Që atij që të bën nënën, të mos i thuash më babë

15 Maj 2015, 18:25Blog TEMA

Nga Anxhela Çikopano

Se më thotë njeri që politikanët shqiptarë bëjnë si elitarë dhe nuk i kanë më këmbët në popull, ia thava turinjtë. Politikanët shqiptarë janë taban i vërtetë popullor, folklor i gjallë, ja shikoni, fjalën e urtë popullore: “Shqiptarit bëji nënën të të thotë babë” e kanë moton e tyre të punës.

Që pas turkut shqiptarit ia bën nënën i veti: një herë pa bukë, pastaj pa të drejta, pastaj i hiqet fjala, pastaj prapë buka, pastaj paratë mënjanë, vazhdimisht pa bukë… sepse e dinë legenat! e dinë që kur nuk nxjerr dot bukën e fëmijëve nuk ke vakt të kërkosh të drejta qytetari; nuk ke vakt të thuash: “më bëj një park lodrash për fëmijët”, “ma shtro rrugën gjer në Lalz të bëj ca pushime”, “më krijo arsim më të mirë, që fëmija im të garojë rrotë më rrotë me francezin”, “dua pak teatër të heq stresin e ditës”.

Jo, këta e shtrydhin shqiptarin vazhdimisht, e helmojnë duke sharë shqiptarët e secilit krah partiak, e nxjerrin në shesh duke i mbajtur peng bukën e fëmijës. Se janë mësuar këta ta lënë t’i vejë thika në kockë e kur të mos mbajë më, të ngrihet ky populli i vogël, gjakënxehtë e kryeneç i shqiptarëve dhe të bëjë revolucion: të shkulë pllakat e Pallatit të Kulturës, të hedhë buste, të shqyejë depo armatimesh, të djegë kadastra, të vriten me njëri-tjetrin dhe pastaj të vijë pala tjetër e politikës-Mesiat ose ndonjë qeveri koalicioni, me tre mbretërit e urtë që na lexokan yjtë në qiell. Dhe kështu vazhdon rotacioni politik, duke u pështyrë e duke u lëpirë në atë sallë parlamenti, që nga ndyrësitë që nxjerrin nga goja ngjason me poshtëurat e Lanës.

Po shqiptarët? Shqiptarëve u bëhet nëna nga “babai”: paguajnë pllakat që shkulën, paguajnë 7 tendera për rikonstruksionin e vendit ku rrinte busti, paguajnë taksat që u vënë ata që shitën armët e depove të shqyera, paguajnë gjykatësit se nuk e gjejnë dot më të drejtën e pronave në kadastrat e shkrumbuara, qajnë njëri-tjetrin dhe presin… presin të ndryshojë ky rotacion ndyrësish që “çuditërisht” nuk duket të ndryshojë…

Dhe vjen një ditë, vjen dita kur votojnë dhe nuk duan të shkojnë, se janë të zhgënjyer, se nuk dinë më kë të zgjedhin, se u ka ardhur në majë të hundës. Ore vëlla, moj motër, a e kuptoni se ç’po ndodh? A e kuptoni që po presin nga ju o të votoni ata, o të shkulni pllakat e Pallatit të Kulturës, se në fund të fundit ata janë të fituar? A e kuptoni se edhe vota jote, ajo njëckë në atë listë të gjatë emrash që duket krejt e parëndësishme është një gur për të ndërtuar shtëpinë. Po në mos e ndërtofshim sot, do ta ndërtojmë pas një viti, pas 10, nëse që të gjithë vëmë një gur një nga një, përherë, në çdo zgjedhje. Kur e ndava mendjen të provoja një herë se ç’do të ndodhte po të mblidhja ca firma për Gjergjin, zbulova që secili mendonte se ishte vetëm, se “hajt mo, po e jepte njëherë, pa tafti-bafti se nuk do bëheshin shumë” dhe ja ku në fund dolën më shumë se 13 000 “tafti-bafti” që nuk e njihnin njëri-tjetrin, që e ngritën dorën ta merrnin gurin, paçka se mendonin të ishin vetëm.

Mbase këto zgjedhje të vogla, ja këto administrativet që kanë si motiv ta bëjnë qytetin të na shërbejë dhe jo politikën të mbushë xhepat, janë hapi i parë që shqiptari të mos e mbajë më “babën” në kurriz, atë babën që i keqtrajton nënën dhe i ha bukën e fëmijëve. Harrojini pllakat vëlla e motër, në 2015 shqiptari duhet të ngrihet nga kafja, nga telenovela dhe nga çdo trumpirje tjetër që na servirin, për ta ndryshuar realitetin e tij me atë gurin e vogël, që vetëm në familjen e tij bëhet një dorë gurësh. Ngrihu shqiptar të ngresh shtëpinë tënde, një shtëpi ku “atij që të bën nënën të mos i thuash më babë”!

17 komente në “Që atij që të bën nënën, të mos i thuash më babë”

  1. B says:

    Ja u ngrit shqipetari , e pastaj me ate vite ku te shkoj e ç ‘far te beje ?!

  2. heshtje says:

    Eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee , gjithcka qe the deri ne 75 perqind te shkrimit 1000 perqind dakort,por……. shkrimin e ke bere per ti dale ne mbrojtje dhe sherbim atij…. te ATYRE ! E ke bere per tu dukur , me shume se per te qare hallin e ……!

  3. tfgs says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkk………..

  4. statisticien shqiptar says:

    sipas sondazhit te atij italianit ne ora news, vetem 12.5% jemi ne tirane ne qe e japim voten per gjergj bojaxhi. anxhela, meqe qenke firmetare, thuaj gjergjit te organizoje protesta e te dale me shpesh ne tv, qe ne 21 qershor te behemi 25%

  5. shvejk says:

    Ama per Gergjin e paske patur fjalen moj Anxhela? Shyqyr qe na e the andej nga fundi i artikullit se nuk po ja gjeja dot fillin. Po Gjergji nuk eshte fytyre e re moj Anxhela e zgjuar , Gjergji eshte njesoj nje fytyre e vjeter ashtu sic eshte fytyre e vjeter PD qe e polli dhe pastaj e hodhi poshte kur nuk i duhej me.

  6. Klimax says:

    Problemi nuk eshte vetem se jaranit te nenes shqiptari i thote babe, por dhe faren bastarde qe ai mbillte e mbjell cdo sezon ne barkun e nenes, shqiptari i thote vella!
    Dhe duke qene se bastardet jane shtuar e shtuar kaq shume dhe te vetmen gje qe bejne eshte te lehin nga mengjezi ne darke duke ndjekur bucet e rrugeve, eshte e pamundur qe te shpresosh se nje dite shqiptari do te jete rrote me rrote me francezet!
    Bastardet jaranin e nenes do te njohin per jete per babe! Fatkeqesisht!
    Qe ta mohojne baben e vetmja shprese eshte te kthehemi 600 vjet mbrapa ne kohe dhe atje te zbulojme dhe te ri-marrim identitetin e humbur!

    1. claudius ilirius says:

      Nuk kam cfare te pergjigjem, se cdo fjale qe te shkruaj nuk do i shtoj vjera analizes psikosociale qe i ke bere shqiptarit. Thjesht ne si shoqeri, ktu e tre, mos te them me shume breza, vuajme nga nepotizmi, dhe dobesia e karakterit, plus edukimin e dobet. Duke kalkuar keto faktor si nje ekuacion matematik, nuk do prisja rezultate te tjera.
      Sa per te ri-marrur identitetin nuk eshte e mundshme ne kte sistem. Duhet nje lider te lind dhe te bej pastrim nga kta bastardet me pasaporta shqiptare, se demokracia eshte kthuer si nje prostitute qe e ka ai qe jep me shume lek. Nuk mund te fitosh me menyra demokratike, pa gazeta,tv,radio dhe mjete qe kta i kontrojme.
      Dhe lufta qe te kete shpesa behet sy me sy, e dhemb me dhemb. Por ne do japim betejen tone,ate qe kalon nga dora jone, me shprese qe perendia do na dergoj nje lider………

  7. rew says:

    Po te isha ne Tirane do te votoja Bojaxhi-ne, jo se eshte me i mire se te tjeret ( kete nuk e dime ) por per te ekuilibruar te keqen ne pushtet dhe opozite.

  8. xhateli says:

    Ja edhe nje shkrim qw na tregon edhe nje here se na ka mbire edhe gazetaria-porno. Por porno e ndyre ama, pa pike lidhjeje me problematiken e drejte qe trajton.
    Po c’them edhe une? A ka gazetari ne kete vend? Ka vetem ca fletushka, qw nxihen me boje shtypi, nga ca cupa dhe cupelina qw shkarravisin ne te zeze, dhe qe te shitet fletushka sa per te marre rrogen, merren me ma hypi e ia hypi…
    Problemet madhore qe meton te trajtoje ky shkrim, nuk justifikojne filmin porno qw na paraqet ne te regjisori ne te zeze…

    1. Agimi, DETROIT. says:

      @ xhateli,

      Mos u merzit kaq shume o xhatel, se nuk te shau as Erjonin dhe as Halimin.

      Kjo Anxhela shume bukur e kishte deri aty kur permendi Gjergjin.
      Edhe thirrjen ne fund e kishte te aresyeshme.

      Une per vehte simpatizoj Erionin dhe dua te fitoj Erioni,
      por po te isha ne Shqiperi kesaj rradhe do te votoja per kandidatin e pavarur,
      Gjergj Bojaxhiun sepse perkrah idene e kandidateve jo partiake.

      Keshtu qe nuk e ka shume gabim.

      1. titi says:

        O Agim te te pyes:Mos simpatizon gje erjonin ngaqe eshte agjent i Sorosit apo per faktin qe ne dy vjet minister ka shkelur ligjin 2 here(i dha tenderin per zbukurimin e rrugeve kur erdhi papa firmes se vellait te vete megjithese ligji thoshte qe firma fituese duhet te kishte te pakten 1 vit aktivitet , kurse firma vllait te erionit kishte me pak.2 kalaja e Gjirokastres mund te merret me qera vetem per eveniment kulturor e jo per motive personale.Dy vjet minister shkel ligjin dy here heren e dyte per nje kapricio personale megjithese ska shume faj se kur nje pederast martohet me nje femer event kulturor eshte.:P

  9. adria says:

    Shqipetaret , Jaranin e nenes e duan me shume se baben .

  10. Elpiniqi says:

    Kjo “Anxhela” qe shkruan si mashkull kurvar,mos eshte gje TRANSVERTSTIT???
    Te gjitha sa thote i lidh me “JARANIN E NENES SE VET”!!!!

  11. fshatari says:

    O Anxhela e njeh mire Gjergjin ti?
    …sepse edhe une e dija burre te mire por mora vesh nga burime te sigurta(seriozisht)se edhe Bojaxhiu e lyente mire me graso qeren e korupsionit kur ishte drejtor i KESH

  12. harpagoni prej hekurbetoni says:

    po mir mo vlla!
    kujt duhet me i thon bab, majmunit a?!

    1. Esmeri says:

      O harpagon…!
      Ne se nuk e ke gjetur akoma baben tend,me siguri shiko se mos i ngjan KOMSHIUT ose BRIGADIERIT te kooperatives!

  13. babi says:

    Anxhela Cikopano nga kryekomunistat Cikopano je me bije? Nga ata qe kane ato cupat qe rihen ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje