“Ne Tirana” apo “Ne Shqipëria”?

15 Maj 2015, 10:05Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në garat për bashkinë e Tiranës ka patur gjithnjë kandidatë të pambështetur nga dy partitë e mëdha, por zakonisht ata kanë marrë më pak se 1% të votave (përjashtim bën vetëm Dashamir Shehi në vitin 2000, kur mori 3% të votave).

Në garën e sivjetme, sipas sondazhit të IPR-Marketing, të prezantuar në televizionin Ora News, një kandidat i pavarur ka shansin për herë të parë të kapë një rezultat dyshifror – Gjergj Bojaxhi, ka aktualisht mbështetjen e 12.5% të votuesve (http://www.respublica.al/opinion/2015/05/13/sondazhi-ipr-marketing-bojaxhi-40-mije-vota-kryeson-veliaj-ne-tirane ).

Por a besojnë votuesit që mbështesin Bojaxhiun se ai do të zgjidhet kryebashkiak i Tiranës? Sondazhi i IPR-Marketing na tregon se nga 12.5% që janë gati të votojnë sot Bojaxhiun, vetëm 1% besojnë se ai do të jetë kryebashkiaku i Tiranës pas 21 qershorit.

Këto dy rezultate, të kombinuara së bashku, japin mesazhe shumë të rëndësishme për partitë e mëdha, por edhe për kandidatin Gjergj Bojaxhi.

Së pari, 1/8 e votuesve aktivë të kryeqytetit u thonë partive të mëdha se, pavarësisht se nuk besojnë që vota e tyre do ta bëjë Bojaxhiun kryebashkiak, ata do ta japim votën për të, sepse u ka ardhur në majë të hundës nga rrotacioni i pushtetit mes Lolit dhe Colit, që ato kanë aplikuar për çerek shekulli.

Së dyti, 1/8 e votuesve aktivë të kryeqytetit i thonë Gjergj Bojaxhiut se nuk presin nga ai që, gjatë fushatës t’u shpegojë plane të detajuara sesi do ta zhvillojë Tiranën, sepse ata e dinë që ai nuk ka shans t’i fitojë këto zgjedhje.

Ata presin që Bojaxhiu, gjatë fushatës, të kritikojë hapur dhe thellë thelbin e asaj që ka shkuar keq në këtë qytet e këtë vend gjatë çerek shekulli, si dhe t’u japë shpresën se grupimi “Ne Tirana”, që mbështet sot Bojaxhiun, do të kthehet nesër në një lëvizje politike me emrin “Ne Shqipëria”.

Në qoftë se Bojaxhiu arrin ta krijojë këtë shpresë gjatë fushatës, 1/8 e votuesve që e përkrahin sot atë mund të bëhet 1/4.

Ndërsa në qoftë se merret gjatë fushatës vetëm me planet për rregullimin e rrugicave dhe pastrimin e plehrave të Tiranës, ka rrezik që në 21 qershor, 1/8 të përfundojë në 1/16…

6 komente në ““Ne Tirana” apo “Ne Shqipëria”?”

  1. Rruga e Elbasonit says:

    gjergj bojaxhi eshte projekti i rruges se elbasonit per kryeminister te ardhshem, pasi te shkoje rama ne surrel…

    1. lulzim says:

      me duket absurde qe perhapni keshtu lloj dizinformimesh. po merreni me fjale boshe nderkohe cfare na duhet eshte te bejme projektet konkrete realitet. Veliaj eshte permbi te gjithe keta kandidate pasi vjen si skuader dhe si fryme e energji e re. eshte mire qe te jemi te qarte per kete pjese. Halimet dhe Bojaxhinjte nuk bejne asgje tjeter vecse propagandojne ndryshime imagjinare dhe metaforike.

      1. Skypion says:

        Gjergj Bojaxhi eshte emri me i lakuar keto dite,pas atij te Erion Veliajt,nga mediat e majta,gazetaret,opinionistet dhe analistet e saj.
        Qe kur shpalli kandidaturen e tij,jave me pare,patem vene ne dukje promovimin e ethshem te ketij mashtruesi nga shtypi i majte me lukunine e tij te mercenareve te pushtetit.
        I pari qe nisi fushaten pro-Bojaxhi,eshte pikerisht Zaloshnja,mercenari Nr.1 i qeverise socialiste,i njohur tashme per “sondazhet” e tij te porositura,qe i ben per dizinformim dhe per te coroditur opinionin publik,cdohere ne prag zgjedhjesh.
        Eshte e kote qe te perserisim qe askush,askush per be,nuk e beson,as ne endrren e tij me te cmendur,qe mund te kete shanse per nje kandidat te pavarur,cilidoqofte ai.S’ka asnje shans.S’ka asnje mundesi.Probabiliteti eshte zero.Zero absolute.
        Te gjithe e dime qe ka ZERO mundesi per nje kandidature te pavarur.Te gjithe,paperjashtim.E megjithate,mediat e majta,mediat e qeverise,mercenaret mediatike te qeverise,duke bere shejtanbudallain,nuk lene rast pa i bere promon Gjergj Bojaxhiut.
        “Ne Tirana”,sic edhe e kemi thene me pare, eshte “Ne Ti-Rama”.Domethenia e sloganit eshte e qarte.
        Ne – dmth grupi i zuzareve te Bojaxhiut.
        Ti – budallenjte tek te cilet,zuzaret shpresojne te marrin voten.
        Rama – Kryezuzari,per hesap te te cilit kandidon mashtruesi Bojaxhi.
        “Ne Ti-Rama”,eshte nje diversion i paster i Edi Rames,i qeverise socialiste,i Aleances se Qelbesirave,ndaj opozites demokrate ne keto zgjedhje.Por,jo vetem.
        Jo vetem,sepse,eshte menduar qe ky grup zuzaresh,maskarenjsh,horrash “me fytyre qytetare”,te sherbeje si ballast me vone,pas zgjedhjeve,ne rast se merr nje mbeshtetje te tille ne vota qe do t’i bente te mundur krijimin e nje levizje sic e paralajmeron mercenari i Rames,Eduard Zaloshnja.
        Pra,synimi i pare eshte diversioni ndaj opozites ne zgjedhjet e 21 qershorit.Synimi i dyte eshte diversioni permanent me krijimin e nje levizjeje a partie nga ky grup horrash,pas zgjedhjeve.
        Parti apo levizje te tilla,sajohen perhere kur qeveria eshte ne hall,kur maxhoranca ka humbur peshen si e tille,kur pushteti eshte ne rrezik serioz.Keshtu ka ndodhur perhere.Keshtu ndodh perhere.
        Parti apo levizje te tilla,sherbejne si ballast per pushtetin ne rrezik.
        Shikoni se cfare hipokritesh te neveritshem jane grupi me “fytyre qytetare” i Gjergj Bojaxhiut.
        Ata e dine qe ne e dime,qe te gjithe e dine,qe Bojaxhi,si cdo kandidat i pavarur,ka zero shans per te fituar,por bejne sikur nuk e dine.Luajne pjesen.Ne kete loje u ndihin mercenaret mediatike te pushtetit.Por,lind pyetja:kur keta e dine qe te gjithe e dine,se Bojaxhi nuk ka asnje shans per fitore,atehere pse e luajne kete loje?!
        Pergjigja eshte e thjeshte.Loja behet per ata qe konsiderohen trushpalere,trushkulur,idiote te dobishem,te cilet besojne cdo budallallek qe t’u thuash.Perhere keshtu ndodh.Per fat te keq ,keta jane edhe shumica e votuesve ne Shqiperi.Genjeshtren me te madhe po t’u thuash,kjo kategori eshte e predispozuar qe ta besoje.
        Ne jemi mesuar me kete.Por,jemi mesuar kur e thone politikanet,te cilitdo krah qofshin ata.Eshte neveri.Por,nje neveri qe e kaperdijme.
        Por,kur kete e bejne ata qe na prezantohen si “fytyra qytetare”,si ,medemek,”intelektuale te pavarur”, “anti-sistem” etj,kjo neveri eshte e pakaperdishme.Aq e gerditshme eshte ajo.
        Te tille jane ata surreterit e grupit te Bojaxhiut,disa prej te cileve spurdhjake qe nuk munden te vetrealizohen ne KOP-in e famshem te PD-se se para 10 viteve,cka deshmon se angazhimi i tyre ne KOP ate kohe,nuk ishte per ata c’thoshin(liri,te drejta,demokraci e terrci e verrci),por per ambicje te mirefillta personale.
        Kampi i Qelbesirave u shtua me keto qelbesira te reja.
        “Ne Ti-Rama” eshte grupi i radhes se qelbesirave qe u bashkua me Aleancen e Qelbesirave.

    2. statisticien shqiptar says:

      zaloshnja, ta dish qe ne 21 qershor do te jemi 1/4 ne te tiranes, dhe jo 1/16

  2. lavdosh says:

    Ky shkrim eshte ne vijim te atij 2 muaj me pare kur grupe interesash filluan promovimin e Bojaxhiut
    Sot ky eshte fillimi per krijimin e nje partie te re qe te mbroje interesat e disa te tjereve. Parcilizimi i politikes me kete sistem politik qe kemi ndertuar nuk do ta lejoje kurre Shqiperine qe te zhvillohet. LSI si fenomon do shtohet nga ky sistem. Ka ardhur kohe qe sitemi te ndryshoje dhe partite mos te jene nje grup njerezish qe i bashkon interesi personal (kuptohet vjedhja e pasurise se perbashket) por grupime qe bashkohen nga ideologjite

  3. shqipo says:

    hera e pare qe te pelqej Zaloshnja.perderisa ky pis milet voton per partite e demagogeve dhe hajduteve,mbetet shume pak vend per njeriun e mire si Bojaxhi.Po ata mut amb.usa pse nuk e mbeshtetin,apo edhe atyre ju pelqejne ishkomunistet ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje