Keti vs. Voltana? ( Pse #‎KetiPërShkodrën ?! )

13 Maj 2015, 22:53Blog TEMA
Keti vs. Voltana? ( Pse #‎KetiPërShkodrën ?! )

Nga Arfin Tafa*

Jam shpreh përpara që (deri tesh) asnjëra nuk më bind.

Ndoshta se është e lehtë për të parë atë tjetrin, me sytë, që rrallë herë guxojmë të shohim vedin.

Ndoshta se mua më bezdisin, këto shfaqjet e tifozllekut, të cilat mjegullojnë gjykimin.

Ndoshta se nganjëherë ka ëndrra, që janë më të mëdha se sa mundësitë.

Por pyetja që më vjen me i ba vedit është: Ku do ishte secili nga ne, nëse do na kishte munguar besimi, mbështetja dhe dashamirësia e të tjerëve?

Ne, me zgjedhje tonën apo jo, këtu jetojmë. Prandaj duhet ta qartësojmë në mendje nga duam të rreshtohemi, nga ana e atyre që japin një dorë apo e atyre që pengojnë?

a) NË KONTEKSTIN POLITIK

Të dyja kandidatet prej tonëve janë (shkodrane). Pavarësisht planeve dhe rrugëve që zgjedhin, qëllimi i njejti është. Por kësaj here, më shumë se kurrë, vendimi është çështje zemre:

– A do jetë nga dashamirësia (ndaj Shkodrës) apo nga inati (ndaj qeverisjes)?

– A do votojmë ‘një figurë që bashkon interesat e shumicës’ apo dikë që përfaqëson “zemërimin tonë”?

– A na duhet dikush që na shtyn përpara (sepse mund të bashkëpunojë me pushtetin qëndror) apo dikush që na lë peng, vend numëro dhe duke prit (se duam – s’duam edhe 2 vite këtë qeveri kemi) ?

Nuk jam duke thanë të ulim kryt, as ta kapërdijmë dhe as “hajt ma” gja për tu kalu. Kush meriton të marrë “një shuplak turinjve”, duhet ta marrë. Por jo duke u ba si ata, që kanë probleme me “të huajin” dhe vijnë e shkarkojnë tek “njerzit e shtëpisë”.

Keti është e jona, inati dhe zemërimi është për qeverisjen. Nuk duhet të jemi miop në këtë pikë. Jetët tona maten me vite, jo me shekuj. Koha është e çmueshme dhe s’duhet humb, prandaj që politikisht duhet KETI është e qartë !!!

Nga ana tjetër “Kryetari i Bashkisë” dhe “Këshilli Bashkiak” janë dy gjëra:

-Kush është i djathtë voton PD

-Kush është i majtë voton PSV91

-Kush do çështjen kombëtare voton PDIU

-Kush i thërret mendjes nuk voton “ngjyrën mavi të kërbaçit” e larg qoftë “ngjyrën e gjakut”.

(Si mund të votohet “ai që veç leh”, po le pastaj “rriqna” që ia ka zënë veshët ?!)

Ky kompozim i Këshillit Bashkiak:

– i lidh duart arrogancës së pushtetit qëndror,

– liron nga presioni i tij Kryetaren,

– bën që vendimet të merren me konsensusin e gjitha palëve (duke qenë kështu në favor të qytetarit),

– i japim qeverisë atë njeri (nga tanët) me të cilin dëshiron të punojë, por duke i dhënë kështu edhe vlerësimin se si ka punuar deri sot.

b) NGA RRETHI QË E MBËSHTET

A duhet dikush që:

– e propozon një grup intelektualësh nga shoqëria civile, të cilët mendojnë me kryet e vet, apo dikush që e propozon kryetari i partisë?

– e mbështet një grup të rinjsh që kanë dëshirë të ndryshojnë Shkodrën apo dikush që e mbështesin të rinj të cilët garojnë në parti kush e kush është ma servili (megjithëse në fund e kuptojnë se fiton i përkëdheluri i kryetarit) ?

– e kërkon mbështetjen tek shkodranët apo dikush që e kërkon mbështetjen tek blu-ja?

Mendoj që përsëri është e qartë se “Keti duhet”.

c) NGA RRAFSHIN PERSONAL

-A duhet dikush që është përditë në kontakt e ata që presin fundin e muajit apo dikush që deri dje ishte me ata që ne gjithmonë i shajmë?

-A duhet dikush që me nismën e vet personale ka hapur vende pune apo dikush që ka pasur bashkinë (për 21 vite) e në fushatë elektorale kujtohet të pyes banorët çfarë keni nevojë?

Si përfundim une shkoj për Ketin, por cilado që të fitojë, Zoti ia lehtësoftë punën e saj. Amin.

BA ME KEN’ SHKODRAN, TANA I BAN’ ! –

Edhe i inatosur JE PRODUKTIV,

por mbi të gjitha,

SHKODËN e sheh si QYTET, JO SI BASTION!

________________

ps Personalisht për Kryetarin votoj sepse është post egzekutiv, ndërsa për Këshillin Bashkiak preferoj ta bëj të pavlefshme. Ky i fundit ka të drejtë vendim-marrëse.

Unë njoh vetëm NJË autoritet që cakton rregulla.

Mjek stomatolog, Shkoder

6 komente në “Keti vs. Voltana? ( Pse #‎KetiPërShkodrën ?! )”

  1. sherifi says:

    Edhe mua nese do me jepej mundesia,do te votoja me kenaqesi Ketin, ndersa per ate diferencen ne sondazh,mendoi se eshte heret,fushata nuk ka filluar ala zyrtarisht.

  2. Bravo says:

    Si nje qytetar qe del hapur me bindjet e veta, kjo te ju me pelqen. Stili qe mundohesh me sjell argumenta, eshte maft i dobet e bie ne demagogji qe ne rreshtin e dyte e me pas gjithe shkrimi eshte si nje pamflet partie.
    Nuk jam shkodran, por jam i lidh me Shkodren. Ai qytet eshte ne kllapi, nje kllapi politike e shoqerore. Shkodra eshte e mpire, e akoma nuk ka vra friken. Ju flisni e gjoja debatoni per marjoneta e askush nuk sheh elefantin e kuq te LSI ne dhomen e gjumit.
    Ne ate qytet te mrekullueshem, klasa politike ka luajtur piset e po vazhdon me keq. Bashkia eshte pare vetem si mjet per te ndare placken. Sistemi i blerjes se votes tashme eshte i konsoliduar deri ne detaje, e eshte krejt e kote te shpresosh ndryshime nepermjet alternativave qe ofrohen. Cdo vend ku dinjiteti, respekti dhe e drejta jane te tregtueshme, mbetet nje vend i pa shprese.

  3. Z/Kallami says:

    Biznesmenia Keti ka tregue dhe mban potencial te forte ne hapje vende pune.Si e tille ka eksperience ne organizim dhe perdorimin me eficens te buxhetit te parave.Pikrisht keto tipare i nevoiten popullit te Shkodres me gjithe krahinen qe e administron.
    Per qytetaret dhe fshataret e Shkodres duhet njeri i afte dhe i shkathet per ti sherbye me devotshmeri ne rrijten e mirqenjes,permiresimin e jeteses.Njera do ta fitoj.Por me shume duhet mbeshtetur cila nga keto ka eksperience dhe vullnet per postin e Kryesimin e Bashkise.

  4. anananananaanana says:

    Pervecse ke gabime ortografike pafund, nuk te mungojne as gabimet konceptuale. Ve bast qe ke mbaruar ne privat. 100%!

  5. jakin shkodra says:

    Shkrim kaq t’dobt kaher nuk me kishin zan syt ne 1 gazeta.
    Pastaj e vetmja merit e ketit ishte fejesa me sander leqejzen se è hapi fabriken pa harru edhe qethjen qe i bani fondacionit te sorosit.

  6. Sara says:

    Ju me emrin ananana qe nga komenti kuptoheni se jeni militante e PD-se. Qe kur nuk keni argumentave hedhni balte mi te tjeret. Sa per info, autori i artikullit eshte nje nder ish studentat me te mire te fakultetit te mjeksise shteterori. Eshte autor i sh punimeve shkencore ne konferenca nderkombetare dhe gjithashtu nje nder mjeket stomatolog me te mire te qytetit. Me vjen mire edhe per ju qe merreni me ortografine, se thelbi i artikullit ju ka ngacmuar mire. Tani per autorin e shkrimit: BRAVO. Nje shkrim sh realist, i kuptueshem per ato qe dojne me degju, edhe krejt i sinqerte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje