Fushatë aq të vakët sa në këto vendore të 2015-ës, Tirana nuk ka njohur ndonjëherë. Në njërin krah është Halim Kosova, mjek gjinekolog i mirënjohur dhe administrator materniteti, te cilit duket se involvimi në politikë i ka zgjatur aq sa i duhej në funksion të karrierës së tij profesionale dhe tashmë është momenti për t’iu rikthyer zanatit dhe klinikës së tij private. Takimet e tij me gra e burra, te rinj e të moshuar, janë takimet e një babaxhani që ulet gju më gju me popullin që shtruar diskuton hallet si në një lulishte apo kafene lagjeje. Të sjell ndërmend takimet e sofrës tiranase. Qartaz mungon energjia, dëshira, programi. Duket se ai vetë me korrektësinë e disiplinën e mjekut kërkon ta mbaje deri në fund barrën e provës, ta shlyejë detyrimin ndaj Doktorit që ia ka besuar kete mision. Po vetëm aq. Një fushatë e pamotivuar për të mos thënë e mangët në çdo drejtim.
Aq sa po të jesh kthyer në Tiranë nga një udhëtim diku larg nuk do ta besosh kurrë që ke të bësh me një periudhë zgjedhjesh. I mungon nervi, ritmi, vërtetësia. Ngjan me një lojë të keqe në teatër apo në sport. Me një ndeshje të shitur, rezultati i të cilës është dakortësuar në një bisedë a pazar skutash qysh kohë më parë se fushata të niste zyrtarisht.
E kjo të bën të ndiesh dhembje si qytetar, e si socialist të ndiesh dyfish më shumë, po të marrësh parasysh faktin se ndeshja është shitur dy herë njëherë në tavolinë nga kundërshtari, për kushedi ç’arsye dhe herës tjetër brenda në Parti. Për ti hapur rrugën Erion Veliaj-t si kanakari i kryetarit, i përzgjedhuri i tij i radhës, por shumë larg të qenit produkt i ngjitjes të sukseshme personale brenda Partisë dhe forumeve të saj. Thënë kjo, nuk mund të mohohet se Erion Veliaj është një kandidat që ka energji për të drejtuar një bashki. Karizmatik, me eksperiencën e një drejtuesi ngo-je, ai pa dyshim mund të ishte një kandidat mjaftueshmërisht i përshtatshëm. Po ajo çka mungon dukshëm janë programi, idetë. Madje duket se dhe në buzëqeshjen e vrarë në posterin e tij edhe Erioni nuk është dëshirëplotë për këtë pozicion. Duket se nuk e ka aspiruar ose të paktën jo në të tilla rrethana. Është më tepër aty si një zgjatim i ambicjes së kryetarit dhe vullnetit të tij. Dhe jo pa të drejtë. Askush që ka ambicje në politikë nuk e do diçka të dhuruar. Një garë pa kundërshtar?!!!
Një fitore pa meritë, një pozicion të falur, rënë si nga qielli. Siguria e rezultatit bazuar në pritshmëritë e shifrave të koalicionit PS- LSI dhe në disavantazhet e oponentit të Partisë më të madhe opozitare në vend i heq çdo element sfide, e zhvesh nga çdo emocion i bukur konkurimi.
Për pasojë takimet e tij me qytetarët janë po ashtu të zbehta. Duken si takimet e radhës të një kryebashkiaku me njësitë vendore, me stafin dhe me këshilltarët bashkiakë. Mungon entuziazmi krejt njëlloj si në kampin kundërshtar. Vetëm se me pak dallim. Këtu ka doza më të mëdha teatraliteti dhe lajlelushesh që Erioni i zotëron mirë që prej kohës kur drejtonte Mjaft-in.
Aty më pas çapitet edhe Gjergj Bojaxhiu që skuptohet pse edhe vetë gati tallet me faktin që ka kandiduar si i pavarur. Duket qartaz që ka hyrë në këtë valle i bindur se nuk fiton. Mbase për një qëllim të tijin më largpamës në politikë a për një axhendë personale që vetëm ai e di, edhe atij i mungon energjia , mbështetja, vërtetësia.
Ḉ’po ndodh me këto zgjedhje vendore në Tiranë? Pse ky falsitet?!Kush i privoi qytetarët nga e drejta për të patur një fushatë të vërtetë , me oponentë realë në të dyja krahët, me programe konkuruese që do i mundësonin qytetarit të drejtën e përzgjedhjes së kandidatit dhe programit më të dobishëm. Në një Tiranë të mbindërtuar, të mbipopulluar e të mbirënduar me trafik kjo do të ishte përtej të domosdoshmes.
Një pseudo fushatë që i mungon energjia, vërtetsia, shpirti i garës. Një pseudofushatë, me një rezultat të falur apo të shitur mbi tryezë, nuk entuziazmon askënd, nuk frymëzon askënd me besim, nuk i ka hije një Tirane Europiane të shekullit 21. Dhe pafundësisht të mundon pyetja “Pse?”
Pse iu vodh Tiranës e drejta e garës?!!
Ja dhe nje alucinante tjeter, si mund te mungonte? Sa ishte ai plaku grabitqar i benin “yzmet” punes se perditshme, ndersa tani zbulojne varferine, garen e shitur dhe ku di se cfare tjeter do na degjojne veshet nga keta te llastuarit e PS-se
Ideja e shkrimit eshte me shume sesa e drejte ne te treja kendveshtrimet. Qofte ne aspektin si gare pa konkurence per kryetar bashkie, qofte ne aspektin si gare (paragare) per te drejten e kandidimit, por qofte edhe ne aspektin si garim idesh, programesh, vizionesh, ballafaqimesh reale me problemet qe shqetesojne banoret e Tiranes, jo me “problemet” demagogjike qe trajtohen nga politikejte.
Ndoshta nuk ka shume ashpersi, ose ndoshta ka nevoje per pak me shume pjekuri ne stilin letrar, por shkrimi tregon me se paku pergjegjesi qytetare. Urime per autoren !
Lulushi do të bënte mirë që të bënte një këmbim vendesh: Në Tiranë ta sillte Xhelal Mëzatin dhe DonKishot Halemin ta çonte në Kamzë.
Pthu; palo parti, me palo kandidatë !
Shkrime per lepuj
Ky eshte realiteti i ketyre zgjedhjeve , duam apo nuk duam ta pranojme . Pyetja qe shtrohet eshte ; cfare duhet te bej ky popull ,me keta teatralet e servirur ?? Mendoj te japim voten tek ai qe nuk aktoron fare
tek nje qytetar i thjeshte ,i cilit i mungojne energjite e falsitetit ,por ka energjite e punes te sinqeritetit te drejtesise . Pervoja na ka mesuar ,ato qe ngrejne zerin fuqishem dhe qe bejne premtime pompoze jane mashtruesit me te medhenj , se ky popull beson vetem ato qe premtojne shume . Me keto premtime e ka filluar ERION VELIJA ,SE KESHTU E KA MESUAR MESUESI I TIJ RAMA .POPULLIT DUHET TI PREMTOSH
BOTEN SE KETA KESHTU JANE NJERI ME BUDALLA SE TJETRI .
Qe rezultati eshte ditur kjo duhet nga te gjithe vetem nga fakti i ‘quelles’ te kete maffiozet tone: mos me prek edhe ta la Tiranen eshte pazari,kete te gjithe e Kane kuptuar!
Cfare pervoje pune ka Veliaj ? Ka shit fiq, kamarier apo cfare. Ai nuk ka idene e punes ne administrate. Ai nuk ka perpiluar nje shkrese. Atij nuk i ka thene kush “Pune e mbare”
Bravo Diana ! Shkrim i sakt e i xhveshur nga lajkat e lepirjet ku realiteti del ashtu sic esht pa zbukurime e rumbullakime ! Hallv pa sheqer jan te gjith e sdi kush esht i hajrit ne kte “betej” per ti dhen ate qe duhet Tiranes ! Duket se kan shteruar prijsit,energjiket,e ata qe vertet e duan ate qe marin persiper te bejn !Duket se ulja e Bashes ne ate karrike e perdhosi keq ate vend qe mori me 100 hile e po i le mallkimin !Ska b…. me per ate vend e zor se do shofim ate qe ne tiransit enderojm per te ardhmen e ktij qyteti !
Pergezime per shkrimin …….
Kto jane hamendesite e juaja zonjushe se ka ik koha kur valeviteshe flamuri, sot ka ardhur koha te ulesh me qytetarin per te degjuar problemin e tij dhe per te reflektuar mbi zgjidhjen e duhur kur ky te ka votuar. Thirrjet brohoritese tashme i kane lene vendit tryezave apo takimeve qe ju i fyeni pa ditur e pa e njour organizmin e fushates. Ju jap nje keshille merrni trajnimin e duhur dhe pastaj shkruani ….
Ky shkrim duket sikur do te tregoje se nuk ka gare por ne fakt eshte nje reklame per Erion Veliajn. Autorja nuk e thote direkt por le te kuptohet qe zgjedhjet behen formalisht se Erioni i partise i ka fituar pavaresisht se Erioni gjithe jeten e tij nuk ka bere asnje pune pervec se i eshte servilosur Edi Rames.
Eshte e habitshme se si e shohin disa intelektuale, kete fushate. Z. Diana, eshte kjo menyra me e ndershme e të berurit fushate électorale ,eshte kjo menyra me e ndershme të dalesh perpara elektoratit,ashtu i thjeshte,i pa shoqeruar nga ajo hordhi njerezish ,të mbledhur neper rruget e qytetit me plote të tille ,qe kundrejt nje pagese mjerane, bejne çfare t’u thuhet, per të treguar madheshtine,forcen,programet e tej mbushura me mashtrime,e me në fund per të të mbushur me djen ty dhe shume e shume të tjerë si juve,se fitorja eshe e pa diskutueshme per kete force politike, qe paraqitet perpara jush dhe atij qytetari, qe hyn në Tirane dhe nuk merr “vesh se çfare po ndodh” , me shpenzime maramendese qe po të perdoreshin per pune të mira, do të merrnin gjithe falenderimet e sinqerta. Jetoj prej vitesh në nje nga shtetet me nivelin e jeteses me të larte në Bote,kam patur fatin të shoh Tim bir të kandidoj per deputet(dhe ka fituar). Kam ndjkur nga afer fushaten e tij dhe jam habitur me ate thjeshtesi të berurit fushate,ku shpenzimet ishin të planifikuara dhe puth hausse të pa perfillshme. Eshte tjeter ajo qe thoni se rezultati eshte paracaktuar në tavoline. Kjo “PO” eshte per t’u skandalizuar, per t’u tmeruar,per t’u trishtuar aq me teper kur vendosni shenja barazimi të pa merituara,perball nje figure të pa kontestueshme në të gjitha drejtimet të Z. Kosova,me ate të nje njeriu qe per here të pare ka firmosur në bordero si drejtuesi i asaj shoqate( të mirpritur) por qe shume shpejte zbuloi qellimin mjerane të atij qe e drejtonte E.Veliaj. Si munt të krahasohen perkushtimi në pune, rezultatet e lavderueshme,thjeshtesia, gadishmeria per të sherbyer pa dallim, me nje person tashme të njohur nga të gjithe per servilizmin deri në humbje te dinjitetit dhe personalitetit, të nje personi Qe pa piken e turpit çirret e bertet se ai per 49 dite do të beje mrekullite e pa degjuara ndonjehere. Vetem kaq mjafton qe kesaj ANTIVLERE ti thuhet shporru nga syte. Duke perfunduar Z. Diana do të lutesha të mos ma keqkuptosh kete reagim shpirti,qe me gjithese jetoj prej 20 vjetesh jashte, me dhemb zemra kur shoh si eshte masakruar Tirana e gjelberimit, e njerezve të thjeshte e të nderuar, qe me gjithe friken e perditëshme të atij regjimi… jetonte pa keto felliqesira qe e kanë ndyre Tiranen tone deri në ate nivel, qe sot në bote nuk gjen dot nje njeri qe ti jape zgjidhje ketij qytetit mjerane..
E nderuar Diana. shkrim perfekt i ke thene ne menyre konçize ne paragrafin e fundit.
Pseudofushate qe i mungon energjia, vertetesia, shpirti i gares, i falur apo i shitur mbi tryeze…
Ju nuk kuptoni pse? si ka mundesi mos kuptoni qe “pse”-ja eshte vet populli shqiptar.
Me indiferencen e tij(nivelin nuk e ka ne dore) lejon qe ta neperkembin dhe ta trajtoje si tallash.
Ne pseudofushata perveç stafit elektoral te ndare ne rajone vijne vetem pseudointelektuale te neveritshem krysisht te pseudoshoqatave mjedisore, te rinj mjerane qe u premtohet shumeçka dhe qe bejne pyetje te porositura, dhe ku intelktuali i vertet, ndjen neveri te jete pjese e kesaj komedie farse e felliqur.
Por tek e fundit edhe pseudopolitikanet kete duan.
Ndoshta akoma nuk ka arritur temperatura e vlimit ose “elitat intelektuale” qe e kane kete mision jane kryesisht te blera apo te mikluara per tu blere.
Me vjen keq por nuk e ndaj dot ky forum ben mire apo keq kauzes se ndergjegjesimit te shoqerise.
Duke munguar qofte edhe nje copez dritare ku cdokush te kete te drejte te thote “fjalen e lire” (qe trumbetohet se se fundi eshte arritur) mendoj se me keto lloj shkrime apo komente çfryjne individe te deshperuar, kalohet rradha dhe kaq mjafton….? duket sikur eshte bere detyra?!
Analize e ftohte dhe koncize.
E vaket eshte fushata edhe ne Vlore ,e dini pse? Sepse ne listat per keshilltare jane o njerez te PD, o shoqet mesuese te Etjones qe i shiti me para vendet per ne keshillin bashkiake. Te gjithe ne soc.e vertete nuk votojme kurren e kurres per PD.Te te rrojne o Rame pd/istet qe do te lene ne mes te rruges.
Po ju besoni vertet se Erioni dhe PS e ka te lehte fitoren ne tr???? Hajdeni njehere ne zyrat e PS. Fryma e 23 qershorit 2013 eshte mijra vjet drite larg. PS po mundohet te mbledh sa te mund ne fushate ata persona qe ka fut ne pune. Erioni eshte fllucke qe vet PS nuk e voton.