Me rastin e Ditës Botërore “Pa Duhan 2015”, Organizata Botërore e Shëndetit u bën thirrje vëndeve për të punuar së bashku për t’i dhënë fund tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit.
Mesazhi i kësaj dite Botërore “Pa duhan” për vitin 2015 është: “Stop tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit”
Tregtia e paligjshme e produkteve të duhanit është një shqetësim i madh botëror, në disa aspekte, përfshirë shëndetin, aspektet ligjorë dhe ekonomikë, të mirëqeverisjes dhe korrupsionit.
Tregtia e paligjshme humbet të ardhurat tatimore që do të derdheshin në buxhetin e Shtetit dhe mund të shpenzoheshin për ofrimin e shërbimeve publike, por, në vend të kësaj, këto fonde shkojnë në duart e kriminelëve.
Tregtia e paligjshme forcon korrupsionin dhe dobëson qeverisjen e mirë.
Taksat e larta të duhanit janë mënyra me kosto-efektive për të zvogëluar përdorimin e duhanit, sidomos nga të rinjtë dhe nga të varfërit, si dhe rrit të ardhurat qeveritare.Një rritje e taksave që rrit çmimet e duhanit me 10%, ul konsumin e duhanit me rreth 4% në vendet me të ardhura mesatare dhe të ulëta, sidomos te të rinjtë dhe njerzit e varfër. Në vazhdimësi do të inkurajojmë qeverinë për rritjen e taksave të duhanit.
Por rritja e taksave nuk po e arrin të plotësojë qëllimim për të cilin ato janë rritur, si dhe për uljen e konsumit të duhanit dhe për rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.
Cilat janë arësyet për një rënie të ndjeshme të importit formal të cigareve?
Një rënie e ndjeshme e importit dhe konsumit formal të cigareve në vendin tonë është vënë re vitet e fundit:
Viti Sasia e importuar
2009 4,1 ton
2010 4,5 ton
2011 3,3 ton
2012 3,6 ton
2013 3,7 ton
2014 3 ton
Akcizat për një paketë me 20 cigare në vitin 2006 kanë qenë 25 lek; në 2007- 40 lek; 2008- 50 lek; 2010-70 lek; 2014 – 90 lek; dhe në 2015 – 110 lek.
Pavarësisht nga ndryshimi (rritja) e gjendjeve në fund të vitit, për shkak të rritjes së akcizës, duket qartë rënia e importit.
Në vitin 2014, institucionet përkatëseraportuan zhdoganime vetëm 3000 ton dhe vlera totale e taksave te mbledhura për këto 3000 ton cigare ishte 127 million euro, që, krahasuar me vitin 2013, kemi nje rënie të importeve prej 700 tonë cigare me njëdëm financiar për shtetin afro 25 milionë euro (humbje nga akcizat dhe TVSH e pa paguar).
Arsyet kryesore të rënies së importeve formale të cigareve, mendojmë se janë të njohura nga ekspertet e Ministrisë së Financave, të doganave dhe tatimeve, por na shqetëson fakti që po bëjnë sehir për humbjet në buxhetin e shtetit. Nuk është qëllimi i këtij shkrimi të renditen detajet mbi devijimin e tregut, por ato (detajet) detyrimisht duhen përmendur si argumentim për problemin.
1) Devijimi i tregut drejt duhanit “të dredhur” drejt cigareve të prodhuara në mënyrë jo-formale nga prodhues të vegjël të pa autorizuar.
Mjafton të vizitohen tregje të hapura apo edhe dyqane në periferi, apo fshatra,evidentohet qartë shitja e pa autorizuar e duhanit të hapur dhe e cigareve të mbushura (prodhuara) nga prodhues të pa autorizuar. Janë konstatuar kuti cigaresh me 100 copë cigare që shiten për 250 lekë, në një kohë që vetëm akciza (nëse do ishte paguar) për 100 cigare është 550 lekë dhe TVSH-ja jo me pak se 150 lekë, pra minimalisht shteti humbet 700 lekë për një kuti të tillë cigaresh ose rreth 140 lekë e konvertuar për paketë me 20 cigare.
Po kështu, edhe duhani i hapur, në shumicën e rasteve tregtohet në mënyrë jo formale dhe shmanget pagesa e akcizës dhe e TVSH-së.
Pra ka marrë shumë hov fenomeni i prodhimit të cigareve “artizanale”ose të bëra vetë me duhanin që tregtohet në rrugë dhe jashtë kontrollit fiskal.
2) Shitja e Paketave të cigareve pa pullën fiskale, një dukuri ende e pranishme.
Aktualisht konstatohet që importi, prodhimi, dhe tregtimi i duhanit dhe cigareve që tregtohen në mënyrë jo formale është thuajse jashtë kontrollit të organeve përkatëse shtetërore.
Komisioni i Parlamentar i Ekonomisë duhet ta marrë në analizë këtë problem të rëndësishëm për financat e Shtetit.
*Ekspert për politikat e kontrollit të duhanit në ISHP
Duhanin e hapur e marrin vetem fakir-fukarenjte qe nuk mund te blejne dot paketa nga 200-300 leke, sepse me aq mbajne familjen. Ketyre duhet tu shtohen edhe shumica e pensionisteve dhe e te papuneve qe nuk merren me rrugacerira.
Por tani qe po respektohet mospirja e duhanit neper lokale dhe nuk paguhet nen dore per inspektoret e ISHP, i qenkeni vene pas zhdoganimeve.
Do te ishte mire sikur mjeket qe kane mbaruar studimet me mesatare 5.0 te mbeteshin te papune dhe te provonin duhanin e hapur, e jo te beheshin inspektore ne ISHP.
Ky palaco burre nuk beri asgje ne drejtim te ndalimit te duhanit sepse merrte leke ne vend te gjobave dhe dilte e shfajsohej. Tani qe u be gjithshka per ndalimin e duhanit, del e na mban leksione.
Kane uzurpuar institucionin ky dhe disa te tjere, si ajo femra Bino, qe vetem vjedhin dhe nuk bejne asgje.
Eda,
Edhe pse ju jeni anonim, do ju pergjigjem. Gjithmone i lexoj komentet, besoj se do te gjej gjera te verteta edhe pse jane shkruar nga anonim. Por ju siguroj, ju edhe opinionin publik se, gjate punes sime vullnetare ne Task- force kam punuar me korrektesi dhe nuk mund te kete individ, menaxher ose pronar lokalesh qe te me adresohet qe ti kem marre qofte edhe 1 qindarke. Punen e kam bazuar ne sherbim te shendetit publik. Nderkohe kam denocuar ne kontrollin e larte te shtetit, ne kontrollin e brendshem te kryeministrit edhe ne krimin ekonomik abuzimet qe jane bere me gjobat anti-duhan. Motivi ka qene zbatimi i ligjit dhe jo hajduteria.
Shkrimi ne fjale ka per qellim, qe te nxise opinioni dhe politkberesit, per faktin se: afro 80 milion euro nuk depozitohen ne buxhetin e shtetit cdo vit nga tregetia e paligjeshme e duhanit.
Une edhe mund te heshtja, por mendoj se, kjo shume e pa derdhur ne buxhetin e shtetit, do te jete e vlefshme per nje shtet me social. Dhe ky eshte nje motivim jo i vogel. Une edhe mund te kem te meta ne pune, por kurrsesi per mitemarrje dhe per hajduteri.Ju faleminderit per mirekuptimin.
Roland Shuperka
Zoti Shuperka,
une punoj ne industri e duhanit dhe mednoj qe njerez si juve duhet te ishin edhe ne institucione tjera.
Per Eden dua vetem te kujtoj nje rast qe jam takuar me Z. Shuperka, e ftova per dreke ne Kinostudio meqe ishte kohe dreke dhe nuk me la te paguaj. Kam ndjere keqardheje pse e ftova pasi e di sa jane rrogat e adminsitrates publike. Po keshtu Eda mund te shohesh makinen qe nget Z. Shperka dhe krahasoje me ato mbi 100 mije eruo qe kane gjyqtaret, prokuroret, mjekte, kryetret e f…ing komunave me 10 mije banore etj, etj.
Problemi qe ngrihet ketu eshte mese i drejte, tregtia ilegale po arrin permasa alarmante, ndoshta po i afrohet 30% te konsumit total. Keto para nga tregtia ilegale nuk shkojne ne xhepat e fshatreve qe prodhojne gjethet e duhanit por te rrejteve kriminale qe na sundojne te gjitheve.
Po pse tani zbatohet ligji antiduhan apo vetem per disa, sic ka qen eshte dhe me keq do behet. Pastaj buxhetin e shtetit e dime ke ka zot deputetet me miliona euro.