Rama, Berisha dhe Basha shkatërruan Liqenin Artificial duke e kthyer në shesh ndërtimi për klientët e tyre

18 Maj 2015, 12:00Blog TEMA

Nga Gjergj Bojaxhi

 

Zona e parkut mes Korpusit të Universitetit dhe territorit të Gardës së Republikës ka qenë gjithmonë pjesë e Parkut të Liqenit, por ajo tashmë është bërë gati për t’u benotizuar me ndërtime. Kemi arritur në këtë pikë si rezultat i një serie vendimesh kryeministrash dhe kryetarësh të bashkisë së Tiranës:

Në vitin 2004, me vendim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës RAMA dhe të Kryeministrit NANO kjo zonë u hoq nga Parku i Liqenit duke e shtyrë kufirin e parkut në brendësi.

Në vitin 2006, me vendim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës RAMA dhe të Kryeministrit BERISHA zonës iu ndërrua destinacioni nga park në zonë ndërtimi.

Në vitin 2013, me vendim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës BASHA dhe të Kryeministrit BERISHA, Plani i ri i Rregullimit të Tiranës e cakton këtë zonë për ndërtime pa asnjë kufizim në intensitet e lartësi. Kjo do të thotë që ajo mund të betonizohet e gjitha me ndërtime të larta.

Shkatërrimi i Tiranës ka qënë një proçes i qëllimshëm dhe sistematik i klasës politike që na ka qeverisur këtë çerek shekulli. Shkatërrimi i hapësirave publike ka ardhur për shkak të korrupsionit të kastës sonë politike, në bashkëpunim me klientët e tyre. Për çdo trotuar të zaptuar, për çdo lulishte të bërë pallat, për çdo terren sportiv të betonizuar një grusht politikanësh e një grusht biznesmenësh të tyre kanë futur miliarda në xhep. Kurse ne qytetarëve na kanë lënë një qytet gati të pabanueshëm.

Pjesa e parkut mbas meje është një nga shembujt më domethënës dhe më të këqij të korrupsionit politik. Por mbi të gjitha është shembull i një fakti të dhimbshëm: ndërsa politikanët e të dy krahëve zihen e shahen gjoja për demokracinë, kur vjen puna për të grabitur vendin, për t’ju shërbyer klientëve të tyre ata janë gjithmonë bashkëpunëtorë të ngushtë.

Tirana është sot një qytet i marrë peng dhe që shfrytëzohet nga një grusht njerëzish. Ne qytetarët e Tiranës duhet ta ndalojmë këtë pengmarrje të qytetit me votën tonë më 21 qershor.

32 komente në “Rama, Berisha dhe Basha shkatërruan Liqenin Artificial duke e kthyer në shesh ndërtimi për klientët e tyre”

  1. Gerti says:

    Bravo te qofte! Vazhdoje keshtu se kjo pune nuk behet me tone te ulura, duhet pak nerv dhe inat se keta qe kemi mbi krye nuk u behet vone po fole me “qytetari”. Mbi te gjitha eshte e rendesishme te kuptojme te gjithe se sa shume jane perfshire te dyja palet ne kete horrlliqe qe i jane bere Tiranes e gjithe Shqiperise.

    1. bufon says:

      ti zoteri ke qene drejtuesi i inukut, ke qene kuadro i larte dhe asnjehere ske folur per ndertimet pa leje ne kohe te berishes ke liqeni! pse sot? apo do vota?sa standarte keni ju zoti bojaxhiu?

      1. Selo says:

        Sot sepse nuk mban me uje pilafi o Mjaft G 99!!!!!!!!!

        Me mire vone se kurre.

        1. Elma says:

          Po pse nuk reagonte atehere kur ishte pjese ne postet drejtuese ne qeverine e Berishes ky zoteria po del tani dhe na tregon se cfare bene te tjeret.

          1. Selo says:

            Ne rregull , ka faj. Ca del nga kjo?????????????

            Duhet ta varrosim liqenin dhe nuk duhet ta permendim me??????

            Apo duhet te mbyllim gojen dhe te presim derisa te varrosemi nga

            betoni. Njeriut nuk i lejohet e drejta te ndryshoje mendim sipas

            teje,apo vetem rilindasit e paskan kete te drejte qe ne fillim te

            betonizojne pastaj te kerkojne te mbrojne parkun.

          2. iliri says:

            po saliu pse nuk reagonte ndaj diktatures komuniste qe po e sha prej 25 vitesh

      2. Zigur Qarri says:

        bufon,Z.Gjergji Bojaxhi ka folur dhe ka denoncuar.
        Pallatin e vjehrrit te Bashes ne Vlore,Z.Gjergji Bojaxhi e ka denoncuar zyrtarisht,me shkrim,denoncim qe u la nga qeveritaret e PD ne heshtje.Kjo ishte edhe arsyeja perse dha dorheqje,dhe shkaku i largimit te tij nga PD.
        Zgjedhja Z.Bojaxhi do te jete barometer per qytetarine,dhe shuplake ne fytyre per politiken shqiptare.
        Zgjedhja Z.Bojaxhi thyen embargon,monopolin politik,spastron mbeturinat militante,gangrenen e shtetit dhe shoqerise shqiptare.

    2. deni says:

      po tani u kujtove per ndertimet pa leje zotrote !
      per sa kohe ishte tek INUKUT pse nuk fole per gjithe keto informalitete? apo ater kishte interesa personale?! po tani cdo qe ben shkrimet te tilla? te erdhen mend valle apo si ne prag fushate do vota

    3. gjyshi says:

      Mos harro se ke qene pjese e atij subjekti politik kryetari i te cilit ka dhene lejen per ndertimin e pallateve poshte diges se liqenit. Pajtohem me faktin se kryebashkiaku aktual po shkakton krim mjedisor me kete aktin qe ka kryer.

      1. deni says:

        per cfare ka te drejte bojaxhiu se gjysma e tiranes u betonizua e tera kur ishte vete drejtor i inukut me cfare fytyre del dhe flet tani apo i jane prish interesat tani dhe ben si i ndershem

        1. elton says:

          nje pjese te fajit per shakaterrimin e liqenit artificial e ka edhe zoti bojaxhi pasi ka patur ne dore ta parandaloje betonizimin e liqenit edhe gjithe tiranes

      2. alo1 says:

        Po kur del ndonje nga hici, thoni nga doli ky, kur ka qene antar i ndonje partie e shani se ka qene antar. Na thoni te pakten cfare doni, 3 mln eshte Shqiperia, kaq njerez ka.

      3. elena says:

        Shume nga komentuesit pyesin : Pse ske folur kur ke qene vete ne drejtim . Eshte shume e drejte qe te ngresh zerin kur shikon gabime , por pa me thoni ju komentues te nderuar Kush nen regjimin e Berishes doli fitues ??? A nuk ishim ne te gjithe qe shikonim se c’fare i bente Shqiperise Berisha me kompani dhe asnje su be trim ta ndalte ?? Mjaft eshte pak te thuash sot . Ata qe duan edhe 25 vjet te tjera keto fytyra ; Berishe , Meta , Rama shkoni dhe votojini por , mos u ankoni neser Mbyllni gojen dhe jetoni kete realitet qe perdite po na mbyt ty , mua , ne te gjitheve . Une e kam bere zgjidhjen time Gjergj Bojazhiu .

    4. orjan says:

      po par po kujtohesh si fiku pas te vjelave , te pame ty dhe punen e “shkelqyer ” qe bere kur ishte ne pozicione drejtuese .tani del e ben shenjtorin se te duhen votat.

    5. olta says:

      po kur ishte me qeverine Berisha pse nuk beje shkrime te tilla zoti Bojaxhi?? apo ater te prisheshin interesat personale,skishte faj…

      1. Dua vota, sdua beton says:

        Me vjen mire qe Bojaxhi nuk shfaq interes per betonizimin e metejshem te Tiranes

    6. klodi says:

      po pra po kur ishe ne krye te INUK-ut nuk mendoje keshtu dhe bajaxhi ka nje pjese te fajit per betonizimin e tiranes po keshtu do thote tani qe po afrojne zgjedhjet

      1. ali beu says:

        po aty ishte ne krye te inukut ishte,ishte ai qe te prishi per here te pare ndertimet pa leje ne ksamil,ishte ai qe kundershtoi ndertimin e pallatit te bashes ne vlore,ishte ai kuadroja e larte qe u largua nga ajo parti politike qe nuk perfaqsonte me idealet e tij..normalishte ai e kerkon voten,po ju mund te pyesni veten nese argumenti qe ai permend qendron apo jo..kush e mbushi liqenin me ndersrtime???dy kryetaret e partive shqiptare,edi rama kryesori se ndejti 3 mandate,dhe lulushi keto kater vjet

    7. Bigu says:

      keta komentuesit siper shkruajne nga i njejti kompjuter. Tru-shpelare politik

      1. Gerti says:

        Keta nuk shkruajne nga i njejti kompjuter. Keta jane i njeti njeri, qe shkruan te njejtin koment.

        Bojaxhi ne krye te INUKut arriti deri aty sa i coi fadromat prones se Argites, per te cilen Berisha e hoqi nga puna. Ky komentuesi budalla i thote “po ti ca ke bere”! E kupton ca budallenj fusin ne pune partite per te komentuar.

  2. Meti says:

    Shume e drejte, te mbeshtes Z.Bojaxhiu. Parku i Liqenit, i vetmi vend pushimi dhe rekreacioni i Tiranes eshte dhunuar dhe kafshuar nga te gjitha qeverite dhe drejtuesit.

    Eshte nje ceshtje qe na dhemb te gjitheve, por gjithashtu edhe nje teme ku ti do te fitosh shume pike ne rast se e zgjidh. Si eshte e mundur te kaloje ne heshtje ndertimi i pallateve mostra tek diga??

    Pse nuk flet media “e lire – nga qytetari, se nga politikanet eshte kapur keq fare”?

    Nese ti Bojaxhiu zotohesh te mbrosh dhe te shtosh parkun e Liqenit, voten time e ke pro. Por sinqerisht mendoj qe ketu duhet referendum dhe celesi eshte futja me detyrim e miratimit te planeve regulluese me referendum. Na moren shpirtin me keto ndertime te ndyra. Per vete shkojne te jetojne ne fshat ndersa femijet tane po na lindin me semundje dhe kanceri po ben kerdine.

  3. ILIRIA says:

    PA MARE PUSHTETIN TE GJITHE I QAJNE HALLIN POPULLIT PASTAJ KUR E MARIN NE DORE PUSHTETIN BEHEN NJESH ME KORUPSIONIN DUKE SHKELUR CDO LLOJ LIGJI URBANISTIK NE DHENIEN E LEJEVE TE NDERTIMIT. FALEMINDERIT

  4. Bureto says:

    Eshte rasti qe te percjellesh shqetesimin qytetar edhe ne shume ceshtje te tjera te nxehta, te pakten per Tiranen. Do ta kesh te veshtire qe te gjesh dokumenta te pista te aferave te te dy paleve, por perdor sa me shume informacione nga “brenda” nga ata qe te mbeshtesin.

  5. B says:

    Gjergji, nuk ju kane sherbyer klienteve te tyre, por vetes me klientet.

  6. arben says:

    Na u futen militantet e mjaftit ketu. Keta jane me te keqinj se pd-istat se jane te trajnuar per te hyre ne forume. Me militantet nuk merret dot njeri se jane te indoktrinuar. Por dy argumente te shkurtra per trutharet. 1) BOJ
    JAXHIU KA FOLUR KUNDER PROJEKTEVE TE NDRYSHME QE KUR ISHTE NE INUK. PRANDAJ DHE E HOQEN SHPEJT. 2) AMAN O NJEREZ SE ME KETE PISLLIK PARTIAK NDERTIMESH NE NUK DIME DOT AS CILA ZONA JANE ZONA NDERTOMESH. SHYQYR QE PO I DEGJOJME NGA BOJAXHIU SE KANDIDATET E TJERE AS NUK PO I BIEN ASAJ ANA.

  7. shvejk says:

    Ky tipi sikur po bente fushate larg mediave? Ato mikrofonat ne foto tregojne te kunderten. Natyrshem lind pyetja :po sikur ky ta bente fushaten sa me afer mediave , sa mikrofona do kishim ne foto? Sa per zonen midis korpusit dhe gardes , lokalet e ndyra qe qelbeshin aty prej 20 vitesh u prishen pikerisht kur zoti Bojaxhiu e kishte lene detyren ne krye te INUK.

  8. emer says:

    Shpresojme qe keto “masakra” te marrin fund me ardhjen tende si kryetar bashkie i Tiranes z. Bojaxhi. Duhet qe te gjithe ne, qytetaret e Tiranes ti japim nje shuplake te madhe ketyre horrave qe po na thithin gjakun. Duhet te votojme per te ardhmen e femijeve tane, per te ardhmen e qytetit tone te dashur, Tiranes

    1. emer says:

      Shpresojme qe keto “masakra” te marrin fund me ardhjen tende si kryetar i bashkise se Tiranes, z. Bojaxhi. Duhet qe te gjithe ne, qyteraret e Tiranes ti japim nje shuplake te madhe ketyre horrave qe po na thithin gjakun. Duhet te votojme per te ardhmen e femijeve tane, per te ardhmen e qytetit tone te dashur, Tiranes

  9. Elma ( e verteta) says:

    Lejet e ndertimit i jep kryetari i bashkise

    Ndryshimin e destinacionit (nga park ne shesh ndertimi) e jep kryeministri

    Inuk kontrollon a ka leje apo jo

    Nuk ka faj Inuk se ndertuesit marrin leje

  10. antishpellar says:

    Qe gjergj bojagjiu eshte vari jarin e kemi pa me kohe.Nuk eshte faji jone qe kishte frike nga sala ,bashke me keshilltaret liberalo varikarin te sales.E keqja juaj eshte qe ju ka rraf sala qe kelysha dhe tani ngjani si te tredhur para tyre.Nejse, me fitoren e se majtes grupi juaj do kete mundesine te sulmoje per kreun e pedes.Eshte gje e mire ,qe pasi keni vjedhur ne postet drejtuese ku ju vuri baca juej sal tani shqyheni me njeri tjetrin.

  11. Ilir Kaduku says:

    O t i paturpshemni Bojnaxhia.

    A ke ndopak turp nga vetja mor rrugac qe ke kene mafia e KESH – it , e ALUIZNIT, dhe ne ne fund Zv/. Minister i Energjitikes i Zhos Profesionistit, Shokut Genc Ruli ( nje nga me te pasurit e Europes). Me ke mendon fytyre e parrare dhe tani PS te ke dhane vendimin qe te rrish i rruar nga poshte dhe siper ( se ato i kane faturat e vjedhjeve tuaja dhe i ruajne per diversion sic j’a bejne atij parakolegut tend Harasani). Mbyll ate bire bithe dhe trego sa e i vjedhe shqiptareve ne KESH, ALUIZNI, ZV/Minister Energjitike dhe sa ke ndermend te vjedhesh tani ? Po nuk do te lejojme or rrugac, diversion i komunisteve qe mblodhi PD per te shkaterruar Shqiperine. Me nder jush me ruafsh bithen.

  12. enter''" says:

    Boll me prentimet tuaja, kot me kot. Ato palate I keni peshqesh nga luli, dhe jane palate politike. Nuk prishen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje