Nga Xhevair Gradica
Dy janë hallet që pengojnë këmbët në ecje të kandidates demokrate Duma në Durrës: Sali Berisha dhe ish drejtorët e PD.
Vështirë se mund të përcaktohet se cili prej tyre është halli i parë dhe cili i dytë ngase janë derivatë të njëri-tjetrit. Fjalët në opinion se pas 21 janarit 2015 në krye të PD do të rikthehet Sali Berisha dhe fjalët si dhe e vërteta se kandidates Duma në Durrës i janë ngjitur në këpucë shumë nga ish drejtorët që fundosën PD mjaftojnë për të parashikuar pritshmërinë e fushatës për kandidaten demokrate.
Të dyja çfarë veçuam më sipër janë në gjykimin tim vendimtare dhe përcaktuese. Së pari, ata që po e pengojnë shtrimin e hapit të demokratëve në këtë startim fushate janë autorët që falimentuan PD dhe rrënuan vendin. Fushata politike ende nuk ka nisur me të gjithë forcën e vrullin, megjithatë ne i kemi parë kandidatët dhe personat që e shoqërojnë. Fare pak rëndësi ka nëse emrat e tyre janë përfshirë në shtabin politik të Gridës, apo vet ata lëpihen pas karvanit të kandidates demokrate duke dalë herë në krye, herë në mes dhe shumëherë në bisht për të mos u vënë re.
Të parët që kanë rendur për t’i ngecur nën këpucë kandidates janë pikërisht kontigjenti që sjell alergji ndër demokratë. Dhe jo kot. Dhe jo rastësisht. Babëzia e tyre në tetë vite u pasua me kosto jo të vogël për të gjithë ata që e shikonin programin e PD si realizim të ideve dhe mendimeve të tyre, të aspiratës për t’u integruar në Evropë.
Disa prej tyre janë në vrojtim nga antikrimi e antikorrupsioni, të tjerë të akuzuar drejtëpërdrejtë, ndërkohë që pjesa e mbetur nga thesi i grisur e i shqyer që dikur mbante drejtorët ka renduar të kërkojë cili e nxjerr nga telashi. Në të njëjtin thes me këtë kategori të padëshiruar për qytetarët janë edhe disa deputetë të PD dje e sot. Jam i bindur se kandidates demokrate nuk i ka shpëtuar fakti i fundit i takimit të saj me simpatizantë tek tregu në Durrës.
Ndërsa Basha shkonte drejt qytetarëve dhe Dumas, deputeti në të njëjtën rrugë tregu shkonte në kahun tjetër. Madje ky tip deputeti “demokrat” nuk denjoi të ishte i pranishëm as në çastin kur kryetari i tij Basha u ndal për të dhënë mesazhet e fushatës për qytetarët. Për plotë tetë vite e kanë çorbëzuar Durrësin, ndërmarrjet, institucionet, administratat, portin, ujësjellësin, elektrikun, arsimin, shëndetësinë, hipotekën, policinë, doganën, bujqësinë, komunat, bashkitë… Bajraktarizimi qe bërë pjesë e karakterit të tyre. Babëzia ndëshkoi njëherësh edhe subjektin politik, edhe votuesit e antarësinë. Tani për tani është paksa e vështirë të kuptohet nëse Grida e di apo jo që “besnikët” e saj ish drejtorë janë më të padëshiruarit. Ka të mundur që këtë sinjal t’ia kenë përcjellë kandidates. Por kjo mbetet vetëm një anë. Ndoshta më pak e rëndësishme.
Ajo që Duma nuk di ka të bëjë me misionin që ka marrë pikërisht ky kontigjent. Nuk ka ish drejtor të PD që nuk është i akuzuar për një apo disa akuza. Çfarë nuk kanë bërë në tetë vite duke shfrytëzuar mandatin e votuesve demokrat: kanë hequr nga puna për motive politike, kanë marrë deri në 5 mijë euro për një vend pune, kanë vjedhur me anë të tenderave e prokurimeve, kanë falsifikuar e mashtruar… Çfarë nuk kanë bërë? Nëse do të kishte drejtësi për drejtësi të gjithë do të kaleshin në burg, të gjithë do të ishin nën pranga. Për shkak të këtyre e të tjera mëkateve, kjo lloj pjelle po përdoret nga pala tjetër. Vetëm “një nder” u është kërkuar, të jenë sa më pranë kandidates Grida Duma në takimet elektorale. Filozofi e thjeshtë, e lexueshme dhe shumë mirë e pikasur.
Nuk ka pse rivalët e kandidates demokrate të dalin në fushatë. Fushatën ua bën vet Duma e rrethuar nga ky kontigjent antipatik dhe i neveritshëm për elektoratin e majtë e të djathtë. Kandidatja e PD ka thonë se nuk ka nisur ende fushatën dhe se është në fazën e njohjes. Por gjatë gjithë këtyre ditëve eksponentët e baltosur të ish drejtorëve të PD janë kujdesuar që të jenë sa më të ekspozuar në opinion. Ky është një nga dy stërkëmbëshat që i bëhen kandidates demokrate. Halli tjetër është ish lideri saj, Sali Berisha. Pa hyrë thellë dhe në analizë kujtojmë se në Durrës dhe jo vetëm në Durrës flitet se Lulzim Basha e ka të vështirë të marrë shumicën e njësive vendore.
Kjo është e pritshme dhe e pranueshme nëse do të kujtojmë se tatëpjeta që i dha qeverisja e PD vendit qe e thellë dhe fatale. Ndër demokratë është përhapur fjala se pasi të humbë Lulzim Basha, në krye të PD do të rikthehet Sali Berisha. Antarësia e simpatizantët e PD janë shumë të ndjeshëm ndaj të tilla deklarimeve.
Duhet pranuar se janë një përqindje shumë e madhe e mbështetësve të PD që nuk e votuan PD në vitin 2013 vetëm për shkak të mashtrimit që u bëri Sali Berisha, vetëm për shkak të lojës aspak të ndershme që bëri gjithandej. Fjalët e përhapura se po përgatitet rikthimi Berishës përkthehet në mënyrë të drejtpërdrejtë në humbjen e kandidates Grida Duma dhe jo vetëm të saj.
Grida do ishte mire te merte pjese te miss durresi dhe jam i sigurt qe do e fitonte po si kandidate per bashkine nuk eshte.
bytha modhe menja vogel
grida po mashtron njerzit ne durres me imazhin e saj si njeri i mire qe do beje shume per durresin por grida ashtu si e gjithe e djathta asnje zotim ska per te mbajtur dhe kur te vi fundi do justifikohen se gjoja ja bllokoi qeveria projekettet.
per arsyen se grida eshte nje kandaidate qe varet shume nga dy kreyetaret e opozites nuk eshte e duhura per qytetin e durresit mund ta lere shume mbrapa dhe ky model nuk e con durresin perpara
grida bo si heroina modhe gjynof se do zhgenjehen njerezit po ti besojne kesaj menjemodhes
Eshte me evidente se ne cdo fushate tjeter elektorale bastardimi qe Socialistet dhe levizja per integrim po I bejne ketyre zgjedhjeve ! E them kete pasi vetem ne dures jane shafqur disa skandale sic eshte ai I dhunimit te militanteve te PD dhe ai I regjistrimit te 3000 vetave nga vangjush dako ! po ashtu sulmi ne erseke etje tej ! Gjithashtu degradimi I gjuhes se politikes e kam fjalen per etiken nga Politikanet si Taulant balla apo Edvinet dhe nga analistet e majte tregojne nje realitet te parregulluar nga intelektualet e majte!
Je gazetar llafazan dhe subjektiv po për këtë ke qullosen verbazi në shënjestër. E pra edhe një buf qorr del në këtë të vërtetë të trashë dhe bajate. Me këta zyrtarë hijen PD ka të garantuar 20 vjet opozitë e ndoshta fshirje të PD nga partitë politike.
Nuk po leni gje pa sajuar kundra Grides se ju ka hyre frika ne palce! Forca, Grida! Ke shume shanse te fitosh edhe pse mafia prape ka hedhur thesin e lekeve ne loje.
Bravo Xhevahir. I vetmi problem i Grides eshte qe nuk duhet te shoqerohet me plehra qe kane vjedhr 8 vjet dhe durrsaket i urrejne. Respekt per Griden
Grida është vetë fiks si ata ish-drejtorë që i janë qepur për t’iu ngjitur nën këpucë, ajo ndodhet edhe vetë nën këpucën e saj. Mos u harrua gjë çështja gjyqësore e saj? Ajo është vet si Berisha, ka të njëjta mendime veçse i shpreh me një çorbë zjetër fjalësh që nuk duken si të Berishës. Nëse tasi i çorbës është i tërë me çorbë menderi, kushdo që do fusë atje lugën për të shuar urinë me mender do ta shuajë.
Fjala eshte per Grida Shqinen, apo jo.
Grida vetem nje gje di te beje mire….
Sali berisha per te djathten dhe edi rama e ilir meta per te majten e realizuan me sukses percarjen deri ne shperberje te ketyre dy kraheve te politikes. Perpara o misionare te devotshem per fitore te reja, me vrap drejt rusise se stepave te mutinit, se ju ben alergji europa. Shqiperia e katovices, fale jush do ta shohi me dylbi perendimin. Laberesha
Ato 1milione shuplaka pse te mos benen 2?
Mund te kemi supriza !!!
undefined
Te gjithe duan nje vend pune mundesisht drejtor, te gjithe duan te vjedhin, me pune te ndershme askush nuk ka deshire te punoje,Si te behesh miljoner duke punuar? Miljoner behesh duke vjedhur. Une sjam nga durresi por durresi eshte per faqe te zeze nga keqmenaxhimi i resuserve qe ka. A mundet Grida me keta hajdut neper kembe ta regolloj durresin? A munde Grida qe ka mentar Berishen te beje hajer? Dursaket duhet te zgjedhin nje te keqe ma te vogel por perseri do jene keq e ma keq
O Mero!
Si eshte e mundur qe lejon lloj-lloj horrash te shkruajne keshtu per nje grua.
Si nivel intelektual, Grida eshte shume lart nga kryetari i sotem i bashkise se Durresit. Kjo dihet.
Lerjani durrsakeve te vendosin. Me vone flasim. Por ata qe shkruajne dhe flasin si me lart, nje hall e kane. Dhe halli duket shume i madh, perndryshe pse do regjistronin ne listat e zgjedhesve banore te Tiranes! Ha-ha…
Apo, tani, meqe regjistrat nuk po behen dot, sic ishte menduar, Grida eshte bere problem per PS?
Se, helbete, Durresi nuk ka shume came dhe demokristiane te Nardit, nderkohe qe republikanet kanme vendosur ta mbeshtesin Griden, dhe mund te ndodhe ajo qe kane frike kundershtaret e PD?