Fatos Klosi dhe historia si koleksion gënjeshtrash

7 Maj 2015, 20:50Blog TEMA

Nga Enver Robelli*

 

Zhurma që bëjnë eksponentë të dyshimtë të nëntokës së spiunazhit si Fatos Klosi për luftën e Kosovës është edhe një përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve. Ai që në vitin 1998 e quante Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës degë të rrjetit terrorist “Al-Kaida” sot shpallet “veteran”. Shoqëria kosovare nuk duhet të lejojë që të manipulohet me historinë, të lakohen faktet sipas interesave politike, të shlyhet kujtesa dhe periudhat e rëndësishme të stolisen me përralla, mite, krenari të rrejshme dhe mohime këmbëngulëse të krimeve

Sa shumë është spekuluar nga rivalët politikë rreth një deklarate të Ibrahim Rugovës se në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të ketë pasur agjentë të Serbisë. Se disa aksione të kryera në emër të kësaj organizate mund të kenë qenë provokime të nxitura nga shërbimet serbe për të nisur luftë të hapur në Kosovë – kuptohet derisa shqiptarët ishin plotësisht të papërgatitur për një konfrontim ushtarak.

Mungesa e kësaj përgatitjeje sigurisht është edhe përgjegjësi e madhe e vetë Rugovës, i cili ishte larg përfytyrimeve se regjimi serb i terrorit mund të kundërshtohet edhe me armë. Por kjo nuk e bën Rugovën tradhtar, siç llomotisin urrejtësit e tij patologjikë. Në kuadrin e së vërtetës hyjnë edhe deklarata të tjera të Rugovës për UÇK-në. “Duhet të jemi racionalë. Unë e di që brenda UÇK-së ka njerëz, të cilët shohin më shumë përparësi në vazhdimin e luftimeve sesa në negociata për paqe. Shumë prej këtyre patriotëve lokalë kanë humbur shtëpitë dhe familjet dhe me kryengritjen e tyre duan të arrijnë gjithçka me shpejtësi. Por ata janë të izoluar dhe të shpërndarë, operojnë në grupe të vogla pa koordinim të ngushtë (…).

Shumica e kuadrove të UÇK-së pranojnë vendimet e mia. Por duhet pranuar: në krye të saj ka struktura të përziera me ideologji të ndryshme dhe me probleme të mëdha koordinimi”. Nuk i ka thënë këto fjalë Rugova pas luftës, por në një intervistë dhënë revistës gjermane “Der Spiegel” më 5 prill 1999, dy javë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, kur ai ishte i rrethuar nga policia serbe. Edhe në një situatë të tillë ai i quante luftëtarët e UÇK-së “patriotë”. Kaq sa i përket tradhtisë së Rugovës. Natyrisht deklaratat e guximshme të Rugovës në mbrojtje të kryengritësve nuk duhet të keqpërdoren nga askush, as nga mbështetësit e tij, për ta mitizuar dhe himnizuar ish-liderin e shqiptarëve të Kosovës. Si të gjithë politikanët edhe ai kishte të metat e veta. E palejueshme është, ndërkaq, të manipulohet me fakte historike.

Një përpjekje të tillë ka disa javë që po e bën Fatos Klosi, i cili gjatë luftës së Kosovës ka qenë shef i Shërbimit Sekret të Shqipërisë. Në një valle intervistash dhe llomotitjesh nëpër moçalin e internetit Klosi u përpoq ta prezantojë luftën e Kosovës me ngjyra bardh e zi: këtu janë të mirët, atje të këqijtë. Të mirët, sipas Klosit, janë ata me të cilët bashkëpunoi ai gjatë luftës dhe me gjasë edhe bëri biznese, siç lë të kuptohet dëshmia e gazetarit nga Tirana, Mero Baze. Të këqijtë, po sipas Klosit, janë ata që kishin dyshime në aftësitë ushtarake të gjeneral, admiral dhe mareshal Azem Sylës.

Nga ballafaqimet e deritanishme po shihet se Klosi është i zemëruar sidomos me Pandeli Majkon, kryeministrin e Shqipërisë, gjatë krizës së madhe të Kosovës, i cili kishte bërë përpjekjen e parë serioze për të ndërprerë kontrabandën me armë që zhvillohej nën mbikëqyrjen e njerëzve të Klosit dhe të të ashtuquajturit “Shtab i Përgjithshëm i UÇK-së”. Majko duket se tentoi ta legalizojë mbështetjen e lëvizjes për çlirimin e Kosovës dhe të pengojë luftën vëllavrasëse, atentatet e krimet e tjera, të cilat nxiteshin, inspiroheshin dhe kryheshin nga një krah i UÇK-së, që lirisht mund të quhet celulë staliniste për rrëmbim pushteti në Kosovë – dhe jo çlirim nga Serbia.

Klosi dhe dishepujt e tij në Prishtinë po e tregojnë historinë e Kosovës si koleksion rrenash. Se në çfarë niveli kombëtar dhe profesional ishte Shërbimi Sekret i Shqipërisë në vitet 1998/99 tregojnë shumë shembuj, por më eklatanti duket të jetë ky: në vazhdën e betejave politike në Tiranë, të cilat shpesh gjatë viteve ‘90 janë zhvilluar edhe me armë, Klosi në vjeshtën e vitit 1998 nuk zgjidhte mjete për të sulmuar Sali Berishën, i cili e kishte fundosur Shqipërinë me sisteme piramidale financiare dhe me manipulim zgjedhjesh, andaj Klosi, shefi i krejt agjentëve të Shqipërisë, pa një, pa dy, më 29 nëntor 1998, i tha gazetës britanike “The Sunday Times” se vetë Osama bin Ladeni e kishte vizituar Shqipërinë në vitet ‘90 për ta shndërruar atë në urë për operacione në Evropë.

Sipas Klosit, princi i terrorit Osama bin Laden kishte dërguar njësi për të luftuar në Kosovë, “në krahinën fqinje myslimane në Serbi”. Një komision injorantësh i Qeverisë së Kosovës e ka shpallur Klosin veteran të UÇK-së – në vend se një person i tillë të përbuzej për veprime thellësisht antikombëtare dhe si pasues i një politike të keqe të Shqipërisë ndaj Kosovës që një zanafillë e ka te atentatet që organizonte Ahmet Zogu kundër patriotëve të Kosovës dhe te manipulimet nacionaliste të diktatorit Enver Hoxha me çështjen e Kosovës. Kësaj tradite makabre duhet t’i jepet fund.

Në britmat e tij publike Fatos Klosi e tha një të vërtetë – duket se i shpëtoi pa dashje. Ai nënvizoi se njerëzit e Ibrahim Rugovës frikësoheshin nga UÇK-ja. Si të mos frikësoheshin kur një grup që pretendonte se luftonte kundër Serbisë u shndërrua në falangë për vëllavrasje. A nuk e tregojnë këtë rastet e vrasjes së Ahmet Krasniqit, Ilir Konushevcit dhe Behajdin Allaqit, madje ky i fundit kuadër i Lëvizjes Popullore të Kosovës? A nuk e tregojnë këtë burgjet për tortura të “generalshtabit” të UÇK-së në Cahan të Kukësit dhe rrëfimi tronditës i Imer Imerit i mbajtur në këtë burg pa pikë faji (të gjithë kureshtarët la ta shikojnë intervistën e tij në TV Mitrovica, gjendet në youtube)? Fajtorët kryesorë për torturimin e Imer Imerit nuk janë dënuar kurrë; ata që ia vranë vëllanë, Haki Imeri, aktivistin e shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenicë, po ashtu nuk janë zbuluar kurrë.

Pas këtyre krimeve nuk qëndron Serbia. Askush nga krerët e “generalshtabit” të dikurshëm të UÇK-së, të cilët sot kanë pozita të larta në pushtet, nuk ka kërkuar hapur zbardhjen e këtyre krimeve. Ka vetëm deklarata boshe dhe përgjithësuese se “të gjitha krimet duhet të zbulohen”. Ose (sh)krime në mbrojtje të Fatos Klosit. Meqë Klosi po reklamohet në opinion si person që di shumë fshehtësi të luftës, a është e mundshme që ai si shef i Shërbimit Sekret të Shqipërisë të mos ketë pasur informata për burgjet dhe kampet e UÇK-së? Si është e mundur të mos ketë ditur gjë për “Hotel Drenicën” në Durrës? “Në Durrës, marrjet në pyetje u bënë në ‘Hotel Drenica’. ‘Këtu kanë ndodhur gjëra të këqija’, thotë një burrë në Plazhin e Durrësit, duke bërë me kokë nga ‘Hotel Drenica’, ‘por për këtë nuk dua të flas’.” Kështu raportonte BBC që në vitin 2010. Në të ardhmen qytetarët e Kosovës do të mësojnë shumë të vërteta tronditëse mbi kanakarët e Klosit në UÇK.

Fakti që Klosi si shef i Shërbimit Sekret nuk e ka penguar hapjen e burgjeve të UÇK-së në territorin e Shqipërisë e bën atë bashkëpërgjegjës për themelimin e Gjykatës Speciale sot. Mjegulla që ai tani shpërndan në opinion është përpjekje për t’u paraqitur patriot. Por Klosi lehtë mund të përfundojë së paku si dëshmitar në gjykimet që do të mbahen ndaj disa figurave të UÇK-së si rrjedhojë e të gjeturave të prokurorit amerikan John Clint Williamson.

Zyrtarë të lartë të bashkësisë ndërkombëtare vazhdimisht e kanë kritikuar jogatishmërinë e Shqipërisë për të bashkëpunuar në zbardhjen e krimeve në territorin e saj – krimeve që lidhen me luftën e Kosovës. Refuzimi i të gjitha qeverive të Shqipërisë për të hetuar vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe Ilir Konushevcit e nxjerr këtë vend si sponsor të terrorizmit shtetëror – të ngjashëm me Libinë e diktatorit Muamar al-Gadafi.

Fatos Klosi në mënyrë paushalle u përpoq t’i përlyente oficerët shqiptarë të Kosovës që luftonin si pjesëtarë të FARK-ut, duke thënë se “ishin të martuar me serbe”. Kjo është e njëjta sikur të thuash Dritëro Agolli është shkrimtar i keq, sepse ishte i martuar me ruse. Klosi tingëllon si disa budallenj kosovarë për të cilët Greqia fillon në Milot. Aq e organizuar ishte ajo UÇK-ja që po e mbështet Fatos Klosi, saqë në fund krerët e saj u detyruan ta bëjnë shef Agim Çekun – edhe ky fillimisht oficer i Jugosllavisë dhe i martuar me sllave, gjë që nuk domethënë asgjë për aftësitë e tij ushtarake dhe përkushtimin e tij patriotik.

Qëllimi i Klosit është të shkaktojë përçarje mes shqiptarëve të Kosovës dhe me metoda staliniste ta rishkruajë historinë e Kosovës. Shoqëria kosovare nuk duhet të lejojë të manipulohet me historinë, të lakohen faktet sipas interesave politike, të shlyhet kujtesa dhe periudhat e rëndësishme të stolisen me përralla, mite, krenari të rrejshme dhe mohime këmbëngulëse të krimeve. Për këtë arsye është me rëndësi të themelohet Gjykata Speciale. Por kjo gjykatë nuk do t’i sqarojë të gjitha krimet e tmerret që kanë ndodhur në Kosovë që nga fundi i viteve ‘90. Krimet sqarohen dhe kriminelët dënohen kur vetë shoqëria bëhet e vetëdijshme se duhet të krijojë një raport të pastër me historinë.

*Koha Ditore

14 komente në “Fatos Klosi dhe historia si koleksion gënjeshtrash”

  1. epiriíiiiiiii says:

    O Gazetaruc ALKAIDA nuk ekzistonte Fare ne 1999. Pse shkruani budalliqe.

    1. Klimax says:

      ????????????!!!!!!!!!
      Ekzistonte dhe njehej te pakten qe prej vitit 1989!

      1. O shoku ENVER mire ata e kane me njeri tjetrin po ti chyn ne kte mes ,je i lincensuar te mbash flamurin e moralit qe nuk ta kerkon askush,sepse thjesht nuk ekziston ,dhe ankoheni se ju paguajne me vonese mediat ??

  2. ja says:

    Al Qaeda i ka fillimet e saj ne vitet 88 por si strukture e organizuar e mirfillte terrorriste ajo filloi te operoj ne 1993…keshtu qe bie poshte ajo qe thoni ju qe alkaida nuk egzistonte ne vitet 99

  3. feniks says:

    Regjizoret kur zgjedhin aktoret neper filma,pervec aftesive profesionale vleresojne shume edhe pamjen e fytyres!
    Nje KRIMINEL,HAJDUT,TRAFIKANT,SPIUN,etj ne te gjitha filmat kane pamjen e fytyres se ketij Robellit!
    Edhe natyra apo zoti te ka bere,o Robell aq te shemtuar ne fytyre sa ke edhe SHPIRTIN!
    E kam vene re edhe here te tjera se ti nuk shkruan si gazetar,por si SPIUN I SERBISE,si ANTI SHQIPTAR!!
    Perse ngrihet tani kjo furtune armiqesore dhe percarese kunder Fatos Klosit duke akuzuar she shpifur per gjoja KRIMET qe ai paska bere ne ate kohe???
    Kujt i interesojne keto perplasje armiqesore midis shqiptareve ,per me teper per LUFTEN E UCK-se per CLIRIM nga zgjedha serbe???
    Ne se Klosin e vleresuan organet kompetente kosovare per kontributin e tij ne LUFTE,ti shko e kerkoji llogari atyre e jo Klosit!
    Por kjo nuk eshte pa DJALLEZI nga ty apo me keq nga SPIUNI I SERBEVE kryeministri i juaj Isa Mustafa,se ju me kete rast doni te PERBALTNI LUFTEN E UCK-se dhe te LANI VETEN nga TRADHETIA qe bete duke mbeshtetur Milloshevicin!
    Ne vend qe te merresh me Klosin,ti kalemxhi CETNIK do beje mire te tregoje se per cfare u krijua FARK-u nga Rugova,cfare aktiviteti kreu ne favor te Kosoves,cfare beri gjate luftes se NATO-s dhe UCK-se per CLIRIM,ku shkuan milionat qe kosovaret dhuruan per luften dhe ku ndodhen sot,cfare aktiviteti beri Rugova gjate LUFTES,pse nuk bashkepunoi me UCK-ne dhe NATO-n dhe per cfare u strehua ne shtepine e Milloshevicit per 6 muaj ne kohen e LUFTES etj???
    Ja keto zbardh ti dhe i ke bere nder Kosoves!
    KUR ZIHEN DY VELLEZER,QARIN E KA KOMSHIJA-themi ne!!
    Serbet ferkojne duart e tyre te lyera me gjak shqiptari kur degjojne se shqiptaret po akuzojne vete njeri tjetrein per KRIME e jo ne!!!
    Bile keni disa vjet rresht,qe nuk merreni me KRIMET E SERBEVE,por me Masakren e Tivarit te 1945-ses!
    A nuk bie ere TRADHETIE kjom pune e qelbur???
    Robell!
    Nuk e kuptoj se si te japin ty AKSES ne gazeta qe te shpalosesh HELMET E TUA ANTI SHQIPTARE!!!

    1. Jam nje “koleg” i Enver RebolliT, nese do me duhet qe ta quaj akoma te tille, qe e njoh mjaftueshem per te shkruar sa me poshte:
      1-Kush te paguan akoma qe jeton aq mire jashte Kosoves ne Zvicer???
      2-Ku mbeshtetesh kaq shume nga sa shkruan e mbron FARK_un me kaq zell???
      3-Epitetet dhe emertimet qe perdor ne shkrim i ke menduar mire perpara perdorimit, apo ti kane servirur???
      4-Cfare te duhet Ty me profesionin e ish-Shefit te Sherbimeve Sekrete te Shqiperise, Prof.Klosin, kur dihet qe Ai ishte me i besuari i Amerikes ne ate 5-vjecar te rende per Shqiperine dhe Kosoven???
      6-Ku i ke gjetur apo i ke me te degjuar disa hamendesime false sigurisht nga Berishistet e Rugovistet tani qe foli Prof.Klosi per disa drite-hije te FARK_ut te Bukoshit hajdutit te 3% dhe Rugoves “gjumevensit te madh”???
      7-Si mundesh te flasesh per Qeverite e Shqiperise me ato fjale qe vetem nje super-Serb mund ti thote, kur e di shume mire qe vetem Qeverite e Berishes kane bere “dyfytyrsine per ceshtjen e Kosoves”, ndersa Qeverite e Majta te Tiranes kane bashkepunuar fort me Perendimin per te miren e Kosoves???
      8-Edhe sa Miljona Euro apo Dollare ka akoma UDB per shkrime te tilla nga gazetare si Ty e disa dhjetra te tjere si Ty, qe jeni Berishista e Rugovista???
      9-Akoma mendon Ti Enver Rebolli, e disa dhjetra si Ty ne Kosove apo diaspore, se si me UCK apo edhe pa UCK, Kosova do clirohej???
      10-Sipas Teje dhe atyre si Ty, Rugova dhe Rugovizmi e solli clirimin e Kosoves???

  4. studenti says:

    Permbajtja s me intereson. Eshte nje corbe alla shqiptare. Forma::: Ne se do ndiqja mjetet me te cilat shkruesi i i artikullit perdor per persona konkrete une do thoja. Nje rrote k… me emrin Enver ( emrin ja kane lene ne kujtim te atij ) e te tjera e te tjera. Gjuha e perdorur ne shkrim eshte gjuha e komentuesit te pa pergjegjshem jo e analistit qe dhe paguhet per cfare shkruan e analizon. Turp ENVER.

  5. Kosovari says:

    @@ Enver ….Robi..ik o Legen, se nuk merren Burrat me Llapa-.llupa, ke katandisur ne nje Llafazan kafenesh me kete Shkrim..jo..keshtu..po..ashtu..kali Skenderbeut Fluturonte me shume se i Sulltanit dhe POrdhe….
    Nuk shikon ne Shqiperi nje Gazetare qe te shkruaj, te verteten,gjera me THelbesore dhe Aktuale, por vetem thashetheme, duke u marre me Ai..ajo…ata..ato….ect….

  6. mireli n says:

    Portretin e ketij klyshi serb “ROBELL”,e ka pershkruar shume bukur FENIKESI.Do te shtoja vetem qe kush e shehe ne rruge,ne cdo ambjent tja
    hedhe peshtymen ne fytyren e qelbur maskarait.
    Nuk ka vend ke TEMA ky funderrine.Thjeshte sepse eshte plehre dhe qelbesire si askush tjeter.

  7. Idriz Tafa says:

    Z. Robelli. Si gazetar, para se te shkarravitni ndonje anal-izë, referohjuni SHBA-ve, konkretisht zonjes Sekretare Albright (Ollbrajt), per UÇK-ne.
    Gjithçka tjeter qe ju villni, çon uje ne mullirin e Beogradit.

  8. Thomaidha says:

    Ky nuk paguhet si gazetar,porsi BOJAXHI I TRADHETIVE TE RUGOVES,BUKOSHIT,Isa Mustafes etj,qe ne Kosove sot bejne ligjin!!!
    Plot llafe zhgarraviti ketu,por nuk na foli asnjehere per aktivitetin e FARK-ut,per Banken “Dardania”,per ….KU SHKUAN GJITHE ATO MILIONA TE MBLEDHURA NGA KOSOVARET,pse u strehua per 6 muaj RUGOVA tel shtepia e MILLOSHEVICIT,pse nuk bashkepunoi me UCK-ne dhe NATO-n PER CLIRIMIN E KOSOVES etj!!!

  9. sefer ziu says:

    Po si mund te jete Rugova tradhetar shoku Enver, kur ai ishte kunder UCK-se, kur kosovaret dyndeshin drejte kukesit dhe makina e Millosheviçit bente kerdine, ai pinte kafe me Millosheviçin ne Beograd, kur ne Rambuje e moren me pahir nderkombtaret, kur ai nuk donte te shkelte ne Tirane qe ju afrua dhe strehim etj etj etj. Tradhetaret nuk kane brire, jane si Rugova, si Saliu e ca te tjere. Ju mbani per idhuj keta tradhetare se te tille jeni dhe vete.

  10. hasani says:

    Ky Robulli jeton ende me frymen e QIK ,nje sherbim informativ i LDK i themeluar nga Serbia ne Kosove i cili nepermjt gazetes Bota Soit bente propagande per te manipuluar me popullsin shqiptare dhe per ruajtjen e statuas quos ne Kosove.Ky surrat ishte antare i QIKut …..Eshte e udhes qe ti UDBash te shkruajshe ne Bota Sote atje do te porkrahin te gjithe ,fundrrine ,shkavell…..

  11. mira says:

    FIX FARE— feniks, nje gje me ben pershtypje, Mero shume i interesuar te sulmoje Klosin??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje