Premtimi i parë i pambajtur i Dr.Kosovës

19 Maj 2015, 21:00Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Fushata për vendoret e 21 qershorit nisi që të nesërmen e publikimit të emrave nga subjektet politike. Veliaj-Kosova është padyshim vëmendja më e madhe publike, pasi vetë demografia e qytetit pas reformës territoriale e zgjeron Tiranën në territor dhe popullsi.

Menjëherë pas shpalljes së emrit  të Veiajt nga ana e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, kandidati i majtë i dërgoi një mesazh kundërshtarit të djathtë ku e uronte dhe i premtonte një fushatë pozitive. Përgjigja e pavonuar e Dr. Kosovës ishte reciproke sa i përket llojit të fushatës, pra gjithçka pozitive, gjithçka “fair play”.

Për asnjë moment nuk duhet të dyshojmë se si Veliaj edhe Kosova janë figura politike të partive respektive. Natyrat që tregojnë janë të ndryshme, por filozofia që ndjekin është padyshim ajo e partive që përfaqësojnë. Qëndrimin deri më sot si kandidat  i  “pavarur” nga ana e Kosovës, të gjithë e kuptojnë që është një mënyrë për tu paraqitur ndryshe. Fajet e Bashës janë aq të rënda përballë qytetarëve saqë ai vetë sot e gjithë ditën ka frikë t’i takojë ata.

Do ishte më e ndërshme sikur Basha të kërkonte një ndjesë të madhe dhe mandej të thoshte që Dr.Kosova nuk do bëjë gabimet e tij, por jo. Njëlloj siç Basha nuk merrte me vete në takimet e tij në 2011 Berishën, sepse do i shkërrmoqte imazhin, njëlloj dhe sot Kosova mënjanon Bashën që të mos i ndodhë hataja. Pra edhe në fushatë e njëjta fiozofi, e njëjta frymë.

Si para dhe pas shpalljes së emrit, “fair play-n” e shkeli Partia Demokratike duke mos ju ndarë në asnjë moment sulmeve politike ndaj Veliajt. Populli thotë “ Aty ku ka pula bëhet shshshsht”, pra, për sa kohë Veliaj ka pasur një pozicion ministri dhe ka administruar mbi 35% të buxhetit, sado që gjithçka ka qenë transparente dhe gjithçka ka shkuar sipas çdo parashikimi në MMSR,  opozita për hir të kapitalit politik sulmon.

Sulmet e PD-së në fakt nuk janë asnjëherë kundrejt reformave të bera nga Veliaj dhe pse ato kanë qenë shumë dhe plagë mbi 20 vjeçare. Sulmet kanë qenë në spekterin personal, duke tentuar të ngjizin idenë e njeriut jo të duhur për Tiranën.

Por, a nuk ka Partia Socialiste se me çfarë ta sulmojë poitikisht dhe ndoshta edhe ligjërisht Dr. Kosovën? Sigurisht që mjaftojnë ato që janë thënë e stërthënë në media ditët e fundit për “mikun zvicerian”, klinikën 2.6 mln euro të Kosovës, ilaçet e skaduara në maternitetin që ai drejtonte, krevatet që u zhdukën bashkë më Kosovën kur la Maternitetin, për të sulmuar gjithë ditën Kosovën.

Nga ana tjetër Partia Socialiste akoma nuk e ka shkelur “zotimin” e Veliajt për t’i qëndruar larg përbaltjes politike. Akoma nuk ka qoftë edhe një deklaratë të PS ose Veliajt kundrejt Kosovës.

Dy anët e medaljes “Kosova” janë katëripërisht të ndryshme. Ana “alla filozof” që bën qyfyre nëpër Tiranë është e kundërta e atij “Kosove” që sipas mediave, ka bërë jo pak zullume me paratë e shtetit e miltetit. Të bësh qyfyre me ata që s’kanë rrugë, kanalizime, ndriçim, ujë duke ju thënë se janë gjëra të lehta për tu bërë dhe pse kryetari i Partisë tëndë nuk i bëri 4 vjet, është më shumë tallje me popullin sesa seriozitet ndaj garës.

Premtimi i Kosovës që do kishte një fushatë pozitive është shkelur të nesërmen e ditës që ai e premtoi. Për sa kohë partia e tij çdo ditë merret edhe me modelin e flokëve të Veliajt, kandidati Kosova e ka shkelur këtë premtim. Akuzat që mund të hidhen ndaj  Kosovës janë minimalisht të rënda që ai nuk duhet të dalë as në rrugë përballë qytetarëve, ndaj kursimi që po i bën Partia Socialiste nuk duhet të shihet si mungesë ndershmërie nëse i thonë mediat.

Për sa kohë “premtuesi” nuk mban fjalën e parë të nderit, nuk mund të ndërtojë as poçat natën, as s’mund të bëjë magji me “sekretet” që ai thotë se ka. Ëngjëlli në këndet e qyfyreve me qytetarët dhe djalli në letrat e shtetit, nuk besohet!

13 komente në “Premtimi i parë i pambajtur i Dr.Kosovës”

  1. sarinjo Kulo says:

    Halimi.. Mjek hajdut.. I pashpirt
    . si parti kshu jane

    1. Mandi says:

      Genjeshtra per te baltosur kandidatin me te paster ndonjehere!

      VDEKJE RILINDJES SE PLEHRAVE!

  2. maria says:

    cpremtime do mbaj ai njeri kur ai se kupton pse qqe e kane vend kandidat qe ta largojn nga jeta politike!

    1. liza says:

      Kosova eshte njelloj si parardhesi e tij edhe skan asnje lloj ndryshimi pervec fjalve edhe budalliqeve qe thone skan per te dhen asgej per tiranen!

  3. gjyshi says:

    E drejte. I duhet dhene fund gjuhes se urrejtjes e perbaltjes se kundershtarit politik. Duhet te aplikohet debati mbi ballafaqimin e projekteve konkrete e jo me shpifje lart e poshte. Z. Veliaj po respekton zotimin e tij.

  4. ana says:

    po Pd gjithmone me perbaltje çpifje e mashtrime e ka.mare pushtetin ,ce do qe tani nuk e ben dot popullin per budalla e te verber moren fund enderrat e lulit me shoke

  5. nesti says:

    Politik e ndyre nga ana shqupit.kjo esht ftyra e vertete e tyre.te hedhin balte,por balta do i mbuloj ata

  6. GAMORI says:

    halim kosova don me cu pARET NE KOSOVE NJELLOJ SI BASHA QE KA THON “MOS HARRONI SE UNE JAM PEJON”!TE DY DUN ME VJEDHE SHQIPERINE SIC KANE BERE DERI ME SOTTE DY BURRA HAJDUT QE N UK KAne lidhje me shqiperine vec e vjedhin dhe e shurrosin e leckosin ma teper

  7. beratsi says:

    Shume i vertete shkrimi. Dr kosova eshte ne te njejten linje filozike me bashen para kater vitesh per sa i perket fushates qe po ben. Eshte ne ate linje filozofike te bashes qe e ka mesuar mire nga berisha eshte perca e sundo, shpif e hidh balte mbi kundershtarin se mbase ngelet dicka ka ajo qe thuhet. Shqiptaret e mesuan kete filozofi dhe ja treguan berishes me 23 qeshor 2013. Kesaj radhe do ja tregojne bashes me 21 qeshor 2015

  8. Nasi says:

    Citoj shkrimin ‘pra, për sa kohë Veliaj ka pasur një pozicion ministri dhe ka administruar mbi 35% të buxhetit, sado që gjithçka ka qenë transparente dhe gjithçka ka shkuar sipas çdo parashikimi në MMSR, opozita për hir të kapitalit politik sulmon’

    O autori i shkrimit, une si lexues pse duhet ta besoj kete paragraf qe ke shkruajtur ti????

    Mos valle je punonjes i kontrollit te larte te shtetit dhe ke evidenca te sakta????

    Qe nga ky paragraf medioker, bie poshte i gjithe shkrimi yt.

    Nasi-Socialist

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      PO SHIKOJI SURRATIN DHE MATI INTELIGJENCEN. FAJIN E KA BERISHA QE IA BERI EMRIN TE FAMSHEM ME DASHJE APO PA DASHJE. O SHKRIMTAR MUCUA, NQS PS-JA KA PROVA PER ABUZIME TE HALIMIT APO TE CDO PERSONI TJETER DHE NUK I CON NE PROKURORI KJO QUHET BASHKEFAJESI DHE FSHEHJE E KRIMIT DHE DENOHET NJELLOJ SI AI Q E E KA KRYER DHE AI QE E MBAN TE FSHEHUR. PRA OSE KA OSE NUK KA FAKTE. NQS PS-JA NUK E AKUZON DO TE THOTE QE NUK KA FAKTE E JO SE PO E KURSEN, KUPTOVE O BUCKO, OSE NQS I KA TI COJE ATJE KU COHEN PROVAT E KRIMIT E MOS BEJE PRESIONE TINZARE DUKE PERDORUR HUNJ GARDHI SI PUNA JOTE.

  9. Ky po eshte OPINIONISTI i duhur dhe rracional. I do te miren qytetit , patriot i vertet. Ky rrezaton i gjithi. Do kete ngrene gje vall? Se bossi i tij e kapi vehten. Nga Michigan i dergoj te fala “John Veliajt” nuk eshte turp te jesh i pa arsimuar,se jo te gjith i kane mundesit. Por eshte turp i madh kur genjen dhe mashtron . Dhe Tomen po e denojn per genjeshter. Kujdes….Kujdes. …. Kujdes se i ka kembet e shkurtra. Dhe perpara e shfarosni ate vend. Dhe se mos denohet ndonje per korrupsion,se popullin aty e mashtruat. Hajt boll se me iku lopa, te na e rruaj Rama me falni (te na rroj).

  10. Dhe nje pyetje kisha,kush ka qene kryetari me afat gjate ne haalleee?????……………kkkuuuuusssshhhhh??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje