Të jetosh në ishull(in) mediatik

6 Maj 2015, 20:36Blog TEMA

Kritikat e Blushit kundër Rilindjes i ngjajnë librave të Fevziut për historinë… nuk thonë asgjë të re por shiten sikur kanë sjellë një të vërtetë që askush nuk e ka thënë më parë.

Vëmendjen politike, të shumicës së atyre që preferojnë të merren me diskutime politike (pra shumicës dërrmuese të shqiptarëve) e ka zënë 2 artikujt e Ben Blushit dhe një diskutim i tij i mbajtur në parlament. Njësoj si shumica dërrmuese e shqiptarëve, i kam ndjekur këto shkrime dhe fjalimin e Blushit në parlament por kjo nuk ka qenë një arsye në vetvete për të më shtyrë të shkruaj për to. Arsyeja e vërtetë lidhet me pritshmëritë e shqiptarëve që janë aq të mëdha sa që disa të vërteta që i themi përditë dhe që i dëgjojmë po ashtu përditë, kur ia dëgjojmë një njeriu me pushtet mazhorance (të cilin ai në fakt nuk e ka) priremi ta dëgjojmë më me ëndje. A thua se ai do të na thotë diçka më shumë se sa dimë!

Shkrimi i parë i Blushit, sikundër një numër të tjerë shkrimesh pararendëse, flasin për të vërteta të cilat janë thënë edhe më parë se sa Blushi. Por kjo, nuk e bën aspak të pavlerë shkrimet e tij sepse ato vijnë prej një personi brenda një mazhorance dhe një individi që ka turbulluar jo pak herëujërat e Partisë Socialiste por që për një arsye apo për një tjetër nuk e çon veprimin e tij deri në fund. Problematika e Blushit, në shkrimet e tij, është se përtej kritikës së fortë të cilën e kanëkryer më parë edhe zëra brenda opozitës, gazetarë apo edhe editorialistë të cilët nuk kanë vëmendjen e medies. Blushit, sipas mendimit tim, i mungon artikulimi i një zgjidhjeje për problemin që ngre.

Në një shkrim të tijin që kritikon (me të drejtë) dështimet e qeverisë që mbulohen me propagandë (Krenaristë) dhe me “shkopin magjik” (kanabistë), Blushi nuk na servir kurrfarë zgjidhjeje se si mundet që qeveria të mbajë premtimet e saj. Madje hera herës kritika e tij duket aq naive sa qëështë shumë e vështirë të besohet si e tillë dhekjo për arsyen se një politikan si Blushi e ka mjaft të qartë se kur premtimet janë të mundshme dhe kur ato bëhen për fushatë elektorale.

Gjithashtu, shkrimi kritik ndaj qeverisë me gjithë të vërtetat që ka i mungon një zgjidhje e ofruar është thjeshtë një kritikë e cila nuk ofron asgjë. Për ta thënë më qartësisht, një politikan kur kundërshton një politikë ofron një alternativë por nuk mund të shpërfaqë kritikë të thjeshtë dhe të thatë, jo se kjo e fundit është problem por sepse mbetet në formën e një oratorie të thjeshtë që përfundon me togfjalëshin; Foli bukur!

Gjithsesi , një kritikë e tillë mungon dhe kjo për faktin se Blushi nga vetë lloji i tij partiak u trajtua shumë ulët duke e akuzuar si Berishist (sepse Berisha flet kështu). Ndërkohë që nuk kishte asnjë përgjigje serioze apo korrekte nga një qeveri që në fillimet e saj ngriti një “kod etike” për të qenë kaq korrekte. Me shumë mundësi, ky sulm personal ndaj tij e detyroi të reagonte siç edhe reagoi gjatë fjalimit në parlament. Një fjalim që duket se i tregonte të gjithëve fytyrën që kishin…por që u zhbë, nga Blushi politikan, në intervistën me Fevziun.

Them që u zhbë sepse Blushi gjatë intervistës së tij, rivërtetoi atë frikën e përhershme për të lëvizur ndryshe dhe për të qenë protagonist në kuptimin e mirë të fjalës në këtë mazhorancë duke ofruar zgjidhje dhe jo duke predikuar varfërinë. Nuk do shumë mend për të diskutuar se sa të varfër jemi, por ama do shumë mend për të kuptuar se si duhet të dalim nga kjo varfëri. Pra, ky ështëçelësi i suksesit për ne…si të dalim nga kjo skamje që na ka zënë?! Blushit kjo përgjigje nuk iu lexua në fjalitë e shumta dhe kjo jo vetëm për fajin e tij por edhe për fajin e moderatorit i cili u vendos nën petkun e atij që të sulmon siç e sulmuan lloji i Blushit.

Një tjetër aspekt që krijoi një shije aspak të këndshme të Blushit në Opinion me Blushin e shkrimit është se i dyti është shumë më i fuqishëm në sulmin ndaj atyre që janë krenaristë por ndërkohë që në emisionin Opinion një prej krenaristëve më krenarë, Blushi e mbushi me disa elozhe. Të cilat, nuk i shkojnë për shtat atij Blushit në parlament, që fliste për rritje të shifrave të punësimit me suposta, që kështu fliste dhe Saliu. Pra, shihni pak se si ndryshon regjistri i të folurës së politikanit Blush.

Shkrimi i fundit që Blushi nxorri tek Lapsi.al, prek sërishmi një të vërtetë që nuk është hera e parë që ndodh. Pra kam fjalën për, Hasanin e Kukësit i cili nuk është se ndryshoi krahun politik përpara disa muajve (sepse ai ka 2 vjet që është larguar nga PD) dhe përpara tij shumë deputetë kanë ndryshuar kahe politike. Mirëpo, Hasani, Gjovalini, Shpëtimi më i rrezikshëm i këtij vendi është Ilir Meta dhe partia e tij. për të cilin dhe për të cilën ende nuk kemi dëgjuar të flasë Blushin, i cili deri më 2013 ka qenë një ndër zërat më këmbëngulës që Meta të puqej me Ramën. Pra, partia e cila personifikon “Hasanizmin” apo “Kadelizmin” apo “Yllizmin” apo “Shpëtimizmin” është brenda atij koalicioni të madh të cilin Blushi e ka kërkuar me shumë mund dhe djers për vite me radhë.

Përse, nuk flet aspak për këtë fenomen të shëmtuar politik që ndodh në vendin tonë? Në fakt, të thuash të vërtetën deri në fund do të duhet fillimisht të pranosh edhe se gabimi vjen dhe prej vetes. Prandaj, Blushit i duhet që përpara se të flasë për “hasanizmin” duhet të flasë më së pari për “metizmin” sikundër duhet të flasë dhe për ditëlindjen faraonike në të cilën unë nuk e kujtoj në ai ka qenë apo jo si politikan? E më pas, gjithçka tjetër do të marrë një drejtim ndryshe nga sot…ku Blushi shihet vetëm si një “zë i veçuar në opozitë”. Pra, është një zë që sjell diçka ekzotike por jo domosdoshmërisht xhenuine dhe të veçantë.

Blushi, më duket hera herës si librat e Fevziut për historinë…që në fakt nuk thonë asgjë të re por promovimet i kanë a thua se kanë sjellë një të vërtetë që askush nuk e ka thënë më parë.

22 komente në “Të jetosh në ishull(in) mediatik”

  1. Patrioti says:

    Blushi gabon teksa merr vitin 2013 si vit 0. Keshtu nuk merr ne konsiderate gjendjen ne te cilen u katandis vendi ne 23 vite keqqeverisje pjese e se ciles duhet thene ne nje hark te shkurter kohor ka qene edhe Blushi vete. Gjerat nuk ndryshojne me shkop magjik, e rendesishme eshte qe vendi ka hyre ne rrugen e reformave.

    1. kritizeret te denohen me vdekje ose pune te detyruar ,kjo eshte shqiperia ose albanistani cdokush duhet te jetoje ne vathe dhe urte ndryshe je armik pervec i partise edhe i popullit ,laj thaj kta jane shqiptaret dhe nuk duhet kallauz per ti pare se ku kane arritur kto 25 vjet poskomunizem vetem korupsion,mjerim ekonomik ,kriminalitet ,eksode dhe opinioniste me kile dhe me e bukura eshte se pretendojne te gjithe se jane te moralshem ne kte realitet shekspirian

  2. qytetari says:

    Kush e ka shkruar kete artikull?

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      xon zyberi pri rrashbulli

    2. nardi says:

      ahahahhahhahhah fushata e gazetes Tema kunder Blushit nuk paska te mbaruar.Jepi Mero,si zenedhes i PS qe je po ben nje pune te shkelqyer.

  3. Lefteri says:

    Ty more letershkrues s’te vjen mire qe degjon kritika per qeverine tende po e verteta lakuriq eshte ashtu sic thote Blushi i cili ne fund te fundit ka thene ate qe mendojne te gjithe . Edhe ti qe ke shkruar kete artikull je nje hasan dhe asgje tjeter.

  4. ani says:

    Ja ke fut kot BIRN-o.

  5. Rilindja says:

    Anonimit te ketij shkrimi i them;UNE JAM BEN BLUSH…E VERTETE E KRITIKAVE TE BLUSHIT ESHTE VERBUESE…

  6. sit... back..and relaks →→→ says:

    dmth si permbledhje ato qe tha blushi qendrojne. sa per zgjidhjen, zgjidhja gjendet brenda atyre qe ka thene blushi. nqs artikull shkruesi nuk e shikon eshte problem i tij. megjithate, edhe sikur ta marrim sikur blushi ofron kritika dhe jo zgjidhje kjo nuk do te thote qe njerezit te flene gjume. nuk do te thote qe meqe situata spaska zgjidhje ti leme qeveritaret te bejne cte duan e te mashtrojne si te duan. e ashtuquajtura shoqeri civile duhet te ishte ajo qe duhet te ngrinte problemet qe ngre blushi por meqe shoqeria civile ngopet me thelat qe i hedh pushteti ath ngelet qe hallet e njerezve te gjejne driten e diellit nepermjet blushit apo te tjereve si blushi ne kete rast. blushi po i tregon qeverise rilindase se ndermjet propagandes se premtimeve elektorale rilindase dhe realizimit ka nje hendek te tere. se motivi qe i solli ata ne pushtet ka humbur rruges, se po qe se vazhdohet ne kete rruge lulin nga kryetar bashkie do e kemi kryetar qeverie ne zgjedhjet e ardheshme politike. mire varferia nuk luftohet me 2 vjet pushtet, po forumet kaq e veshtire eshte ti mbledhi rilindja?b po zgjedhjet e brendeshme kaq te veshtire e ka ti beje? blushi po kritikon tendencen per ta mbeshtjelle gjithe pushtetin ne nje dore. po kritikon filozofine se per te mbajtur pushtet duhet te pranojme edhe hajdutin edhe hipokritin ne aleance. pse i thote tani e si e qysh e tek keto jane lloqe pazari. por qe njerezve ju ka mberritur ku nuk mban me kjo sdo as mend e as kalem. fundja nuk na intereson fare cthote blushi, vini ne kandar premtimet me realizimet dhe shikoni ku jemi se per moral politik u pa dielli qe ne mengjes

  7. Frediel says:

    Eshte e vertet ajo qe thuhet ne kete artikull…..blushi eshte nje plere qe ngeli pa karrige,nje byth mut…..nje pervers qe ta shpif….. Deri para 2013 na cau trapin me gjithe lsi e tani na moral….te fala babait o bilbilush se te ngeli pa rroge….por per komentet mos e vrit menjen se ketu e kane ne terezi….vetem hallin tat kane disa se si po ja ben we thua keto gjerat kaq sekrete qe me perpara 2013 nuk ishin…..duhet te jeshe pa mend ne koke te mendosh si disa ketu…ps

  8. Pionier Lubonja says:

    ‘PROBLEMET’QE ‘ZBULON’ BLUSHI PAS 25 VJETESH JANE PROBLEMET QE KA KRIJUAR BLUSHI BASHKE ME B-TE E TJERA BODE,BERISHA,BALLIU,E NJE NGA ‘BURRAT E SHTETIT’ APO DJALI I THANASIT!Prandaj shqipetaret me 2 pare mend ne koke mund te degjojne me ENDJE nga ila do goje e nje njeriu qe nuk ka qene pjese e shkaterrimit po jo nga ‘dinastija Blushi’

  9. KORCARI USA says:

    Mireseherdhe shoku Hasan themelusi i Hasanizimit.Na the se Blushi thote te verteta por si ti zgjidhim.Pse nuk thua qe Blushi qe ne fillim thote qe qeverija urgjent duhet te hartoje nje pakete ndihmash per te varferit,Pse nuk thua qe K/M te mbledhe urgjent qeverine e ne prani te Blushit le te diskutojne e te dalin mr program pune .Ti nuk i thua keto se nuk i permban statusi i Hasanizimit,dakort shko dhe reshtohu prapa hasanit te Kuksit.

    1. Pëllumb zaimi says:

      VR ! @@@@@ Edhe nga ty o Birn-i i Birës nuk mëson asgjë pos tjerrjes së frazave hasaniste. Për më tepër mungesa e emrit ju tregon një specie pabesie. Hedh gurin e fsheh dorën dhe surratin! Mer fekale nga Lana dhe i shndërron në artikuj gazete! Fshihesh pas Birn se të duket sikur kushedi po peshon më shumë si autor! Burracak apo hasaneshë,zgjidh kë të duash! Pa respekt dhe pa maskë!

  10. Shefqet Hulo says:

    Edhe BIRN-in e paska blere Rilindja?! Fuck off BIRN…

  11. Mafia ne Pushte says:

    Realisht, para Hasanizimit ishte Metizimi i politikes, pastaj Frrokezimi (kriminalizimi eksterem), Kocizimi-Tomezimi (pis-nesmenizimi) etj Keto nga ana e Ri-pjelljes se mafies. Ndersa nga ana PD-iste, Metizimi ka qene me i hershem pastaj Kadellizimi e pislleku qe e mbuloi ngado.

  12. petrit zela says:

    Mos harxhoni kohen,duke u marre me nje te semure psiqik.Dihet se persona te tille te kollarisur,kane alergji per politikanet e angazhuar
    sinqerisht per te rindertuar shqiperin.Se keta nuk duan ta pastrojn vendin nga plehrat e komunizmit,dhe te fondamentalizmit te ngjyres blu.
    Dihet se ne vendin tone,pluarizmi nuk lindi si natyshmeri e kohes se
    demokratizimit,por u importua, e detajuar dhe e programuar,me gjuhen e platformes se Katovices,qellimi I se ciles ishte per te ruajtur te paprekshem filozofin e sllavo komunizmit..Platforma e kotovices kurre nuk mundet te mbroj interesat e globalizmit ne pergjithesi, por ne vecanti shktarron me themel interesat e ballkanit perendimor..Pikrisht te till elemente pa identitet,pa atdhe I jane bashkuar vorbulles se PD-es me nje sllogan te huaj,per popujt e shqiptarizmit,-bashkim dhe shkatrrim..Kete loje po ben dhe Ben Blushi,qe kerkon tu bashkohet krimit te organizuar,kunder shqiptarizmit..

  13. Petro says:

    Hahaha rruga e reformave…brockulla…Po qenka baras me ikje perseri, qe s mbaroka kurre.Keshtu tha dhe Enveri dikur.NUk e ndertojne demokracine mbetjet e komunizmit mor te mjere.Akoma s e keni kuptuar? E shumta do ndertojne demokomunizmin, nje here njera, nje here tjetra pale.

  14. lili says:

    Pika e pare eshte te shohim problemin,edhe ketu ky vetem sa i shruajti se te gjithe e kemi fol e pérfol kete-pos médiat te cilat ne shqiperi e shkruajne nje problème kur gjithe katundi e ka marr vesh…
    Pika e dyte eshte zgidhja ,e ketu eshte thjesht:mos t’i votojme as hasanat as l’État e as partite qe marrin hasanat!

  15. pro.... says:

    ..megjithate une e lexoj Blushin,si nje ze ndryshe ne PS.

    1. Pëllumb zaimi says:

      Edhe nga ty o Birn-i i Birës nuk mëson asgjë pos tjerrjes së frazave hasaniste. Për më tepër mungesa e emrit ju tregon një specie pabesie. Hedh gurin e fsheh dorën dhe surratin! Mer fekale nga Lana dhe i shndërron në artikuj gazete! Fshihesh pas Birn se të duket sikur kushedi po peshon më shumë si autor! Burracak apo hasaneshë,zgjidh kë të duash! Pa respekt dhe pa maskë!

  16. Pëllumb zaimi says:

    Në Birn kekan mbledh kopilat e hasanit sepse ata jan pa emra! Hasani po menon me i qujt kopili 1,2,3,4,5,6. Pagëzimin do ta bëjë edi rama dhe ilir meta. Njenit do t’ia ven emnin “kopili i rilindur” dhe nji tjetri “kopili me bllok”. Kto jan lajmet e sodit. Tung për çdo trung!

    1. Kuakuarakua says:

      Pëllumbi është një lloj radikali i majtë prandaj tallet kaq hidhur. U shkriva me emrat e kopilave. Respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje