rada, nickname e te cilit e mbaj, eshte patrioti, rilindasi, shkrimtari, shqiptari me i dashur per mua.