Një “shaka me zarar” ndaj Erdogan!

18 Maj 2015, 18:37Blog TEMA
Një “shaka me zarar” ndaj Erdogan!


Nga Jonida Hitoveizi

Përdorimi i vajzës minorene nga Shkodra, që bëri të përlotej çifti Erdogan, pasi lexoi një poezi ku bëhej thirrje për xhihad, është një ilustrim tronditës sesa joserioz jemi, jo vetëm në çështjet e besimit fetar. Poezia u kritikua mjaftueshëm për mesazhet e saj, por nuk  ishte vetëm kjo pjesa më e rëndë.

Më e rëndë është hipokrizia totale e organizatorëve për t’iu servilosur Erdoganit ( ose tepria e “traditës” për të kënaqur mikun që të vjen në shtëpi) që doli më vonë.

Në një intervistë që ka qarkulluar sot në të gjitha mediat, rezulton se vajza ishte thjesht një aktore para Presidentit turk, e cila edhe vet ishte çuditur nga reagimi i çiftit presidencial pas shfaqjes së saj.

Të marrësh një vajzë, vetëm pse di turqisht, ta veshësh me hijab dhe ta nxjerrësh para Presidentit turk, për ta përlotur,  më  duket një shfaqje tepër e padenjë  për shtetin shqiptar, i cili është laik.

E para, sepse e gjitha ka qenë false. Vajza as ka kuptuar se çfarë ka recituar.

Madje vet ajo tha se u habit nga reagimi i Erdogan dhe jo pa faj. Për të kuptimi i poezisë veç faktit që ishte në turqisht, nuk i transmetonte asgjë.

E dyta, sepse vajzës i është imponuar një veshje fetare për një shfaqje hipokrite në rastin konkret. Vajza në jetën e përditshme nuk mbulohet me hijab, por shkon në shkollë me “blue jeans”.

Nisur nga kjo, nuk e kuptoj se ç’të keqe do të kishte nëse vajza do e recitonte poezinë pa shami në kokë ( nëse duhej patjetër ky nderim) dhe nëse nuk recitonte këtë poezi luftënxitëse, por diçka tjetër që do t’i përshtatej realitetit tonë laik dhe harmonisë sonë fetare, ku askujt nuk i shkon në mend të nisë ndonjë  luftë për besimin e tjetrit.

E treta, është e rëndë që në këtë rast është përdorur një fëmijë. Vajza është thjesht 16 vjeç dhe nuk ka pse t’i induktohet një ideologji e caktuar fetare, edhe pse studion në shkollën e Medresesë. Ajo ishte emocionuar nga lotët e Presidentit turk për poezinë dhe kjo gjë mund të ndikojë në zgjedhjet e mëvonshme të saj kulturore apo fetare. Dhe ky është manipulim i mendjes së një adoleshenti.

E katërta, nuk e di ku thuhet në protokollin e shtetit shqiptar që për vizita zyrtare, duhet të recitohen vargje që bëjnë thirrje për luftë  fetare si ajo që recitoi adoleshentja ku spikasnin fjalët.

“Na jep fuqi, mos e lër pa luftëtar sheshin e xhihadit o allah

Vitet qe presin heronjte, mos i lër pa heronj, o allahu im

Te dime te dalim kunder armiqeve”

Shqipëria është një vend që ka synuar gjithmonë Perëndimin dhe gjithë kjo shfaqje, vënë në pozitat aktuale ku xhihadistët e Sirisë dhe Irakut po presin koka njerëzish “kundër armiqve që nuk besojnë si ata”, e bën me të pahijshëm këtë gjest, i cili besoj se ka qenë i pamenduar gjerë e gjatë.

Siç janë shqiptarët të pavëmendshëm kur vjen puna tek feja.

Mirë do ishte, që kur kemi vizita të tilla kaq të rëndësishme, të tregojmë identitetin tonë, sepse, në fund fare hipokrizia nuk nderon askënd. Madje po të shohësh sinqeritetin e reagimit të çiftit Erdogan, mendoj se ky  ishte  një gjest fyes. Sepse e gjitha ka qenë një inskenim, një “vënie në skenë” nga ana jonë. Një rol dhe asgjë më tepër.

Do të ishtë më mirë sikur edhe lotët e Erdoganit të ishin fals, por nëse kanë qenë  të vërtetë,  edhe ai duhet ta dijë se organizatorët i kanë bërë “një shaka me zarar”, siç mund të  thuhej në turqishten tonë.

28 komente në “Një “shaka me zarar” ndaj Erdogan!”

  1. polisi says:

    nga keto gjera kemi ngel keshtu ne njeres fals,shikojm gjithmon momentin

    1. Agron says:

      Na cane koken tepelenset e Temes
      me moralizmin e tyre antifetar e te paguar.

  2. zhaku i pamposhtur says:

    zonja hitoveizi…po shkruaj thjesht dhe pa emocione disa gjera qe une i shikoj me syrin tim dhe i peshoj sipas mendjes sime…poezine e asjas 16 vjecares as nuk e kam lexuar dhe as nuk mund ta paragjykoj por duke iu referuar vargjeve qe ju sollet ketu une e nenkuptoj ndryshe nga ju kuptimin e tyre…as me shume e as me pak mendoj qe ajo vajza e recitoi si papagalli ate poezine(nqs eshte keshtu sic thoni ju qe ajo nuk e dinte as kuptimin dhe as permbajtjen e poezise..)por papagalli me i perkryer jeni ju si nje gazetare servile dhe mashe e te tjereve…ku ishe ti moj zonje perpara disa ditesh kur ajo 16 vjecarja recitoi poezine?? sot u kujtove ti te protestosh per ‘rrezikun’ e atyre vargjeve??apo sot u mblodh ‘biroja’??…jam ateist dhe me vjen per te vjelle kur shikoj se si ju ze histeria kur degjoni fjalen xhihad(dhe jam shum i sigurte qe pjesa me e madhe e juaj qe paragjykoni as qe ja dini kuptimin fjales xhihad…pra me kujtoni ate skecin e vjeter qe xhandari injorant shkon te arrestoje mesuesin e fshatit dhe e akuzon per analfabet…hej pik e zeze!!)
    sa nuk kishim lidhje me fene jetonim mire e bukur me njeri tjetrin dhe nuk na rruhej per fene dhe tani qe kishat dhe xhamite te mbysin nga syte shikojme qe shajme njeri tjetrin jo ‘shqipfoles’ jo ‘sunit’ jo ‘mongol’ jo ‘arab’….rilindasit tane kane qene dhe duhet te mbeten ne breza fanare ndricues kudo ku flitet gjuha shqipe sepse feja e shqiptarit eshte vetem shqiptaria….prandaj ti zonja hitoveizi shko dhe thuaju atyre ‘shefave’te tu qe te dhane shkrimin te gatshem ta paraqesesh ne kete gazete qe ta pyesin hiresine janullato se si e nenkupton ate thenien e pashko vases apo cfare mendimi ka per ortodokset shqiptare?..(ai eshte prononcuar qe ortodokset shqiptare jane te kombesise greke..)

    1. Aleks says:

      Ti je Hoxha e durrsit? MOS provo tra mohosh se dhe ai ket qendrim mban

    2. Ne Shqiperi ne jemi raciste nderkohe shume te perulur e servile me te huajte. says:

      Zhak, jep mendime po
      mos fyej. Vetem i sha-mi shan

    3. ALB says:

      o Zhaku ti dukesh qe je i kombesise turke ca na tregon ateizmin,, meqe na flet per rilindasit i njeh mire kush jane rilindasit dhe cfare feje kishin,, ortodokset shqiptar (Veqilharxhi,Kristoforidhi,Asdreni,Noli,etj) kane bere shume here me teper se ju mbetjet turke qe edhe mbas 100 vjet pavaresi flisni per vellazeri me ata qe mohuan kulturen, gjuhen dhe fene shqiptareve per 500 vjet, eshte me mire qe ju te krijoni pakicen kombetare turke sesa te fshiheni mbas identit shqiptar dhe punoni mbas shpine per turqine,,ose ikini andej nga keni ardhur kjo eshte toka e arberve dhe epirioteve te Gjerjg Kastriotit

  3. jeton says:

    Shume drejt Jonida. Keto mesazhe dhe kete koment duhet tja dergosh drejtuesve te medresese Haxhi Shehj Shamia ne Shkoder, Shoqates “Istanbul” qe financon kete medrese dhe qe kjo financohet direkt nga shteti turk.

    Ajo eshte medrese e Erdoganit ne Shqiperi dhe te gjithe mesuesit ose jane shkolluar ne Turqi ose jane te kapur nga strukturat e Erdoganit ne Shkoder. Ata nuk i bene nderime “mikut” por pronarit te tyre.

    I sherbyen per te bere fushat per zgjedhjet ne Turqi tani sepse pronari i tyre eshte ne veshtiresi atje tani.

    Eshte me e thjeshte se c’duket situata.

  4. sit... back..and relaks →→→ says:

    tani teatri mund te ishte i tepruar ose jo kete nuk e dime por te kalosh ne ektremin tjeter si artikullshkruesja edhe keshtu nuk ben. tani keto vargjet qe ka shkruar ne artikull vertet kane fjalet luftetar, hero, etj, po nuk duket te bejne ndonje thirrje per lufte fetare apo etnike. ne vete kemi ne hymnin tone te flmurit i cili thote:

    Prej lufte veç ai largohet,
    Që është lindur tradhëtor,
    Kush është burrë nuk friksohet,
    Po vdes, po vdes si një dëshmor.

    Në dorë armët do t’i mbajmë,
    Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
    Të drejtat tona ne s’i ndajmë,
    Këtu armiqtë s’kanë vend.

    me llogjiken e jonides edhe ne keto strofa behet thirrje per lufte etnike etj etj.

    tani besoj se ate vajzen aty nuk e coi qeveria por komuniteti fetar perkates, kerkojani llogarine komunitetit fetar pse zgjodhi ate menyre pershendetje e jo nje tjeter. Megjithate aty ka pasur edhe shqiptare te tjere ne takim dhe ata fare mire mund tja kishin marre kenge TEK RRAPI NE MASHKULLORE dhe e mbyllnim barazim.

    1. S.R. says:

      # dhit back and relax… Qenke koqe fare ama, te krahasosh himnin kombetar me nje vjershe xhihadiste qe Erdoanit i kushtoi burgun eshte thjeshte dhit back etj.

      1. zhaku i pamposhtur says:

        e pse eshte koqe ky? sepse ste pelqen ty mer shurraq?? shume te paster ta dha faktin e hymnit…pra po ta peshosh himnin tone me ate ‘peshoren’ e zonjes(apo zonjush) hitoveizaj del qarte qe himni yne kombetar eshte shume here me ‘mekatar’ se ajo poezia e asaj 16 vjecares…por une nuk kuptoj nje gje vec…ne kemi ujkun mu ne mes te tiranes dhe trumpeton fuqishem percarjen e shqiptareve(hiresia e tij..)dhe ju kerkoni gjurmet neper vargjet e vari leshit…

        1. Jeronim de Rada says:

          Hymni nuk mund te jete shume here me “mekatar” se sa ajo duaja e 16 vjecares. Hymni kombetar nuk ben thirrje per lufte etnike (as fetare). Hymni kombetar ben thirrje per lufte mbrojtese. Dhe ajo lufte mbrojtese nuk eshte vetem kunder aziatikeve, por eshte edhe kunder serbeve, grekeve… Ai thot ” Te mbrojme Atdheun ne cdo vend” .”Te rrapi i Mashkullores”shqiptaret zhvilluan nje lufte mbrojtese ndaj pushtuesve aziatike. Dhe ka dallim lufta mbrojtese nga ajo pushtuese. Hymni ka karakter kombetar, kurse duaja ka karakter fetar. Hymni na bashkon kurse duaja na ndan (percan), sepse thot :”Pa myslimane, zoti im!
          Na jep force,mos e lere fushen e xhihadit etj. etj.
          Pra barazimi i duase me hymnin kombetar eshte qellimkeq. Kete e bejne vetem ata te cileve “vellazeria” me turqit ua ka mjegullisur mendjen!

          1. sit back and.. relaks says:

            edhe serbet ne kendveshtrimin e tyre lufte mbrojtese zhvilluan ne kosove. Interpretimi i luftes mbrojtese varion nga kendveshtrimi. edhe hitleri lufte mbrojtese beri per krahinen e sudeteve ne ceki, te pakten keshtu u justifikua. edhe vargjet qe ka recituar ajo cupa per lufte mbrojtese interpretohen, per te mbrojtur fene dhe traditat e tyre. pra shoku jeronim sic thashe, perkufizim mbrojtes apo sulmues varion shume per te njejtin tekst apo kontekst

              1. C,qep a ty qep gojen e ujkut te mos ma haje gjene e gjalle

      2. sit... back..and relaks →→→ says:

        qekena mor vesh o S.R, me paske kuptu drejt.

  5. Freedom says:

    Shqiperia dhe shqipetaret jane nje komb 100% kristian. Pushtimi 500 vjecar Otoman kerkoj te konvertonte popullin shqiptar nga kristian ne myslyman. Sot ne demokraci, Shqiperia duhet te shkoje ne origjinen e te pareve tane, qe i perket fese kristiane. Nje fe e imponuar me force nga pushtuesi nuk eshte dhe duhet te jete feja jone. Jemi Europiane, dhe duhet te tregojme veten se jemi te tille. Ne te kunderten, brezat e ardhshem nuk do te na i falin gabimet historike qe po bejme. Ju pershendes,

    1. Ujku do mjegull says:

      Shqiptaret,ndosha edhe mund ta kishin bere kete qe thua zotrote,te ishin kthyer serisht ne fene e e pareve te tyre,por serisht nuk do te shpetonin nga belaja.Kjo per faktin se,hijenat greke perpiqen te vene shenjen e barazimit,midis te qenit ortodoks dhe te qenit grek.Prandaj Rilindesit tane te medhenj na lane amanetin e tyre te perjetshem :”Feja e shqiptarit,eshte shqiptaria”.Kjo duhet te jete “ikona”,qe ne duhet t`i perkulemi e te adhrojme cdo dite .

      1. sit... back..and relaks →→→ says:

        feja qe na shkon me per mbare pa bere armiq asnjerin eshte budizmi, me budizem ina me rregull, kina ne japonia as na kane pushtu as kane ne men me na pushtu e nuk dun as xhamia as katedrale me ndertu. dun vetem nji byth peme e nja dy gjethe me u fal ene kaq maro pune. plus qe ene falja eshte pa ze, behet me meditim ene kshu nuk nigjojme as kemboret e deleve te janulles e as blegerimat e hoxhallareve.

  6. Klimax says:

    Shaka???!!! Jo! Ajo qe ndodhi nuk ishte aspak shaka! Cdo gje ishte e parapergatitur dite me pare, shume dite me pare se si do te ishte programi 12 oresh i vizites Erdogan ne Shqiperi.
    Kete program nuk e pergatiti ndonje regjizor teatri qe midis te tjerash “zbuloj” kete vajze per ta mbuluar me hijab dhe te kenaqi “mikun” nga Stambolli me interpretimin e saj ne turqisht per gjak e per xhihad!
    Jo! Cdo gje e pergatititur deri ne ollesi ishte e perpiluar dhe e organizuar nga lart, nga shume lart, nga kryetari i shtetit dhe ai i qeverise per te kanaqur sa me mire Sulltanin e ri te shqiptareve!
    Ajo qe ndodhi nuk eshte shaka! Shaka nuk ishte as fshehja e bustit te Heroit Kombetar! Ashtu si nuk ishin shaka as deklaratat Erdogan se ketu eshte “toka e tij”, se ky popull eshte “kombi i tij”! Ashtu si nuk ishin shaka edhe kercenimet e tij se ne Shqiperi ka “terrorizem” dhe kete “terrorizem duhet ta “luftojme”!
    Ajo qe beri ky shtet dhe kjo qeveri nuk ishte shaka! Ata dorezuan pa kushte pavaresine e vendit tek nje shtet antidemokratik, antieuropian dhe pjelle e terrorizmit islamik duke u bere pjese e tij, pjese e Turqise se Madhe te Ballkanit, pjese e Perandorise se Re Osmane te Sulltanit Erdogan!

  7. katarakti says:

    Une nuk kuptoj çfare ka ketu per tu çuditur?! Ne fakt une çuditem me autoren e shkrimit?! A nuk e ka kuptuar ajo ende qe ne Shqiperi jo qe nuk kemi shtet serioz dhe laik, por nuk kemi shtet fare. Po fare fare, po te them. Ai gjasme shtet nuk kontrollon asgje. Gjithkush ben si t’i doje qefi. A nuk e pe ti se si u kerleshen ata qe ishin mesuar te mos e paguanin energjine elektrike, megjithese e konsumonin?! A nuk e pe ti se si iu sul opozita qeverise per kete menxyre qe shkaktoi ndaj popullit te varfer?! A nuk e pe ti se si luftuan me arme ne dore kunder shtetit, si trima te verte, ata banditet e Lazaratit?! Dhe ti vazhdon e flet e shkruan. Ne Shqiperi kushdo ben sipas qefit. Dhe ka gjithe diten e dites opoziten me vete qe nuk e duron dot fjalen shtet. Psh medresete dhe shoqatat bamirese sillen si te pavarura nga shteti shqiptar. Po ashtu Kisha gjasme Autoqefale Shqiptare qe nuk le rast pa theksuar se ajo dhe komuniteti ortodoks jane te pavarur nga shteti shqiptar! Shqiperia ka marre fund dhe nuk behet me. E keqja ka hyre ne çdo qelize te jetes sqiptare. Viçidolasi ia arriti te shkaterroi deri ne tullen e fundit ngrehinen 100 vjeçare te shtetit shqiptar?! Nuk ka me asnje shprese.

  8. Toni says:

    Po pse moj jonida gjithe ky merak per perdorim vajze e me the e te thash po thoje troc mire qe erdogani dhe i recitoj se te ishte silvio e donte ne krevat sa me shume qe njoh njerzit dua kafshet i thone kesaj pune

  9. AK-47 says:

    Nuk eshte edhe aq naive dalja e asaj vajze para Erdoganit! Tek medreseja e vajzave ne Shkoder, shkolle qe ndjek edhe recituesja, ne nje godine te re te painaguruar u shpalos nje flamur turk qe zinte 5 nga 7 katet e godines, te cilin shqiptaret turkoshake e hoqen vetem pas reagimeve ne rrjetet sociale…

  10. tomsojeri says:

    O ti “turkozhaku” ky nuck te pershtatet plotesisht per cfar ke ne kok e lere zhakun per stuko !Perse sulmoni kte vajz qe thot dicka, qe turp me te madh per ne ne pritjen qe i bem sulltanit te ri nuk ka !500 vjet na shkerdhyen paraardhesit e tij ,6 milion shqiptar ka atje ne Turqi ky Erjorgani qe ju ka zhdukur vulen e nuk guxojn te kerkojn jo gazeta,arsim e te drejta por edhe emrin si te till skan kurajon ta thon !Vjen ketu dhe presidenti andikapat zhduk nga faqe e dheut legjenden dhe krenarin e historis ton se mos i prish humorin pasardhesit te sundusve me te tmershem te shqiptareve qe ju tjetersuan edhe genin !”Dhurata” me e madhe dhe testamenti qe ju lan brezit shqiptar jan ato xhamit pa fund me leje e pa leje qe mbijn si kepurdha ne Shqiperi e kudo ku ka shqiptar, e tani nuk kursehet te na hedh gurin e par ne “koloseun”Ballkanik, qe ti ver vulen ftyres shqiptare qe po nder doren nga Evropa !U “perlot” krokodili i madh dhe rrezik se mjekroshet e xhihadit u mbyten ne lot gezimi nga xhesti sulltanit te shekullit 21 !Feja e shqiptarit esht shqiptaria por per fat te keq, sot, ne ruget e Tiranes sheh vajza e gra te mbuluara ne mandila edhe ne mes te Korrikut! E si te mos mbulohen kur nje 16 vjecare e mbuluar kok e kemb “perlot” nje cift “madheshtor” me poezin e saj !C lidhej ka kjo poezi me hymnin ton kombetar te dal ne kohet kur egzistenca e kombit ishte jetike !Vjen ketu ky dhurues i madh e kerkon te mbyllen shkollat e terroristit ,sepse na esht opozitari i tij !Po neser cfar do kerkoj!!!!! Solidarizohem me kataraktin dhe klimaksin dhe respektoj mendimin e tyre e ndaj nuk dua te perseris cka thon ata ,mendim i paster e pa influenca mbeturinash shekullore qe kush e di kur do na pastrojn si komb !

  11. Essesi i fundit...... says:

    Sa kollaj dallohen fashteqitjet e benevrekeve,…i therret gjaku i prishur dhe i helmuar per 500-vjet…

  12. Essesi i fundit...... says:

    Sa kollaj dallohen jashteqitjet e benevrekeve,…i therret gjaku i prishur dhe i helmuar per 500-vjet…Xhihad kunder kujt do bejne keto fekale turko-mongole???…

  13. zhaku i pamposhtur says:

    ti or robshkerdhyer mund te me akuzosh si ‘turkozhak’ sepse rri si nje mi pas pc e keshtu si puna jote me akuzon edhe tfgs si ‘sunit’ por mua nuk me rruhet nga ju sepse e di shum mire qe ju vec shqiptar nuk jeni por jeni te infektuar nga ‘hiresia j’…une nuk kam gje me himnin shqiptar dhe makari ti dhe familja jote ti keni dhene ketij kombi 1/10 e asaj qe kane dhene gjysherit dhe stergjysherit e mi,replika ime ishte e paster dhe kunder ketyre felliqesirave qe quhen gazetare e perdoren si mashe e qarqeve percarese,sa per turqine eshte e kote te replikoj sepse te gjithe shqiptaret dine shume mire te vleresojne se kush jane aleatet tane…bjerini gjerave drejt ne rast se keni xhelozi per turqine dhe erdoganin pini uthull qe te qetesoheni…he heeee jeni me dy fytyra sepse qe te pajtohesh me slloganin feja e shqiptarit eshte shqiptaria dhe njekohesisht te solidarizohesh me klimax’grekofilin jane dy gjera me kahe te kunderta(tamam strategji tinezare tipike greke,pra kal troje)
    une e them e besoj dhe krenohem me slloganin e fuqishem te pashko vases,ju mund te hani mut sa te fryheni dhe te insistoni si ‘shqiptar me gjak te kulluar’ si puna e klimax dhe e tfg…

  14. Ermal gjoni says:

    Turp dhe me keq se sa turp qe lejohen te recitohen vargje te tilla te thirrjeve xhihadiste, ne nje vend qe ka vuajtur me shume se kombet e tjere nga okupimi gjakatar 500 vjecar. A jemi ne Europe apo ne lindjen e mesme? Kush i lejon ket cfaqje eshte akoma me i ç’kombetarizuar se sa ideatori i kesa çfaqje te shemtuar. Popull Shqipetare drejtohuni dijes, shkences, sepse keto e kane çuar boten e perparuar perpara. Mos lejoni injorantet fetar te merre me politike per te perfituar xhami dhe kisha. Me keto lloj dalaveresh do ja degjojme se shpejti kemborem.
    Me respekt
    Emigranti US

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje