Nga Ralf Gjoni
Ky është një opinion tërësisht personal. Më vjen turp që para katër vitesh e ndihmova, dhe më pas duke e zhytur në kuti atë dreq letre, e votova Lul Bashën në krye të Tiranës. Sot ndjehem bashkëfajtor për këtë katrahurë keqmenaxhimi, keqadministrimi, abuzimi e përdhunimi urban, papastërtie që na rrethon, gropash që na presin rrugën në çdo cep, tymi që na helmon, trafiku kaotik, mungese hapësirash të gjelbra, politizimi të ndyrë të qytetit e një pafundësi mëkatesh të tjera që janë gozhduar mbi kurrizin e qytetit tim. Mbi kurrizin tënd dhe timin njëkohësisht. Dhe të fëmijëve tanë.
Por kjo jo thjesht se Luli është i paaftë, se ai e ka kthyer paaftësinë në trademark të kurrikulumit të tij. Kjo tashmë është konfirmuar në të gjitha hallkat e zinxhirit të posteve publike ku është katapultuar gjatë këtyre viteve karriere privilegjesh e llastimi politik në Shqipëri. Bile të pështiroset teksa prezanton kandidatët e rinj bashkiakë të asaj llokme të dëshpëruar që ka mbetur nga PD-ja, e teksa mburret me aftësitë e tyre ‘menaxheriale’. A thua se na mbytën menaxherët në Shqipëri, paçka se për hir të së vërtetës, ka mes tyre shumë më të aftë e më dinjitozë se vetë Luli. Por sa qesharake kur mendon se këta mund të shpresojnë të marrin vota duke u prezantuar në publik prej një dështaku të djegur si Luli.
Jo. Problemi nuk është thjesht Luli me paaftësinë e tij, por lulëzimi i buratinëve në politikën shqiptare, kulturë të cilën e mbolli me kaq sukses si farë shkurresh Sali Berisha. Duket qartë në shumë bashki sot në Shqipëri. Ulëret kjo gdhendje prej skulptori berishian edhe më fort në Parlamentin e sotëm.
Madje unë mendoj se Luli e ka lënë qëllimisht pas dore Tiranën, për të artikuluar tezën se fondet u bllokuan nga qeveria, duke fshehur kështu paaftësinë e tij skandaloze, dhe duke kënaqur epshin pervers politik të Berishës. Qëllimi i tij nuk ka qenë kurrë të administrojë Tiranën, por të kënaqë mjeshtrin e tij gdhendës. Mori votë politike, dhe po politikisht braktisi Tiranën, qytetin tim. Dështim i qëllimshëm kriminal që meriton ndëshkim, në çdo formë të mundshme morale e ligjore.
Kjo logjikë politike funksionoi para katër vjetësh. Buratini i Saliut kërkoi votë koalicioni politik dhe e mori atë. Kjo dhe vetëm kjo ka thelluar më tej shkatërrimin e pakthyeshëm të Tiranës. Votë politike, jo votë për Tiranën. Votë për koalicionin, jo votë për Tiranën. Votë për t’i treguar vendin atij tjetrit, jo votë për Tiranën. Votë për buratinin e gdhendur, jo për gdhendjen e Tiranës. Sot kuptohet qartë se votat nuk ishin për Tiranën, por për Lulin e Saliut, duke lulëzuar kështu gonxhen e paaftësisë, që as lule nuk u bë dot.
Qytetarët tiranas nuk duhet ta bëjnë më të njëjtin gabim që bëra unë 4 vjet më parë, kur duke menduar se votova për Tiranën, në të vërtetë votova për ambiciet politike të Lulit, pa e kuptuar se po i bëja dëm qytetit tim.
Vota lokale nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë politike. Ndarja e re territoriale e ka bërë këtë votë edhe më administrative, dhe shumë më pak politike. Të paktën kjo ishte logjika e votimit të kësaj reforme në parlament. Në këtë frymë na mbështetën edhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
Por që kjo të ndodhë realisht në këtë territor të prapambetur mendjesh militante, duhet amplifikuar mesazhi se kandidatët duhet të konkurrojnë me projekte të prekshme dhe të matshme për zonën që kërkojnë, projekte që iu shërbejnë të gjithëve, jo vetëm egos dhe etjes politike. Në lagjen ku jetoj nuk i ndaj fqinjët politikisht, sepse e njëjta rrugë na bashkon, të njëjtat gropa na dërrmojnë, të njëjtin ujë pimë, i njëjti ajër na ndot. Ndaj, i njëjti kryetar duhet të na shërbejë. Dhe as nuk më intereson se i kujt partie është, se mirëqenia e familjes sime është shumë herë më e rëndësishme se çdo kauzë politike. Qyteti dhe komuniteti ku jetoj nuk mund të jetë kurrsesi pronë e një partie politike.
Tirana ka një shans ta thyejë për herë të parë këtë traditë të shëmtuar votimi, këtë prostitucion të pashoq dëmprurës, duke çmontuar kështu votën militante e duke frymëzuar një tjetër mentalitet besimdhënieje mes kandidatit dhe votuesit, integriteti elektoral, llogarikërkimi e ndëshkimi, frymë e cila eventualisht do përhapet edhe në zonat e tjera të vendit. Që do të thotë se asnjë kandidat nuk duhet të zgjidhet në krye të qytetit pa kaluar më parë në ‘sitën’ e llogaridhënies ndaj qytetarëve për çdo fjalë, për çdo premtim apo projekt që propozohet në fushatë elektorale.
Ndaj gara sot për Tiranën nuk është mes dy përfaqësuesve partiakë, por mes disa kandidatëve të cilët kanë sot detyrimin t’i artikulojnë votuesit inteligjent tiranas që nuk gënjehet lehtë, se çfarë projektesh zhvillimi urban do sjellin, si do i realizojnë ato, çfarë afatesh kohore propozojnë dhe si do e përmirësojnë jetën e përditshme të familjeve kryeqytetase.
Por prej të gjithëve, njëri është jashtë loje që tani. Ky është Halimi, se atë e ka vënë Luli, dhe fijet e Lulit i tërheq ende Saliu, gdhendësi i pagdhendur i cili nuk ka më ç’të japë në jetën publike shqiptare. Për rrjedhojë, as Halimi nuk bën dot gjë, sado i ëmbël duket në ekrane. Votë e hedhur kot, që duhet të shkojë atje ku ka më tepër shpresë për një tjetër lloj projekti, një tjetër produkti gjenetik, që është gati të tregojë se çfarë aftësish dhe ekipi ka për të menaxhuar qytetin ku jeton një e treta e Shqipërisë. Pa PR fals siç ka bërë Luli, pa mashtrime e mburrje ordinere elektorale, se nuk i ha më njeri…
RalfiPse e tregon voten morte djale ajo eshte e fshehtePo vrisja mendjen se kujt i ngjanMe ne fund u kujtovaJe tamam si Uria Hipi nje personash i peshtire te David Koperfildi.
O Ralfi!
Tani ty te takon te besh SOFIZMA se edhe elokuenca nuk te mungon!
Ne KAPITALIZEM kjo vlen shume si per te SHITUR veten shtrenjte po ashtu edhe per te mashtruar fukarenjte!
Ti thua se vota jote e demtoi Tiranen dhe per kete pas 4 vjetesh pendohesh!
Pendesa jote eshte MASHTRUESE,Ralfi se ti nuk tregon te verteten reale,por majen e Ajsbergut!
Tiranen dhe gjithe Shqiperine e DEMTOI PARTIA JOTE,Ralfi,pra LSI-a!
U krijua gjoja per integrimin europian,por ne fund rezultoi SHEJTAN!
Se pari ju keni TRADHETUAR SI PARTI TE GJITHE POPULLIN SHQIPTAR,qe i dhate OKSIGJEN ARMIKUT ME TE MADH TE KOMBIT SHQIPTAR,qe te rrinte neSUNDIM edhe 4 vjet me shume!
Pa ju Berisha duhet te ishte shporrur me kohe dhe do te shpetonin pa u bere me qindra KRIME ndaj popullit dhe ekonomise!
Se dyti,TRADHETIA e juaj u justifikua atehere gjoja me interesat e Shqiperise,por pas zgjedhjeve,kur ju hyte ne fuqi i vute Berishes si KUSHT TE PA NEGOCIUSHEM dhenien e 29% te posteve ne administraten publike qe nga qendra ederi ne rrethe!
Per here te pare junKRIJUAT PRECEDENTIN KRIMINAL qe administrata publike te ndahet si PLACKE TREGU!!!
Aq e poshter eshte si metode kjo sa njerezit tuaj,kur vinte puna te kritikohej ndonje minister i juaji,ju i tregonit kufirin tek THANA:
-KETU NUK KE PUNE TI!
Kete dikaster e ka LSI-a dhe dime ne cfare veme ne pune!!!
Aq e ndyre ishte kjo sa edhe kur qeveria Rama vendosi qe cdo punonjes te pranohej ne pune me KONKURIM te hapur,nga zyrat tuaja,sidomos Monika,deklaronte:Ne ministrite tona,e kemi bere vete konkurimin!!!!
Se treti,por DEMET TUAJA SI PARTI NUK KANE PATUR TE MBARUAR,Ralfi,se kur erdhet ne pushtet me deputetet e blere me paret e pagimit te listave te borxheve neper Shqiperi,ju ne heshtje dhe djallezisht moret jo 20% te vendeve te punes se administrates,por 80% te tyre,aq sa SOCIALISTET RRINE PA PUNE,ndersa CILIMINJTE E LRI-se jane futur ne pune,aq sa edhe deputete futet nje studente!!!
Ja cfare parulle propagandonit ju ne Lushnje:
-“VOTONI PER LSI-ne ne se doni vende pune te garantuara!
VOTONI PER LSI-ne NE SE DONI T’U PAGUHEN PERSERI BORXHET ME LISTAT E DYQANEVE!!!
VOTONI PER LSI-ne se NE DO JEMI PA TJETER NE QEVERI KUSHDO QE TE FITOJE!
NE JEMI PARTI QE NA E KANE NEVOJEN PER DEPUTETE!”!!!
Kjo eshte arsyeja pse njerezit ju votuan,por ju kete e bete jo per Shqiperine,por per vete,se SOCIALISTET E SHUMTE JANE SOT TE PAPUNE e ne vend te tyre jane PD-istet,qe u konvertuan ne LSI-ste minuten e fundit!!!
KESHTU E NDATE PUSHTETIN JU TE LSI-SE SI PLACKE LUFTE!!!
Pa folur per te tjerat,si 21 janari,blloku i zi etj!!!
Pas PD-se se Berishes,ju JENI CIBANI TJETER I ZI,qe duhet te shporreni nga skena politike!!!
O Ralfi!
Tani ty te takon te besh SOFIZMA se edhe elokuenca nuk te mungon!
Ne KAPITALIZEM kjo vlen shume si per te SHITUR veten shtrenjte po ashtu edhe per te mashtruar fukarenjte!
Ti thua se vota jote e demtoi Tiranen dhe per kete pas 4 vjetesh pendohesh!
Pendesa jote eshte MASHTRUESE,Ralfi se ti nuk tregon te verteten reale,por majen e Ajsbergut!
Tiranen dhe gjithe Shqiperine e DEMTOI PARTIA JOTE,Ralfi,pra LSI-a!
U krijua gjoja per integrimin europian,por ne fund rezultoi SHEJTAN!
Se pari ju keni TRADHETUAR SI PARTI TE GJITHE POPULLIN SHQIPTAR,qe i dhate OKSIGJEN ARMIKUT ME TE MADH TE KOMBIT SHQIPTAR,qe te rrinte ne SUNDIM edhe 4 vjet me shume!
Pa ju Berisha duhet te ishte shporrur me kohe dhe do te shpetonin pa u bere me qindra KRIME ndaj popullit dhe ekonomise!
Se dyti,TRADHETIA e juaj u justifikua atehere gjoja me interesat e Shqiperise,por pas zgjedhjeve,kur ju hyte ne fuqi i vute Berishes si KUSHT TE PA NEGOCIUSHEM dhenien e 20% te posteve ne administraten publike qe nga qendra e deri ne rrethe!
Per here te pare ju KRIJUAT PRECEDENTIN KRIMINAL qe administrata publike te ndahet si PLACKE TREGU!!!
Aq e poshter eshte si metode kjo sa njerezit tuaj,kur vinte puna te kritikohej ndonje minister i juaji,ju i tregonit kufirin tek THANA:
-KETU NUK KE PUNE TI!
Kete dikaster e ka LSI-a dhe dime ne cfare veme ne pune!!!
Aq e ndyre ishte kjo sa edhe kur qeveria Rama vendosi qe cdo punonjes te pranohej ne pune me KONKURIM te hapur,nga zyrat tuaja,sidomos Monika,deklaronte:Ne ministrite tona,e kemi bere vete konkurimin!!!!
Se treti,por DEMET TUAJA SI PARTI NUK KANE PATUR TE MBARUAR,Ralfi,se kur erdhet ne pushtet me deputetet e blere me paret e pagimit te listave te borxheve neper Shqiperi,ju ne heshtje dhe djallezisht moret jo 20% te vendeve te punes se administrates,por 80% te tyre,aq sa SOCIALISTET RRINE PA PUNE,ndersa CILIMINJTE E LRI-se jane futur ne pune,aq sa edhe deputete futet nje studente!!!
Ja cfare parulle propagandonit ju ne Lushnje:
-“VOTONI PER LSI-ne ne se doni vende pune te garantuara!
VOTONI PER LSI-ne NE SE DONI T’U PAGUHEN PERSERI BORXHET ME LISTAT E DYQANEVE!!!
VOTONI PER LSI-ne, se NE DO JEMI PA TJETER NE QEVERI KUSHDO QE TE FITOJE!
NE JEMI PARTI QE NA E KANE NEVOJEN PER DEPUTETE!”!!!
Kjo eshte arsyeja pse njerezit ju votuan,por ju kete e bete jo per Shqiperine,por per vete,se SOCIALISTET E SHUMTE JANE SOT TE PAPUNE e ne vend te tyre jane PD-istet,qe u konvertuan ne LSI-ste minuten e fundit!!!
KESHTU E NDATE PUSHTETIN JU TE LSI-SE SI PLACKE LUFTE!!!
Pa folur per te tjerat,si 21 janari,blloku i zi etj!!!
Pas PD-se se Berishes,ju JENI CIBANI TJETER I ZI,qe duhet te shporreni nga skena politike!!!
Qenke komplet k..oqe!